Gratë dhe politika

Guest
Re: Gratë dhe politika

e kam te dashur prandaj /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga sailor:
Boh, serioziteti eshte relativ ne vetvete si gjithcka tjeter ne kete bote. Perfshi ketu edhe pashpirtesine e politikes.
Kjo eshte po aq relative sa pushteti juaj "absolut", natyrisht kjo vjen si rezultat i pashpirtesise femrore qe kerkon DOMINANCE (kudo /pf/images/graemlins/wink.gif ) ne koherat moderne.A thua ka nevoje per shpelarje idesh /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga sailor:
[qb] Tani te them dhe une nje gje serioze:

Eeeeeeeeeeeeeee... c´desha te them... he se u kujtova. Neper kete bote ka lloje lloje meshkujsh e femrash. Dhe shyqyr qe ka kaq shume lloje. Ka meshkuj psh. qe i respektojne, nderojne dhe dashurojne femrat thjesht per qenien e tyre, per egzistencen e tyre, per thjeshtesine, zgjuarsine, naivitetin, bukurine, ndienjen, embelsine, ciltersine e tyre te paarritshme etj etj etj per t´i rene shkurt: sepse ndihen te lumtur ne pranine e tyre. E pranoj qe meshkuj te tille jane te rralle ashtu sic jane te rralla femrat me dhuntite e mesiperme por te tille meshkuj egzistojne. Por ka edhe femra qe respektojne, nderojne e dashurojne meshkujt thjesht per qenien e tyre, per egzistencen e tyre, per budallallekun, forcen, kalamanllekun, intelektin, zgjuarsine, xhentilesen, aftesine per te drejtuar nje gozhde etj etj etj per t´i rene shkurt: sepse ndihen te lumtura ne krahet e tyre. E pranoj qe femra te tilla jane te rralla ashtu sic jane te rralle burrat me dhuntite e mesiperme por femra te tilla egzistojne. Per kete te jeni te bindur. Ashtu sic egzistojne lumturia, paqja e miresia ne vetvete...

Pastaj vjen politika dhe ketu hyjne te tere femrat e meshkujt e tjere. [/qb]
Te kom thon mos pi rraki kur bo vape se nuk te bo mire po ti nuk me ndegjon /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ekzistojn edhe femra politikane ose drejtuse qe kan po ato veti qe pershkove ti me siper /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gratë dhe politika

Kellira me shume si rrefim e ka si lakim ket lemshin qe ka gatuar qe as vete nuk i zgjidh dot edhe pse ka dash me apliku rregullin e treshit.

Kjo pune eshte si me tespiat, jo te tere i rrotullojne dot neper duar, duhet zhdervjelltesi sikunder edhe ne politike. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Luciferia:
[qb] fyi : politics needs "BALLZ"
: ) [/qb]
Kurske tope ke topa. Me i llaf duhet te kesh ose ato te mdhoja ose gjoksin e modh qe ti besh ball opozites /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tirana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

Po e perseris dhe nji here shkurt qe:
..referimi qe i bej lashtesise nuk ka per qellim t'ju mbushe mendjen se jeni me pak te vlefshme se burrat ne politike. Eshte thjesht nje fakt qe duam apo s'duam ka bere qe gruaja ne jeten politike dhe shume aspekte te tjera te jetes sociale ka debutuar me vone se burri. Prandaj egziston dhe ky diznivel numerik qe nuk do te thote aspak cilesor midis burrave dhe grave. Ky eshte opinioni im, dikush tjeter mund te thote qe fajin e ka Gjon Bue Shpata apo Charlie Chaplin.
Ka disa kohe qe degjojme per femra top gun. Nisen motrat ne mision dhe shlojne bomba bash njisoj si burrat. E pra, mos te presim qe pasneser apo dhe mbas 50 vjetesh qe numuri i topa leshusve nga 8 mije metra e siper te jete i barabarte. Nderkohe uroj qe grate mos te ndihen te nenvleresuara qe nuk bombardojne dot... As un nuk kam bombarduar ndonjehere dhe nuk e kam me nxitim me then te drejten.
 

