Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Kenti

Primus registratum
Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Isha kurios te dija hapat e pare qe keni bere kur keni arritur ne toke te huaj.
I referohem ne pergjithesi atyre qe nuk kane pasur te aferm atje ku shkuan.
Une personalisht me keshillen e nje italiani ne tirane shkova ne itali ne nje qytet ne veri per te studiuar.
Problemi ishte se nuk kisha asnje te aferm atje.
Gjeja e pare qe bera.Prenotova nje ostel me internet nga tirana.
Keshtu ndenjta 1jave ne ate ostel.Gjate asaj kohe kerkova nje shtepi per tu sistemuar.
Personalisht ka qene veshtiresia ime me e madhe qe te gjeja shpi ne 1 jave kohe sepse sic e dime nuk eshte kollaj per extrakomunitaret.Tani u bene gati 4 vjet qe jam ketu dhe e ndjej veten pak si ne shpin time...Rradha juaj tani /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

po mire ne qe kemi shkuar me familjen,lejohemi te pergjigjemi? :tipsy:
Une s'kam dashur te vija ketu ne Amerike, po c'ti bej mamit qe i doli llotoja :smash: Sot, pas 3 vjetesh,them qe kam bere mire,sepse nga ana profesionale ka shume me teper mundesira,ndersa jeta sociale eshte per t'u qare hallin.Me qan syri per cik gallate shqiperie.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Join the club Nadia /pf/images/graemlins/wink.gif

Une po bej 8 vjet dhe prape nuk ndihem ne shtepi..... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Une kam dale jashte Shqiperie per here te pare ne vitin 1985, kur kam shkuar ne Greqine fqinje per probleme shendetesore. Isha i vogel ne moshe por menjehere dallova diferencen mes Shqiperise dhe perendimit. Mbeta vertete i mahnitur dhe reagova direkt tek gjyshja ime qe me shoqeronte duke e pyetur qe pse ne nuk kemi keto kushte, keto ushqime, keto lodra...dhe me kujtohet njekohesisht reagimi i saj impulsiv qe me tha: Nuk ka si Shqiperia... ndjeva qe ishte vetem perralla e rradhes ajo qe me tha ime gjyshe.

Kujtoj kthimin e tmerrshem ne atdhe i cili fillonte me doganen e perbere prej nje tufe hajdutesh ordinere, kujtoj qe mbi 50 kushurinj (perfshire ata te rrangut te trete) me pritnin ne Rinas me idene per te marre ndonje peshqesh. Kujtoj qe ne ate rast njoha gjithe fisin :eek: (sa i madh qe ishte mor xhanem :lol:
 

Guest
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Une i lashe 5 vjet, qe kam ardhur..
Kur jam ketu, ndihem ne shtepi,kur shkoj ne Tirane, prape ndihem ne shtepi..dhe keshtu anasjelltas, jam me dy shtete dhe me dy shtepi..tironse - gjermonce.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ardhjen dhe ambjentimin, nuk e pata shume te veshtire, se me priten te aferm,por ndryshimi qe pash, ishte si nata me diten..duke dashur aspkak te karahasoj Tiranen me naten dhe Gjermanine me Diten(pasi sado i madh te jete ndryshimi..e dua vendin tim)..
por sa per ide ndryshimi e bej kete krahasim..
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Me kujtohet si sot , gati 10 vjet me parre nje e nxehte, lageshtire qe te merrte frymen ne NY dhe une gjimnazizt qe thoja me vete ku kam ardhur . Ika ne kohe te veshtire kur ne Shqiperi isha ne mes te gjimnazit , kisha nje shoqeri fantastike dhe kaloja mrekullushem . Fillimi jashtezakonisht i veshtire , gjerat kane qene shume ndryshe ne ate kohe , te behej zemra mal kur njer ne vit takoje ndonje shqiptar ............... sa gjera kane ndryshuar qe atehere . Nga ana profesionale mundesite nuk mbarojne ......... ana sociale hajde shtyje ta shtyjme .
 

xhoni

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Kam ardh me gomone para 8 vjetesh.Gjeja e pare qe kam pare ishte sonda e brindizit.keshtu i thoshin skafistat.zbritem ne ca shkembinj dhe beme gati 2 ore ne kembe.pastaj na moren ca furgona dhe drejt e ne stacion te trenit.kur e kujtoj udhetimin me gomone me dridhet mishi edhe pse te tjeret ketu me thonin se ja kisha kaluar mire ngaqe kisha ber vetem tre ore rruge ne gomone kishte nga ata qe kishin ndenjur me ore te tera ne det.
nejse .nja dy tre muaj rrugeve me ca shoke,fli ketu e fli atje deri sa avash avash u stabilizova me pune dhe shtepi.tani jam mire shyqyr Zotit
 

mariza

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Une kam dal jashte Kosoves ne vitin 1985,per here te pare te jetoj jashte pernje kohe te caktuar. Isha gjimnaziste kisha shoqeri te mrekullueshme .....fillim shume i veshtire :cry: :cry: :cry:
çdo gje kisha atje por me mungonte prap çdo gje
Ato mementet e mallengjimit edhe pas shume vitesh kur ti rikujtoj jane te pa pershkruara......
(tani jam ne shtepine time) :shrug: :thumbsup:
 

ola04

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Me pak fjale und te themi qe Shqiperia eshte :lol: :rockband: :thumbsup: dhe Perendimi :confused: :eek: :book: :shrug:
 

regele

Forumium maestatis
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Teme interesante, por dhe pak e dhimbshme!

Une kam dale per here te pare me 1994! Fillimi ishte i veshtire, megjithese bera shoke dhe ia kalova mire me pas! Pas 7 vjetesh u ktheva per te jetuar ne Shqiperi, gje e cila mu duk e veshtire, per shume arsye personale!
Me pas emigrova per here te dyte dhe besoj se kjo do te jete here e fundit (ose e parafundit /pf/images/graemlins/smile.gif ) qe e bej! Hera e dyte ishte shume me e thjeshte per mua! Kisha nje fare eksperience! Ndjehem mire, madje jam ndjere mire kudo ku kam vajtur!
Ndoshta kjo do te jete shtepia ime, pavarsisht se nje pjese te zemres do ta kem gjithmone ne Shqiperi.

Pershendes te gjithe te rinjte shqiptare qe per nje arsye apo tjeter jane larguar nga atdheu dhe jane detyruar te perplasen me veshtiresi nga me te ndryshme, te cilat moshataret tane te huaj nuk i kane njohur apo imagjinuar ndonjehere! Te jini krenare per kurajon e treguar dhe mos harroni kurre qe mbi te gjitha jeni shqiptare!

God bless you all!
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Fillimisht postuar nga ola04:
[qb] Me pak fjale und te themi qe Shqiperia eshte :lol: :rockband: :thumbsup: dhe Perendimi :confused: :eek: :book: :shrug: [/qb]
Pikes i ke rene Ola /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kenti

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Pothuajse te gjithe pervec xhonit keni dal pak jashte teme.
Une isha thjesht kurioz per te pare hapat e pare qe keni bere jasht atdheut dhe jo per te krahasuar ku eshte me mire me jetu.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

m'duket se paskan ardh te gjithe si bosa dhe e kan gjet shtru me lule,qe spo shkruka njeri ktu :shrug:
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Fillimisht postuar nga Creed:
[qb] Pothuajse te gjithe pervec xhonit keni dal pak jashte teme.
Une isha thjesht kurioz per te pare hapat e pare qe keni bere jasht atdheut dhe jo per te krahasuar ku eshte me mire me jetu. [/qb]
Atehere tema do kthehet ne dicka akoma dhe me te rendomte."Erdha ne nje vend te huaj, s'njihja askend,gjeta nje pune,fillova shkollen,mezi gjeta shtepi se veshtire tu jepet shtepia emigranteve,me merrte malli per te shtepise...etj etj".E sigurt qe ke kuriozitet te degjosh te njejten histori me dhjetera here?
 

