Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Une hapat e pare jasht shteti i hodha ne aeroporting 'Charles de Gaulle', Paris, 26 qershor 1991. Perpara kisha nje stjurdes qe po me shoqeronte per te me treguar ku ishin poltronat per te fjet. Sigurisht qe fjeta vetem. /pf/images/graemlins/laugh.gif E mbaj mend akoma si te ishte dje, mbaj shume detaje, nisjen, rrugen e mberritjen.

Mundesit e pafunda per te bere dicka dhe qetesia e vendit dhe e njerezve, miresjellja, rrespekti ishin dhe jane te mrekullueshme. Vetem se ketu mungon rremuja dhe qyfyret e vendlindjes.

Pas Frances leviza ne Gjermani per pune, dhe njela. Me duket sikur fati ma ka bo per inot, se kur isha i vogel levederoja Francen e shaja Gjermanin. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ehhh, mbase edhe po ta kishim Shqiperin per te qene e te jetonim aty ku lindem, prap do ndjenim nje fare malli e nostalgjie, por jo kaq te theksuar e te shumellojshem sesa tani qe jetojm jasht.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Ehhh,hapat e pare,gjithmone si neper tym,dhe kjo ndodhi rreth 90-es.
Duke u munduar per tu larguar nga jeta e zhurmshme mbushur me ulerimat e MZ-ve,pluhuri,tymi i makinave,te rejat mbi sherret e fundit,pantallonave tip kauboj dhe flokeve tip "me shtrat" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me priten ne aeroport po me ate monopol me duhaj te isha i varur dhe per nje periudhe,me pas deshira per integrim(pse-te qe te ndjekin gjithmone).
Kohe me "diell" dhe shpesh "furtune",gjithsesi jane kujtime te bukura,shoqeri e re,kulture e panjohur,ze i ulet,vende,ambjente !! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

neta

Forumium praecox
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Taksija nga aeroporti per ne shtepi mu duk sikur po ecte me 10 milje ne ore. 8 vjet me perpara kisha endrra te medha, mezi po prisja te shikoja shtepine e re "amerikane". Na kishin thene qe kishim edhe nje park afer. Prisja nje mrekulli.
Me ne fund arritem, u futem tek zyra ku morem celesat e apartamentit te ri. Me zili shikova nje grup te rinjsh qe po bisedonin dhe syt mu mbushen me lot. Mendova nese do gjeja ndonjehere edhe une vetveten aty, nese ne ate grup do te ishte ndonje shoqe e imja e ardhshme, dhe u ndjeva shume e vetmuar.
Mendimet mi nderprene kur me thane qe po shkonim tek apartamenti i ri. Shpresat dhe kurioziteti u ringjallen dhe harrova merzine. Me hap te shpejte shkuam drejt pallatit, dhe tmerr...Dera ishte pis, muret kishin graffiti. U shtanga. U afruam tek ashensori, perseri zgenjim. Sa i ndryshem mu duk nga ato qe kisha imagjinuar une, mu duk nje teneqe e lyer me nje boje te shemtuar.
U ngjitem ne katin tone. Nje dritare ne te gjithe korridorin i cili mu duk teper i ngushte. Kur u futem ne shtepi, boshlleku i saj ja vuri vulen te gjithe eksperiences te deri atehershme. Shikova nga nena me sy te perlotur, edhe ajo dukej e shokuar. Personi qe po na shoqeronte e pa reagimin tone dhe tha "Mos keni hall, se do ambjentoheni. Pastaj pse po beni keshtu, se mos e keni pas pallatin ne Shqiperi me te bukur". Nga inati nuk durova me dhe i thashe "Nuk e di ku ke jetuar ti, por tek ne te pakten i paster ishte pallati". "Po s'te pelqeu, ktheu. S'ke nevoje te hedhesh lloton per ne Shqiperi", me tha. Ajo fjale me ra si bombe, me veten u betova se sa te beja leket te pakten per bileten do kthehesha te jetoja tek tezja. Prinderit qe deshen ameriken, le ta gezojne. Por betimi u kthye ne nje enderr, e cila me kohen u venit dhe tani eshte thjeshte nje memorje nga ato hapat e para mes te panjohures dhe jetes te mergimtarit.
 

