Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

MLK mendon se KESH po sabotohet per t'i ulur vleren qe pastaj ta kapin me lire kur ta vete-privatizojne?

Nuk te duket kjo vjedhje tipike alla Genc Ruli?
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Blendi, Shqiperia ka shfrytezuar vetem rreth 25-30% te rezervave te saja hidrike per prodhimin e energjise elektrike, 0% te asaj me ere, 0% te asaj solare, si dhe ka rreth 5% te prodhit te sotem te energjise nepermjet asaj termike. Pra kompania qe do te "bleje" KESH-in neser do ta ket shume me me leverdi ta blere pa keto burime (pasi eshte ne gjendje ti konstruktoje sipas planeve te saja shume me lire dhe me mire) se sa ti blej te bera nga shteti.

Pa hyren nje nje llogjike financiare e teknike, po mar nje shembull te thjeshte;
Nje konstruktor, arrin te ndertoje me nje kosto rreth 250-300 euro per m² ne Tirane dhe shet me nje çmim rreth 700-1200 euro per m².
Atehere kur je vet konstruktor, apo ke mundesine ta ndertosh vet apratamentin, shpine...tende, eshte me mire ta blesh te gatshem, apo ta besh vet? /pf/images/graemlins/wink.gif
Shembulli eshte banal dhe mos e merrni ne graden e pare, qellimi eshte te shpjegoj se ç'fare interesash fshihen mbrapa /pf/images/graemlins/wink.gif

Kur kryetari i qeverise jep shembullin personal qe prej 16 vjetesh te mos delegimi te thuajse asnje fuqije apo detyre, si mund te shpresojme se ministrat e tij, do tu delegojne, nepermjet formave te ndryshme e me konkretisht atyre te koncesionit, prodhimin e veprave te reja te prodhimit te energjise ne Shqiperi?!

Ps. pa harruar qe paraje me e madhe aktualisht qe pretendohet te merret ne forme rrushfeti nga nje qeveritar aktualisht eshte blerja e energjise me prokurim te drejtperdrejte per shkak te "emergjences" /pf/images/graemlins/wink.gif
Qe nga dita qe u nderruan duart e pushtetit, Shqiperia ka blere rreth 150 milion euro energji, e ne te gjitha rastet me prokure te drejtperdrejt /pf/images/graemlins/wink.gif

Kaq shpejt harruam qe Sala çirrej ne parlament qe nese merrte pushtetin, kurre nuk do te lejonte me prokurime te drejtperdrejta me fondet publike /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nje kengtare e degjuar franceze (Dalida) kendon nje kenge me Alain Delon, Parole parole Parole.....encore des parolés /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

E dale ti, se kenga origjinale eshte e Mina-s /pf/images/graemlins/laugh.gif

Analize shume e qarte, kush eshte idiot, le te thote qe s'eshte dakord! /pf/images/graemlins/grin.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Pikerisht prandaj ia dhash spunton aty, se e di qe MLK i ka me numra keto te energjise, por jam plotesisht dakord qe,

1. Prokurimi i drejtperdrejte prej "emergjences" lejon per vjedhje te llahtarshme te fondeve.

2. Lenia e KESH ne gjendje te mjerueshme me qellim te uljes se vleres per ta veteprivatizuar brenda ketij mandati.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Dje kryetari i PS-se doli ne nje konference per shtyp duke ngritur tezen qe une e thashe disi me ironi, qe Qeveria po perdor problemin e çertifikatave si mbulese te krizes energjetike. Me poshte edhe nje artikull mbi situaten...

