GJERMANI I FUNDIT???

S6T6N6

Forumium maestatis
GJERMANI I FUNDIT???

Ne fakt politika qesharake shqiptare ka rikthyer serish pas rotacionit te pushtetit kete teme ne krye. Berisha po pergatit nje projektligj per ta derguar ne Parlament per te rikthuer si daten e clirimit te Shqiperise 28 Nentorin nderkohe qe Kryetari i PS Rama eshte shprehur se nese Berisha do ta beje nje gje te tille, do te mblidhen firmat per nje referendum mbarepopullor ku populli te vendosi per daten e clirimit. aktualisht data zyrtare e clirimit eshte 29 nentori.

E hapa kete teme/sondazh per te diskutuar mbi faktin se kur iku gjermani i fundit nga shqiperia!
 

milanisti2

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Eshte larguar me 29 Nentor. E kane vertetuar mijera veterane qe kane qene vet ne ato luftime por e ka vertetuar dhe Komanda e Pergjithshme Gjerane me dokumentacionin e saj (para disa kohesh ka derguar ne Shqiperi materialin ku Gjermanet qe u larguan nga Shqiperia raportonin se jane larguar me 29. Nuk e kuptoj pse duan qe ta deformojne historine dhe cfar interesash kane.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

puna e nderrimit te dates eshte kunj e te djathteve qe LANC te humbasi perpara 28 nentorit.

mentalitet tipik shqiptar e primitv.

me vjen keq per te djathten, qe bie ne keto nivele .
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Temen e ke hapur per te diskutuar historine apo politiken?
 

regele

Forumium maestatis
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Per mendimin tim kjo ceshtje eshte si ajo puna e dhelpres: e lagu, s'e lagu! Nese shqiptaret per afro 50 vjet e festuan kete feste me 29 nentor, nese ata qe luftuan ne ate periudhe dhe jane ende gjalle sot e festuan dhe e festojne me 29 nentor, perse duhet ta ndryshojme kete date? Per te treguar se ne dime ta nderrojme historine per arsye politike? Edhe nese Shqiperia eshte cliruar me 28 nentor (sic pretendon PD-ja - kulmi eshte se me nje propozim per ndryshim date duhet te dale nje grup i gjere historianesh jo nje grup i gjere poltikanesh qe cuditerisht i perkasin te njejtes parti), valle pse duhet te tallemi me nje pjese te atyre qe luftuan per clirim! Nese veteranet kembengulin se clirimi eshte bere me 29 nentor, pse duhet t'u kundervihemi dhe t'i detyrojme ligjerisht t'i binden politikes dhe jo historise apo jetes se tyre?
Nuk e di, me duket teme pa bereqet dhe qe ka te beje me shume me injorancen shqiptare se sa me historine e saj!
 

atman

Forumium maestatis
Re: GJERMANI I FUNDIT???

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per mendimin tim kjo ceshtje eshte si ajo puna e dhelpres: e lagu, s'e lagu! Nese shqiptaret per afro 50 vjet e festuan kete feste me 29 nentor, nese ata qe luftuan ne ate periudhe dhe jane ende gjalle sot e festuan dhe e festojne me 29 nentor, perse duhet ta ndryshojme kete date? Per te treguar se ne dime ta nderrojme historine per arsye politike? Edhe nese Shqiperia eshte cliruar me 28 nentor (sic pretendon PD-ja - kulmi eshte se me nje propozim per ndryshim date duhet te dale nje grup i gjere historianesh jo nje grup i gjere poltikanesh qe cuditerisht i perkasin te njejtes parti), valle pse duhet te tallemi me nje pjese te atyre qe luftuan per clirim! Nese veteranet kembengulin se clirimi eshte bere me 29 nentor, pse duhet t'u kundervihemi dhe t'i detyrojme ligjerisht t'i binden politikes dhe jo historise apo jetes se tyre?
Nuk e di, me duket teme pa bereqet dhe qe ka te beje me shume me injorancen shqiptare se sa me historine e saj!

[/ QUOTE ]
/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Tani,ky problem eshte me i nderlikuar sesa justifikimi/fakti se"kur iku gjermani i fundit"!!
Kemi te bejme me kohen kur marredheniet Beograd-Tirane ishin ne kulmin e tyre..dhe duke ditur ideologjine/mentalitetin/servilizmin e peshtire kuqalosho-komunisto-sllavist dalim ne perfundimin qe:luftetaret " e famshem" shqiptare(partizanet)nuk ishin ata qe e vendosen daten...data u vendos nga sum*** Dulla me nja 40 petrita sllavo-shqiptar!
Lufta partizane shqiptare nuk kishte edhe aq rendesi nderkombetare..me teper rendesi kishte per Yugosllavine sepse batalione/brigada partizane shqiptare vrane e prene me mijera shqiptare te Kosoves per interes te sllaveve te Yugosllavise!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

une jam i mendimit qe veteranet ta festojne kur te duan festen e clirimit , meqenese e kan qejf edhe me 29 nentor.