disku

UNI
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

E para teme qe e lexoj te plote. /pf/images/graemlins/tongue.gif

Nejse une fillimisht kam dale nga Shiperia ne Maqedoni por ama se konsideroj si heren e pare /pf/images/graemlins/laugh.gif . Ne korrik te vitit 2001 pasi morem diplomen e shkolles se mesme 6 dite para se te me skadonte viza u nisa per ne token e premtuar, ameriken. Mbaj mend qe kam udhetuar me Swiss Air se nuk kish falimentuar akoma. Avioni nga Rinasi ne Zyrih mu duk si inkubator. Zbulova qe vuaj nga claustrofobia (Frika nga mungesa e hapesires lol). Udhetimi ishte i shkurter 2 ore ama mua me ngjau pa fund. Ne te njejtin avion kishim Spartak Ngjelen lol. Ne Zyrih ishte mot i zymte edhe mbaj mend qe kam ndenjur ulur tek stolat per 4 ore duke lexuar gazeten Italiane qe kisha marre tek hyrja e aeroportit. Pasi marrim avionin per ne Ny i cili me krijoi nje ndjenje konforti se ishte shume me i madh mbaj mend qe kam patur shume ftohte edhe se batanija nuk me bente pune. Shikoja si i tulatur itenerarin e avionit ne ekranin e vogel. Kur arritem ne aeroportin JFk ndenjem per 1 ore sa na kontrolluan dokumentat. Sa dolem nga aeroposti edhe ishim zyrtarisht ne token amerikane mbaj mend nje tufe te cmendurish qe na perqafonin. Ishin njerezit qe kisha ne Amerike edhe qe kisha 5 vjet pa i pare. Mbaj mend shoferi i makines qe na dergoi ishte spanjoll edhe fliste me dajen tim spanjisht. Instiktivisht pyeta ku jemi? Ma treguan me gisht te shikoja ne te djathte ku vura re gradacielat e NY naten. My paralizuan buzet edhe nuk flisja dot. Mahnija ishte e pakontrollueshme. Gjithe rruges nuk kam thene nje gjysem fjale. Kur arritem ne shtepin tone mbaj mend na ka ofruar ndihme per te ngarkuar valixhet nje Ortodox Jew i cili u tregua bujar ne oren 1 te mesnates. Kisha 19 ore pa gjume edhe mbaj mend qe rrezova trupin tim tek te vetmet mjete qe banonin shtepine krevat portative.
E nesermja ishte mission iposible. Mundohesha ti jepja nje shpjegim largimit nuk arrija. Ditet e para kane qene me te tmerrshmet. Me mungonte cdo gje. Boshlleku me kishte mundur. Sikur kjo te mos mjaftonte shpresat e mia dhe te prinderve te mi per te gjetur pune u shkaterruan bashke me kullat binjake. Kam shkuar tek rrenojat edhe ndihmoja me shperndarjen e ujit punetoreve per 4 dite te cilen mu desh ta nderpreja per arsye se fillova pune. pas disa muajsh u pranova edhe ne College edhe momentet per melankoli edhe deshperim mu reduktuan. Nuk kisha kohe as te flija. Relativisht mund te fle 4 ore mesatarisht cdo nate. Duke kaluar neten ne NY pagjume u mesova te jem hija e asaj cka kisha qene deri ne ato caste. Tani pas 4 vjetesh mendoj se Shqiperia fatkeqsisht nuk me perket me. Me duket vetja i tepert edhe pse kam kaluar kohet me te bukura atje. Nuk e di a do jem ne gjendje te suportoj kuriozitetin e njerezve atje, a do jem ne gjendje te konsideroj veten edhe njehere pjese e atij komuniteti.... Mahhhh Emigranti ka jete te dyfishte. I humbur midis 2 realiteteve. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hera e pare qe kam udhetuar jashte ishte kur kam qene 16 vjece. Isha me e vogla nga grupi me shoqet e mia. IShte shume emocionuese...pasi eksperienca qe do perjetoja atje me intrigonte. NJihja mjaft mire gjuhen. Kjo gje me ndihmoj goxha shume, pasi njoha shume njerez te rinje.
Ca shoqe te miat ishin te padalura shume ....keshtu qe kur benin dush kishin frike se mos ikte uji dhe ju mbetej dushi pergjysem. ose nuk dinin te perdornin rubinetat. Me vinte per te qeshur kur flisnin ne telefon me njerzit e tyre..."halle sto bene halle. Halle kam i ragazza ketu qe me ben me ridere" Nuk arrinin te benin dallimin nga gjuhet sepse ishin shume te emocionuara nga cdo gje e re qe i rrethonte.
Kujtoj ato drekat dhe darkat me persona qe nuk i njihja gjuhen e tyre dhe me 2 fjale gjermanisht qe diaj perpiqesha te merresha vesh.
PAstaj vizituam Romen. Me pelqeu! Me dukej sikur shikoje akoma ate madhestine perandorake te dikurshme. vatikani ishte nje gje e mrekullueshme.Se mendova se sa kohe, mund dhe pune ishte dadshur per ta bere te atille.
PAsi ketij udhetimi kane bere dhe shume te tjere perseri ne itali dhe secili prej tyre me ka ngjallur emocione te bukura.
Ndersa tani qe jetoj ketu nuk dua tja shoh bojen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

