Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Jacky

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Ky eshte nje pjese e artikull qe eshte marre nga gazeta Panorama lidhur me temen qe eshte hapur.
Gejxh, mbledhje në Dropull, ku ishte dhe Xhoana
Mund të shtoheshin edhe pyetje të tjera, që kanë krijuar dyshime për këtë politikë. Përse, fjala vjen, iu dha leje Nikolas Gejxhit të bëjë mbledhje me banorët e Dropullit? Me çfarë statusi paraqitet në Dropull zoti Gejxh dhe bën lirisht mbledhje me banorë? Kryeministri mund të pyetej edhe për gjëra të tjera, psh., a është e saktë se bashkëshortja e tij, së bashku me shoqen e saj, zj.Kostandina Bezhani kanë qenë të njohura më parë me zotin Gejxh në Athinë? A ka dijeni zoti Kryeministër se zoti Gejxh është mik i zotit Kokalis, që është një nga investitorët më seriozë në Shqipëri, sidomos për banka e celularë? A e di zoti Kryeministër se zj.Bezhani ka qenë aktiviste e të djathtëve në Athinë gjatë zgjedhjeve në Greqi? Kush ja prezantoi atij për ta bërë atë zëvendësministre, Gejxhi apo Kokalis? A është takuar në Athinë z.Nano dhe bashkëshortia e tij me z.Gejxh? Kur z.Nano formoi Qeverinë, a e ka pyetur në telefon zj.Bezhani, në atë kohë në Athinë, se cili i pëlqente asaj për ta bërë ministër të Drejtësisë? A ishte ftuar ajo në dasmën e zotit Nano dhe cilat ishin peshqeshet e saj? A i ishin dhënë asaj goxha truall në Ksamil, ndoshta në vendin më strategjik, ku qëndronin motoskafët e repartit kufitar?
 

zog

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

jacky, nano duhet ta kete parasyve diçka krejt tjeter, mendoj une; qe krye-mjeshterit te tij, enver-diktatorit, e i boni gruja burg. e pra ket duhet ta mbaje hale ne sy.

ndryshe do t'ja shqyejne te burgosmit nusen e re.

ne ato maja ripa-ripa nje here ma hipe e nje here ta hipa - thote popllni yne heroiko-katnaro-punonjes.


ps; alegori fushe.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

ATHINE (9 Tetor 2003)

Sipas raportit secret të policisë greke, të cilin e nxjerr në dritë gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatë dy viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese dhe aferat përkatëse kanë shënuar gjatë periudhës në fjalë një rritje prej 100 përqind. Raporti ka shqyrtuar vetëm rastet që i përkasin zonës së gjerë të kryqytetit dhe rrethinave të tij, për të kumtuar përfundimin se në këtë zonë krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe të mëdha, me më shumë se 100 pjesëtarë. Në trafikun e drogës është konstatuar rritja e bashkëpunimit ndërmjet trafikantëve grekë dhe karteleve kolumbiane të drogës, por edhe grupeve të organizuara në Holandë dhe Spanjë.

Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndërmjet trafikantëve grekë dhe atyre shqiptarë, kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të heroinës. Një tjetër biznes tepër fitimprurës është ai i kontrabandës së cigareve. Shumë nga rrjetet e prostitucionit preferojnë t'i investojnë fitimet e tyre në bursën e Athinës, vërehet në raport.

www.BBC.com
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

po mire mo njerez, kur s'keni me ca merreni ja fusni me thashetheme tek faqja politke ju?
xhoi shkrete ashtu e ka pas emrin qe kur ka lind. gjeti nje trap si Nano, dhe si nene e vetme qe eshte, pa burrin dmth, kishte nevoje per dike me pare, dhe mire ben qe po e rrjep butesisht Nanon.
ajo eshte goce e urte "relativisht" e shkreta. jemi rrit me i ven, kshu qe jam shume e sigurte qe ajo nuk eshte ne ate shkalle inteligjence sa te mund te jete agjente e grekerve. s'ka burre ne bote te me bindi per te kunderten.
shume shume, mund te jepte hipokrite ndaj ndjenjave qe tregon per Nanon, po a eshte rehatu ajo dhe cuni i vet, kush po pyt per me shume politike? xhoi s'eshte noi goce politikane qe te nderhyje ne qeverisjen e Nanos, dhe Nano eshte aq fodull, sa te mos i marri mendim grus vet per cfare po ben. pse i ngaterroni punet kot????
lejeni xhoin ti shijoje keto dite per sa kohe Nano eshte akoma ne jete e ne aktivitet politik (megjithese besoj se i ka mbush aq xhepat sa te plaket i qete, pa kokecarje ekonomike).
 

Jacky

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Po si mendon ti La douce me kete llogjike mund te mbahen keta njerez ne pushtet.Ne te gjithe e njohim Join qe ishte nje emigrante e thjeshte qe ka jetuar ne Greqi per 10 vjet.Po pas marteses qe pati me Tosin u be papritur biznesmene shume e fuqishme me agjenci udhetimesh Joi Travel dhe tani ka agjenci udhetimesh me helikoptera qe jane prodhuar ne vitin 2002.A nuk mendon se po beni nje kontraste shume te madhe Joi bukuroshja e trishtuar nga fatkeqesit e jetes se saj nderkohe dihet qe populli i thjeshte ben nje sakrifce te sforcuar per mbijetese.Keshtu qe here tjeter mos qaj hallin e Joit dhe mos e quaj te shkrete por i shkrete je ti dhe gjithe populli Shqiptare qe ka keta njerez ne pushtet.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

jacky ti me qafsh hallin mua se s'me njeh e para, e s'jam e shkrete hic, ne asnje kuptim!
e dyta, eshte tjeter gje te jesh biznesmene dhe tjeter gje agjente sekrete.
asaj bravo i qofte qe ja arriti asaj qe ka arritur, aftesi eshte. sa per popullin tim, nuk ishte fare argumenti qe po diskutohej.
mundohu mos ti ofendosh te tjeret te lutem!
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

La Douce ia ke fut KOT, nuk e ke kuptuar fare thelbin e kesaj teme... :smash:
 

marko

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Un kam fakte te pakundershtueshme qe Sala eshte agjent i UDBse.
Po ndodhi dicka, do i bej publike.

Une kam fakte te pakundershtueshme se Pjeter Arbnori eshte agjent i Sigurimit.
po ndodhi dicka, do i bej publike.

Une kam fakte se gruaja e (hell te gjitha grate e politikaneve) jane agjente te KGBse.
Po ndodhi dicka do i bej publike.

Une kam fakte te pakundershtueshme qe Gene eshet agjent i sherbimit sekret kinez.
Po ndodhi dicka, do i bej publike.

Une kam fakte te pakundershtueshme se Abdi Baleta eshet agjent i Vatikanit (?!)
Po ndodhi gje, do i bej publike.

Une kam fakte se Alibaba eshet agjent i Mossadit.
po ndodhi gje do i bej publike.

Une kam fakte se marko eshte agjent i Tibetit.
Po ndodhi dicka. do i bej publike.

Ca muhabete leprash qe bohen ktu ndonjehre.
Ciu, ciu, ciu!


P.S. Edhe po qe, turp per ju qe jetoni atje ne Shqiperi qe ju ka hudhe hi syve dhe ju ka fut gishtin, se Nanon nuk e votva un nga Amerika, se kam 7 vjet pa shkel ne Shqiperi, po vete e votuat dhe vete e sollet ne pushtet.
Kush ua ka fajin?
Jau paska fut agjentja e Grekut, pse ankoheni per Nanon atehere? Ai te pakten dhe gjosen dhe pare, po ju?
 

babi

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Jam dakord me markon per sa i perket kotesise se kesaj teme, por edhe gjithe ai mllef kunder nesh qe jetojme ketu, me duket pak i eger.

Mire e ke thene Marko, Tosi i ka te dyja e ne asgje.

Ja qe duhet ta pranojme qe ndonjehere marrim persiper te diskutojme tema qe nuk mundemi per shkak te paqartesise qe i rrethon ato, por nuk na le rehat delli llafazan shqiptar.

Sa per Xhoin, si fenomen nuk ka as me shume as me pak se shume e shume fenomene qe ndodhin perdite ne Shqiperi kuptohet ne "dhomen e V.I.P-ave".

:book:

p.s megjithse dua ta them nje opinion personal -qarravitja e saj ne publik eshte e tepert
 

marko

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Aspak mllef miku im, kur i them ato fjale, ki parasysh se mua nena e baba me jetojne ende ne Tirane, pensionista.
Ta kam llafin se me duket si xhelozi grash mehalle, dhe nje ndjenje papergjegjesie, a thua se nje "agjente greke" eshte fajtore per gjithshka i kemi bere vetes.
Eshet shume kollaj tia hedhesh te tjereve fajin, po shkaqet me pare duhen kerkuar ke vetja.
Prandaj miku im, ne fund te fundit, nese e do shumica (Nanon) mbaroi filmi, kjo eshte demokracia, vullneti i shumices.
Mua me vjen inat pasi po te isha atje, do votoja, dhe do heshtja, pasi u munda me vote.
nuk mund tu imponosh te gjithve mendimet kjo eshte kryesorja.
Xhoi eshte bishti i kavallit, dhe sikur te ishte agjente Greke, dhe sikur ta terheqe prej hund Nanon, ai vend nuk eshte me ne komunizem e diktature, prandaj ke paralament, apo te gjithe deputetet po ashtu kane gra agjente?
nano vetem nuk ben do gje, se sistemi eshte i tille, qe i duhet ti kaloje te gjitha ne parlament.
Atehere, te gjithe me gra te shitura qwenkan?
Po ata qe sot e ksaj dite betohen per koken e Nanos, dhe ata te shitur jane?
he pra ktu ta kisha llafin, aspak mllef, por duhet pare shoqeria me sy realist, dhe te hiqet dore nga kulti i individit, se Nano, po mos kish mbeshtetjen e llafazaneve ketu nuk do bente dot xhap, jo Xhoin, po perenine te kishte grua.
Te gjithe kta qe folin, po tu ofronte Nano nai post dogane, do i shkoshin Xhoit me peshqesh ke shpia, po ho.
Kjo me shqeteson mua, hipokrizia.
Gjithshka, madje dhe dyshimi duhet ushtruar me te njejten mase, per te qene objektiv.
Dr Berisha e ka gruan malazeze ose serbe, dicka e tille.
Pse ne rastin e tij, "harrohet" te permendet kontrabanda e naftes, takimet e Gazidedes me Arkanin, trazirat sa here Kosova ka probleme, cuarja e Shqiperise ne lufte civile, etj etj?
A te duket e drejte ty kjo?
Lame koqen e nomit, duke u mor me grate e dynjos.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

meqense kjo teme po shnderrohet ne thashetheme mbi jeten private te kryeministrit dhe gruas se tij, me duket se kjo kategori (politika shqiptare) nuk duhet te konsiderohet si kronika roze. :smash:
Tema spostohet tek Thashethemet
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Fillimisht postuar nga Alibaba:
[qb] La Douce ia ke fut KOT, nuk e ke kuptuar fare thelbin e kesaj teme... :smash: [/qb]
pa he ti qe e ke kuptuar, pse s'ma shpjegon pak thelbin?
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

gjermoni tha 1 llaf me men gjat luftes: ne gjith boten i paguja qe te bonin spiunin ndersa ketu vijne vet me spiunu...
kshu eshte bo ne shqpitari..jemi tu qit te gjitha ca kemi pune te brendeshme ne shesh .sa te greku te italjoni e compani..

o marku me verte liri berisha eshte me origjin malazeze por te pakten eshte e vetmja nga grat e liderve te politikes qe eshte me te vertet zonje grua..po ta njofesh me mire do thuash te njejten gje..sepse edhe kur ishte zonja e pare e shqiperis shkonte prap ne pune si dokotresh femijesh aty ku ka pas punuar qe para se i shoqei te ishte dikushi...kshu qe ske te drejt te ofendosh 1 person i cili eshte mese i ndershem
 

Jacky

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

19 PYETJE PER FIRST LADY, ZONJEN XHOANA NANO?

1- E njeh grekun Jorgo Jorgopullos se c'pune ka bere ne vitet '92-'93 ?

2- C'lidhje biznesi ke me Jorgopullosin si perfaqesues i "Euroline"?

3- A e ke shoqeruar ne Shqiperi Jorgopullosin ne vitet '96, '97, '98 dhe '99 ?

4- A e di se greku ne fjale ka qene drejtor i Drejtorise se Sherbimit Sekret te Greqise, i cili mbulonte agjenturen ne Shqiperi?

5- C'kontrate keni per transportin me "Euroline" dhe me Jorgo Jorgopullos?

6- C'pergjigje keni per ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi, i cili ka hedhur akuza per implikimin tend ne agjenturen greke?

7- Si e keni vene gjithe kete pasuri perrallore sapo u martuat me kryeministrin e Shqiperise Fatos Nano?

8- A mendoni se Greqia ka perlare pikat strategjike te Shqiperise ne privatizime, ne politike, ne emerimet ne postet kyce shtetrore dhe a keni ndikim Ju ne kete politike vasale te Tiranes ndaj Athines?

9- A mund ta deklaroni pasurine tuaj reale dhe te burrit tuaj?

10-A keni aksione ne ndonje televizion kombetar?

11-Sa kusherinje dhe njerez te farefisit tuaj jane ne poste te rendesishme drejtorash ne Shtet?

12-A do te jeni ne listen e kandidateve per deputet te PS-se ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare, te cilat do ti kerkoje burri juaj nese fiton postin e kryetarit te PS-se?

13-A mund ta beni publik bilancin e shoqerise "Albacopter"?

14-A mendoni se kryeministri Nano eshte bere me represiv ndaj te tjereve qekur u martua me Ju apo eshte nje gjykim subjektiv i yni ?

15-Nese rrezohet zoti Nano nga posti i kryeministrit ne c'krah te tij do te jeni apo do te udhetoni me Albacopter drejt Athines?

16-A jeni takuar me greko-amerikanin Nikolas Geixh?

17-Cili ishte roli juaj ne bindjen e PBDNJ-se, per te votuar per dekretet e Nanos?

18-A keni nderhyre qe Himaren burri juaj t'ia dorezoje PBDNJ-se?

19-A mund te mos fusni kaq shume duart ne politiken shqiptare, duke iu perkushtuar ndihmes per te vobektit, gje te cilen e bete shume mire para disa muajve?

Shenim:Redaksia i ofron Zonjes se Pare te vendit qe nese deshiron te pergjigjet faqet e gazetes i ka te lira. Gjithashtu pyetjet jane bere jo nje qytetareje te thjeshte te Shqiperise, por nje njeriu publik dhe First Lady qe ndikon ne politiken e vendit.
 

Guest
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Ju kujtoni se ajo se kishte me te futur ?
po kush shkon i goc e re me nje plakush ere ca thoni sa gje e peshtire po hajt me ...kish hall tjeter motra ..
 

eros111

Primus registratum
Re: Gruaja e Fatos Nanos, Xhoi bukuroshja , agjente e Greqise !

Fillimisht postuar nga LA DOUCE:
[qb]
asaj bravo i qofte qe ja arriti asaj qe ka arritur, aftesi eshte. [/qb]
qe eshte aftesi ok, po "bravo i qofte" sikur spo me pelqen shume...leket qe i futen ne xhep xhoit e nanos, dalin nga ne mos u bej merak...

Nejse megjithate mendoj se ke qene me nerva kur e ke shkruar, se them se e di qe jo cdo aftesi personale eshte e urueshme, prandaj ste vej faj.
 
Top