Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

83 cents per Kwh eshte çmimi qe KESH po ble energji tani per te perballuar nje pjese te krizes!!!
Para 1 viti e gjysem, kur KESH blinte energji me 46 cents per Kwh, Berisha pelliste ne parlament per vjedhje e korrupsion, qe çmimi ishte shume i larte!!
Cudi nuk po degjohet me tani te beje komente per kete çmim qe po e ble energjine Shqiperia, dmth qeveria e tij !!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

KESH-i lë 40 mijë abonentë pa fatura


Julian Llupo
23-01-2007


Femije duke mesuar me qiri



Rreth 40 mijë abonentë, janë "fatlumët" e vitit 2006. Ata kanë konsumuar rregullisht energji, por asnjë nga faturuesit e KESH-it nuk ka denjuar të trokasë në derë, për të kërkuar pagesën e faturës. Këto shifra janë bërë të ditura sot, gjatë punës së Divizionit të Shpërndarjes Elektrike në Tiranë. Nga 40 mijë abonentët, rezultojnë që rreth 22 mijë të jenë familjarë dhe 18 mijë privatë. Vetë drejtori i Shpërndarjes së Energjisë në KESH, Sahit Dollapi, tha se: "Kjo ka ardhur nga puna e dobët e bërë prej disa sektorëve në filialin e Tiranës",- ndërkohë që kërkoi forcim të disiplinës në punë dhe luftë kundër fenomeneve korruptive.
Arkëtimet e energjisë për Tiranën, gjatë vitit 2006 janë realizuar në masën 79.6%, ndërsa humbjet 34%, duke rezultuar kështu me mosplotësim të objektivit vjetor.

Gjatë vitit të kaluar janë sistemuar matjet e energjisë në konsumatorë të mëdhenj, si "Coca-Cola", "Sheraton Hotel", "Olim", ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, në fabrikën "Birra Tirana", në ndriçimin rrugor në Bashki, etj.

Qeveria, kredi 20 milionë USD për KESH-in

Qeveria ka hequr nga buxheti si fillim, më shumë se 20 milionë dollarë, për të financuar KESH-in. Situata e vështirë energjetike, ka bërë që kjo Korporatë të jetë në një gjendje të vështirë financiare, ku rruga e vetme për të dalë, është "shtrirja" e dorës drejt buxhetit të shtetit. Ministri i Financave, Ridvan Bode është munduar që të përshkruajë situatën si normale, duke deklaruar se "situata e buxhetit është pozitive dhe vazhdon me teprica të ardhurash, duke na krijon mundësinë për të asistuar KESH-in përkohësisht me mjete financiare. Nuk bëhet fjalë për të falur ndonjë shumë, sepse ai është ekskluzivitet i Parlamentit nëpërmjet ligjeve, sepse KESH-i është kompani sh.a. Kreu i Financave, ka bërë të ditur edhe shumën e kredisë që do të marrë KESH nga buxheti. "Është paraqitur një kërkesë për rreth 2 miliardë lekë, ose 20 milionë USD. Ne jemi në gjendje që të plotësojmë këtë kërkesë, por natyrisht, kundrejt garancive që kërkohen për të kthyer në afat shumën në buxhetin e shtetit, pasi dihet që destinimi i parave që grumbullohen në buxhetin e shtetit, nuk ka të bëjë me KESH-in, por me shpenzimet e autorizuara nga Kuvendi, përmes ligjit",- ka sqaruar Bode.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ministri i Financave, Ridvan Bode është munduar që të përshkruajë situatën si normale, duke deklaruar se "situata e buxhetit është pozitive dhe vazhdon me teprica të ardhurash, duke na krijon mundësinë për të asistuar KESH-in përkohësisht me mjete financiare. Nuk bëhet fjalë për të falur ndonjë shumë, sepse ai është ekskluzivitet i Parlamentit nëpërmjet ligjeve, sepse KESH-i është kompani sh.a. Kreu i Financave, ka bërë të ditur edhe shumën e kredisë që do të marrë KESH nga buxheti. "Është paraqitur një kërkesë për rreth 2 miliardë lekë, ose 20 milionë USD. Ne jemi në gjendje që të plotësojmë këtë kërkesë, por natyrisht, kundrejt garancive që kërkohen për të kthyer në afat shumën në buxhetin e shtetit, pasi dihet që destinimi i parave që grumbullohen në buxhetin e shtetit, nuk ka të bëjë me KESH-in, por me shpenzimet e autorizuara nga Kuvendi, përmes ligjit",- ka sqaruar Bode.

[/ QUOTE ]

thojni ketij debilit qe meqe na paska ndrit buxhetin te shkoj e te paguaj buxhetoret se me zor ju dha rrogat.... /pf/images/graemlins/mad.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Kriza energjitike, 500 vetë dalin në rrugë


23-01-2007


Berisha del mes Tirones e vazhdon e jep premtime te reja, e kerkon qe ti japin ne çelsat e Tirones se ai do ta boj fushe me lule /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif



BERAT – Duke filluar që nga dita e sotme, ndërmarrjet e mëdha private në Qarkun e Beratit do të nisin shkurtimet e punëtorëve për shkak të situatës së krijuar nga mungesa e energjisë. Burime nga kompania "Vavkulia", njëra prej firmave kryesore të prodhimit të linjave të brendshme për femra, ka njoftuar shkurtimet drastike të stafit, për shkak se gjatë orarit zyrtar të punës, mungon furnizimi me energji elektrike. Në katër kompanitë më të mëdha të këtij qyteti, të cilat janë kryesisht fasone, janë të punësuar gati 2000 punëtorë dhe më shumë se 500 persona pritet të dalin në rrugë. Pjesa më e madhe e tyre janë gra. Në të njëjtën situatë është edhe biznesi i vogël, i cili duket se nuk mund të mbajë të gjithë punëtorët në punë dhe kanë filluar reduktimet e stafeve nëpër pikat tregtare dhe sipërmarrjet e vogla.
Kriza

Mungesa e energjisë për disa javë me radhë ka filluar të japë shenjat e para të krizës edhe tek biznesi privat në qarkun e Beratit, ku më të prekura janë kompanitë e mëdha. Njëra prej tyre është "Vavkulia", ndërmarrje e veshjeve të brendshme të femrave si dhe e prodhimit të çantave dhe të prodhimit të pjesëve të këpucëve. Pronarët janë detyruar të nisin shkurtimet masive të punonjësve. Sipas burimeve të brendshme nga kjo ndërmarrje, që nga fillimi i krizës dhe deri dje, kanë filluar të jepen sinjalizime për reduktim të stafit, ku që prej ditës së sotme pritet të publikohet lista e punëtorëve që nuk do të jenë të punësuar më. Në Berat janë katër firma të huaja të cilat prodhojnë mallra për eksport dhe që për shkak të mungesës së energjisë, pritet të shkurtojnë më shumë se 500 punonjës. Ato punojnë në prodhimin e çantave prej kartoni, prodhimet e pijeve freskuese, përpunimin e frutave, si ulliri, argumet dhe zarzavatet e stinës. Drejtuesit e këtyre firmave pohojnë për gazetën se janë të detyruar t'i hedhin njerëzit në rrugë pasi nuk kanë energji elektrike dhe linjat e prodhimit kanë mbetur pa punë.

