Re: GJERMANI I FUNDIT???
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
per mua te kishin ndenjur deri sot gjermanet me mire do kish qene!!!!shqiperia u clirua nga gjermanet???:
atehere disa Fakte te tjera:
1-gjermanet hyne si kalimtare ne shqiperi
2-gjermanet deklaruan se nuk do te kryenin veprime ushtarake ne token shqiptare nqse nuk do goditeshin nga forcat partizane
3-gjermanet ishin i pari shtet qe njohu teresine territoriale te shqiperise dhe mbeshtetn idene e bashkimit kombetar
4-vetem ne shqiperi gjermanet nenshkruan traktatin me te padegjuar te luftes se dyte boterore ate te mosngacmimit te cifuteve qe jetonin ne shqiperi
5-gjermanet u kujdesen per venien e rregullit civil.
pse e bene kete gjermanet kur ata mund te silleshin me egersi sepse ata qe thuajse dogjen boten nuk i ndalonte dot nje ushtri e paarmatosur e pa pervoje si partizanet e Enver trimit.
Akoma ju me perrallat e Enverit, hani hani patate se ju ben mire dhe eshte dhe buke edhe gjelle
[/ QUOTE ]
EDDANTES megjithese po citoj mesazhin tend nuk eshte se po te pergjigjem ty.
1.Per piken e pare ke te drejte. Gjermanet ne Shqiperi ishin kalimtare...ashtu sic ishin qe nga Norvegjia deri ne Afrike.
2.Edhe ketu padyshim ke te drejte.Gjermanet nuk ngacmonin asnje qe u lipinte cizmet (te pakten per ca kohe).
3.Padyshim Gjermania njohu teresine territoriale te Shqiperise....persa kohe Shqiperia ishte katund i Rajhut III.
4.Kjo marreveshja per mosarrestimin e cifuteve me kujton ate profesorin qe pyeti studentin "Pse ndodhin aurorat ne pol?" Dhe kur studenti i hutuar i pergjigjet "Mos kete pergjigje e dija" profesori i thote i qete "C`tragjedi! Ju ishit i vetmi person ne bote qe e dinit".
5.Ketu ke ABSULOTISHT te drejte. Gjermanet e vune rendin ne rregull...duke shpallur shtetrrethim. Dhe c`eshte e verteta e bene me shume delikatese dhe me shume butesi.
Gjermanet ishin KALIMTARE? Ku do VENIN? Ne Greqi...gjermanet, ne Jugosllavi...gjermanet,ne Itali... gjermanet. Pastaj sa plane 5-vjecare i duheshin gjermaneve te "kalonin"? Shqiperia edhe me gomar te ecesh tre dite eshte.
Qe gjermanet nuk u sollen ne Shqiperi sic bene ne France po themi kjo dihet. Ne Shqiperi nuk u bene perdhunime dhe ne fakt kunder cifuteve nuk u treguan shume te zellshem. Kjo nuk vinte se ishin kalimtare. Arsyet ishin POLITIKE dhe RRACORE.
Politike sepse Hitleri e njihte karakterin shqiptar (ka patur ne klase Muharrem Bajraktarin dhe per me teper kishte specialista teper te afte per te gjitha kombesite) dhe si rrjedhim e dinte qe me mire ja hante koken me te mire.
Por kryesore mendoj ka qene arsyet rracore. Sipas "studimeve" gjermane shqiptaret ishin rraca me e paster (pas gjermaneve natyrisht).
Dhe te mos harrojme qe pushtimi HITLERIAN nuk ishte me karakter kombetar por me karakter plotesisht POLITIK. Prandaj gjermanet nuk ngriten ne asnje vend flamurin gjerman por ate NAZIST. Dhe biles lejuan edhe qeverite e "pavarura" ne cdo vend qe "cliruan".
Persa i perket temes konkretisht, diskutimi eshte IDIOTESK. (te me falin pjesemarresit ne debat).
Pse? Data eshte SIMBOLIKE. Psh Rusia nuk ka ndonje date se kur u clirua fshati i fundit. Por ka daten e kapitullimit nazist. Italia nuk ka kur u clirua katundi i fundit por ka daten e clirimit te Milanos (meqe edhe fashizmi italian lindi ne Milano).
Ose psh ne 1912 Elbasani dhe ne mos gaboj edhe Kavaja e ngriten flamurin para Ismail Qemalit. Cfare te bejme tani te heqim 28 dhe te zihemi se kush ishte katundi i pare qe ngriti flamurin? Prandaj eshte IDIOTIZEM te germosh neper SIMBOLE per te gjetur ndonje mungese "precizionoi".
Megjithate Vazhdoni Kuvendimin.