Re: Gjeje titullin dhe autorin
këto fragmente më bënë pak më shumë përshtypje sepse më kujtuan një diskutim në plazh "a do martoheshe me një ish-prostitutë"
më duket se është hapur edhe temë këtu në forum, po nuk e kam lexuar
këto fragmente më bënë pak më shumë përshtypje sepse më kujtuan një diskutim në plazh "a do martoheshe me një ish-prostitutë"
më duket se është hapur edhe temë këtu në forum, po nuk e kam lexuar
theksimi me shkronja të zeza është imi; jo në origjinal"Arakasi," tha duke iu dridhur zëri. "Pse nguli këmbë që ta blije lirinë time? Pse ia plotësove kërkesën, përveçse për të më lënë në dorë të tij?"
Mara mbylli sytë për një çast. Ishte jashtëzakonisht e lodhur për gjëra të tilla! Një fjalë e vetme gabim, një përgjigje e pamjaftueshme, dhe vinte në rrezik gjithë shpresat e Arakasit për lumturi. E mira e të mirave ishte t'i binte drejt, po si të zgjidhte frazat më të mira? E torturuar nga një dhimbje koke dhe nga rënkimi i çdo muskuli të ngrirë nga marshimi i sforcuar i ditës, Zonja e familjes Akoma kuptoi që takti ishte i pakapshëm në këtë moment. E folura pa zbukurime e Kevit nga Zün duhet të mjaftonte.
"Ti i kujton familjen e tij. Edhe ata lindën në një jetë që nuk u përshtatej, dhe nuk mësuan kurrë ç'është dashuria."
Kamlia hapi sytë. "Ç'familje? Ai më tha që ti je gjithë familja e tij dhe gjithë nderi."
Mara pranoi peshën e këtij pohimi. "Ashtu jam tani. Po Arakasi lindi bir i një gruaje që banonte në një bordello. S'kishte si ta dinte emrin e të atit, dhe ishte atje kur një burrë i mposhtur nga epshi i vrau motrën."
Kortezania ndenji në qetësi ndërsa ky lajm i hynte mirë në mendje. Duke vrojtuar me kujdes, me merak që mund të kishte thënë pak si shumë, po pa mundësinë që të ndalonte tani, Mara shtoi, "Ai dëshiron të të japë lirinë nga e kaluara, Kamli. E njoh aq mirë sa të betohem për këtë: nuk do të kërkojë nga ty asgjë që nuk do ia jepje lirisht."