Nuk ka drita deri në zgjedhje

Shqipëria ka vetëm një muaj rezerva me kufizime drastike
Gazeta Shqip

Situata energjetike në vend nuk duket aspak shpresëdhënëse, sidomos kur një pohim i tillë del nga vetë radhët e qeverisë dhe aq më tepër nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Numri dy i këtij dikasteri, Gjergj Bojaxhi, ka pohuar për "Shqip" se "situata është shumë e vështirë dhe në këtë moment kërkon angazhimin politik dhe shoqëror të të gjithëve". E thënë ndryshe, një situatë e tillë e jashtëzakonshme për vendet normale, por e zakonshme për të dhënat e realitetit shqiptar, po shqetëson së tepërmi qeverinë, ekspertët e së cilës nuk japin më shumë se 30 ditë drita në këto nivele kufizimesh, nëse situata e reshjeve do të jetë e njëjta. Sipas zv/ministrit të Energjetikës, "thatësira është një nga faktorët kryesorë që ka kushtëzuar furnizimin me energji", ndërkohë që nga premtimet e programit të qeverisë për zgjidhjen e çështjes së energjisë Bojaxhi pranon mosrealizimin e disa prej tyre, duke parashtruar edhe arsyet që sollën këto rezultate. "Nëse do të vazhdojë kjo situatë reshjesh, ku prurjet janë 3 herë më të ulëta se mesatarja e prurjeve vjetore, atëherë do të shkojmë pa frikë drejt vitit 2001, kohë kur vendi përjetoi një situatë mjaft të rënduar energjetike", ka theksuar Bojaxhi. Ai është shprehur se zgjidhja e vetme, e cila mund të vijë në çdo moment, është fillimi i reshjeve të munguara për këtë periudhë të dimrit. Lidhur me mospërmbushjen e disa prej premtimeve të qeverisë për çështjen e dritave, zv/ministri i Energjetikës pranoi faktin se kanë qenë shumë faktorë të jashtëm që kanë kushtëzuar realizimin e programit të mazhorancës. Bojaxhi ka komentuar faktin se qeveria nuk mundi të përmbushë premtimin për furnizim 24 orë me drita, për shkak të thatësirës së madhe. "Është praktikisht e pamundur që në këto kushte vendi të furnizohet me drita 24 orë pa ndërprerje. Ky premtim mund të realizohej vetëm nëse do të kishte përfunduar ndërtimi i linjës së tensionit të lartë Podgoricë-Elbasan, që do të na jepte mundësinë e importimit të kapaciteteve më të mëdha të energjisë", ka theksuar numri dy i ministrisë së Rulit. Në lidhje me dështimin e vendosjes së matësve të energjisë elektrike brenda 2006-ës, sipas premtimit të bërë nga vetë ministri i Energjetikës dhe drejtuesit e KESH-it, Bojaxhi ka pohuar se kjo erdhi si rezultat i dështimit të tenderit të matësve. "Me sa kam informacion unë, aktualisht në vend janë instaluar rreth 75 mijë matësa, ndërkohë që kanë mbetur për t‘u instaluar edhe 60 mijë matësa të tjerë. Vendosja e tyre mund të ishte bërë edhe brenda 2006-ës, nëse AKPP-ja nuk do të anulonte tenderin e matësve, të cilin e quajti të parregullt", është shprehur eksperti i lartë i qeverisë. Ai theksoi se faturimi aforfe që po vazhdon akoma dhe sot, pavarësisht premtimit për eliminimin e kësaj praktike brenda vitit 2006, është i ligjshëm dhe aplikohet vetëm te konsumatorët që nuk janë të pajisur me matësa. Sipas tij, investimet në sektorin e energjisë janë dyfishuar në raport me një vit më parë, duke arritur në 60 milionë dollarë, që konsiderohen të pamjaftueshme për përmirësimin e situatës. Vlerësimet e Ministrisë së Energjetikës parashikojnë se në sektorin energjetik shqiptar duhen investuar akoma rreth 1,1 miliard dollarë, pothuajse sa një e treta e buxhetit të shtetit. Kriza aktuale e mungesës së energjisë do të çojë së shpejti në rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, si rruga e vetme për mbijetesën e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila duhet thënë se ka përkeqësuar ndjeshëm treguesit e saj ekonomiko-financiarë. Këtë fakt e ka pohuar edhe Bojaxhi, i cili është shprehur se "fakti që ne importojmë më shumë energji sesa prodhojmë, do të thotë se çmimi i këtij produkti varet nga konjukturat e tregut rajonal dhe KESH nuk ka rrugë tjetër nëse do të furnizojë normalisht konsumatorët", ka theksuar numri dy i Ministrisë së Energjetikës. Ai nënvizoi faktin se ulja e çmimit të energjisë për bizneset ishte një masë e suksesshme ndaj diskriminimit të kësaj kategorie konsumatorësh, e cila subvenciononte deficitin në arkëtimet e konsumatorëve familjarë. Një ditë më parë "Shqip" botoi faktin se qeveria ka mbetur në klasë për sa u përket detyrave që ajo i kishte vënë vetes lidhur me zgjidhjen e problemit disavjeçar të mungesës së energjisë. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Situata e sivjetshme e furnizimit me energji konsiderohet ndër më kritiket e 10 viteve të fundit.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Gazeta Shqip
"Berisha" deshtoi me dritat

Dështon programi i qeverisë për 2006-2007-ën. Energjia, 8 premtimet e pambajtura të Ekzekutivit


Qeveria ka mbetur në klasë për sa u përket detyrave që ajo i kishte vënë vetes lidhur me zgjidhjen e problemit disavjeçar të mungesës së energjisë. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit, ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Premtimet e pambajtura janë të shumta, dhe sipas të gjitha gjasave do të klasifikohen në dështimet flagrante të kabinetit "Berisha". Në programin e qeverisë thuhet se "energjia nuk do t‘i mungojë asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ata dhe pa diskriminim. Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike, objektiv ky që do të sigurohet nëpërmjet kryerjes së reformave të thella dhe investimeve prioritare në këtë sektor". Ky premtim ka rënë automatikisht poshtë që në ditën e parë të vitit 2007, ku kufizimet e energjisë kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin dhe sipas të gjitha gjasave, 2007 do të shënojë krizën më të rëndë energjetike pas elektrifikimit të vendit. Një tjetër pikë e programit qeverisës thotë se "do të eliminohen furnizimet diskriminuese rajonale të praktikuara në këto vitet e fundit nga KESH-i dhe qeverisja socialiste", premtim ky që është shkelur në mënyrë flagrante për sa kohë në qytetin e Gjirokastrës, njëkohësisht zonë elektorale e ministrit të Energjetikës Genc Ruli, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërkohë që në zona të thella kufizimet shkojnë deri në 18 orë. Një angazhim tjetër i qeverisë thotë se "brenda vitit 2006 do të instalohen matësat në të gjithë vendin e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe". Edhe ky premtim ka dështuar, për arsye se nuk ka përfunduar ende vendosja e matësve dhe faturimi aforfe vazhdon akoma dhe sot. Në një tjetër pikë të programit thuhet se "do të zvogëlohen në minimum humbjet joteknike dhe do të rriten arkëtimet në mbi 95% nga rreth 88% që ishin ato në vitin 2004". Edhe këtu qeveria nuk e kalon klasën, pasi humbjet teknike dhe jo teknike jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por janë rritur me 2% duke shkuar në 37 për qind të energjisë së prodhuar. Qeverisë i mbetet që në dy vitet e ardhshme të përmbysë të gjitha parashikimet e deritanishme dhe të mbajë premtimet edhe pse në dy vitet e para të saj nuk ka bërë asgjë nga ato që ka pasur në dorë.