ados

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Nadia, po burre a gjete, kete me rendesishme nuk na e the?
 

ados

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Une kam dale jashte ne 1992, ne greqi dhe mbas 1 jave ne melburne te australise.Shume mire atje por larg,derisa u njoha me gruan time te pare gjermane, dhe vendosem te kthehemi ne gjermani. Tani jetoj ne berlin, shume i kenaqur dhe indipendent
 

soni2

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

une me 99 filova kurbetin
si fillim Brindizi (Marinar me nje anije)
ik e sillu anej anej sa ne lecce sa ne brindizi
fillova rrugen e mare edhe nje dite te bukur me kapen Guardia di finanza e me rrafen aq fort sa sdo ta harroj kurre ,edhe me shkyen matrikullen ene me vune ne la vikinga (qe beri 6 -7 ore per te ardh ne durres), ke shpija lale kshu ma bone.
heren e dyte ika prape me te njejten anije po i fshehur dhe zbarkuam ne Mola di Bari
(kishim nja 200 kosovar me vete)
ne ikem me makina kurse kosovaret sdonin te paguanin mo dolen haptazi(oj te plasun polizia carbinieri e guardia di miei c*****)
si endacak ne lombardi sa ne shoke e ne kushurinj ene nji ti hyp trenit edhe ku te dali)
ne France u ndala se kisha nje kushuri me tregoi se ku duhej te rregjstrohesha (ne prefekture)ene me la nja 200 meter larg.
aty filloi aventura ime si kerkues azili duke jetuar neper qendra per te rinj(foyer)pa dokumenta pa leke e pa njojtur askend
avantazhi i vetem ishte se pata bere ne shkolle frengjisht dhe nuk ishte aq e zorshme ta flisnja gjuhen .
problemet jane te shumta por shoqeria apo famija te ndihmojne (nqs se ke)ndersa per ato qe ja kane arritur vetem ju heq kapelen se me te vertete eshte pak veshtire te ambjentohesh me zakone gjuhe e jetese .
avantazhet e tjera ishin se diskriminimi rracial ne pune nuk ekzistonte hapur dhe nuk kishte asnje diference me nje tjeter nqs ishe i shkathet .
mundesite jane te shumta duhet vetem vullnet per te mesuar dhe deshire per tja arritur .
 

LUCIFERI

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Edhe une si shume te tjeret ika ne Zvicer ku jetoj tani 11 vjet. Ketu u punsova, gje e mire se e ndihmoj familjen ne Kosove. Hapat e pare jane te rendesishem per çdo njeri, dhe mvaret se si i prine fati por mua me brengosin hapat qe do vijojn... shkurt mendoj si teper per ardhmerin... ketu ne Zvicer, ne Kosove, te martohem me nje vajze shqiptare, apo te vazhdoj me te dashuren qe eshte Ruse... Pune e veshtire te jesh Shqipetar! Sidoqoft ju Uroj jete te lumtur te gjithve kudo qe jeni.. tung
 

xhufipatufi

Primus registratum
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Une po bej reth 10 vjet qe jetoj ne Greqi,qe ne moshen 10 vjecare.Fillimi si per c'do njeri i veshtire.Pa ditur nje fjale te greqishtes,pa shoqerine qe kisha.E mira ishte qe kisha familjen prane.Diten e pare qe shkova ne shkolle nxenesit e tjer me shikonin ca me cudi,ca me tallje nga ajo qe nuk kuptoja greqishten por edhe qe isha shqiptare.Hera e pare qe ndjeva VETMINE.Tani jam ne universitet grek,mire nga c'do ane dhe ata qe me tallnin me shikojn akoma me cudi...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut

Hera e pare jashte ka qene ne 1999, Sofia ne Bullgari. Isha e shoqeruar me njerez qe e njihnin vendin, kam bere mikun e pare nderkombetare. Kurioze per cdo gje, por pervec rregullit ne kryeqytet, qe Tirana ne ate kohe nuk e kishte, s'ndjeva shume ndryshim.
Me pas Budapest. Ndryshimi i madh. E adhuroj ate qytet, edhe pse njerezit dhe sot me duken te cuditshem. Shume te qete, gati me bezdiste. Kujtime te mrekullueshme prej studenteje turiste.
Ajo qe me ka bere pershtypje eshte se kur u ktheva ne Shqiperi, me dukej sikur ishin shembur ndertesat. Cdo gje me dukej e vogel dhe sikur nuk ishte aty. Per nje jave jashte, m'u deshen dy jave te marr veten.
Hera e pare qe kam dale jashte vetem vetem (me nje person tjeter por ate e mora une per dore) ishte kur shkova ne Angli. Ka qene pak dite pas 11 shtatorit, keshtu qe ate dite ma kane kontrolluar nja 20 here pasaporten edhe tek dera e avionit. Avioni zbriti ne oren 10 ne Heathrow dhe pritem shume per valixhet. Me pas ne dalje te aeroportit, nje burre na pyet ku po shkonim dhe kur i thame destinacionin na tha se autobuzet per atje kishin mbaruar dhe do ishte me mire te merrnim nje taksi. Hhahahahahaha. Taksia per atje vente nja 150 pound minimumi, rreth 250 euro sot. Ky qe kisha me vete u nis, kurse une thash: prit te shohim njehere tek stacioni i autobuzit dhe me pas po na thane se s'ka me autobuze, shkojme me taksi. Autobuzi nisej 15 minuta me vone dhe ishte gjysem bosh.
Kur mberrita ne qytetin tim, frynte shume ere dhe pas nje xhiro lart e poshte me taksi zbulova se formularet per dhome nuk kishin mberritur kurre dhe asnjeri nga ne s'kishte dhome. Si perfundim na futen ne nje emergency guest room, ku rash per te fjetur nga ora 3 pa e pasur idene ku isha. Te nesermen gjeja e pare rregullova dhomen. Ma caktuan ne qytet, jo ne kampus. Sa inat e pata, as e kisha idene se do dashurohesha pas asaj shtepie dhe pas atyre njerezve. Valixhja ime u mesua vete me rruget e qytetit. Ditet e para nuk e gjeja dot shtepine. Me ngaterronte fakti qe detin atje e kisha ne jug ndersa ne Shqiperi e kemi ne perendim, keshtu qe e lexoja harten gabim. /pf/images/graemlins/laugh.gif Shtepia ime ishte njelloj si gjithe shtepite e lagjes, keshtu qe e vetmja menyre per ta dalluar ishte nepermjet shtepise ngjitur qe kishte nje statuje ne hyrje. Me pas te perfshin rutina.
Sot jam bere bredharake e keqe fare, mos me lesho ne rruge se ta gjej adresen dhe pa pas qene as edhe nje here.
Jeta eshte shkolla me e mire thone... :rolleyes:
Sa per krahasimin me Shqiperine, nuk ka krahasim! Jam duke pyetur veten se cfare me ben te rri ketu... dhe s'ka te beje me big fish in a small pond, ka te beje ndoshta me ate qe ndodhet ketu e qe s'e marr dot me vete, ndoshta ka te beje me faktin se kemi nje menyre te menduari qe e kushtezuar nga rrethanat ne te cilat jemi rritur na ben ndryshe nga te gjithe, ndoshta ka te beje me faktin se duke qene se s'e pata te veshtire te ambjentohem jashte, e kam me te veshtire te ambjentohem brenda dhe per kete te ndejturit ne Shqiperi perben nje sfide, ndoshta te gjitha bashke... :shrug:
 
Top