te djathtet me 29 nentor le te fitojne diten e vendosjes se diktatures.

edhe kjo "ngjarje e madhe" ishte .

vendi ka nevoje per gjera te tjera ....edhe shume madje sesa pilivanlliqet e Berishes e te djathteve ne pergjithesi.

duhet pare perpara.
 

milanisti2

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Lufta partizane shqiptare nuk kishte edhe aq rendesi nderkombetare..me teper rendesi kishte per Yugosllavine sepse batalione/brigada partizane shqiptare vrane e prene me mijera shqiptare te Kosoves per interes te sllaveve te Yugosllavise!

[/ QUOTE ]

Kush te ka then ty qe partizanet shqiptar kane vrare kosovar ne trojet e tyre. Apo deformimi dhe denigrimi i historise dhe i ceshtjeve kombetare te mbeshtetura nga qerqe te caktuara te shteteve jopaqedashese ndaj Shqiperise pelqehet me shum se te mbrojme veten tone dhe popullin me te njejtin gjak, ate Kosovar. Dolen idera percarese qe nuk mund ti prishin mardhenjet e shkelqyera te shqiptareve me kosovaret por gjithsesi ato hedhin re te zeza.
Pati apo jo rendesi lufta partizane ne luften kunder Gjermaneve nuk e percaktojne historian apo persona te caktuar por e ka percaktuar vete historia boterore. Nuk ka then njeri qe shqiptaret munden gjermanet por qe ne u rradhitem ne anen e duhur dhe paqedashese dhe dhame nje ndihme sadomodeste por dhame e nuk mbetem duarkryq te prisnim fatin tone dhe lirin edhuruar.
 

regele

Forumium maestatis
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Mendoj se 29 nentori nuk eshte fillimi i diktatures, por mund te jete dita e clirimit te shqiptareve! Ata qe e deshen kete vend, luftuan per te duke e vene perpara ngjyrave idiote politike qe i japim ne sot asaj lufte! Vertet komunistat nuk shkonin me ballistet e te tjeret, por di, qe te gjithe kush pati mundesi ndihmoi ne clirimin e atdheut! Kjo nuk ishte lufte per vendosjen e komunizmit, por ishte lufte per clirimin e atdheut! Diktatura komuniste filloi t'i leshonte rrenjet ngadale e ngadale, me mebshtetjen e jugasllaveve e sovjetikeve dhe filloi te marre forme te qarte, pikerisht atehere kur nisi te ndeshkonte ata qe luftuan per clirimin e atdheut dhe qe nuk qene dakord me idete komuniste!

Perpiquni te shikoni gjerat dhe nga aspekte te tjera pervec atij politik!
 

Nobis

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

doni sdoni, e beri referendumin ketu S6T6N6-i /pf/images/graemlins/wink.gif
hallall plako.
keto maskarenjte te lodhen sa te duan.Per clirimin duhet te flasin vetem ato qe luftuan me pushke ne krah!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Diktatura komuniste filloi t'i leshonte rrenjet ngadale e ngadale, me mebshtetjen e jugasllaveve e sovjetikeve dhe filloi te marre forme te qarte, pikerisht atehere kur nisi te ndeshkonte ata qe luftuan per clirimin e atdheut dhe qe nuk qene dakord me idete komuniste!



[/ QUOTE ]

dmth me 29 nentor.

arrestimet e kundershtarve politik filluan sapo komunistet hyne ne pushtet.

si nuk mohet LANc ashtu edhe ti nuk mund te mohosh gjakun e vuajtjet a atyre qe e pesuan nga 29 nentori e me vone.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Për mendimin tim duhet që data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist të jetë e ndryshme nga ajo e Ish-Jugosllavisë. Kjo për arsye të politikës së jashtme pasi ka akoma edhe sot në Ish-Jugosllavi që besojnë se Shqipëria ishte gati të bëhej Republikë e Jugosllavisë deri në momentin që Enver Hoxha përmbysi qeverisjen e asaj kohe dhe nuk respektoi marrëveshjet /pf/images/graemlins/eek.gif. Pra besoj se mund të ndryshohet kjo datë që të mos ketë përkime të çuditshme me Ish-Jugosllavinë (Serbinë e Malin e Zi).

Arsye tjetër nuk shoh që të ndryshohet data e çlirimit të Shqipërisë. Rëndësia që i jepet ndryshimit të datës më duket pak e tepërt dhe pa shumë bereqet (nevojitet një shpjegim nga qeveria për arsyet që ajo ka për ndryshimin e kësaj date).
 