Anana

Primus registratum
Re: Gratë dhe politika

[/qb][/QUOTE]yllka qellimi im nuk eshte politika po pushteti /pf/images/graemlins/wink.gif [/QB][/QUOTE]

Politika eshte rruga drejt pushtetit
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

What is here is also there; what is there,
Also here. Who sees multiplicity
But not the one indivisible Self
Must wander on and on from death to death. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb]
[qb][/qb]
Kur ske tope ke topa. Me i llaf duhet te kesh ose ato te mdhoja ose gjoksin e modh qe ti besh ball opozites /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
nuk eshte e njejta gje /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Gratë dhe politika

Marre nga Gazeta Korrieri!
PS- PD u vendosin "perce" grave, per ne qeverisjen vendore
Dy forcat e medha politike ne vend, shkelin haptazi te drejtat e grave per pjesemarrje ne qeverisjen lokale. PD s'ka zgjedhur asnje kandidate grua per bashkite e vendit, ndersa PS vetem 1. Injorohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pronjari: Te percaktohen perqindjet e perfaqesimit te grave ne ligjin elektoral

Armando META

TIRANE - Perzgjedhja e kandidateve per kryetare bashkish, nga pothuajse te gjitha forcat politike ne vend, ka shenuar edhe nje skandal te paprecedente per nje vend qe jo vetem eshte ne mes te Europes, por qe meton te integrohet ne Bashkimin Europian. Skandali qendron ne faktin se ne listat e publikuara mungojne thuajse plotesisht kandidaturat femra, jo vetem per bashkite kryesore te vendit, por edhe per ato te niveleve te dyta dhe te treta. Injorimi i plote i gruas nga ana e forcave kryesore politike ne vend, duke mos i krijuar asaj asnje mundesi per te luajtur nje rol aktiv ne jeten qeverisese te vendit, si ne nivel vendor, parlamentare dhe egzekutiv, eshte shprehja me e qarte e diskriminimit qe bashkesia politike e burrave, qe jane me shumice ne vendimarrje, i ben gruas shqiptare. Kete situate diskriminuese ndaj gruas ne Shqiperi, mund ta gjeje vetem ne Afganistanin e drejtuar nga talebanet. Drejtuesit me te larte te politikes shqiptare, te cilet te mbledhur me muaj me rradhe perzgjidhnin kandidatet per kryetare bashkish, kane shkelur haptazi dhe me te dyja kembet edhe rekomandimin e bere nga OSBE/ODIHR, ne raportin perfundimtare per zgjedhjet e pergjithshme te qershorit 2001. Ne kete raport, OSBE/ODIHR, ju kerkonin forcave politike qe t'i jepnin gruas nje rol me te madhe ne qeverisje dhe ne vendimarrje. "Partite politike duhet te marrin parasysh masa per te nxitur nje pjesemarrje me te madhe te grave ne zgjedhje. Kjo duhet te perfshije nje transparence me te madhe ne perzgjedhjen e kandidateve; masa te vecanta per te rritur numrin e kandidateve femra qe jane pozicioinet me te larta ne lista; dhe duke rritur numrin e grave ne komisionet qendrore dhe vendore", thuhet ne raport. Por keto rekomandime duket se "nuk kane pire uje" per bashkesine politike te burrave shqiptare.