Dëshmia

E njëjta situatë është edhe në bizneset e vogal. Në rrethin e Beratit janë regjistruar 1348 biznes, ku rreth 840 sipërmarrje të vogla thuhet se kanë nisur reduktimet e numrit të të punësuarve. Të gjithë justifikohen me reduktimin e numrit të punonjësve dhe të prodhimeve të tyre, për shkak të kufizimeve të energjisë elektrike. "Jam detyruar ta hedh brumin në Osum", - thotë Bedriu, një furrtar në Berat. Ai shprehet se kostoja e një buke arrin deri në 100 lekë, por është i detyruar që të mbajë çmimin e deritanishëm, deri në 60 lekë. "Konsumatori nuk ka faj, por shteti duhet të na ndihmojë në këtë situatë", - thotë prodhuesi i bukës. Bedriu thotë se ka patur pesë persona të punësuar dhe është detyruar të heqë njërin prej tyre. Ai shprehet se nëse do të ketë mungesë të theksuar energjie edhe për disa javë, do të heqë edhe ndonjë tjetër. Sipas tij, me të njëjtin problem po përballen edhe biznese të tjera në këtë qytet, ku KESH-i aplikon 6-8 orë kufizime të energjisë në qytet, ndërsa në fshatra arrijnë deri në 12 orë.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Edhe Presidenti pa drita
Gazeta ABC

Presidenti sfidon qeverinë për krizën dhe del në krah të Bankës Botërore

Edhe Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu duket se është prekur nga kriza e dritave. Aje kreu i shtetit zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Nadir Muhamed, me të cilin bisedoi rreth krizës energjetike në vendin tonë. Moisiu duket se ka sfiduar qeverinë në qëndrimet ndaj Bankës Botërore pasi kjo e fundit kishte akuzuar KESH se nuk kishte menaxhuar siç duhej situatën për arkëtimet dhe humbjet në rrjet. Por në një emison televiziv ishte kryeministri Berisha që në një farë mënyre mori “mëkatet” për tejkalimin e objektivit që kishte vendosur Banka Botërore për humbjet ne rrjet. “Nuk mund të lejoja atë që bënte KESH që të mos rriste humbjet nuk jepte energji megjithëse kishte”, tha Berisha.
Kryetari i shtetit shprehu shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar në këtë aspekt dhe kërkoi të informohej më tepër mbi këndvështrimin e Bankës Botërore përsa i përket mundësive dhe alternativave që mund të përdoren për zgjidhjen sa më efektive dhe në kohë të këtij problemi kritik, si dhe për të minimizuar impaktet negative që ai ka për konsumatorin shqiptar.
Përfaqësuesi i Bankës Botërore në vendin tonë, z.Muhamed, në radhë të parë vuri në dukje ndikimin që kriza energjitike, të cilën po kalon Shqipëria aktualisht ka në rritjen ekonomike dhe të prodhimit, po ashtu dhe për mirëqënien e qytetarëve në jetën e tyre të përditshme si konsumatorë të kësaj energjie. Duke u ndalur në disa prej faktorëve të kësaj krize, z.Muhamed nënvizoi se mënyra më e mirë për daljen prej saj, në këto momente, është sigurimi i importit të energjisë, por njëkohësisht duhet menduar e punuar me dinamizëm për plane e projekte afatgjata në këtë drejtim, për të cilat ai garantoi mbështetjen e plotë të Bankës Botërore.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

“Nuk mund të lejoja atë që bënte KESH që të mos rriste humbjet nuk jepte energji megjithëse kishte”, tha Berisha.

Berisha me kete qe thote tregon se eshte nje despot, nje idiot dhe njeri i papergjegjeshem!!
Si mundet te nderhyj nje kryeminister ne drejtimin apo marrjen e vendimeve te nje shoqerie anonime si eshte KESH !!
Kesh ka nje drejtor te pergjithshem, ka nje keshill mbikqyres dhe nuk ka lidhje ne organiken e saj me kryeministrin!!
Kjo ishte per sa i perket pjeses juridike, per pjesen teknike, prape Berisha nepermjet deklarates se vet, tregon se eshte nje cope hajvan e eshte rrethuar nga njerez komplet te pafte kur pranon te kete bo te tilla gjera!!

Berisha nuk e di psh qe kur liqeni i Fierzes bie nen nivelin 274m, eshte me interesante te importosh energji se sa te prodhosh, pasi delta e renies se ujit ne turbina bien nen nivelin e nje raporti interesant meter kub uje i rene per Kwh te prodhuar.
Berisha ben te njetin hajvanllik ( se ky nuk mund te quhet gabim) si ne kohen e piramidave ku populli po ziente se po i iknin paret per lesh, kurse ky doli e deklaroi qe parate jane te pastra e te sigurta /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mire te na behet, deri sa te kemi 50+1% te popullit hajvan qe voton per njerez te tille, ta gezojme tani kete bandillin!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Robt po qajne se s'kane drita, ERE ben politika se sa ta shese nje gje qe s'e kane.