Leopardii

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Në çështjen e ngritur për 28-29 Nëntorin, krahas hulumtimit gjoja historik dhe karshillëkut mes partive, investohet edhe një dozë e fortë pasinqeriteti. Nga njëra anë 80- vjeçarët që kërkojnë ta fiksojnë fundin e luftës më 29, shkojnë me mendje se duke e veçuar nga Dita e Flamurit, do ta shtyjnë në përjetësi kujtimin e asaj dite që i kanë vënë emrin çlirim dhe që i pa të zbresin nga mali si protagonistë, anipse qysh netët e mëparshme, dikush tjetër pa i përfillur (ose dhe ata vetë) e kishte nisur serinë e vrasjeve pa gjyq. Pala tjetër, kundërshtarët e tyre, që duke parë se përkrahësit e 29-ës janë shumë (falë padijes dhe indoktrinimit të errët 50-vjeçar) synojnë që, duke i bashkuar, çlirim-skllavërimi që kulloi gjak të pafajmë qysh në nisje e për dekada, të humbë ëndësi nën hijen e flamurit, dhe me nxjerrjen në dritë dora-dorës të mynxyrave ende të papërmendura (ose të mbuluara me iniciale) të ndërgjegjësojnë më në fund tërë shoqërinë për të vërtetën dhe ta zhdukin atë „çlirim“ nga kalendari. Pra, çështja që rritet përnjimend dhe nuk shpallet haptas është jo nëse iku gjermani i fundit me 29 apo më 28 Nëntor 1944, por a meriton ajo ditë e 60 vjetëve më parë, e ngrysët për dhjetëra- mijë shqiptarë që prisnin lirinë dhe gjetën vdekjen e të dashurve të tyre, të festohet si ditë e shënuar veç për të shpëtuar nga ndërgjegjja e keqe disa pleq që s’kanë akoma kurajon ta shikojnë të vërtetën në sy. E tërë Evropa Lindore, e shkelur nga ylli i kuq (në daç sovjetik ose vendës) nuk i feston më çlirime të tilla. Historia ka luftëra, ka fillime e mbarime konfliktesh, por jo gjithmonë dita e paqes është një ditë e gëzuar. Ka luftëra që çojnë në liri, por ka dhe që mbyllen me pushtime të huaja ose me vendosje tiranish vendëse. Ç’kërkojnë me këtë këmbëngulje veteranët, të cilët e kanë akoma kokën mbi supe veç falë urtë butësisë së tyre tejet e të vëmendshme? Mos duan të na kujtojnë pambarimisht që i lanë në baltë trimat që patën kurajon të kundërshtojnë diktatorin? Një mjerí e tillë morale nuk meriton të quhet lirí.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Megjithatë dita e çlirimit nuk duhet mohuar nën preteksin se ajo solli Bishën shqiptare në pushtet. Për çlirimin e Shqipërisë luftuan e vdiqën edhe ata që ishin kundër komunizmit. Pra i takon atyre që dhanë jetën për Shqipërinë një ditë përkujtimore e më mirë se dita e çlirimit për këtë qëllim nuk ka.

28 Nëntori nuk ja ul vlerat çlirimit të Shqipërisë. Përkundrazi, ajo ja ngren vlerat duke e barazuar me epokën legjendare të Skënderbeut dhe me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë për herë të parë si komb më vete!

Sa për pensionistët nuk më bëhet shumë vonë pasi shumica e tyre kanë pjerdhur nga trutë /pf/images/graemlins/shrug.gif!
 

Ermal Lamcaj

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Ky ndryshim behet thjeshte per arsye politike. Politikanet e kane Modus Operandi ndryshimin e historise sipas interesave qe perfaqesojne.
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

Na kena nji shprehje ;
HEDH NJI I MARR NJI GUR N'UJ e hidhen 1000 t'mençem me e nxjerr (GURIN)e MBYTEN MREN ( n uj ).
t'marrit i fillon emni me "S" (DIHET SE KUSH ASHT)
.....na rujt ZOTI PREJ T'MARRVE . /pf/images/graemlins/angel.gif
 

Tan

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

kur ske Pula bej pësh pësh njashtu dhe puna ketyre
 

Tropojani

Primus registratum
Re: GJERMANI I FUNDIT???

KUJT I PLAS SE KUR IKU GJERMANI I FUNDIT!?
FATKEQESISHT IKU GJERMANI DHE ERDHI KATRANI QE NA
DEGJENEROI PER 47 VJET ME RADHE!!!HARRUAT!?
NE KORRIK TE VITIT 1990 AMBASADA GJERMANE
ISHTE ME E PREFERUARA PER T'U
FUTUR NE TE DHE ISHIN PIKERISHT BIJTE E ATYRE VETERANEVE TRIMA QE IA MBATHEN TE PARET ATY "KE GJERMANIA"
DUKET PER T'U HAKMARRE NDAJ TYRE!...
 
Top