PD- PS shkelin me te dy kembet statutet

Per te prekur me afer kete skandal me permasa te papara ne historine afro 75 vjecare te shtetit modern shqiptare, mjafton t'u hedhesh nje sy listave te kandidateve te publikuara nga dy forcat kryesore politike ne vend. PD, ne 64 emrat e kandidateve per bashkit ne te gjithe vendin, si dhe te 11 njesive bashkiake per Kryeqytetin, nuk ka zgjedhur asnje grua. Megjithese statuti i PD detyron strukturat drejtuese te kesaj partie, qe perfaqesimi i gruas neper forumet drejtuese, ne kandidim dhe ne qeverisje duhet te jete jo me pak se 25%, kjo pike e statutit eshte shkelur me te dyja kembet, duke provuar qartazi ne kete menyre mungesen e thelle te kultures dhe te emancipimit te lidershipit demokrat. Nga ana tjeter, keto tregues deshmojne edhe per formalizmin e plote te Lidhjes se Gruas Demokrate, organizate partnere me PD, e cila nuk arriti dot qe t'i imponohej bashkesise burrerore te PD, per te respektuar se paku statutin e partise. Kryetarja e gruas demokrate Marjeta Pronjari, ne nje prononcim per gazeten "Korrieri", shpreh keqardhjen e saj per kete situate te krijuar. Sipas saj, jane bere nje sere propozimesh nga baza per kandidatet gra, por kryesia e PD nuk vendosi asnje qe te kandidonte per ndonje bashki te vendit. "Nga leximi qe u kam bere listave te kandidateve, jo vetem per PD, por edhe per PS e ndonje force tjeter politike, kam vene re se mungojne pothuajse plotesisht kandidaturat e grave. Mendoj se kjo nuk eshte e mire per shoqerine shqiptare. Ne jemi duke e analizuar kete situate. Gjykoj se ka ardhur momenti qe politika ne pergjithesi duhet te ndalet dhe te vleresoj me seriozitetin me te madhe kete situate te krijuar ndaj gruas", nenvizon Pronjari. Sipas saj, PD do te beje perpjekje qe prishjen e ketyre raporteve, persa i perket perfaqesimit te gruas, ta rregulloje ne listat per keshillat bashkiake dhe komunale. E njejta situate mbizoteron edhe ne kampin socialiste. Nga 64 kandidatet per kryetare bashkie vetem nje eshte grua. Ajo quhet Lindita Cobo, e cila kandidon per Bashkine e Rroskovecit. Cobo mund te quhet gruaja heroine ne keto zgjedhje, per shkak se te gjithe kandidatet e tjere jane vetem burra. Ne dallim nga PD, e cila nuk ka zgjedhur asnje grua as per 11 njesite bashkiake te Tiranes, PS ka zgjedhur tre gra te cilat jane: Anita Zaimi, Jeta Seitaj dhe Fatmira Veizi. Gjithsesi, jane shume pak po te kesh parasysh se statuti i PS percakton qarte se: "Lista e kandidateve per anetar forumesh drejtuese te Partise dhe per perfaqesues te Partise ne organet e pushtetit legjislativ dhe egzekutiv, per te gjitha nivelet, duhet te permbaje jo me pak se 20% shoqe". Krahasuar me realitetin, shihet qartazi se edhe burreria e udheheqjes se PS ka shkelur statutin me te dyja kembet. Per respektimin e statutit, duket se nuk kane arritur te ndikojne as tre grate ne kryesine e PS, zv/kryeministrija Ermelinda Meksi, nenkryetarja e Kuvendit Makbule Ceco dhe ministrija e Kultures Arta Dade, per te cilat, gjerat duket se fillojne e mbarojne tek postet qe ato mbajne. Situata eshte akoma me tragjike ne kete parti po te kihet parasysh se as Forumi i Gruas Socialiste nuk ka reaguar perballe ketij realiteti. Nga ana tjeter, vetem PD(r) duket se do te kandidoje nje grua per nje nga bashkite kryesore te vendit, sic eshte ajo e Korces, qe eshte Pedagoge ne Universitetin "Fan Noli" dhe qe quhet Irena Nika. Por ky rast ashtu edhe disa raste te siperpermendura, jane "nje kokrriz rere", ne shkretetiren mashkullore te krijuar nga udheheqjet politike te partive. Kjo situate provon se deklaratat e politikaneve kryesore te vendit per integrim ne Europe jane thjeshte demagogjike, sepse ne asnje vend te Europes nuk praktikohen metoda te tilla per diskriminim e gruas, duke e perjashtuar ate plotesisht nga vendimarrja. Nga ana tjeter, kandidimi vetem i burrave per bashkite e vendit, eshte nje tregues tjeter i mendesis se mbrapshte te politikaneve tane qe i konsiderojne zgjedhjet si nje shesh beteje, ku do te ndeshen "kreshniket" e vendit.

