Gjeje titullin dhe autorin

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

këto fragmente më bënë pak më shumë përshtypje sepse më kujtuan një diskutim në plazh "a do martoheshe me një ish-prostitutë"

më duket se është hapur edhe temë këtu në forum, po nuk e kam lexuar

"Arakasi," tha duke iu dridhur zëri. "Pse nguli këmbë që ta blije lirinë time? Pse ia plotësove kërkesën, përveçse për të më lënë në dorë të tij?"

Mara mbylli sytë për një çast. Ishte jashtëzakonisht e lodhur për gjëra të tilla! Një fjalë e vetme gabim, një përgjigje e pamjaftueshme, dhe vinte në rrezik gjithë shpresat e Arakasit për lumturi. E mira e të mirave ishte t'i binte drejt, po si të zgjidhte frazat më të mira? E torturuar nga një dhimbje koke dhe nga rënkimi i çdo muskuli të ngrirë nga marshimi i sforcuar i ditës, Zonja e familjes Akoma kuptoi që takti ishte i pakapshëm në këtë moment. E folura pa zbukurime e Kevit nga Zün duhet të mjaftonte.

"Ti i kujton familjen e tij. Edhe ata lindën në një jetë që nuk u përshtatej, dhe nuk mësuan kurrë ç'është dashuria."

Kamlia hapi sytë. "Ç'familje? Ai më tha që ti je gjithë familja e tij dhe gjithë nderi."

Mara pranoi peshën e këtij pohimi. "Ashtu jam tani. Po Arakasi lindi bir i një gruaje që banonte në një bordello. S'kishte si ta dinte emrin e të atit, dhe ishte atje kur një burrë i mposhtur nga epshi i vrau motrën."

Kortezania ndenji në qetësi ndërsa ky lajm i hynte mirë në mendje. Duke vrojtuar me kujdes, me merak që mund të kishte thënë pak si shumë, po pa mundësinë që të ndalonte tani, Mara shtoi, "Ai dëshiron të të japë lirinë nga e kaluara, Kamli. E njoh aq mirë sa të betohem për këtë: nuk do të kërkojë nga ty asgjë që nuk do ia jepje lirisht."
theksimi me shkronja të zeza është imi; jo në origjinal
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

kush e gjen kete fragment vjershe e kujt autori eshte??? :goofy:

"mos u ngrys prej deshperimit
nese jeta te zhgenjen
hesht ne diten e mundimit
rishtaz dite e gazit vjen"

autori/ja nuk eshte dhe aq i/e veshtire per tu gjetur por titulli eshte nje cike :wave: :book: :confused: :rolleyes: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

ai eshte por a te kujtohet s ekujt i drejtohet poezia. :book: :book: :thumbsup: :thumbsup: /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ok... ja po hedh dhe une nje


" And all men kill the thing they love,
By all let this be heard.
Some do it with a bitter look,
Some with a flattering word,
The coward does it with a kiss,
The brave man with a sword!"
 

nermini

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

tju shkruaj edhe une nje poetry?
To see a world in a grain of sand
And a heaven in a wild flower
To hold infinity in the palm of your hand
And eternity in an hour
 

samanta

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Cicero:
[qb] ai eshte por a te kujtohet s ekujt i drejtohet poezia. :book: :book: :thumbsup: :thumbsup: /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Titulli s'me kujtohet :shrug: :wave:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

po vazhdoj nga i njëjti libër dhe e njëjta histori

disa ditë më vonë, Mara dhe Kamli (ish-kortezania) bisedojnë përsëri për Arakasin
"Arakasi," përsëriti ish-kortezania, vetullngrysur. "Çfarë shikon te mua? Ai është i zgjuar, pa dyshim, dhe mund të sjellë kë t'i dojë qefi në krevat."

Mara konsideroi me kujdes. "Mund të ofroj vetëm hamendje," tha me vonesë. "Besoj se sheh shpëtimin e tij tek ty. Një shërim, me fjalë të tjera, prej disa zhgënjimeve të jetës. Supozoj që dëshiron të të japë atë që nuk i dha dot familjes së tij: lumturi, siguri, dhe një dashuri që nuk blihet në pazar."

"Ti e gjete atësoj dashurie me Hakanun," tha Kamli me një ton akuzues.

Mara e detyroi veten mos të reagonte. "Pjesërisht. Te Hokanu gjeta mirëkuptim pothuajse të përsosur. E kam patur mikun e shpirtit. Tek një tjetër përpara tij gjeta dashurinë që besoj se ti mund ta zbulosh me Arakasin.

Se kë mund të sjellë në krevatin e tij nuk të them dot - të them të drejtën nuk kemi folur për oreksin e tij në këtë drejtim - po nuk është nga ata që i hapin ndjenjat kollaj. Arakasi të ofron një besim solemn, dhe nuk do e bënte kurrë, aq i përmbajtur sa është, po të mos mendonte që ti e meriton."

"Më duket se e admiron," tha Kamli.