Premtimet Realizimi

-24 orë drita në 2007-ën i pambajtur
-Eliminim i diskriminimeve i pambajtur
-Instalim i matësve në 2006-ën i pambajtur
-Eliminim i faturave aforfe i pambajtur
-Zvogëlim i humbjeve në rrjet i pambajtur
-Import i mjaftueshëm i energjisë i pambajtur
-Çmim i leverdishëm i energjisë i pambajtur
-Investime të thella i pambajtur
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gazeta Shqip
"Berisha" deshtoi me dritat

Dështon programi i qeverisë për 2006-2007-ën. Energjia, 8 premtimet e pambajtura të Ekzekutivit


Qeveria ka mbetur në klasë për sa u përket detyrave që ajo i kishte vënë vetes lidhur me zgjidhjen e problemit disavjeçar të mungesës së energjisë. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit, ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Premtimet e pambajtura janë të shumta, dhe sipas të gjitha gjasave do të klasifikohen në dështimet flagrante të kabinetit "Berisha". Në programin e qeverisë thuhet se "energjia nuk do t‘i mungojë asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ata dhe pa diskriminim. Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike, objektiv ky që do të sigurohet nëpërmjet kryerjes së reformave të thella dhe investimeve prioritare në këtë sektor". Ky premtim ka rënë automatikisht poshtë që në ditën e parë të vitit 2007, ku kufizimet e energjisë kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin dhe sipas të gjitha gjasave, 2007 do të shënojë krizën më të rëndë energjetike pas elektrifikimit të vendit. Një tjetër pikë e programit qeverisës thotë se "do të eliminohen furnizimet diskriminuese rajonale të praktikuara në këto vitet e fundit nga KESH-i dhe qeverisja socialiste", premtim ky që është shkelur në mënyrë flagrante për sa kohë në qytetin e Gjirokastrës, njëkohësisht zonë elektorale e ministrit të Energjetikës Genc Ruli, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërkohë që në zona të thella kufizimet shkojnë deri në 18 orë. Një angazhim tjetër i qeverisë thotë se "brenda vitit 2006 do të instalohen matësat në të gjithë vendin e për rrjedhojë do të marrë fund brenda vitit 2006 faturimi aforfe". Edhe ky premtim ka dështuar, për arsye se nuk ka përfunduar ende vendosja e matësve dhe faturimi aforfe vazhdon akoma dhe sot. Në një tjetër pikë të programit thuhet se "do të zvogëlohen në minimum humbjet joteknike dhe do të rriten arkëtimet në mbi 95% nga rreth 88% që ishin ato në vitin 2004". Edhe këtu qeveria nuk e kalon klasën, pasi humbjet teknike dhe jo teknike jo vetëm që nuk janë zvogëluar, por janë rritur me 2% duke shkuar në 37 për qind të energjisë së prodhuar. Qeverisë i mbetet që në dy vitet e ardhshme të përmbysë të gjitha parashikimet e deritanishme dhe të mbajë premtimet edhe pse në dy vitet e para të saj nuk ka bërë asgjë nga ato që ka pasur në dorë.

Premtimet Realizimi

-24 orë drita në 2007-ën i pambajtur
-Eliminim i diskriminimeve i pambajtur
-Instalim i matësve në 2006-ën i pambajtur
-Eliminim i faturave aforfe i pambajtur
-Zvogëlim i humbjeve në rrjet i pambajtur
-Import i mjaftueshëm i energjisë i pambajtur
-Çmim i leverdishëm i energjisë i pambajtur
-Investime të thella i pambajtur

[/ QUOTE ]


pse kur kemi pasur drita ndonjehere ne /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nga te gjitha premtimet per zgjidhjen e problemit elektroenetgjitik ne Shqiperi nuk eshte mbajtur asnje, e nuk ka se si te mbahet kur jane bllokuar te gjitha investimet. Ka mbi nje vit te pakten, qe kam shkrojtur ketu per hidrocentralet qe presin te behen me koncesion e te cilet dhe pse eshte perfunduar studimi i fisibilitetit, eshte gjetur burimi i financimit, dhe pritet vetem te hapen bisedimet per negocjimin e kontratave koncesionare, akoma nuk eshte bere asgje me preteksin se s'ka dale ligji per koncesionet!!
Bratila 1 &amp; 2, Kalivaçi apo Skavica jane ne pritje vetem te hapjes se negociatave, dhe ne Ministrine e Energjitikes kompanite koncesionare i sorrollasin pa pike turpi duke e ditur se vendi po shkon drejt nje krize te plote energjitike e detyrimisht ekonomike!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

MLK te te pyes per sa kohe ndertohet nje hidrocentral (le te themi nje nga keto qe permende ti) duke supozuar qe sot firmoset marreveshja e koncesionit??
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

ore... ju qe keni mundesi propozimi pse nuk u propozoni qe gjithe qeveria ti bej shurren hidrocentralit. ju siguroj qe sdo fikeshin kurre dritat per shekuj me rradhe!
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
MLK te te pyes per sa kohe ndertohet nje hidrocentral (le te themi nje nga keto qe permende ti) duke supozuar qe sot firmoset marreveshja e koncesionit??

