Re: GJERMANI I FUNDIT???
Data e clirimit nuk u ndrrua sepse iu tek Sales, por sepse sipas nje versioni te historianeve data e clririmit eshte data 28 Nentor. Fundja edhe te rrime dhe ta festojme me 29 se keshtu iu tek Enverit, ne menyre qe t'ia lepinte me mire menderen Titos, nuk eshte mire.
Ne fakt, te dyja palet kane dokumentat dhe argumentat e tyre, megjithate per mua Sala ka bere mire qe e ka nderruar. Sigurisht qe edhe politika hyn ne kete mes. Eshte normale. Ishte politika ajo qe e ndryshoi daten nje vit pas clirimit (kujtoj qe vete Enveri ka festuar ne 28 Nentor ne Shkoder festen e clirimit ne vitin 1945), dhe eshte normale qe te ishte politika ajo qe do ta ndryshonte ne 1992-shin. Ishte po ashtu politika ajo qe e riktheu ne 97, pas te "revolucionit dempokratik te vonuar", pikerisht ata qe ngrinin tre gishtat lart ne vlore, pinjollet e pandreqshem dhe nostalgjike te xhelateve te luftes se klasave te cilet normalisht dine ta respektojne menderlepirjen, te vetmin zanat te mbijeteses se tyre, dhe eshte normale qe te jete pikerisht politika ajo qe do ta heqe tashme 29 nentorin si feste zyrtare, per te rishplare edhe njehere menderosjen e historise nga kasapet e ketij vendi. Qe Enveri e ka perdorur 29 nentorin, pasi i duhej, kjo nuk ka dyshim. Dhe qe Sala e hoqi beri mjaft mire. Eshte mjaft e mjere zhurma qe ben Edi Rama, per "mbrojtjen" e 29 nentorit, duke e servirur si futje te duarve te politikes ne histori. Nuk e kuptoj, mos valle qenka e udhes qe shqiptaret te festojne sipas menyres me te cilen e shkroi Enveri historine? Nuk paska te drejte politika e tanishme te ndryshoje historine e bere nga politika komuniste?
Po keshtu eshte absurde pretendimi qe ngrihet shpesh qe nxjerr si argument faktin qe veteranet njohin 29 nentorin si date clirimi. Kjo eshte banale. E si mund te jene veteranet ata qe mund ta vendosin kete? Po pse cfare mund te pritet tjeter nga veteranet, te keputur nga pesha e viteve te zborit komunist si dhe nga pesha e dekorata dekoratave qe me teper se nderim u kane sherbyer per lavazh truri? E si te mos mjaftonte kjo, tani u duhet edhe lavazhi i Edit, qe e sperdredh kreherin si prestigjator mbi kokat e tyre te zbardhura. Perse nuk e kane thene nje gje te tille me 45-en veteranet? Normalisht partia e di.