Zgjidhja

Mungesa e kultures me te vogel qytetare qe deshmojne shume prej politikaneve tane, ne raport me ceshtjen e gruas, gje qe i ul shume ata edhe ne syte e Perendimit, mund te zgjidhet vetem me ligje te forta dhe mjaft taksative. Kryetarja e LGD Marjeta Pronjari, eshte e mendimit se ne ligjin per zgjedhjet duhet te percaktohet qarte dhe pa asnje medyshje nje perqindje e perfaqesimit te gruas ne te gjitha nivelet qeverisese te vendit dhe ne ato parlamentare. Sipas saj, shume vende te europes juglindore dhe se fundi edhe ne Kosove, kane percaktuar perqindjet qe duhet te kene grate ne vendimarrje. "Une nuk mund te them se sa duhet te jete masa e perqindjes, por mendoj se kjo eshte zgjidhja me e mire. Politika duhet te ndergjegjesohet se gruaja shqiptare perben afro 50% te popullsis dhe ajo nuk mund te injorohet, por duhet te ndjehet e perfaqesuar. Kjo i ben mire edhe shoqerise shqiptare, por deshmon edhe ne Europe se ne jemi nje vend i qyteteruar dhe qe dime te respektojme te drejtat e gruas", thekson Pronjari. Nderkohe, duket se keto kembana alarmi ende nuk jane degjuar nga nje mori OJQ qe veprojne ne vend dhe qe marrin shuma te medha parash me metimin se mbrojne te drejtat e gruas. Per fat te keq, keto OJQ deri me tani nuk kane arritur te kene asnje lloj ndikimi ne vendimarrjen politike, duke deshmuar qartazi se ato jane te kenaqura thjeshte me te drejtat qe gezojne vete. Ndersa seminaret e tyre per te drejtat e grave jane aktivitete per te justifikuar shumat e majme te parave qe marrin pa arritur asnje rezultat konkret.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb] Marre nga Gazeta Korrieri!
[/qb]
E kuptoj X-Ray qe per te miren e forumit, je lodh shume duke bere copy-paste nje shkrimi te Korrierit...!

Ky mesazh eshte i lodhshem, te pakten, nisur nga disa rregulla baze te leximit, ta kishe ndare ne paragrafe.

Mjafton te kishe vendosur link-un e faqes nga e ke marre. Kujt i intereson, do ta lexonte patjeter.
 

Ema

Goddes
Re: Gratë dhe politika

...si perfundim?

P.s:Firma me shprehje te sakte do ishte:"sa me shume njof burrat,aq me shume me rritet dashuria per kafshet!" :eek:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] ...si perfundim?

P.s:Firma me shprehje te sakte do ishte:"sa me shume njof burrat,aq me shume me rritet dashuria per kafshet!" :eek: [/qb]
Mos doje te thoje qe ke rene brenda me Majmunin Hirko?

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Gratë dhe politika

:lol: :lol: :lol:
-Po te pergjigjem si Salua:Tani mendo cfare te duash e bej cfare te duash! :rolleyes:

P.s:Nuk osht firma ime,ngrije lart veshtrimin,ca mi ma syt poshte? :smash:
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] ...si perfundim?

P.s:Firma me shprehje te sakte do ishte:"sa me shume njof burrat,aq me shume me rritet dashuria per kafshet!" :eek: [/qb]
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] ...si perfundim?

P.s:Firma me shprehje te sakte do ishte:"sa me shume njof burrat,aq me shume me rritet dashuria per kafshet!" :eek: [/qb]
Jo vetem per Emen:
Me keto nderhyrjet tuaja te fundit, jemi totalisht jashte teme. E dija qe firma ime-pak tricky- do te ngjallte diskutime. Preferoj t'ju sqaroj te gjitheve me PM.
 
Re: Gratë dhe politika

Fillimisht postuar nga RecurrentDream:
[qb]
Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb] Marre nga Gazeta Korrieri!
[/qb]
E kuptoj X-Ray qe per te miren e forumit, je lodh shume duke bere copy-paste nje shkrimi te Korrierit...!

Ky mesazh eshte i lodhshem, te pakten, nisur nga disa rregulla baze te leximit, ta kishe ndare ne paragrafe.

Mjafton te kishe vendosur link-un e faqes nga e ke marre. Kujt i intereson, do ta lexonte patjeter. [/qb]
Amon mer ti sa verejtje qe ke,kush do dhe eshte i interesuar e lexon,kaq kisha mundesi!

Linku meqense e kerkove
http://www.korrieri.com/arshive/20030808/lajmi04.asp
 
Top