tu tuje, po tani sa vjeç je ? 17 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eis

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hapat e para qe kam ba kur kam ardhe ne emigrim ,kam hy ne pune si Dj pa pa ma ka pri Zoti mbare faleminderit tij,kam marre pak eksperienc ,masanena kena shku me ngritje ,katekadal edhe ma me ngritje tash jena ba krejt rehat /pf/images/graemlins/laugh.gif .Ishalla me jepet shpejt mundesia me ike prej ktu se skam nevoje ma per pare /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ishalla jua prin Zoti mbare te tanve dhe rehatoheni mire ne emigrim /pf/images/graemlins/smile.gif
Me rrespekt Vajze_Shkodrane
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Duke u munduar per tu larguar nga jeta e zhurmshme mbushur me ulerimat e MZ-ve,pluhuri,tymi i makinave,te rejat mbi sherret e fundit,pantallonave tip kauboj dhe flokeve tip "me shtrat"

Nga gjithe ata njerez te kombesive te ndryshme, vetem shqiptaret kan qene ata qe flisnin per sherre te tipit 'i rash ketij, i rash atij'. A thua thenien 'Grushti i pare gjysma fitores' e kemi fjale te urte popullore?
/pf/images/graemlins/laugh.gif

Sidoqe te jete nuk e di po mua nuk me rrihet pak pa u kthy kohe pas kohe ne Shqiperi. Kam akoma shume shoqeri atje dhe sa here vete vete me kenaqsi dhe kthehem pak si i deshperuar.

Mendoj se sado qe te integrohemi ne ndonje vend te huaj, prap identitetin e kemi te lidhur me vendin ku kemi lindur e jemi rritur.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

31 Gusht 1997. E mbaj mend shume mire daten, madje me duket se mbaj mend shume data nga ai vit... nuk e di pse... :rolleyes:

Ishim rreth 20 vajza e djem qe pasi kishim bere nje kurs per programatore te Inima, do te shkonim te punonim ne Itali. Me organizimin ishte marre nje italianke nga ato qe nuk iken nga shqiperia as ne shkurt te 1997...! merre me mend ç'lloj mund te ishte: e rrahur me vaj e me uthull, dhe normal qe na kishte blere bilete trageti ne grup keshtu qe po te mendosh cfare date ishte, na ra te sistemoheshim me gjithe bagazhe diku andej nga kuverta e Adriatikes... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ishim me fat qe deti ishte shume i qete, perndryshe do te kishim nxjerre perveç zorreve edhe organe te tjera te brendshme... /pf/images/graemlins/smile.gif Ne bord morem vesh per vdekjen e Lady Dianes, por kisha hallet e mia dhe nuk ma ndjeu aq per eren qe fiku qiriun e Dianes...