[/ QUOTE ]

Varet nga projekti, pasi nje pallat 15 katesh, nuk ndertohet njesoj si nje shtepu dykateshe /pf/images/graemlins/laugh.gif Po ne pergjithesi per keto vepra qe flitet, per te ndertuar nje hidrocentral te tille duhen 2-3 vjet.
Problemi eshte se ka 2 vjet qe kane ikur kot, pasi qe prej dy vjetesh pritet te fillojne negociatat.
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Shikoni edhe aspektin pozitiv.

Qeveria ose qeverite tona gjate 17 viteve jane munduar te krijojne nje ambjent romantik nepermjet erresires.
Gjithashtu po zhvidhojne shqisat e te parit dhe orientimit ne kushte te vecanta,te degjimit nepermjet degjeneratoreve qe stolisin qytetet,te prekurit nepermjet orientimit neper shtepi per te gjetuir kandilin. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kete Enveri do ta quante vigjilence dhe stervitje.

O ja q..r.. sa na duan te miren eeee /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/cry.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Dje Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve dhe Mjaft kishin organizuar nga nje konference per shtyp nen moton "Ruli tunde Belin".
Nderkohe qe lexova nje titull tjeter sarkastik lajmi ne TCH: "Drita e Partise" drejt shuarjes.
Ehhh..qeshim se s'qajme dot.

412989143-tunde-belin.jpg
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Të mirat që s'ia dimë errësirës!

Nga Lutfi Dervishi* -Shekulli
10-01-2007


Agjencitë e organizmit të protestave, ofrojnë ulje çmimesh për të gjithë ata parti politike, subjekte tregtare, individë, shoqata dhe OJQ, që duan të protestojnë për mungesën e energjisë elektrike. Pakënaqësia ndaj KESH-it ka arritur kulmin dhe zgjidhja kërkohet te dorëheqja e drejtorit të KESH-it, ose te "Tundja e Belit" të ministrit Ruli. Protestat ndaj KESH-it është moda më e fundit në Tiranë. A e patë se çfarë ndodhi dje? Në orën 10 del ZMQ protestë kundër KESH-it, një orë më pas del vetë drejtori i KESH-it, gati edhe ky për të protestuar ndaj Korporatës që drejton. Për mungesë kohe "MJAFT!" nxitoi të bëjë një konferencë shtypi, dhe kulmi arriti me daljen e ministrit Ruli që shkoi deri atje sa... mori edhe përgjegjësi për këtë situatë. Askush, përfshi edhe gjithë televizionet edhe gazetat, nuk ndërmori hapin për të parë anët pozitive të situatës në të cilën ndodhemi.
Ka disa njerëz që harrojnë se nuk kanë hapur çadrat prej muajsh e muajsh, e kanë shumë të lehtë të çirren deri në ngjirje për mungesën e dritave. Po, unë e shoh problemin me përfitim të madh, si në pikëpamjen individuale ashtu edhe në planin kombëtar. Madje edhe pak më gjerë. Vetëm se duhet të nxitojmë që të përfitojmë nga situata që kemi gatuar me duart tona dhe me ndihmën e Perëndisë. Mendoj se ka plot të tjerë, që ashtu si edhe unë, kanë përfituar shumë nga mungesa e dritave. E mira nuk ka fund, por siç po njoftohemi edhe më shumë, do të kemi orë pa energji. Në planin personal, mungesa e dritave bën që të mos shoh televizor, duke mos parë televizor nuk shoh lajme, duke mos parë lajme kam shansin që të jem i mirëinformuar për çfarë ndodh në Shqipëri e më gjerë. Në ditët e para kur kufizimet ishin dy apo tri orë, përfitimi nuk ishte shumë i madh. Me shtimin e orëve të errësirës po rriten dhe përfitimet, përveçse nuk shoh dot televizor tani nuk mund të karikoj dot as celularin. Njerëzit që marrin pushim prej celularit janë po aq të rrallë në ditët tona sa edhe speciet në zhdukej që janë marrë në mbrojtje nga UNESCO. E kush e imagjinonte që bash në vitin 2007, ne gjallesat e kësaj bote që sa vjen dhe ngrohet, do të kishim fatin e madh të çlirohemi nga televizori, radio, celulari, kompjuteri, play station dhe madje edhe nga vetë drita elektrike. Të çlirohesh nga puna është një gjë që e ke vetë në dorë, por të çlirohesh nga gjërat që të rrethojnë është mrekullia vetë apo jo? Edhe imagjinata e shfrenuar e skenaristëve të Hollivudit nuk ka arritur kaq larg! Errësirë për shtatë palë qejfe!