ERE: çmime të ndryshme energjie për ditën dhe natën
Enti Rregullatori i Energjisë, po përgatitet të bëjë një studim mbi mundësinë e diferencimit të tarifave të energjisë, ditën dhe natën. Këtë e bëri të ditur para 2 ditësh, kryetari i ERE, Bujar Nepravishta. "ERE po ndërmerr një studim për mundësinë e realizimit të matjes së konsumit të energjisë elektrike mbi bazën e fasho-orareve"-tha ai. Sipas Nepravishtës, studimi po mbështetet nga zyra e konsulencës së USAID-it "Pierce Advood" dhe përbën një detyrim ligjor në mbështetje të strategjisë së Energjisë. Kështu, drejtori Nepravishta shpegoi se duke u bazuar në këtë studim, do të bëhen analiza të grafikëve të ngarkesës së konsumit të energjisë elektrike në periudha të ndryshme kohore gjatë një dite. Kështu, sipas tij, pas këtij studimi, realizimi i faturimit të energjisë elektrike mbi bazën e fashove-orareve, mbështetet në konsumin e energjisë sipas matjeve në orare të ndryshme, si natën, ditën, apo në oraret e pikut. “Matja dhe faturimi sipas fasho-orareve, përbën një nga mundësitë pozitive që çdo konsumator të përzgjedhë kohën më të përshtatshme për konsumin e energjisë, e cila sipas këtyre fashove, ka edhe çmime të ndryshme, ku piku i mbrëmjes mbetet më i shtrenjti”-tha Nepravishta. Pra sipas tij, baza e kësaj metode është rritja e efiçencës së energjisë, objektiv ky që është pjesë e Strategjisë së Energjisë dhe e cila synon eliminimin e pikut të ngarkesës së rrjetit përmes mekanizmave të caktuar. Sipas Nepravishtës, matja me fasho-orare ndihmon kryesisht konsumatorët e mëdhenj të energjisë, sikurse janë bizneset që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike. Gjithsesi ai shprehet se “do të jetë përfundimi i këtij studimi, i cili do të përcaktojë edhe kostot për realizimin e matjes me fasho-orare, çka parashikohet të jetë jo e vogël, sepse sistemi aktual i matjes së energjisë së konsumuar, nuk mundëson matjen sipas periudhave të ndryshme kohore”. Por studimi i bërë nga ERE mbi, tarifat e diferencuara të energjisë, duket se është më shumë një projekt sesa mundësi aplikimi në vend. Duhet patur parasysh, që ERE, pikërisht mori vendim për të hequr diferencimin e çmimit të energjisë që në korrik të vitit 2006. Para korrikut, me vendim të ERE, konsumatorët paguanin energjinë të diferencuar, ku dyshemeja ishte 200 kilovat dhe tavani 600. të dy këto intervale kishin tarifa më të larta, për konsum më të lartë. Ky, sistem u hodh poshtë përsëri nga ERE, ku u hoq diferencimi për energjinë e konsumuar kundrejt një çmimi të lëvizshëm. Tashmë, çdo konsumator familjar paguan 7 lekë për kilovatorë, pavarësisht nga energjia e konsumuar.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ajo qe te ben pershtyje eshte fakti se keto qe thuhen sot, ka nja 7 vjet qe egzistojne ne protokolline KESH-it /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ka pas nje projekt per Optimizimin e kaskades se lumit Drin, ne te perfshihej dhe salla e kontrollit te komandave, dmth dispeçeria qe ndodhej akoma ne godinen e gjykates (ish godina e KESH-it) dhe do te llogariste ne te njeten kohe energjine e harxhuar ne menyre qe te optimizonte ate nepermjet diferencimit tarife dite, tarife nate.
Problemi eshte se keta nuk dine ku kane koken, e jio me dosjet /pf/images/graemlins/laugh.gif

Projekti do te behej ne ate periudhe nga EADS dhe studimi ndodhet ne zyreat e KESH-it /pf/images/graemlins/booki.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Bode refuzon kredinë për KESH, importi energjisë “veresie”...

Urdhëri i Berishës për kredinë 20 milionë doillarëshe i pambështetur në ligj

Gazeta ABC

Ministria e Financave nuk merr përsipër të japë kredinë e kërkuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Burime pranë Ministrisë së Financave, bëjnë të ditur, se nuk është marrë vendimi për t’i thënë kredinë prej 20 milionë USD të kërkuar nga KESH. Madje, drejtuesit e saj, shprehen se edhe nëse vendimi për të kredituar Korporatën do të merret politikisht, nuk ekzistojnë modalitetet për të justifikuar zërin e buxhetit që do t’i akordohet kjo shumë parash. Kështu, sipas specialistëve të financave, nëse ministri do të japë kredinë 20 milionëshe për të ndihmuar korporatën, duhet medoemos të kalojë si ligj për miratim në parlament. Në fakt lajmi për kredinë e qeverisë për KESH-in ishte i çuditshëm pasi me vendim qeverie nuk mund të ndryshosh një ligj si ai për buxhetin. Ndaj dhe “urdhri” për kredinë e “butë” për KESH-in direkt nga financat e qeverisë duket i pazbatueshëm pa ndryshuar ligjin.
Zërat, brenda ministrisë konfirmojnë që nuk ekziston asnjë vullnet për të kredituar korporatën, por kjo do të bëhet vetëm nëse ky vendim do të jepet nga lart, pra kryeministri. Ata, shprehen se KESH, është në gjendje të rëndë financiare, dhe në këto momente ka nevojë sidomos për likuiditete, kështu për rrjedhojë kërkon që të mbushë arkën, për të shlyer detyrimet e mëdha që janë krijuar. Sipas specialistëve të financave, Korporata Elektroenergjetike nuk mund të kreditohet për blerjen e një malli dhe shitjen e tij(energjisë elektrike). Kjo sipas tyre, është absurde, pasi kreditimi i korporatës mund të bëhet për investime të mundshme, por jo për mbuluar gropa financiare që shkakton korporata si pasojë e keqmenaxhimit.

Paratë e shpronësimit në KESH
Burime brenda Ministrisë së Financave, shprehen se ekziston një mundësi për ti dhënë KESH-it fondet të cilat janë të buxhetit të vitit 2006, që nuk janë përdorur për shpronësimet. Kjo shumë sipas tyre, është 2-3 miliardë lekë (20-30 milionë USD), dhe nuk ka asnjë shans të përdoren në të ardhmen pasi quhet zë i djegur. Sipas tyre, në buxhetin e shtetit të vitit 2006, ishin planifikuar 3 miliardë lekë për të shpronësuar tokat për ndërtimin e rrugëve kryesore, por që kjo nuk u realizua. Në këtë rast, në ministrinë e Financave po hidhet ideja që këto para të “djegura” t’ia kalojnë KESH-it për ta ndihmuar financiarisht. Por më parë, kjo alternativë do të diskutohet me FMN-në, e cila në vitin 2006 kishte dhënë “ok” që fondet e papërdorura të kalojnë në një zë tjetër të buxhetit të ardhshëm për shpronësime. Tani, kriza e rëndë energjetike e cila ka mbërthyer vendin, po detyron krerët e financave, të gjejnë pehlivanllëqe buxhetore për të shpëtuar KESH-in sidomos në mes të fushatës zgjedhore.