Kur mberritem ne Bari, u sulem per te bere kontrollin e pasaportave, ku ashtu si pritej na e nxorren qumeshtin e nenes pa harruar te na i kthenin valixhet permbys... ama hashashin qe kisha me vete s'ma gjeten dot lol /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kuptohet qe u vonuam aq shume saqe me zor e kapem trenin (e zakonshem) qe nisej per Rome, dhe kur me ne fund u futem ne tren, aty nuk kishim as ku te rrinim ne kembe jo me te uleshim... ishte dita qe u nisnin rekrutet ushtare! Medet, jo keq si pershtypje te para...

Nderkaq, organizatoret tane te nderuar derisa te na gjenin shtepite me qera, na sistemuan ne nje si tip kolegji, ku qendruam per nje muaj. Te gjithe shtuan nga 5 kile; tek menca gatuanin jo keq /pf/images/graemlins/laugh.gif Sa per argetim, kishim nje salle televizori, fushe volejbolli, table football (si ai qe kishin Joy dhe Chandler tek Friends) dhe bilardo... Asgje per tu shenuar gjate atij muaji, pervec lajmit te vdekjes se nene Terezes eklipsuar nga vdekja e lady dianes si dhe ne mos gaboj plagosja e Azemit (nje vit me vone, i kishin marre masat me mire ashtu si erdhen ngjarjet /pf/images/graemlins/frown.gif )

Pastaj me kujtohet dita e pare ne I&T; per nje jave do te benim nje lloj "rifreskimi" te njohurive qe kishim marre ne kurs dhe rrinim ne nje salle te veçuar, "koleget" tane italiane kalonin ne korridor per ne zyrat e tyre dhe hidhnin nga nje shikim nga ne te ngjashem me shikimin qe u hedhim ca kafsheve te rralla ne zoo... fillimi eshte i veshtire... me mbrapa çdo gje shkoi mire, per 6 muaj sa zgjati ishte nje eksperience e veçante perfshire dhe vendosjen e rekordit personal ne minesweeper /pf/images/graemlins/laugh.gif

Sa per hedhjen e monedhes ne Fontana di Trevi, eshte e kote, nuk u ktheva me ne Rome... megjithese... ku i dihet...?! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

17 mars 1997 mberrij ne brindizi
peshkarexhe 12mt 150 veta me detin 6 ballesh ne mezokanal.e mora vesh rrugen nje dite perpara keshtu qe s'pata kohe te pershendes askend.grumbullimi: na hypen ne nje kamion kafshesh na trasportuan ne plazh larg zonave te banuara me roje te armatosura qe s'duhej te lejonin te hipnin ata qe s'kishin paguar(pastaj doli qe gjysma e ketyre me kallash ne dore ishin shoke te mi (16vjec).u detyruam te futemi ne det nja dhjete metra per te hypur ne gomon,kjo na coi te skafi i kufitareve qe na coi tek anija.me zuri deti menjehere dhe mendoj se pas dhjete minutash ne barke kisha nxjerre edhe embelsiren e ditelindjes.na zuri deti 6 ballesh ne mezokanal, motorri humbi fuqi dhe kemi shkuar ne port te shoqeruar nga marina italiane.kur mberrita mbaj mend kontrollet e policise edhe ndarjen neper kazerma.
 

Guest
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] tu tuje, po tani sa vjeç je ? 17 /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Aty afer...
 

arbi

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Fillimisht postuar nga LR:
[qb]
Mendoj se sado qe te integrohemi ne ndonje vend te huaj, prap identitetin e kemi te lidhur me vendin ku kemi lindur e jemi rritur. [/qb]
:thumbsup:
 