Sikur të mos ishin shpikur gjeneratorët, do të ishte një qetësi olimpike dhe Shqipëria do të kthehej në një parajsë akustike ku nuk pipëtin asgjë. Problemi i vetëm që kemi është se ne nuk dimë të shesim të mirat që na vijnë në derë. Me një marketing të mirë, ne mund të ktheheshim në një vend shumë tërheqës për turistët e huaj. Slogani që kemi përdorur deri më tani "Shqipëria, sekreti i fundit" duhet pasuruar me imazhe nga errësira që "ndriçon" nga Vermoshi në Konispol. Kjo nismë dhe jo ato të tipit "Shqipëria një euro" mund të thithin investitorët e huaj dhe gjithfarëlloj të interesuarish pas problemeve të errësirës. (gjithsesi duhet bërë kujdes që gjithë të huajt t'i mbajmë sa më larg Qytetit Studenti në Tiranë që nuk i ikin dritat për arsye të kuptueshme. Sa për Gjirokastrën, ajo larg është vetë kështu që nuk ka problem, le të vazhdojnë të marrin veten në qafë dhe të kenë drita 24 orë). Jemi me fat, se kjo errësirë na ka zënë në mes të dimrit kur orët e ditës janë më të shkurtra dhe kështu duhet nxituar, se me kalimin e ditëve dhe javëve do të na pakësohen orët e errësirës. Ndryshe nga fjala e vjetër popullore, se "puna e natës, gazi i ditës", këto ditë (në fakt netë) po provojnë të kundërtën. Njerëzit vërtet janë fytyrë ngrysur në mëngjes, por kjo nuk duhet marrë si shenjë pakënaqësie, por si problem i përkohshëm derisa të gjithë të mësohemi me shtimin e orëve të gjumit. Në planin kombëtar ne kemi edhe përfitime të tjera, por si çdo gjë e mirë që ia di vlerën vetëm atëherë kur të mungon, edhe me errësirën nuk po dimë të vjelim të mirat që po na sjell. Ja për shembull, është e vërtetë se po thahet liqeni që furnizon hidrocentralet, por në anën tjetër banorët e zonave përreth po ngopen me peshk dhe për më tepër, toka e përfituar nga tharja liqeneve mund të shërbejë për të kompensuar të gjithë ish-pronarët! Ka vetëm një problem. Agjencia që ka fituar tenderin për fotografimin satelitor të ndërtimeve pa leje në vend, duhet të bëjë kujdes në Kukës se fotografon dhe Kukësin e Vjetër dhe agjencisë së z.Memia në përputhje të plotë me ligjin në fuqi, nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta legalizojë. Megjithatë, siç e kanë thënë edhe rilindasit tanë të shquar, netët e mira pas kësaj vijnë. Lum kush të rrojë ta shohë zonjë...

P.S. - Ky shkrim nuk synon të shkurajojë punonjësit kurajozë të KESH-it, që të mos vazhdojnë punën për të mbledhur pagesat për energjinë elektrike. Fakti që nuk ka energji në shtëpi, nuk ka lidhje me pagesat që duhen bërë. Tek e fundit, ka ardhur koha që edhe errësira të konsiderohet shërbim si gjithçka tjetër dhe si shërbim që të ofrohet nga KESH, duhet të paguash që ta KESH.

P.S 2. - Sa kohë që nuk mungon energjia politike, nuk e kemi problem mungesën e energjisë elektrike.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ky artikull me ngjan se eshte shkruar nga MLK /pf/images/graemlins/laugh.gif


Kriza energjitike: Shkaktare Banka Botërore

Lavdosh Ferruni - Gazeta Shqip

Ashtu si Xhuveli firmosi më 5 janar të vitit të kaluar lejen mjedisore për depozitat e naftës në Vlorë, po kështu këtë vit po më 5 janar Berisha ka firmosur vendimin që ka miratuar konventën trepalëshe ndërmjet Shqipërisë, Bullgarisë e Maqedonisë për sistemin e naftësjellësit transballkanik, AMBO, me terminal në Vlorë. I gjithë skenari për konvertimin e gjirit turistik të Vlorës në gji nafte dirigjohet nga Banka Botërore. Dhe për këtë është aplikuar skema e lënies në errësirë e shqiptarëve. Qysh në fillim të viteve ‘90, Banka Botërore ia doli që të krijonte një psikozë te shqiptarët e varfër, falë dhe kacavjerrjes politike e mediatike vendase, se ajo po pomponte para në Shqipëri. Në vend të fjalës borxh u lakuan në të gjitha rasat dhe u zgjedhuan në të gjitha kohët e mënyrat e foljes fjalët financim, mbështetje financiare, ndihmë financiare, BB jep kaq milion..., investim, projekt, donacion dhe rrallëherë fjala kredi e butë. Pasi borxhet që dha arritën kufirin që këpuste në mes para saj çdo kryeministër shqiptar, Banka Botërore rriti dukshëm rolin e saj në politikëbërje, ku politikat energjetike ishin dhe janë një prioritet i saj. Nuk është fare rastësi që politika energjetike e Shqipërisë tani drejtohet nga ministri Ruli, pjesë e listave aktive të Bankës Botërore dhe zv.ministri Bojaxhiu, që u katapultua në këtë post direkt nga karrigia e nëpunësit të Bankës Botërore në Uashington.