Kredia për KESH-in
Korporata Elektroenergjetike ka kërkuar nga ministria e financave një kredi prej 20 milionë euro, për të kryer shpenzime për blerjen e energjisë, e cila në këto kohë kushton shtrenjtë. “Korporata Elektroenergjetike është një shoqëri anonime dhe mund t’i drejtohet bankave për të marrë, kredi”-shprehet një zyrtar në Ministrinë e Financave. Por, ajo nuk e bën këtë veprim, e para pasi kredia në sistemin bankar kushton shtrenjtë, dhe e dyta nëse qeveria nuk hyn garant për shumën e marrë asnjë bankë nuk mund t’ia japë një korporata e cila ka bilanc me humbje. Blerja e energjisë për vitin 2006-2007 me çmime mbi 80 euro për megavat, ka zbrazur arkën e KESH, e cila në këto momente ndodhet në vështirësi të mëdha likuiditeti.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Artikulli i mesiperm me duket me te vertete me sens dhe sherben qe ti hape syte shtetaseve shqiptare, dhe te gjithe te interesuarve se qeveria dhe parate e taksapagueseve te shqiptareve duhet te menaxhohen konform ligjit.
Eshte gabim i rende qe qeveria aktuale nuk kishte parashikur asnje fond rezerve ne buxhetin e saj per rast krizash. Me duket akoma me e papergjegjeshme, qe qeveria aktuale u perball me te njeten krize nje vit me pare, pikerisht ne periudhen qe po pergatiste buxhetin e vitit 2006!
Eshte skandaloze te degjosh Ministrin e Ekonomise dhe Enrgjitikes Genci Ruli te deklatroje ne media se pergjegjesine e plote per krizen e mer ai persiper dhe te vazhdoje te drejtoje Ministrine e Ekonomise dhe Energjitikes sikur te mos kishte ndodhur asgje !!!
Energjitika shqiptare, ekonomia shqiptare si dhe populli shqiptar po vuajne nje nga krizat me te renda e nje njeri i papergjegjeshem pretendon se e mer persiper pergjegjesine per kete !!!
Si ka mundesi qe Berisha vazhdon te mbaje ne kabinetin e tij nje njeri qe pranon se per faj te tij vendi eshte futur ne nje krize kaq te thelle ?!! Mos duhet valle te vdesin me mijera vet qe ky njeri te perjashtohet nga puna per paftesi?!!
Ruli nderroi Drejtorin e pergjithshem te KESH-it pa asnje motiv, ne nje kohe qe KESH funksiononte normalisht dhe kishte nje nga bilancet me te mira te historise se tij, per te emeruar si Drejtor te pergjithshem Andi Beli-n i cili jo vetem qe nuk kishte asnje lloj eksperience ne menaxhimin e nje kompanie te tille, po nuk kishte drejtuar kurre ne jeten e tij qofte dhe nje biznes te vogel.
Genc Ruli duhet te hiqet sa me pare nga posti i Ministrit, perndryshe Berisha duhet te mbaje vete personalisht deshtimin e qeverise se tij.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nga muhabetet qe qarkullojne verdalle pritet qe Rulin, Bashen, Gjanen, Barken, Belin dhe shume te tjere t'i levizin pas zgjedhjeve.
Nje heqje e tyre para zgjedhjeve do u jepte imazhin asaj pjese te zgjedhesve te lekundur se PD-ja ka deshtuar ne qeverisje. Per me teper qe largimet shoqerohen me nxjerrje te palarash per njeri-tjetrin.
Pas zgjedhjeve pritet fortune me levizje, jo vetem ne nivele kaq te larta, por edhe drejtor drejtorish. Edhe me te miret e dynjase te jene (nuk po aludoj ne kete rast), nuk ka sens ta drejtosh nje shtet vetem me tropojane dhe dibrane.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ruli mban pergjegjsine direkte per bllokimin e te gjitha investimeve ne formen e koncesioneve per hidrocentralet e reja pasi ka bllokuar çdo lloj marveshje qe prej 1 viti e ca, dmth prej ardhjes se tij ne Ministri.
Me fillimin e ketyre investimeve ( qe fondet dhe studimet jane gati e presin vetem marveshjen me Ministrin) Shqiperia do te perfitonte disa mijera vende pune te reja ne fushen e ndertimit, aq me teper qe keto vende pune do te hapeshin kryesisht ne zonat me papunesine dhe varferine me te larte ne Shqiperi.
Rregjistrimin e disa mijerave puntoreve dhe vjeljen e parave nga sigurimet shoqerore, rritjen e parave te derdhura ne arkat e tatim fitimeve.
Permirsimin e ndjeshem ne balancen tregtare shqiptare e cila aktualisht ndodhet ne nje difiçit prej 1.3 miliard euro!
Prespektiven e permiresimit te situates energjitike ne vend per nje periudhe afatmesme, si dhe stimulimin e nxitjen e vertete te investimeve te huaja ne Shqiperi.
Pra gjithe keto probleme qe sot nuk gjejne zgjidhje kane nje pengese te madhe qe i bllokon e kjo pengese e ka emrin RULI.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Privatizimi i KESH-it, jo përpara 2009-ës

Harasani: Dyshoj në kontratën e Rulit me IFC-në


Shtyhet edhe për dy vjet të tjera privatizimi i Divizionit të Shpërndarjes, pjesë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Qeveria shikon si kohën më të mundshme të shitjes së kompanisë vitin 2009, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë të gjitha pretendimet për një privatizim më të shpejtë brenda këtij viti apo gjatë 2008-ës. Këtë fakt e ka bërë të ditur zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhi, i cili ka pohuar në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve "botapress" se "fillimi i 2009-ës do të ishte diçka shumë më tepër e mundshme, për të arritur një privatizim të suksesshëm të KESH-it. Sipas tij, është rënë dakord që IFC-ja të ndihmojë qeverinë në këtë privatizim, ndërkohë që janë përcaktuar disa afate kohore si do të zbatohet ky privatizim. "Do të jetë një punë goxha e vështirë, që kërkon disiplinë, koordinim shumë të saktë me të gjitha strukturat dhe sigurisht që nëse performanca e KESH-it do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme gjatë kësaj periudhe një apo dyvjeçare, padyshim që kjo do të sillte një rritje të çmimit që do të na ofrohej për shitjen e Divizionit të Shpërndarjes", ka theksuar Bojaxhi, duke lënë të nënkuptohet se periudha 24-mujore do të jetë prova e fundit e KESH-it për të përmirësuar treguesit tekniko-financiarë. Numri dy i Ministrisë së Energjetikës ka deklaruar, ndër të tjera, se gjendja financiare e KESH-it nuk është aq e mirë sa do ta dëshironte qeveria.

