Re: Gratë dhe politika
Marre nga Gazeta Korrieri!
PS- PD u vendosin "perce" grave, per ne qeverisjen vendore
Dy forcat e medha politike ne vend, shkelin haptazi te drejtat e grave per pjesemarrje ne qeverisjen lokale. PD s'ka zgjedhur asnje kandidate grua per bashkite e vendit, ndersa PS vetem 1. Injorohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pronjari: Te percaktohen perqindjet e perfaqesimit te grave ne ligjin elektoral
Armando META
TIRANE - Perzgjedhja e kandidateve per kryetare bashkish, nga pothuajse te gjitha forcat politike ne vend, ka shenuar edhe nje skandal te paprecedente per nje vend qe jo vetem eshte ne mes te Europes, por qe meton te integrohet ne Bashkimin Europian. Skandali qendron ne faktin se ne listat e publikuara mungojne thuajse plotesisht kandidaturat femra, jo vetem per bashkite kryesore te vendit, por edhe per ato te niveleve te dyta dhe te treta. Injorimi i plote i gruas nga ana e forcave kryesore politike ne vend, duke mos i krijuar asaj asnje mundesi per te luajtur nje rol aktiv ne jeten qeverisese te vendit, si ne nivel vendor, parlamentare dhe egzekutiv, eshte shprehja me e qarte e diskriminimit qe bashkesia politike e burrave, qe jane me shumice ne vendimarrje, i ben gruas shqiptare. Kete situate diskriminuese ndaj gruas ne Shqiperi, mund ta gjeje vetem ne Afganistanin e drejtuar nga talebanet. Drejtuesit me te larte te politikes shqiptare, te cilet te mbledhur me muaj me rradhe perzgjidhnin kandidatet per kryetare bashkish, kane shkelur haptazi dhe me te dyja kembet edhe rekomandimin e bere nga OSBE/ODIHR, ne raportin perfundimtare per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2001. Ne kete raport, OSBE/ODIHR, ju kerkonin forcave politike qe t'i jepnin gruas nje rol me te madhe ne qeverisje dhe ne vendimarrje. "Partite politike duhet te marrin parasysh masa per te nxitur nje pjesemarrje me te madhe te grave ne zgjedhje. Kjo duhet te perfshije nje transparence me te madhe ne perzgjedhjen e kandidateve; masa te vecanta per te rritur numrin e kandidateve femra qe jane pozicioinet me te larta ne lista; dhe duke rritur numrin e grave ne komisionet qendrore dhe vendore", thuhet ne raport. Por keto rekomandime duket se "nuk kane pire uje" per bashkesine politike te burrave shqiptare.
PD- PS shkelin me te dy kembet statutet
Per te prekur me afer kete skandal me permasa te papara ne historine afro 75 vjecare te shtetit modern shqiptare, mjafton t'u hedhesh nje sy listave te kandidateve te publikuara nga dy forcat kryesore politike ne vend. PD, ne 64 emrat e kandidateve per bashkit ne te gjithe vendin, si dhe te 11 njesive bashkiake per Kryeqytetin, nuk ka zgjedhur asnje grua. Megjithese statuti i PD detyron strukturat drejtuese te kesaj partie, qe perfaqesimi i gruas neper forumet drejtuese, ne kandidim dhe ne qeverisje duhet te jete jo me pak se 25%, kjo pike e statutit eshte shkelur me te dyja kembet, duke provuar qartazi ne kete menyre mungesen e thelle te kultures dhe te emancipimit te lidershipit demokrat. Nga ana tjeter, keto tregues deshmojne edhe per formalizmin e plote te Lidhjes se Gruas Demokrate, organizate partnere me PD, e cila nuk arriti dot qe t'i imponohej bashkesise burrerore te PD, per te respektuar se paku statutin e partise. Kryetarja e gruas demokrate Marjeta Pronjari, ne nje prononcim per gazeten "Korrieri", shpreh keqardhjen e saj per kete situate te krijuar. Sipas saj, jane bere nje sere propozimesh nga baza per kandidatet gra, por kryesia e PD nuk vendosi asnje qe te kandidonte per ndonje bashki te vendit. "Nga leximi qe u kam bere listave te kandidateve, jo vetem per PD, por edhe per PS e ndonje force tjeter politike, kam vene re se mungojne pothuajse plotesisht kandidaturat e grave. Mendoj se kjo nuk eshte e mire per shoqerine shqiptare. Ne jemi duke e analizuar kete situate. Gjykoj se ka ardhur momenti qe politika ne pergjithesi duhet te ndalet dhe te vleresoj me seriozitetin