Bllokimi HEC-ve

A mund t‘i thuhet një të padituri se "ti do ta marrësh dënimin me një ligj që do ta dalë më vonë" apo një të dënuari që mbaron afatin e dënimit që "do të mbajmë edhe ca kohë në burg sa të dalë një ligj i ri, pastaj shohim e bëjmë". Këto nuk ndodhin gjëkundi. Në Shqipëri edhe ndodhin. Të gjithë shqiptarët vuajnë tani dënim të pamerituar që të rrinë pa drita, pasi të paktën prej 2 vitesh pritet që të bëhet funksional një ligj "i përmirësuar" për koncesionet, sipas të cilit, do të trajtohen edhe të gjitha projektet e bllokuara për ndërtime hidrocentralesh të mëdhenj e të vegjël. Promotor i këtij bllokimi është Banka Botërore. Qëllimi i saj i padeklaruar është bllokim i shtimit të kapaciteteve të lira gjeneruese të energjisë nga HEC-et për t‘i hapur rrugë transitimit të naftës nëpërmjet gjirit të Vlorës, ku borxhi për TEC-in e Vlorës, kryesisht i konceptuar në funksion të zhvillimit të industrisë së naftës aty, është propaganduar (e vazhdon të propagandohet fuqishëm) si një dhuratë e bukur e Bankës Botërore për banorët e Vlorës. Më konkretisht, me financim 100% privat në vlerën rreth 600 milionë euro i është paraqitur Qeverisë shqiptare nga një grupim i fuqishëm financiar italian 2 vjet më parë projekti për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në maj 2005, Qeveria "Nano" merr vendimin për fillimin e negociatave. Në shtator të 2005-ës duhet të kalonte në Kuvend për miratim dhe në 2007 do të fillonte prodhimi i pjesshëm i energjisë, që mund të zbuste ndjeshëm deficitin energjetik. Në vitin 2012, ky HEC do të mbulonte gjithë sasinë mesatare vjetore të importuar aktualisht. Si rrjedhojë e skemës, "ligji i ri për koncesionet" janë bllokuar edhe gjithë HEC-et e vegjël, që nëse do të kishin shkuar në një rrjedhë normale procedurale do të gjeneronin sot aq sa parashikohet të gjenerojë TEC-i i Vlorës në 2009. Ndërsa HEC-i i Bratilës, duke qenë dhe në jug do të gjeneronte sot 1,5 milionë Kwh në ditë, rreth 15% të asaj që prodhohet sot në vend. Një tjetër aspekt që është abuzuar rëndë ka të bëjë me shprehjen e vulgarizuar se "nuk mund të rrimë me sytë nga qielli". Është e natyrshme që prurjet janë herë më të pakta e herë më të shumta, por lumenjtë ku janë ngritur HEC-et kurrë nuk kanë shteruar dhe është totalisht në dorë të KESH-it për të rregulluar balancat në periudhat me më shumë prurje dhe me më pak prurje nëpërmjet eksport-importit. Dhe nuk mund të mos përmendim faktin që pikërisht mbi këtë sistem hidrik Shqipëria ka funksionuar për dekada dhe në fillim të viteve ‘90 eksporti i energjisë ka qenë më i madh se importi deri në vitin 1998, kur ky raport u përmbys. Është paradoksale (për një që nuk i njeh si funksionojë skemat në Shqipëri) që në një kohë kur çmimet e naftës në botë njohin rritje të pandërprerë merren borxh për të ndërtuar TEC që djeg naftë dhe burimet hidrike të vendit shfrytëzohen vetëm 25%.

Bllokimi TEC-it të Fierit dhe të energjive alternative

Nuk ka raport të BB dhe si rrjedhojë të Qeverisë shqiptare që mos të përmendë bilancin energjetik hidro-termo. E para kudo në botë sot kur flitet për termo kanë parasysh TEC me gaz, në Shqipëri flitet vetëm për TEC me naftë. E dyta, tani veç termos ka dhe energji të tjera alternative e konkurruese në treg, si energjia e e erës p.sh.. E treta, vështirë të ketë ndonjë shtet që importon naftë të rafinuar për ta djegur për prodhim energjie, siç pretendojnë të bëjnë në Vlorë. Nuk po merremi këtu me çmendurinë shtesë që kjo naftë do digjet në një zonë turistike dhe zonë e mbrojtur me ligj. Le të pranojmë që qoftë edhe me naftë na duhet energjia termo. Në këtë linjë në vitin 2001, kompania amerikane "Harza", së bashku me Agjencinë Kombëtare të Energjisë kryen një studim tekniko-ekonomik për instalimin e një kapaciteti të ri termo në Shqipëri. U studiuan 5 variante. Varianti A; rehabilitimi i njësisë kineze të TEC-it të Fierit; varianti B, rehabilitimi i njësisë çeke të TEC-it të Fierit; varianti C, fuqizimi i TEC-it të Fierit; varianti D, ndërtimi i një TEC të ri në Vlorë dhe varianti E, energjia të importohej. Në përfundim varianti më i leverdishëm rezultoi varianti E, që energjia të importohej, por për shkak kryesor se ngeleshin të papërdorura burimet e naftës së vendit, studimi konkludoi se varianti më i mirë ishte varianti B rehabilitimi i njësisë çeke të TEC-it të Fierit. Që jo vetëm se rezultonte me kosto me të ulët, por edhe se përdor lëndë të parë të vendit. Grupi studimor i dorëzoi Bankës Botërore, më 12 dhjetor 2001, në një mbledhje atje, raportin që rekomandonte rehabilitimin e TEC-it të Fierit. Banka Botërore e bllokoi këtë projekt, që nëse do të ishte lejuar vendi do të kishte për jugun, qysh në vitin 2004 një kapacitet termo rreth 100 MW, pra afërsisht sa parashikohet për fazën e parë të TEC-it të Vlorës. Megjithëse procedura për TEC të Fierit arriti deri në shpalljen e tenderit për rikonstruksionin e tij, fuqia e quajtur BB e anuloi atë. Ajo kishte dhënë "urdhër" (për etikë e fusim në thonjëza) që TEC-i duhej të ndërtohej në Vlorë. Qeveria u tregua menjëherë e gatshme për zbatimin e urdhrit. Ish-kryeministri Fatos Nano i drejtohet sejmenëve të tij: "Besoj, siç thatë dhe ju, me realizimin e targeteve me rikonfirmimin e angazhimit të bashkëpunimit me donatorët do të përballojmë fazën e fundit studimore për Termocentralin e Vlorës, sepse këto janë parametra në kuadrin e kondicionalitetit për ta financuar BB". (Fjala e Kryeministrit Nano në analizën vjetore të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikes-23/1/2003).