Kontrata me IFC-në

Kompania e përzgjedhur si konsulente për privatizimin e KESH-it, nuk është e panjohur për drejtuesit e KESH-it. IFC ka tentuar të marrë në dorë procedurat për shitjen e Divizionit të Shpërndarjes edhe në të shkuarën, kohë në të cilën KESH-i administrohej nga qeveria socialiste, nën drejtimin e ish-kreut të saj, Andis Harasani. Ky i fundit ka pohuar për "Shqip" se "kontrata me IFC-në është problematike për shkak të kushteve që ofron kompania dhe lidhjeve që ajo ka me ministrinë e linjës". Sipas tij, Ruli nënshkroi me IFC-në para pak ditësh një kontratë 18-24-mujore me një vlerë variabël 900 mijë deri në 1,3 milionë USD, pa një vendim qeverie, duke mos zhvilluar tender dhe në fshehtësi të plotë të Komisionit të Ekonomisë dhe Parlamentit. "Ne nuk e pranuam IFC-në, për shkak se ishte një kompani pa eksperiencë në fushën e energjetikës, nuk garantonte uljen e arkëtimeve, kërkoi 15 për qind të vlerës, nëse do të shiste DVSH-në dhe nuk merrte përsipër asnjë dëmshpërblim, nëse nuk do të arrinte privatizimin e korporatës", ka theksuar për "Shqip", ish-drejtori i KESH-it. Harasani nënvizoi ndër të tjerash se kompania IFC është aktualisht në gjyq në një nga republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që ka hedhur hije të forta dyshimi mbi firmën e hedhur nga Ministria e Energjetikës dhe drejtuesi i saj, Genc Ruli.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

"Këtë fakt e ka bërë të ditur zv/ministri i Energjetikës, Gjergj Bojaxhi, i cili ka pohuar në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve "botapress" se "fillimi i 2009-ës do të ishte diçka shumë më tepër e mundshme, për të arritur një privatizim të suksesshëm të KESH-it. Sipas tij, është rënë dakord që IFC-ja të ndihmojë qeverinë në këtë privatizim, ndërkohë që janë përcaktuar disa afate kohore si do të zbatohet ky privatizim."

Po veçoj nga artikulli vetem keto rjeshta!

Per informacion IFC eshte filial i Bankes Boterore qe kryesisht ka si aktivitet kryesor financimin e projekteve private e jo shteterore ne shtete te ndryshme te botes (per me shume informacion http://www.ifc.org/about).
Aktualisht Banka Boterore nepermjet vetos se saj, ka bllokuar te gjitha projektet ne energjitiken shqiptare per ndertimin me koncesion te veprave te reja dhe ka vene si kushtin kryesor, miratimin e ligjit te ri te koncesioneve.
Ne kete ligj, Banka Boterore i ka vene si kusht qeverise shqiptare qe te parashikoje organizimin e tenderave per çdo lloj kompanie private qe paraqet interes ne ndertimin e veprave te reja te prodhimit te energjise apo linjave te shperndarejs. Kete kusht e ka vene me qellim qe te uli korrupsionin duke bere te pamundur dhenien me koncesion me oferta ne menyre spontane (duhet theksuar fakti se deri tani, asnje veper e re e prodhimit te energjise nuk eshte bere me koncesion, me nje fjale pak e çuditeshme per tu kuptuar llogjika e Bankes Boterore se ku eshte bere korrupsioni !!! po kjo eshte pike tjeter).
Duke patur parasysh qellimin e mire te Bankes Boterore, e cila i ka ardhur ne ndihme popullit shqiptar, dhe e ka bllokur qe te jape me koncesione projekte per energjitiken deri sa te dale ligji i ri, do te ishte interesante qe shqiptaret te dine se si ka mundesi qe IFC (filial i Bankes Boterore) ka pranuar te firmose me qeverine shqiptare nje kontrate konsulence apo asistence pa kerkuar qe te organizohet nje tender i hapur nderkombetar, me qellim qe Shqiperia, qeveria shqiptare te kishte mundesi te zgjidhte Kompanine me te mire dhe me çmimin me atraktiv per privatizimin e KESH-it ?!
Si ka mundesi qe Banka Boterore dhe qeveria shqiptare, kane pranuar te shkelin te dyja se bashku ligjin qe Banka Boterore i kerkon qeverise shqiptare ta aplikoje per çdo Kompani te huaj ne Shqiperi?!!

Cili eshte qendrimi i kryeministrit shqiptar Berisha perballe nje kontradikte kaq te thelle ne te cilen e ka futur Shqiperine nepermjet firmosjes se kesaj kontrate?
A jane te gjitha kompanite e hujaja te barabarta perballe ligjit tregtar te Shqiperise?!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Lexojeni pak analizen e thjeshte financiare qe i ben situates se qirifikimit z.Lame. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

"Shqipni tavolinash"

Artan Lame - Gazeta Shqip

Kur kohë më parë zura fill në revistën "KLAN" e më pas te "MAPO", rubrikën Shqipni e Harrume, nuk e besova se do të vazhdonte më tepër se ndonjë muaj. Ka kaluar një vit e ca që atëherë dhe Shqipnia e vjetër vijon të më ofrojë mua, e përmes meje gjithë shqiptarëve, histori të ngurosura nga koha të cilave unë përpiqem vetëm t‘u shkund pluhurin dhe, jo pa hile, t‘u ngjis pas nga një koment timin.

Por ky vend, me aftësinë e tij të pafund për të prodhuar historira, vazhdon të gjenerojë të tilla edhe sot. Për t‘i përfshirë në rubrikën time të Shqipnisë së vjetër duhet të presin ato, unë bashkë me to, e shqiptarët bashkë me ne, të kalojnë të paktën nja 40 a 50 vjet. Nuk ja kam ngenë të pres kaq gjatë dhe për më tepër që dua ta jetoj historinë jo vetëm si spektator, por edhe si aktor i saj. Çdo ditë ndesh unë, e ndeshin të tjerë që pastaj m‘i thonë, në situata e debate që ndoshta nuk e meritojnë të matufepsen duke i kthyer në kolona të gjata artikujsh e analizash që i bëjnë t‘u humbasë thelbi i fenomenit. Për këtë preferova të mos i le të humbasin në eter të tilla gjëra, por sa të mundem t‘i kap e t‘i kthej në paragrafë.

Natyrisht që në emrin e kësaj rubrike nuk mund të mungonte fjala Shqipni. Fjala "tavolina" nuk ka të bëjë me tavolina mbledhjesh, byrosh, konferencash, e më the të thashë të tjera të llojit, ku bota diskuton dhe zgjidh problemet; jo, e kam fjalën për tavolinat e bareve, klubeve e restoranteve, ku shqiptarët zgjidhin të gjitha hallet e tyre, që nga ai i pazarit për çmimin e djathit e deri te diskutimi për procedurat e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.


BOJA BLU

Maj 2005. Shkoj në studion grafike të Edvinit, mikut tim, për të printuar diçka. Hedhur në një qoshe shoh një pirg kutish boje printeri (të paktën nja 50).

-Ah, nuk të ndihmoj dot. - më thotë Edvini - Nuk ka bojë të kuqe.

-Po pse nuk blen?

-Nuk ka më në asnjë dyqan, në asnjë magazinë.

Shoh me kujdes dhe kuptoj se që të gjitha kutitë e bojës së mbaruar, të hedhura në qoshe, janë kuti boje të kuqe. Edvini më shpjegon. Të gjithë kandidatët e PS-së prodhojnë për fushatën e zgjedhjeve postera e materiale të tjera ku mbizotëron boja e kuqe dhe kështu që të gjitha rezervat e vendit u mbaruan.

Kalon një vit e gjysmë. Sërish sot jemi në prag zgjedhjesh. Duke dashur të bëj shaka, i telefonoj Edvinit.

-Edvin, si është në treg situata e bojës së kuqe?

-Lëre mos e nga - ma kthen i dëshpëruar ai - Bojë të kuqe ka sa të duash, se për t‘i dalë të keqes përpara, blemë me shumicë. Por problemi nuk është se po na mbetet pa përdorur. Jo. Problemi është se është zhdukur boja blu!

-Aha të kuptova - i them dhe mbyll telefonin. Në 2005-ën socialistët, duke mos pasur ç‘tu thonë shqiptarëve, u përpoqën të prodhojnë vetëm imazh me bojëra. Harxhuan gjithë bojën e kuqe, por sidoqoftë humbën. Kësaj radhe, janë demokratët që po përpiqen të fitojnë duke mbuluar rezultatet e munguara të qeverisjes, me imazhe boje blu. Shenjë e sigurt. Janë duke humbur.



40 MILION USD

Ejani të bëjmë një hesap bashkë. Çdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 2 qirinj në ditë (më saktë, në natë). Shqipëria jonë ka rreth 600000 vatra familjare, që i del të harxhojnë 1,2 milionë qirinj në natë. Po le ta zëmë se janë 1 milion, pasi p.sh., në shumë zona informale dritat nuk ikin. Një qiri është 20 cm i gjatë, që po ta shumëzojmë me 1 milion, na del plot 200 km. E pabesueshme! Shqipëria jonë që dikur ishte fanar ndriçues, sot harxhon 200 km qiri çdo natë.

Vazhdojmë. Kriza ka nja 4 muaj që ka filluar dhe më e pakta është që do të vazhdojë edhe nja 4 muaj të tjerë, që do të thotë 240 net. Po le ta zëmë 200 net, se p.sh., në Gjirokastër dhe Tropojë dritat nuk ikin. Atëherë kemi 200 km x 200 net, bëjnë plot 40000 km qiri. Fiks sa ç‘është gjatësia e ekuatorit përreth Tokës. Pra, nëse të tjerët po e mbështjellin globin me rrjete TV-je, me digital, me internete e me të tjera të llojit, ne po e mbështjellim me një qiri të gjatë e të gjatë sa vetë perimetri i globit. Dhe pastaj ai burri nga Tropoja na flet për Internet. Të paktën ta quajë Qirinet.

Vazhdojmë. Qirinjtë kushtojnë 20 lekë copa. Kështu që i bie që vetëm për këtë sezon errësire, shqiptarët po e paguajnë qiriun e tyre madhështor 40000 kilometërsh, plot 40 milionë USD. Pikërisht sa ç‘kushton ai TEC-i i Vlorës që ne, me ndihmën e kësaj qeverie, nuk e lamë të ngrihej. Kështu, ne i japim çdo natë një pëllëmbë qiri, duke kontribuar me modesti dhe heshtje në qiriun e madh prej 40000 kilometrash që qeveria i ka ndezur Shqipërisë.


SHANDANET

Ora 18.00. Me precizion gjerman ikin dritat. Ky precizion është e vetmja gjë gjermane që kemi në këtë shtet. Ngrihem dhe me saktësinë e një veprimi tashmë të kolauduar prej muajsh të tërë përsëritjeje, shkoj drejt bufesë, marr dy shandanët, kontrolloj qirinjtë, gjej shkrepësen dhe i ndez. Janë dy shandanë të derdhur në bronz me skalitje, mall i shëndoshë, import Stambolli i stërgjyshërve të mi në shekull të XIX. Më vjen një mejtim. Jemi i vetmi vend në Evropë ku objekte të tilla, ende në fillim të shekullit XXI, vazhdojnë të kryejnë funksionin primar për të cilin janë shpikur në mesjetë apo, në rastin e shandanëve të mi, janë prodhuar njëqind e ca vjet të shkuar. Nuk shërbejnë si sopramobili, apo si objekte zbukurimi. Nuk shërbejnë për të krijuar ambient romantik, në restorante për shembull. Jo shërbejnë thjesht për të ndriçuar. Ashtu si në kohë të stërgjyshit tim.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Pra dy ditesh pashe Berishen te deklaroje ne konference shtypi me Kryeministrin e Bullgarise se Shqiperia eshte bllokuar nga Evropa per importin e energjise!
KE ne baze te marveshjeve me Bullgarine, ka ndaluar kete te fundit te vazhdoje te prodhje energji elektrike nepermjet centralave nukleare qe ka.
Spas Berishes kjo eshte anormale pasi Evropa qe ndalon Bullgarine ka per vete centrale nukleare /pf/images/graemlins/angel.gif