"E admiroj." Mara pushoi për një çast ndërsa pranonte këtë të vërtetë. "Si një njeri me zgjuarësi të jashtëzakonshme, i cili e ka jetuar jetën si një lojë madhështore strategjie, ma merr mendja se iu desh kurajo pa masë për të hedhur atë hap, për të pranuar dhembshurinë. Megjithëse e ka ditur gjithmonë në ç'pozitë ishte, me aftësi për të paraprirë shumicën e veprimeve të të tjerëve, Arakasi është tani si një lundrues pa busull në një det të panjohur. I duhet të vizatojë vetë hartën që të gjejë rrugën për në port. Ka hedhur tej kompetencën për të gjetur veten. Për një njeri si ai, duhet të jetë vendimi më frikëndjellës që mund të imagjinojë. Po nuk e kam parë kurrë t'i shmanget sfidës, edhe kur të tjerë do e konsideronin të pamundur." Duke e parë drejt e në sy, Mara shtoi, "Këto fjalë nuk ia zënë dot vendin njohjes së atij vetë."
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

poezia i drejtohet Ana Kernes nga Aleksander Pushkin.Eshte bere edhe kenge nga Djemte e Detit ky fragment vjershe.
pershendetje
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

... His wife's vagina also seemed somewhat frightening when he entered it, like a mysterious place with perhaps, at the very end, a mortuary chamber.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Tjetër:

Vallëzimi - zbuloi D. - nuk ishte tjetër veçse një shfrim lirik i seksit: për kusurin nuk mund të ishte tjetër veçse stolisje ose idiotësi. Ofertat vulgare e plot epsh të prostitutave të rrugës dukeshin si një komedi qesharake në përqasje me joshjen aluzive e djallëzore të balerinave, që depërtonin ne thellësi. Dhe sa më e zonja ishte një balerinë, sa më shumë guximtare, të përsosura, të lehta, të harmonishme e akrobatike përhedhjet e saj, aq më e fortë, tek ai që e sodiste, dëshira për ta përqafuar, për ta shtrënguar, për ta fshikur e përkëdhelur sidomos te kofshët, për ta shtënë në dorë gjer në fund.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

kështu si e kam nisur do më duhet ndonjë vit t'i mbaroj këto paragrafet që kam zgjedhur nga ky libër
/pf/images/graemlins/smile.gif

Mara dhe Kamli vazhdojnë bisedën e mësipërme për Arakasin
...
Mara mori zemër nga këto fjalë. "Po nuk pate ndjenjë dashurie për të, ndërto shoqëri. Ka një intelekt të gjallë dhe mendje depërtuese."

Kamli ngriti kokën, sytë i ndrisnin nga lotët që mezi i përmbante. "Vërtet do pranonte kaq pak prej meje?"

"Vëre në provë." buzëqeshi Mara. "Dashuria nuk bën kërkesa; ajo pranon. M'u desh gjithë jeta që ta mësoj këtë." Me zë të ulët, shtoi, "Dhe dhurata e dy meshkujve të jashtëzakonshëm."
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

... dhe hapur midis atyre të gjithëve ai tha:
"Zotnij të nderçëm, tash që më duhet me u largu prej këndej, në ka dhe nji burrë këtu që unë e fyeva, a nonji i brengos prej mejet, t'ankohet para se t'largohem prej këtej, dhe unë do ta ndreq atë me fuqinë time. And if there by any that will proffer me wrong, or to say of me wrong or shame behind my back, say it now or never, and here is my body to make it good, body against body."
Dhe nga të gjithë ata që qëndornin atje, s'kishte asnjë që mund të theshte një fjalë, anipse atje ishin dhe disa kalorës nga gjaku i mbretëreshës...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Nga Vdekja e Arturit e Sir Thomas Mejlori,
Mbreti Artur dhe Kalorësit e Tij të Tryezës së Rrumbullakët, Sidni Lenier
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

paragrafi i fundit për Kamlin dhe Arakasin
Kur Arakasi akoma nuk po kuptonte, Lujani i tha, "O zot, s'të ka parë kurrë të bësh një gabim. Vrave vrasësit profesionistë; bëtë dashuri në krevatin e pronarit të saj dhe nëse djersive ndopak, nuk ishte nga frika. E preke ashtu si nuk e kish prekur asnjë mashkull, që do të thotë se je i pari që mundi t'i shihte ndjenjat. Kjo e trembi sepse tregonte që bukuria dhe mjeshtëria e saj dështuan, ose që ti je shumë i zgjuar për të rënë në kurthin e joshjes. Një mashkulli në duart e saj nuk duhet t'i mbetej aftësi mendimi përtej organit të fryrë. Prandaj ka frikë. Asnjë nga aftësitë nuk i hyn në punë kur ka të bëjë me ty. Nuk ka ç'maskë të veshi për mbrojtje. I ofrohet një mashkull që e kupton, por që ndjenjat e të cilit nuk i sheh dot. Kënaqësitë e shtratit nuk kanë ç't'i ofrojnë sepse nuk ka përjetuar ndjenjë dashurie. Ka nevojë ta marrësh për dore e t'i tregosh rrugën. Po për këtë duhet të humbasë mahnitjen. Shiko të pengohesh e të biesh në tokë një herë, dhe ke për ta parë që do ulet pranë teje të kujdeset për gjurin që gërvishe."
 
Top