Po në këtë mbledhje, Nano lëshoi edhe frazën e mëposhtme që mjerisht mbeti frazë, ndryshe sot nuk do të kishte krizë energjetike Shqipëria: "Javës tjetër do të kemi negociata për një investim privat të General Electric për të sjellë kolosët e tregut energjetik ndërkombëtar dhe amerikan për një investim në tre faza, tërësisht privat, për energjinë, për prodhim energjie nga era me agregat fazë pas faze 50 mega, për çdo mega 1,5 milion dollarë. Po flas për investime serioze të një shkalle të madhe, për këtë përzgjedh z. Harasani për të negociuar për çmimin e blerjes, jo me lart se 5 cent apo jo?". Në këtë çështje nuk kemi informacion për rolin e BB, por dimë që ajo ka preferenca për naftën.

Më 6 prill 2004, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së borxhit që BB i jep KESH-it për sektorin e energjisë (nuk e kuptoj pse duhet bërë ceremoni kur merr borxh) ish-kryeministri tha: "Jam i gëzuar që kam rastin të falënderoj publikisht Bankën Botërore, që mbetet institucioni donator (duhet thënë borxhdhënës) kryesor për sektorin energjetik shqiptar". Më tej, ai vazhdoi duke zbërthyer atë që BB dëshironte: "TEC-it të Vlorës do t‘i shtohen projekte të tjera të rëndësishme të energjisë si AMBO, depozitat e La Petroliferës, rafineritë e naftës dhe impiantet e gazifikimit që do të marrin udhë në parkun e madh të Vlorës, një sipërfaqe e miratuar nga Qeveria, që shpejt kalon në KRT, si një park industrial energjetik, që do të balancojë sistemin dhe do të sjellë nivelin e gjigantëve të Fierzës në bregdetin e Vlorës gjithashtu". Në interpelancë për energjinë (21 qershor 2004) pyetjes pse duhet ndërtuar TEC-i në Vlorë, ndërsa TEC i Fierit është alternativë konkurruese, ish-kryeministri Nano iu përgjigj: "Para së gjithash, institucionet financiare kur japin kredi kontrollojnë të gjitha mundësitë dhe alternativat e projektit që ata duan të financojnë dhe zgjedhin më të përshtatshmin. Duke marrë në konsideratë këtë, Qeveria nuk gjen arsye të mos jetë dakord me këtë parim dhe ajo punon me sukses te plotë me bankat më të njohura dhe institucionet financiare. Nëse shtoni në këtë proces faktin që TEC-i i Vlorës është financimi (vini re nuk përdoret termi borxh) i parë i Bankës Botërore pas rreth 30 vjetësh ju mund të kuptoni sa i kujdesshëm ka qenë procesi i fizibilitetit dhe kontrollit për zgjedhjen e projektit të Vlorës, si më i miri për t‘u financuar (përsëri evitohet shprehja ‘për t‘u dhënë borxh‘)". Këtu dorëzohet dhe opozita e atëhershme për t‘u bërë përsëri tellall i BB tani që është mazhorancë. Pas kalimit lehtësisht të këtij lumi, sejmenët u hodhën në aktivitet intensiv për të mbaruar letrat për TEC-in e Vlorës, depozitat e La Petroliferës, AMBO etj.