Kryeministri yne i futet nje rruge pa krye dhe tregon me kete miopini e tij ne fushen qe flet dhe jepe deklarata idioteske me te vetmin qellim qe te justifikoje te pajustifikushen!!
Centralet Bullgare, ka rreth 15 vjet qe jane ne nje gjendje te mjerueshme, dhe nje risk teper te larte per gjithe Evropen, dmth dhe per Shqiperine. Te gjithe u ben akoma me koshient per kete problem me shperthimin e centralit nuklear te Tchernobyl-it.
Centralet nukleare qe Berisha ben aluzion, ndodhen ne France, Finlande dhe jane te nje teknologjie teper te sofistikuar e me parametra sigurie te pakrahasueshme me ato te Bullgarise.
Per zgjidhjen e ketij problemi, Berisha harron te theksoje (ndofta nuk e di kete pune /pf/images/graemlins/laugh.gif) se ne Bullgari fillon e ndertohet nje central tjeter nuklear me dy reaktore qe duhet te filloj te prodhoje energji ne 2010-2011.
Pra Evropa si ka ndaluar Bullgarise te prodhoje energji elektrike nepermjet centraleve nukleare, po i ka bere marveshje qe te mbylli ato qe jane teper te rrezikeshme per te ndertuar te reja qe i pergjigjen kushteve bashkekohore te sigurise.
Nuk e di se nga kush keshillohet Berisha, po do ta keshilloja te nderronte shpejt keshilltare ne kete fushe se po nxjerr vetem budallalliqe nga goja e eshte turp per nje kryeminister te bej deklarata te tilla.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Berisha merr përsipër zgjidhjen e krizës në rajon

Kryeministri shqiptar i kërkon BE-së të hapë reaktorët bërthamorë në Bullgari

Gazeta Shqip

Kryeministri shqiptar Sali Berisha gjeti kurajën t‘i kujtojë BE-së se reaktorët mbyllur të Bullgarisë, që shkaktuan krizën energjetike në "rajon", nuk ishin të vetmit me teknologji të vjetruar në territorin e eurozonës. Nëpërmjet një konference për shtyp, pas takimit kokë më kokë me Presidentin bullgar, Stanishev, i cili vizitoi Tiranën paraditen e djeshme, Kryeministri Berisha i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe BE-së të rishqyrtojë rihapjen e reaktorëve bërthamorë të Bullgarisë, mbyllja e të cilëve sipas tij "dëmton në tërësi tregun rajonal të energjisë më shumë sesa direkt vetë Bullgarinë, pasi i hoqi këtij tregu një sasi shumë të madhe energjie". Por pikëpyetja e madhe që fshihet mbas verifikimeve të Kryeministrit shqiptar është fakti nëse krizë energjetike ka i gjithë rajoni, apo vetëm Shqipëria. Të dhënat tregojnë se të gjitha shtetet fqinje kanë një furnizim normal me energji elektrike, ndërkohë që parashikimet për to nuk janë edhe aq optimiste për periudhën e verës. Pikëpyetja e dytë ka të bëjë me importin e energjisë elektrike, të cilin KESH e ka siguruar në kuota maksimale dhe hapja e reaktorëve bërthamorë në Bullgari nuk do të ndryshonte asgjë. Përdorimi i krizës energjetike në Shqipëri për të riaktivizuar centralet bërthamore në Bullgari, mund t‘u shërbejë në perspektivë vendeve të rajonit, por vetëm Shqipërisë jo. Nëse do të rihapen reaktorët e Kozloduit, nuk mund të punojnë më shumë se muaji qershor, kohë në të cilën ata mund të furnizojnë me kapacitet të plotë Greqinë, e cila mund të menaxhojë më mirë rezervat e saj për periudhën e pikut në verë. Por pavarësisht marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, Kryeministri Stanishev ka deklaruar se nuk e ndihmon dot vendin tonë në këtë moment për të kapërcyer krizën energjetike. "Bullgaria mund të eksportojë energji vetëm nëse do të vazhdonin të ishin në punë dy blloqet e termocentralit nuklear", tha Kryeministri bullgar.



Kryeministri Berisha në lidhje me këtë çështje i ka bërë thirrje Komisionit Evropian dhe BE-së të rishqyrtojë këtë detyrim të Bullgarisë, i cili dëmton në tërësi tregun rajonal të energjisë më shumë sesa direkt vetë Bullgarinë. Pasi i hoqi këtij tregu një sasi shumë të madhe energjie në bazë të një traktati për pranimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, bullgarët kanë qenë të detyruar t`u përmbahen angazhimeve për t`i mbyllur këto dy blloqe. "Vendet e rajonit duhet të informojnë Komisionin Evropian mbi pasojat praktike në zhvillimin ekonomik dhe furnizimin me energji në rajon, në mënyrë që të merren masa", tha Stanishev, duke theksuar se në Bullgari janë në rikonstruksion dhe janë duke u ndërtuar disa termocentrale. Problemi qëndron se si duhet të gjejmë mënyrën për të kaluar hapësirat boshe, kur ka mungesa të energjisë deri në hapjen e centraleve të reja. Sipas Berishës, mbyllja e dy blloqeve të centralit nuklear në Bullgari ka imponuar qëndrime politike në vende të tjera, deri në vendime për të mos lejuar eksportin e energjisë në mënyrë që të parandalojnë krizën energjetike. "Shpresoj që zëri i qeverive të rajonit të dëgjohet, pasi mendoj se ka një problem serioz, derisa burime të reja energjetike të tejkalojnë problemin e krijuar me mbylljen e këtyre dy blloqeve të mëdha në centralin nuklear të Bullgarisë", tha Berisha.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Makthi i errësirës, ende nuk dihet fundi

Drejtori i KESH-it, Andi Beli, nuk merr përsipër premtimin e Berishës për drita 24 orë brenda 2007. "Menaxhojmë ujin, jo qiejt"

