Re: Gjithcka qe nis, mbaron.
Varet si e shikon fillimin apo mbarimin ose te dyja bashke. Ndoshta nuk fillon por eshte filluar me pare dhe ti kap stafeten... pastaj e dorezon dhe mendon se mbaroj, kur ishte vetem kalimi nga nje pike ne tjetren. Nuk e di pse e shikoj si nje trajektore dy dimensionale me piken x1y1 nga fillon dhe piken x2y2 ku mbaron. Cfare ka ndodhur para x1y1 dhe cfare ndodh mbrapa x2y2 shume here nuk duam te dime ose thjesht nuk kemi mundesine e dijes.
Ndoshta tingellon abstrakte (ose matematikore), por po te jap nje shembull me konkret per nje ndjenje qe te lind per dike dhe vdes pas nje kohe te caktuar. Eshte ndjenja, nje teresi qe egziston ne qenien dhe qe te ben ty njeri. Ne kete hapesire takon nje person per te cilin zhvillon ndjenja te vecanta nga te tjeret dhe pas ca kohe nuk i ke me keto ndjenja per kete person. Por ky nuk eshte fillimi dhe mbarimi, sepse je ne trajektoren e ndjenjes, pra diku ne rrugen tende do ndeshesh perseri nje njeri tjeter per te cilin do ndjesh nga e para dhe diku do mbaroje ose ndoshta do jete deri ne piken e fundit te trajektores tende te quajtur JETE. Po te besojme se jeta transformohet dhe shpirti egziston, kjo gje mund te ndodh ne infinit.
Ndoshta nuk me pelqen te mendoj se dicka fillon dhe mbaron, te pakten jo sot. Dua vetem te mendoj se cdo gje transormohet por jo mbaron. Sot kam nevoje te mendoj keshtu... nuk me pelqen fundi, nuk me pelqen te perfundoj ne nje grusht hi, nuk me pelqen te perfundoj ne nje qenie njerezore qe eshte bosh brenda, nuk me pelqen qe te jem vetem si nje dordolec qe perdoret per nje qellim, por eshte mbushur vetem me kashte... sot, vetem sot nuk dua!