Vals

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Gursht 1993, ne Sofie, Bulgari. Na priste autobuzi per te na cuar ne shkolle, ne jug te Sofies. Udhetimi ishte dy ore, takuam shume amerikane, ca bulgare. Me bente pershtypje menyra e sjelles, shume te cilter. Ate dite s'mbaj mend shume pervecse hengra gjerat qe me kishte dhene mami me vete. Dhoma e konviktit me pelqeu shume, ishte e imja. Te nsermen dola neper qytet me ca studente shqiptare te tjere. Ajo dite me dha sensin e plote te lirise, nuk e harroj kurre. Ambienti ne Shqiperi me ishte dukur gjithmone shume mbytes, nuk po prisja sa te ikja. Mu duk se rilinda per se dyti, aq sa nuk i mora ne telefn te shtepise per nje jave. Harrova! Me vone mami qe me berdiste e merakosur qe nuk u kujtova per ta. Me vone, shume me vone e kuptova se c'ndiente.
Pas dy vitesh atje mu merziten dhe shqiptaret, nderhyrjet, thashethemet, dhe ambienti e shkolla me dukeshin shume te vegjel. Me doli bursa per ne Amerike dhe aty isha vetem fare. U ndjeva shume mire se asnjehere s'e kam aptur problem te jem vetem. Kur mbarova u ktheva ne Shqiperi dhe isha rritur, me kishte marre malli per Shqiperine dhe ja kalova shume mire ato tre vjet qe ndejta, bera shume shoqeri dhe komplekset e te ikurit nga ambienti shqiptar me ishin larguar.
Ne 99 u ktheva prape ne Amerike dhe tani shkoj vetem per pushim ene Shqiperi nga nje here ne vit. Jam ambientuar aq mire ketu dhe kam goxha shoqeri sa ai tre javesh qe kaloj ne Shqiperi ne vere eshte majft per mua. Me merr malli per prinderit shume, per gallaten qe behet atje, po jam realiste dhe e di qe nga ana profesionale nuk do doja te isha kurre ne Shqiperi, ndoshta ngaqe e kam provuar dhe arrita limitet.

Hapat e pare jashte: mabj mend diellin, te rinjte e moshes time, muhabetet e lirshme, ndrojtejn e fillimit dhe nje sens lirie te papare.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hapat e pare jashte: mabj mend diellin, te rinjte e moshes time, muhabetet e lirshme, ndrojtejn e fillimit dhe nje sens lirie te papare.
Fiuuuuuuuuuuuu Fiuuuuuuuuuuu,ovacione ne salle,duartrokitja dhe broherima elektrizuan dhe anetarin me te fundit te AF-se /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nderkohe Blendi thithi fort cigaren dhe me cepin e menges fshiu lotet dhe jarget qe po i pershendrisnin fytyren /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S
Just Kiding /pf/images/graemlins/wink.gif
 

@d@

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hapat e pare si mbaj mend edhe aq shume se kisha cik frik.Ajo qe skam per te harruar kurre ishte bursa e majme, /pf/images/graemlins/laugh.gif ehhh sa me mungoje ato hapa te pare /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

KORCARIA

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hapat e pare skam per ti haruar kurre .Ishte 22 dhjetor -5 ne doganen greke te degjeneruar 10 ore ne makine mamke cfare te ftohti.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

...Lash gjimnazin pergjysem per te ardhur ne Amerike me 97 (isha 17 vjec pa 17 dite). Me vjen kaq keq per veten tani kur mendoj fillimin...; I don't care sa here me thone prinderit qe u poqa para kohe, athere isha akoma femije. Nuk me priten as prinderit, as te 'afermit' e larget, as te 'njohurit' e huaj; isha vetem. Prinderit qe kishin vizituar vendin me pare, me kishin gjetur nje gjimnaz privat ... te tjerat i kisha vet mbi kurriz. I mora inat (prinderit) ne fillim pasi as gjimnazin nuk ma kishin gjetur te hajrit... ishte i ngritur ne nje qyteze 30,000 banoresh me qyteza prej 30,000 banoresh perreth ... e urreja cdo pellembe te atij qyteti. Sedra nuk me linte te deshtoja; iu ngula mesimeve se cdo moment i lire me bente te mendoja ate qe s'kisha me vete, ate te ciles iu largova me vrap, ate pjese jete histori. Oh, kam jetuar me host-families (in case u were wondering ku e vija koken nates). Disa mu bene miq, disa ...
E gjeta veten pak nga pak pasi fillova te larten, nderrova qytet dhe mendova se s'kishte vajze me te lumtur se une kur hyra ne konvikt e ikja e vija kur te ma donte qejfi (pamvarsisht se per cdo pushim shkolleje adoptohesha prej familjeve te shoqeve te mia sa andej e sa ketej ...te pakten kam pare shume pjese te Amerikes).
Tani kam 7 vjet e ca ne Amerike, e dua si vendin tim, e dua se refuzoj t'i fus vetes negativitete pa rrugezgjidhje. Ne Shqiperi shkova per vizite vec nje here gjate ketyre viteve dhe u zhgenjeva se tepermi. Dua te jem e lire prej paragjykimeve, harbutesise, njerezve te rendomte... te mirat qe lash me kishin len shendene. ...Tani mundohem te shijoj cdo min. te jetes time ketu dhe shpesh vazhdoj te mos i shmangem dot imazhit tim te deformuar te realitetit shqiptar; 'realitet' ideal qe me ngroh ndjenjat e 'patriotizmit'.

