Re: Hapat e pare qe keni bere jashte atdheut
Hera e pare jashte ka qene ne 1999, Sofia ne Bullgari. Isha e shoqeruar me njerez qe e njihnin vendin, kam bere mikun e pare nderkombetare. Kurioze per cdo gje, por pervec rregullit ne kryeqytet, qe Tirana ne ate kohe nuk e kishte, s'ndjeva shume ndryshim.
Me pas Budapest. Ndryshimi i madh. E adhuroj ate qytet, edhe pse njerezit dhe sot me duken te cuditshem. Shume te qete, gati me bezdiste. Kujtime te mrekullueshme prej studenteje turiste.
Ajo qe me ka bere pershtypje eshte se kur u ktheva ne Shqiperi, me dukej sikur ishin shembur ndertesat. Cdo gje me dukej e vogel dhe sikur nuk ishte aty. Per nje jave jashte, m'u deshen dy jave te marr veten.
Hera e pare qe kam dale jashte vetem vetem (me nje person tjeter por ate e mora une per dore) ishte kur shkova ne Angli. Ka qene pak dite pas 11 shtatorit, keshtu qe ate dite ma kane kontrolluar nja 20 here pasaporten edhe tek dera e avionit. Avioni zbriti ne oren 10 ne Heathrow dhe pritem shume per valixhet. Me pas ne dalje te aeroportit, nje burre na pyet ku po shkonim dhe kur i thame destinacionin na tha se autobuzet per atje kishin mbaruar dhe do ishte me mire te merrnim nje taksi. Hhahahahahaha. Taksia per atje vente nja 150 pound minimumi, rreth 250 euro sot. Ky qe kisha me vete u nis, kurse une thash: prit te shohim njehere tek stacioni i autobuzit dhe me pas po na thane se s'ka me autobuze, shkojme me taksi. Autobuzi nisej 15 minuta me vone dhe ishte gjysem bosh.
Kur mberrita ne qytetin tim, frynte shume ere dhe pas nje xhiro lart e poshte me taksi zbulova se formularet per dhome nuk kishin mberritur kurre dhe asnjeri nga ne s'kishte dhome. Si perfundim na futen ne nje emergency guest room, ku rash per te fjetur nga ora 3 pa e pasur idene ku isha. Te nesermen gjeja e pare rregullova dhomen. Ma caktuan ne qytet, jo ne kampus. Sa inat e pata, as e kisha idene se do dashurohesha pas asaj shtepie dhe pas atyre njerezve. Valixhja ime u mesua vete me rruget e qytetit. Ditet e para nuk e gjeja dot shtepine. Me ngaterronte fakti qe detin atje e kisha ne jug ndersa ne Shqiperi e kemi ne perendim, keshtu qe e lexoja harten gabim. /pf/images/graemlins/laugh.gif Shtepia ime ishte njelloj si gjithe shtepite e lagjes, keshtu qe e vetmja menyre per ta dalluar ishte nepermjet shtepise ngjitur qe kishte nje statuje ne hyrje. Me pas te perfshin rutina.
Sot jam bere bredharake e keqe fare, mos me lesho ne rruge se ta gjej adresen dhe pa pas qene as edhe nje here.
Jeta eshte shkolla me e mire thone...
Sa per krahasimin me Shqiperine, nuk ka krahasim! Jam duke pyetur veten se cfare me ben te rri ketu... dhe s'ka te beje me big fish in a small pond, ka te beje ndoshta me ate qe ndodhet ketu e qe s'e marr dot me vete, ndoshta ka te beje me faktin se kemi nje menyre te menduari qe e kushtezuar nga rrethanat ne te cilat jemi rritur na ben ndryshe nga te gjithe, ndoshta ka te beje me faktin se duke qene se s'e pata te veshtire te ambjentohem jashte, e kam me te veshtire te ambjentohem brenda dhe per kete te ndejturit ne Shqiperi perben nje sfide, ndoshta te gjitha bashke... :shrug: