Re: Grekët
Kush na e jep dajakun “GËRRQISHT”?
Nga Elvis Alla
Shpirti antiolimpik i një shoqërie antinjerëzore
Të pohosh që grekët e sotëm janë pasardhësit e helenëve të lashtë është një çmenduri, një pasaktësi serioze historike. Këtë jo vetëm e kanë dëshmuar me studime disa ballkanologë, por e dëshmoi edhe odisea e përgatitjeve dhe zhvillimeve të Olimpiadës “Athina 2004”. Si fillim, Greqia, kur konkuroi për të marrë përsipër organizimin e lojrave olimipike të 2004-ës, veshi lëkurën e qengjit duke përdorur logon e saj olimipike “Welcome home” (“Mirëseerdhët në shtëpi”), meqë ka zhvilluar për herë të parë lojrat olimpike moderne dhe se paskësh tradita të hershme në këto organizime. Por të gjithë tokësorët e panë se, vetëm pak muaj para olimpiadës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po shqyrtonte ftesën e Komitetit Olimpik Australian, i cili kishte shprehur gatishmërinë e tij për të organizuar lojrat olimpike sërish në Sidnei, meqë grekët ishin vonë me përgatitjet organizative. Fondi grek për lojrat u shumëfishua dhe grekët arritën në kohë të hapnin lojrat. Para se të fillonin mirë lojërat, dy atletë grekë, pretendentë seriozë për medalje, na dolën të përfshirë në një aksident, duke iu shmangur kontrollit të antidopingut. Këta u skualifikuan dhe u mbuluan me turp, sado që shprehën keqardhje. Skualifikimi i atletëve grekë vazhdoi me renegatin me origjinë shqiptare Leonidhas Sabanis, të cilit iu hoq medalja pas kontrollit antidoping. Ky u shpreh për median se bënte be për kryet e fëmijëve se nuk kishte marrë doping, por kryet e fëmijëve të tij s’vlejnë asgjë para atyre të flamurit që ai mohoi, ndaj ne shqiptarëve, më shumë se kujtdo tjetër, na u duk qesharak ky betim i tij. Edhe përgatitori i tij grek hodhi idenë se në fshatin turistik ku ndodhej Sabanis, dikush mund t’i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Por nuk sqaroi nëse ky dikush kishte qenë Poseidoni, Apolloni apo ndonjë murg sadomazohist bizantin… Pak ditë më vonë, një atlete greke (Joanu) e xhudos vdiq pasi ishte vetëhedhur nga ballkoni i një ndërtese. I afërmi i saj, atleti tjetër Kristodomidhis, ishte vetëhedhur nga i njëjti ballkon pas ngjarjes tragjike, por nuk kishte vdekur ende. Kurse lavdia e renegatëve të tjerë shqiptarë me zemër greke, Manjani dhe Dhimas, u zbeh dhe nuk doli sipas parashikimeve, teksa ata zunë me zor një vend të tretë në podin e medaljeve. Madje, Dhimasi nuk e kapërdiu lehtë bronxin dhe kërkon medalje të artë në politikën greke, teksa tani, në fund karriere, ka ndërmend të merret më intensivisht me politikë antishqiptare (“Ballkan”, 29 gusht 2004). Kurse publiku grek pengoi atletët e maratonës, ditën e fundit të garave. Pauelli anulloi vizitën e tij pas reklamave të qytetarëve grekë “Pauell, vrasës, ik në shtëpi!”. Nuk duhet të harrojmë këtu disa emigrantë shqiptarë, por mbase edhe të tjerë, që humbën jetët duke ndërtuar rrugë e linja të tjera para fillimit të lojërave olimpike, aspak olimpike. Ndodhën edhe shumë episode qesharake dhe antisportive të tjera para dhe gjatë garave, si p.sh., ftesa e dërguar Komitetit Olimpik Shqiptar nga ai grek për pjesëmarrjen me ftesë të një atleteje shqiptare vetëm 24 orë para skadimit të afatit regjistrues (kështu Komiteti ynë pati mundësi të kufizuara përzgjedhjeje në këtë “ftesë” aspak olimpike), siç rrëfeu Fidel Ylli në një emsion televiziv në TVA.
Por, në fund të fundit, le të habiten sa të duan qytetarët e vendeve të ndryshme nga këto aftësi aspak profesionale të një vendi që pretendon se është pasardhës i një populli me shpirt gare, atij helen! Kush njeh historinë dhe sheh realitetin grek nga afër, siç bëjmë ne këtu, e kupton se në një vend ku zot nuk është qeveria a ministria e kulturës, por prifti grek me rrasë ngjyrë-vdekje që tund temjanin erëqelbur edhe kur përurohet tramvaji i parë në Athinë, gjithçka mund të ndodhë. Po t’i bënim të ditur kanalit CNN, që i kërkoi të falur Athinës për dyshimin në organizmin e lojërave, se grekët i trajtojnë popujt sipas qejfit bizantino-ortodoks dhe jo sipas shpirtit dhe traditës olimpike, këta me siguri do të na merrnin për intolerantë apo të paqytetëuar dhe antidemokratë. Po ja që ndodhi ajo që e panë të gjithë: grekët, policë apo jo- qofshin, dhunuan e masakruan dhjetëra shqiptarë pas ndeshjes sportive Shqipëri-Greqi, në mes të rrugës, para kamerave, më 4 shtator, pa u shuar mirë atmosfera e olimpiadës. Humbi jetën njëzetvjeçari shqiptar Gramoz Palushi, i cili nuk luftonte për medalje me anabolizantë, por mbante lart gëzimin e flamurit të kombit të tij, edhe pse jetonte përkohësisht në Greqi. Vetëm një javë më parë, më 29 gusht, ditën e fundit të Olimpiadës, u vra një tjetër i ri shqiptar, Luan Bërdëllima, nga një polic grek, teksa ky i fundit po ushtronte një kontroll rutinë në një bilardo greke. Sa të vlefshme janë investimet prej 600 milionë dollarësh (“Herald Tribune”, 6 Nëntor 2003, f.6) për përballimin e sigurisë së atletëve meqë ishin lojërat e para pas 11 Shtatorit 2001, kur ditën e fundit të Olimpiadës vritet me goditje të forta në kokë një emigrant i shtetit fqinj? Këta janë pasardhësit e Akilit, këta kryqëzatarë me kompleks superioriteti, që nuk dinë akoma historinë e tyre??? Kush janë barbarët?
Media e “nuk”-ëve dhe “mos”-ëve
Një pjesë e mirë e medias shqiptare është sot e shitur, apo e kontrolluar, nga organizma sorrosianë, sionistë, katolikocentristë dhe globalistë. Opinionistët publikë të tipit “Mustafa Nano” na dërrdërrin gjithë ditën me përralla antikombëtare dhe lëshojnë receta sipas mendjes së tyre të kalbur. Një recetë tipike “si ajo e Tafës” ishte shkrimi më i fundit i M. Nanos në “Shekulli”, dt. 4 shtator 2004, të quajtur “Histeri sportivo-nacionaliste”. Se ku e ka patetizmin nacionalizmi, kur bëhet fjala me një përballje me Greqinë, shteti që na poshtëron kaq shumë, vetëm Tafa e di. Patetizmin që Tafa përpiqet t’ia ngjeshë nacionalizmit shqiptar të shfaqur edhe në një garë sportive e ka përqafuar që kur la telat e postës për t’u bërë “doktor opinioni” te “Shekulli”. Ky patetik telangatërruar na ka ftuar t’i hedhim poshtë ngritjet e panevojshme të flamujve apo simboleve të tjera shqiptare që valëviteshin para dhe pas ndeshjes me Greqinë dhe ta shihnim këtë thjesht si një sfidë sportive: “Mos na i bëni pis futbollin! Na lini të gëzojmë për këtë ndeshje!”. Moralisti i vogël Nano që i fillon fjalitë me “mos”-e nuk i kupton fjalët që nxjerr nga goja, ndaj edhe rezulton patetik. Ai shprehet për sfidë, por nuk kupton a nuk do të kuptojë domethënien e kësaj fjale, që vjen nga latinishtja “ex- + fidere” dhe që fjalë për fjalë do të thotë “të mos i besosh, të luftosh”. Gjithsesi, fjala shqipe për sfidën është “përballje” dhe do të thotë “të ngresh kryet lart, të tregosh guxim e krenari”, vlera të cilat nuk prodhohen nga tryeza e lustruar nga ku shkruan Tafa. Ai flet për “ndeshje” dhe nuk e kupton se kjo fjalë vjen nga emri “dash/deshë” dhe Tafa duhet të ketë parë a dëgjuar se kur përballen dy deshë nuk e ledhatojnë njëri-tjetrin sipas recetave të Tafës, që e kërkon shpirtin olimpik te parazitizmi. Dhe Tafën, këtë palo-opinionist që ka bërë sallatë emrin e tij, duket se sa bukur e dëgjuan mijërat e shqiptarëve që dolën nëpër sheshet kryesore të qyteteve shqiptare për të festuar po atë ditë pasi kishte dalë shkrimi i Tafës dhe ne mundëm Greqinë. E mundëm o Tafë, deshe s’deshe ti! Dhe treguam se kujt i takon shpirti olimpik, atij kombi që ka në krye një qeveri policore vrasëse apo këtij kombi që nuk i preku asnjë fije floku askujt nga grekët e pranishëm atë natë në Shqipëri. Kushedi sa fort qesh Zeusi nga maja e Olimpit kur dëgjon grekët të shprehen për shpirt olimpik! Kurse M.Nano nuk ndjehet më nëpër faqet e “Shekullit” që pas shkrimit të tij patetik antinacionalist të 4 shtatorit.
Një tjetër rrymë mediatike opinioniste që na bën moral shpesh për mangësitë e nacionalizimit dhe që largon shqiptarët nga ndjenja kombëtare përfaqësohet edhe me Ardian Klosin, këtë xhuxh të tetë të përrallës. Ky xhuxh i vonuar ka maninë të demaskojë nacionalizmin dhe veçanërisht atë shqiptar, si p.sh. te shkrimi i tij te “Shekulli” dt. 9 shtator 2004, të quajtur “Nacionalizmi dhe nacionalizmi”. Klosit i ishte tekur për të reaguar pas akteve barbare të policisë greke kundër shqiptarëve dhe pas akteve shembullore të qytetarisë shqiptare pas ndeshjes me Greqinë, mirëpo s’po dinte ç’titull t’i vinte dhe në ç’frymë ta trajtonte çështjen. Saherë Klosi e ka nxirë figurën e nacionalizmit shqiptar, kurse tani pohoi ndjenjën tonë kombëtare në prag dhe pas ndeshjes, por vuri në pah se ato që ndodhën në Greqi ishin shfaqje të nacionalizmit, gjithashtu. Kështu Klosi e nxjerr nacionalizmin në një variant të ri për t’u poshtëruar, meqë nuk poshtëronte dot turmën me karakter kombëtar. Në këtë shkrim na jep të kuptojmë se sado që ne shfaqëm ndjenjën e nacionalizmit me festimet për fitoren, nacionalizmi mbetet për t’u kundërshtuar, siç bën Klosi, sepse nacionalizmi qenkësh i dyfytyrshëm, ngaqë ndryshe rrodhi në Shqipëri e ndryshe në Greqi. Dritëshkurtësia e Klosit arrin deri aty sa të mohojë atë që me siguri e bart në vete, shovinizmin. Klosi nuk e sheh të udhës të sqarojë shovinizmin grek, dhe nuk e sheh të udhës as të sjellë për ilustrim studiues të tjerë të nacionalizmit në shkrimin e tij, si Gellner, Smith, etj.
Janë pikërisht këta njerëz e këta fytyra që i takojmë çdo ditë në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve, të cilët na përfaqësojnë me pahir në sytë e botës dhe mendojnë se, përderisa kanë dalë aty, të gjithë duhet të kthehemi në një turmë të bindur dhe të bëjmë siç mendojnë ata… Dhe janë pikërisht këta njerëz me perversitet kombëtar që u japin një farë të drejte policëve grekë të lëshojnë shkopinjtë bizantinë mbi shpinat tona, mjaft që kjo të mos jetë shpina e Klosit a Tafës, të cilët, jo vetëm që nuk kanë nevojë ta fitojnë bukën në Greqi, por edhe po të iknin e ta shihnin ndeshjen nga andej, do të gjendeshin në ndonjë hotel luksoz, ku kuzhinieri nuk i hedh ndonjë substancë të dëmshme ushqimit, siç mendohet të jetë bërë me Sabanisin…
Lëkurëshiturit që i votojmë vetë
Me “nuk”-e e me “mos”-e nisi edhe ligjërimi i ambasadorit shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, në emisionin “Shqip” të TCH më 9 shtator. Përfaqësuesi diplomatik grek, Karkabasis, u përpoq të mbronte qeverinë e shtetit të tij, duke e parë rastin e dhunës si rast sporadik dhe aspak organizativ. Ndërsa njeriu me kompleks inferioriteti, “njeriu i ri” Bashkim Zeneli, vetëm mohoi pretendimet e gazetares që drejtonte emisionin, sipas të cilave dhuna e grekëve ndaj shqiptarëve kishte arritur kulmin edhe herë të tjera dhe mendohej të vazhdonte. Ish-gazetari i RTSH-së, ambasadori Zeneli, tha se nuk duheshin marrë si të mirëqena deklaratat e veprimtarit Karathanos kundër shqiptarëve dhe kundër Fatos Nanos, thjesht për faktin se ky kishte mashtruar në paraqitjen e tij si gjoja zyrtare. Zeneli largoi nga vetja gati të gjitha përgjegjësitë që një trup diplomatik ka ndaj shtetasve të tij në atë vend dhe përpiqej ta gjente zgjidhjen në një vend tjetër, larg zyrave të ambasadës që ai drejton. Por faji ishte edhe i gazetares Xhunga, e cila duhej t’i kishte këkuar të falur që e kishte ftuar Zenelin në përballje me homologun grek, meqë ky nuk ishte i zoti të mbronte të drejtat e shtetasve shqiptarë qoftë edhe një herë të vetme nëpërmjet televizionit. Zeneli mohoi deklaratat e Karathanosit, veprimtarit të një prej organizatave shoviniste vorioepiriote antishqiptare, por duke hequr të gjitha përgjegjësitë nga vetja pas gjithë atyre “nuk”-ëve, do të bënte mirë të na thoshte se duhet pyetur vetëm qeveria shqiptare për të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Atëherë, i jepte automatikisht të drejtë Karathanosit, i cili u shpreh për një mikrofon shqiptar pak ditë më parë se fajin për incidentet e kishte kryeministri Nano, që kishte akorduar një shpërblim prej gjysmë milioni dollarë për fitoren e mundshme kundër kombëtares greke, duke nxehur kështu gjakrat e shqiptarëve. Nano na ka faje të tjera, zotërinj Karathanos dhe Zeneli, sepse Nano shet dinjitetin kombëtar shqiptar nëpër hotelet e Greqisë sa herë shkon atje jashtë syve të publikut tonë, kurse në sy të publikut bën “tifozin me qira” të kombëtares dhe akordon shpërblime të majme. Shpërblimet Nano duhet t’ia akordojë individualitetit shqiptar, sporteve individuale, njerëzve që nuk duan të bëhen renegatë kombmohues si Manjani, Xhelili, Shabani, Dhima, etj. Por këta stërviten në kushte të mjerueshme dhe detyrohen të braktisin sportin shqiptar për t’i shërbyer atij grek, kurse Nano bën kllounada në sy të kombëtares së futbollit, sepse e di se aty përqark është edhe turma e votuesve për të cilët ai dhe partia e tij kanë nevojë për popullaritet e pushtet. E kështu grekët thithin elitën e sportit shqiptar, peshëngritësit, atletët, mundësit, boksierët, etj. Ndërsa publiku grek mbushet me frymë antishqiptare ndërsa sheh se këta njerëz olimpikë dhe të vlefshëm ndëshkohen jo nga publiku shqiptar, por nga segmentet qeveritare e kulturore shqiptare, që nuk i mbështesin me kontribute morale e materiale, duke i çuar në duar të një populli që nuk ka shumë të përbashkëta me sportin dhe me shpirtin e garës. Sa për dijeni, shpirtin e shtirur dhe birësues olimpik grek e kanë shtjelluar pastër dy gazetarë italianë në “Shekulli”, dt. 32 gusht 2004, që demaskojnë prostitucionin sportiv, i cili bie në sy kryesisht ndër përfaqësuesit olimpikë grekë, që janë njerëz me kombësi shqiptare, kaukaziane, gjeorgjiane, bullgare, etj. (9 atletë të skuadrës olimpike greke në 20 janë të një vendi tjetër, kurse të gjitha përfaqësueset e Greqisë për softboll dhe bejzboll femra janë me kombësi amerikane!!!). Ndërsa shteti grek e pa fitoren e kombëtares së Shqipërisë kundër asaj greke si një fitore e faktorit të bashkuar shqiptar, i cili është i pranishëm zyrtarisht vetëm në radhët e kombëtares së futbollit shqiptar dhe gati në asnjë përfaqësim tjetër të ligjshëm. Kjo i ka tërbuar më shumë se festimet në rrugët e Greqisë!
Gjithsesi, këto thithje të një shteti shovinist si Greqia vijnë si pasojë e diskriminimit kombëtar që shtete si Shqipëria u bëjnë individualitetit kombëtar. “Fatos Berisha” është dukuria e njehsuar e politikës së mbrapshtë me taban jokombëtar, e cila ndikon që grekët të mos e bëjnë dysh ndjenjën e tyre shoviniste dhe aspak tolerante e sportive, por të përdorin edhe shkopinjtë e gomës, edhe thikat, edhe grisjen e pashaportave në kufi. Ndërsa ministrat shëtisin të qetë me “Benz”-at e tyre luksozë dhe çlirojnë herë pas here ndonjë fond shpërblyes (më tepër për reklamë ndaj vetes) që nuk mjafton të zhbëjë poshtërimin e përditshëm që deputetë e ambasadorë na bëjnë në sy të grekëve dhe të huajve të tjerë që argëtohen.
Huliganët e politikës evropiane
“Standarte, standarte!” çirren e bërtasin evropianët e amerikanët nga hollet e shtrenjta të përtejdetit. Çfarë standartesh duhet të plotësojmë ne shqiptarët për t’iu bashkuar marrëdhënieve të ndershme me fqinjët e me kombet e tjera kur, jo vetëm na mohojnë kulturën tonë dhe na shesin një kulturë e histori të ndryshme nëpër shkolla, por edhe na mohojnë krenarinë kombëtare, na mohojnë kufinjtë e zhvendosur, tokat e vjedhura e të grabitura me vendime kongresesh evropiane dhe na mohojnë pavarësinë. Kush janë nihilistët e vërtetë? Shqiptarët apo evropianët? Sporti evropian pësoi edhe një herë fiasko në olimpiadën e fundit, ku medaljet kryesore i fitoi SHBA-ja, Kina, Rusia, Japonia dhe Australia. Evropa, kjo “strofkë urithësh” sipas emërtimit të Napoleon Bonapartit, prodhon një politikë emrash të përveçëm dhe idesh konfuze globaliste kundrejt faktorit shqiptar në Ballkan e më gjerë. Këtu gati të gjithë merren me emrat e sallonierëve evropianë, si Pak, Petersen, Liponen, etj. dhe aspak me drejtimin e kësaj politike integruese. Kot lodhen edhe ministrat, edhe ambasadorët, edhe kritikët mediatikë që po dalin këto ditë, kush e kush më parë se tjetri, që të mbrojnë e të qahen për kurrizet e shembura më dru të shqiptarëve nga grekët! Gjithçka do të jetë e përsëritshme dhe vazhdon të jetë një “déjà vu” përsa kohë politika integruese me Shqipërinë do të ndiqet jashtë kursit kombëtar. Përsa kohë kombi shqiptar do të trajtohet i ndarë dhe i përçudnuar, i plaçkitur dhe i copëtuar, dhunimi i të drejtave të shqiptarëve do të përsëritet. Do Zoti zë edhe ndonjë kurriz të dhjamosur funksionari të lartë evropian, i cili, pas kësaj, do ta kishte tepër të lehtë të fajësonte terrorizmin, atë botëror, pa e pasur vënë kurrë ujin në zjarr kur ky terrorizëm ushtrohej fillimisht mbi shqiptarët, sidomos nga një popull që nuk ka asnjë të përbashkët me Homerin dhe heronjtë e tij e që di të mbjellë vetëm kryqe, por që ka birësuar historinë dhe shumë individë kombesh të ndryshme për të qenë një shtet i Bashkimit Evropian. A duhet të jemi edhe ne shqiptarët, pasardhësit e pellazgëve dhe helenëve, në këtë “bashkim” diskriminues dhe të rremë?