Ju uroj te gjitheve jashte memedheut nje jete sa me te qete shpirterore!
 

I love new york

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hapat e pare jashte shtetit une i hodha nje dite vere ne 1994, ne Zvicer, Gjeneve. U mrekullova dhe edhe sot e ksaj dite e kam Zvicren nje nga vendet me te preferuara per pushime. une isha me pushime, ndenja 3 jave tek ca miq te familjes dhe kam kaluar mrekulli. pas disa vitesh kam shkuar edhe 4-5 here te tjera ne Zvicer dhe pothuaj kam shetitur gjithe vended kryesore qe nag Zurich etj.
Me pas ne 96 shkova ne Angli, ne Londer per nja 3 jabe prape me mushime. krejt ndryshe, metropol i vertete. Dhe ne 98 erdha ketu ne NY ku jetoj prej gati 7 vjetesh. si cdo vend ka te mirat dhe te keqijat e veta gjithsesi une mendoj se ka me shume te mira.
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Ket temen se kisha pa ,lexova ca mesazhe , se s pata nerva me i lexu te gjitha . per mua fillimi ka qen shume i bukur , pasi i kisha te gjitha gjerat e rregullume, konviktin , unin, pastaj apartamentin e kishim cuna goca bashke , 15 veta qe kane dhoma teke ,por ndajne tualetin , dushin,guzhinen .do ,s do te duhet me fol me robte , pastaj nqs jane te huaj te gjithe miq duan te bejne se s jane ne shpi, por me vone me kalimin e viteve , jom bo 5 vjet tani te cahet trapi totalisht sepse i di gjithe lokalet , te njetat fytyra ne uni, s ke me nerva per party te pernatshme , i sheh gjonat me sy tjeter dhe vajtja ne Tirone sa vjen e bohet me e kendshme , sidomos persa i perket action, robve, talljes te trapit, mundesive qe ketej nga Austria per pune , leke te modh si ke . Una vita da mediano ,(thote ai i modhi aty se gjonat i kena shekullore ), te ofrohet ketej nga perendimi . Por ne pergjithesi kshu eshte kudo ne Europe ,se e kom leviz te gjithe , fito sa per te jetuar jo per te shijuar .

ndersa persa i perket atyre llogjeve te pleqve tane ne tirone shih ate ka fillu pune aty ,ketu er daje bi llafi i pune si asistent ne uni s merr kurre me shume se 2000 euro , ca trapin do besh me i llaf me 2000 euro kur vetem makina do 500 euro ne muaj, 1000 euro qiraja e shpise.

eshte e veshtire per ne tironsat pseudo te ngritur , se na nisen te shpise per me bo i shkolle te hajrit , me gjet noi mundesi ketej me u kap , por mundesite qe te ofrohen jane per mua te pakten , teper te pakta.

hajt shnet
 

b.k.

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

- Pyet ti.
- Jo mua me vjen turp.
- Kush eshte adresa?
- Nuk e di. Une them te mberrijme njehere ne qytet, pastaj shohim e bejme.
....

- Hajde zbresim ketu nga autobusi.
- Jo. Shoferi tha qe qyteti eshte stacioni i fundit.
- Sbresim ketu. Ku jemi ketu?
- Kur se di ku jemi, pse thua te zbresim. Shoferi tha eshte stacioni i fundit.

....

Mberritem ne qytet, dhe pas 2-3 ore levizjesh ne kembe me valixhe, dhe sorrollatjeve ne 10 zyra, me ne fund nje fytyre me nje buzeqeshje te paharryeshme tha.- Uaaaa, po ku keni qene, ne po ju prisnim dje.


1998, nder muajt me te bukur te jetes sime.
 
Top