me te madhe kete situate te krijuar ndaj gruas", nenvizon Pronjari. Sipas saj, PD do te beje perpjekje qe prishjen e ketyre raporteve, persa i perket perfaqesimit te gruas, ta rregulloje ne listat per keshillat bashkiake dhe komunale. E njejta situate mbizoteron edhe ne kampin socialiste. Nga 64 kandidatet per kryetare bashkie vetem nje eshte grua. Ajo quhet Lindita Cobo, e cila kandidon per Bashkine e Rroskovecit. Cobo mund te quhet gruaja heroine ne keto zgjedhje, per shkak se te gjithe kandidatet e tjere jane vetem burra. Ne dallim nga PD, e cila nuk ka zgjedhur asnje grua as per 11 njesite bashkiake te Tiranes, PS ka zgjedhur tre gra te cilat jane: Anita Zaimi, Jeta Seitaj dhe Fatmira Veizi. Gjithsesi, jane shume pak po te kesh parasysh se statuti i PS percakton qarte se: "Lista e kandidateve per anetar forumesh drejtuese te Partise dhe per perfaqesues te Partise ne organet e pushtetit legjislativ dhe egzekutiv, per te gjitha nivelet, duhet te permbaje jo me pak se 20% shoqe". Krahasuar me realitetin, shihet qartazi se edhe burreria e udheheqjes se PS ka shkelur statutin me te dyja kembet. Per respektimin e statutit, duket se nuk kane arritur te ndikojne as tre grate ne kryesine e PS, zv/kryeministrija Ermelinda Meksi, nenkryetarja e Kuvendit Makbule Ceco dhe ministrija e Kultures Arta Dade, per te cilat, gjerat duket se fillojne e mbarojne tek postet qe ato mbajne. Situata eshte akoma me tragjike ne kete parti po te kihet parasysh se as Forumi i Gruas Socialiste nuk ka reaguar perballe ketij realiteti. Nga ana tjeter, vetem PD(r) duket se do te kandidoje nje grua per nje nga bashkite kryesore te vendit, sic eshte ajo e Korces, qe eshte Pedagoge ne Universitetin "Fan Noli" dhe qe quhet Irena Nika. Por ky rast ashtu edhe disa raste te siperpermendura, jane "nje kokrriz rere", ne shkretetiren mashkullore te krijuar nga udheheqjet politike te partive. Kjo situate provon se deklaratat e politikaneve kryesore te vendit per integrim ne Europe jane thjeshte demagogjike, sepse ne asnje vend te Europes nuk praktikohen metoda te tilla per diskriminim e gruas, duke e perjashtuar ate plotesisht nga vendimarrja. Nga ana tjeter, kandidimi vetem i burrave per bashkite e vendit, eshte nje tregues tjeter i mendesis se mbrapshte te politikaneve tane qe i konsiderojne zgjedhjet si nje shesh beteje, ku do te ndeshen "kreshniket" e vendit.
Zgjidhja
Mungesa e kultures me te vogel qytetare qe deshmojne shume prej politikaneve tane, ne raport me ceshtjen e gruas, gje qe i ul shume ata edhe ne syte e Perendimit, mund te zgjidhet vetem me ligje te forta dhe mjaft taksative. Kryetarja e LGD Marjeta Pronjari, eshte e mendimit se ne ligjin per zgjedhjet duhet te percaktohet qarte dhe pa asnje medyshje nje perqindje e perfaqesimit te gruas ne te gjitha nivelet qeverisese te vendit dhe ne ato parlamentare. Sipas saj, shume vende te europes juglindore dhe se fundi edhe ne Kosove, kane percaktuar perqindjet qe duhet te kene grate ne vendimarrje. "Une nuk mund te them se sa duhet te jete masa e perqindjes, por mendoj se kjo eshte zgjidhja me e mire. Politika duhet te ndergjegjesohet se gruaja shqiptare perben afro 50% te popullsis dhe ajo nuk mund te injorohet, por duhet te ndjehet e perfaqesuar. Kjo i ben mire edhe shoqerise shqiptare, por deshmon edhe ne Europe se ne jemi nje vend i qyteteruar dhe qe dime te respektojme te drejtat e gruas", thekson Pronjari. Nderkohe, duket se keto kembana alarmi ende nuk jane degjuar nga nje mori OJQ qe veprojne ne vend dhe qe marrin shuma te medha parash me metimin se mbrojne te drejtat e gruas. Per fat te keq, keto OJQ deri me tani nuk kane arritur te kene asnje lloj ndikimi ne vendimarrjen politike, duke deshmuar qartazi se ato jane te kenaqura thjeshte me te drejtat qe gezojne vete. Ndersa seminaret e tyre per te drejtat e grave jane aktivitete per te justifikuar shumat e majme te parave qe marrin pa arritur asnje rezultat konkret.