Gazeta Shqip

Shpresat për një normalizim të situatës energjetike në vend janë të pakta, për të mos thënë zero. I pari që ka ngritur supet përpara kësaj pikëpyetjeje ka qenë vetë drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Andi Beli, i cili në një konferencë për shtyp dhënë paraditen e djeshme, nuk ka mundur të japë asnjë afat kohor se kur mund të dilet nga kolapsi energjetik që ka mbërthyer vendin që prej dy muajsh. I vetmi fakt që Beli e ka referuar me bindje të plotë, është se Korporata Elektroenergjetike ka vënë vath në vesh pasojat që la shfrytëzimi i rezervave të Fierzës gjatë vjeshtës së kaluar, veprim i cili duket se nuk do të përsëritet, pavarësisht urdhrave politikë të qeverisë apo Kryeministrit. Sipas tij, "do të ishte dritëshkurtësi dhe gabim që kjo rezervë 5 metra më tepër, pa kapur edhe 7 metra të tjerë që duhet të ketë niveli i sezonit, të konsumohej për një periudhë kaq të shkurtër". Kreu i KESH-it ka lënë të nënkuptohet se ajo që shqetëson tashmë korporatën është më tepër garantimi i energjisë për muajt e tjerë të vitit, sesa ulja e nivelit të kufizimeve. "Do të mendohet jo vetëm për tremujorin e parë të vitit, por për të gjithë vitin. Ajo që mund të them është që KESH po menaxhon atë që ka në dorë, pra rezervën ujore. Menaxhimin e qiejve nuk e kemi në dorë ne. Po menaxhojmë me fanatizëm dhe përparësi atë rezervë ujore që kemi dhe atë import që kemi dhe me këto dy elementë jam më se i bindur që kemi arritur sigurimin e një furnizimi në nivele që deri tani nuk kanë qenë të tillë edhe në vitet më të vështira. Ndryshimi i kufizimeve është padyshim i lidhur me nivelin e rezervës ujore", është shprehur Beli. Të dhënat sinoptiko-teknike, edhe pse në progresion pozitiv, nuk do të ndryshojnë asgjë në situatën e furnizimit me energji elektrike. Përveç kësaj, KESH i është rikthyer praktikës së vjetër të ish-paraardhësve, që nën sloganin "Paguaj që ta kesh", justifikonin një pjesë të mirë të kufizimeve. Por më shqetësues është fakti se KESH ka nevojë për para dhe këtë e ka lënë të nënkuptohet kreu i korporatës, Andi Beli, i cili për herë të parë ka deklaruar se ulje të kufizimeve do të kenë qytetet që kanë arkëtime të larta të pagesave të energjisë. Duke iu referuar grafikut të kufizimeve, ai u shpreh në konferencën e djeshme për shtyp se "përmirësime janë vënë re dhe do të vijojnë në Tiranë, Durrës dhe qytetet me nivel të lartë të arkëtimeve. Do të vijohet të operohet me oraret e deklaruara të ndërprerjeve, ndërkohë që në varësi të mundësive që krijon importi tendenca do të jetë drejt uljes së këtyre ndërprerjeve shpesh dhe të pa paralajmëruara". Situata sa vjen e rëndohet dhe fantazma e mungesës së dritave po bëhet çdo ditë e më shqetësuese jo vetëm për faktin se nuk po duken ditët e bardha, por për shkak të frikës së kriza mund të mbërthejë gjithë vitin 2007.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Banka Botërore “harron” krizën e dritave

BB ndërron kursin me KESH-in: do bëjmë marketing për Shqipërinë

Altin Xhikneli - ABC

Dje Banka Botërore ka harruar deklaratën e vet të para disa ditëve për krizën energjetike ku fajësonte qeverinë dhe KESH-in për keqmenaxhim të situatës dhe kërcënoi me ndërprejen e fondeve të veta dhe të të gjithë donatorëve të tjerë. Kursi i drejtuesve të saj ka ndryshuar 180 gradë kur në pikën kritike të mungesës së energjisë nga 4 në 14 orë në ditë, ata kanë premtuar paketë marketingu për të promovuar Shqipërinë në botë. Drejtuesit e Bankës Botërore, kanë siguruar dje ministrin e Financave Ridvan Bode, se do të bëjnë fushatë marketingu për Shqipërinë. Kjo marrëdhënie, vjen paksa çuditshëm pas deklaratave mjaft të ashpra të drejtorit të BB-së në Shqipëri, Nadir Muhamed, i cili para disa ditësh ndau përgjegjësinë për krizën e krijuar energjetike midis qeverisë shqiptare dhe KESH.

Kërkesat
Ministri i Financave Bode, i kërkoi asistencë të BB-së në projektin e qeverisë për ndërtimin e rrugëve në zonat e thella malore. “Do të vlerësonim ndihmën dhe kontributin tuaj për të marrë pjesë në disa projekte infrastrukturore, në arsim dhe shëndetësi, sepse këto janë edhe prioritetet e qeverisjes tonë”. Gjithashtu, duke u ndalur në krizën energjetike, ministri theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i fillimit të punimeve për termocentralin e Vlorës si dhe i propozoi zyrtarëve të BB-së që të shihet mundësia për nisjen e një projekti për një tjetër Termocentral, që do të zgjidhte situatën Elektroenergjetike në vend, në mënyrë që vendi ynë të dalë nga varësia e ndryshimeve klimatike. Kurse drejtoresha rajonale e BB-së, tha se “kemi një bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë shqiptare dhe duhet të bëhemi pjesë edhe në financimin e projektit më të rëndësishëm rrugën Durrës-Kukës. Do të bisedojmë edhe me partnerë të tjerë për të parë mundësinë e angazhimit në vendin tuaj”.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

OST: KESH të ule importet

KESH e teproi. OST kërkon uljen e importit të energjisë në 150 MW natën dhe 300 MW ditën

(marre me shkurtime nga gazeta ABC)

Fushata zgjedhore po shkatërron linjat e transmetimit të energjisë elektrike për shkak të ngarkesës mbi kapacitetet teknike. Prej më shumë se dy javesh KESH ka importuar mesatarisht rreth 11 milion kilovatorë energji dhe ky është një eksperiment që mund të ketë kosto të pariparueshme për sistemin e transmetimit. Defekti i parë i rëndë ndodhi dje ndaj dhe Drejtori i Qendrës së Dispeçerisë në OST (Shoqëria e Transmetimit të Energjisë), Luan Aranitasi i ka kërkuar KESH-it të kufizojë importin në 150 megavat natën dhe në 300 megavat ditën.

Orët e “black out”
"Avaria e ndodhur në orën 05:23 min në sistemin elektroenergjetik shqiptar, pas ndërhyrjeve, u riparua në orën 7:10 min". Kjo avari, sipas Aranitasit, ndodhi si pasojë e një lidhjeje të shkurtër tranzitore, në orën 5.23 min në mëngjes, kohë kur u stakua linja 220 kV - Kosova B në sistemin elektroenergjetik të Kosovës. "Kjo avari, rëndoi direkt linjat e transmetimit të energjisë prej nga importohet energjia për Shqipërinë, ç'ka u pasua me rënien e plotë të sistemit tonë elektroenergjetik", tha ai. Sipas tij, menjëherë pas kwsaj situate, qëndra e Dispeçerisë Qëndrore u lidh me dispeçeritë rajonale, për të nisur proçesin e rienergjizimit të sistemit tonë energjetik. Në ora 5.58 min u vu nën tension linja Prizren-Fierzë, prej nga filloi vënia nën tension e të gjithë sistemit 220 kV, si dhe vënia në punë e agregatëve në HEC-in e Komanit. Në ora 6.15-6.45 filloi ngarkesa në pjesën më të madhe të nënstacioneve elektrike në të gjithë vendin dhe gjithë proçesi për stabilizimin e situatës përfundoi në orën 7:10 minuta.
 
Top