Zgjidhja e krizës

Dalja nga kriza në planin afatshkurtër: E përmbledhur kjo do të thotë "vendosje tallonash", që presupozon një menaxhim tepër rigoroz të gjenerimit të burimeve ekzistuese dhe atyre të importit, që duhet të maksimalizohen, si dhe ndërhyrja e shtetit në lehtësimin e zgjerimit të përdorimit të gazit. Në plan afatmesëm: Hapja menjëherë rrugë iniciativave private të gjenerimit të energjisë, zhbllokimi i kërkesave e projekteve për ndërtimin e HEC-ve të vegjël, të mesëm e të mëdhenj. Instalimi në zonat e studiuara në jug të turbinave të erës, si p.sh., në Karaburun, ku tashmë qeveria ka një studim të kompletuar nga një kompani gjermane. Rihapja e tenderit për rehabilitimin e TEC-it të Fierit. Lehtësimi dhe lobimi i fillimit të projektit prioritar evropian të gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili parashikon të kalojë edhe në Korçë e Fier, ku mund të vihen në punë TEC-et ekzistuese. Gjithashtu, me një shumë rreth 5 milionë euro mund të instalohen shumë shpejt TEC-e 50 MW me gaz, përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Po të shkojnë procedurat normalisht, në fund të vitit 2008 vjen gazi në Korçë. Tashmë për këtë gazsjellës është dhënë mbështetja politike e Shqipërisë dhe Italisë dhe Qeveria ka dhënë autorizimin e koncesionit. Ky gazsjellës parashikon të filloj punë në mënyrë të plotë në 2010, pra vetëm për 3 vjet lamtumirë "drita të fikura". Sa thamë më sipër janë në përputhshmëri të plotë me Memorandumin e Athinës mbi energjinë rajonale, ku Shqipëria, krahas vendeve të tjera të rajonit dhe vendeve të BE, është pjesë. Së fundi, kriza energjetike në Shqipëri dhe shumë kriza të tjera do të zbuteshin, nëse Banka Botërore do të lerë vilën që ka marrë me qira te zona e ish-Bllokut.
 
H

harap

Guest
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ore ku jane keto 10 oret qe ska drita qe thojne ne Tirane e 10 oret ne Shkoder ???
Me pare ka pasur energji vetem Tirana e nuk binte ne sy.Pra disa te nenes e disa te njerkes.
Me pare ne qytete kishte vetem 4 ore drita. E tani kane goje e akuzojne po turp te flasin keto plerat qe shisnin sa mundnin , tani dihet qe thatesire.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

epo qe te vrisje dhe ti menien HaRaP... ka a ska drita, esht nje surpriz per mu /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ti po ben humor apo po flet seriozisht /pf/images/graemlins/laugh.gif Tirana paguan 95% te faturave, ndersa Shkodra rreth 15-20% te tyre, keshtu qe nderprerja behej ne baze te shkalles se pagesave ( e drejte kjo apo e pa drejte eshte teme tjeter /pf/images/graemlins/wink.gif).

Nje gje nuk kuptoj une me ate militantizmin primitiv qe shfaqet jo rralle dhe ketu, ne vend qe çdo shtetas shqiptar, te perkrahi kritiken qe i behet qeverise per trajtimin e krizes energjitike ( e kjo me duket qenbdrim i civilizuar) ketu merren me "po opozita ça beri kur ishte ne fuqi" po kur ishte filani ça u be....po pse e krituikojne qelbesirat Salen se ai eshte burre i ndershem.... /pf/images/graemlins/angel.gif

Nese problemet shtrohen mbrapsh, dhe konkluzionet dalin po mrapsh, se s'ka se si te ndodhi ndryshe!

Harap, ti hallin e ke se na merzitet Sala e Ruli me kritikat e opozites, apo ke hallin se nuk ke drita, jo per gjo po s'po te kuptoj se ç'fare po do te justifikosh ne kete teme?! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
H

harap

Guest
Re: Shqipëria pranë errësirës

o Mlk o njeri qe mendon se di shume po sdi asgje .Sa % paguan tirana ma perserit edhe njehere?Edhe sa paguan Shkodra ?? po ja prandaj nuk diskutohet ketu se dalin mostra si puna jote qe jane atje ke arusha e sja kane haberin asgjeje e duan te bejne si te ditur.
Ik thuaji Edi Rames baba se per gje tjeter nuk je ti.

Edhe per hallet e mia mos e ke problem ti se sjam rrefugjat une.
 

hawk

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

MLK paske te dhena te vjetra,te qeverise Nano.Shkodra paguan mbi 50%.

Harapi nuk e besoj se e ka hallin tek merzia e Sales e Rulit te cilet nuk po e cajn...per kritika.Jane politikan ato.Te jesh politikan ne vendin tone do te thote jo te perfaqsosh interesat e popullit por me ja kajt nanen popullit qe militon sa nje nkrah ne tjetrin.

Mungesa e dritave eshte jo-investimi i 20 viteve te fundit.
Ne kete krize qe nuk eshte e re,edhe pse duhet pranuar nuk eshte aq kakatsrofike sa ajo e dy viteve me perpara(te pakten ne qytetin tim),kane rolin e tyre te gjitha qeveite qe nuk kane bere asgje per ta ndryshuar sadopak situaten.
Nuk ka patur investime,ato qe jane bere kan shkuar neper shtepite e perfaqsueve tane te cile mund eshe te blkejne nje hidrocentral personal.

Nese nje ndermarrje,burim,toke shfrytzohet dhe nuk reinvestohet per ta rinovuar-perforcuar ajo degradohet dhe nje dite nuk egsiston me.
Kjo ndodh me energjitiken ne Shqiperi.

Ne nuk levizim per interesat tona por per ato te PD,PS,satelitet e tyre,MJAFTIN qe me duket se cdo dite tenton te behet alternative e trete por nuk me duket i ndryshem nga te parat.
Kritikojme dhe......
Kemi mbetur vetemne nivelin e kritike(haptazi te pakten) qe ne 1990.
 
Top