Gjeje titullin dhe autorin

true confidental

Forumium maestatis
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Eshte nje autore shqiptare me banim jashte vendit, ka shkruar edhe ne gjuhe te tjera pervec shqipes ..........Gjejeni ( ndihma u dha)

"Klea, të kërkojnë te dera." Në fakt ajo ishte nisur drejt portës qendrore të Studios pa e patur të qartë në e kish lajmëruar polici i rojes nëpërmjet telefonit apo ia kishte sjellë fjalën ndonjëri prej kolegëve.
Fustani i bardhë e i ngushtë i puthitej bezdisshëm pas këmbëve duke i krijuar ngathtësi në hapat. Dielli sundonte. Pa skrupull e masë. Shtypte përtokë siluetat e njerëzve që lëviznin si automatë nëpër rrugicat e gjera nga njëra godinë në tjetrën dhe ndërsa i projektonte mbi asfaltin ngjyrë ari, u hiqte edhe atë pak lëng jete që dilte mbi lëkurë në formë sferash djerse. Siluetat ishin të gjitha të zeza dhe të thara.
" Të paktën të na projektosh ashtu siç jemi." Klea iu drejtua diellit pa maraz. " Ji të paktën i ndershëm, kur na përplas përtokë, na e ler edhe djersën përsipër." Këmbët e saj ishin edhe ato ngjyrë ari, ndërsa lëkura e sandaleve ngjyrë kafe të çelët me gisht, dukej e zezë me një nuancë të shpëlarë grije.
Bota ishte tharë. Termometrat e varur në mure kishin dhënë shpirt. Kishin shënuar kulmin e gradëve që ishin në gjendje të tregonin e ishin dorëzuar, me gëzim. Pasi tani nuk u duhej të mbartnin mbi vete vështrimet gjithë mllef të njerëzve - që duke mos ditur kujt t'ia zpraznin pafuqinë - shkarkoheshin mbi aparatet e pafajshëm.
Klea u ndal dhe u mbush me frymë. Kaloi dorën në permanentin e urryer të flokëve dhe rregulloi rripin e mesit.
"Kot e ke." I tha vetes. "Kot e ke që nxiton drejt portës." Bëri dy hapa të turrullosur dhe u ndal përsëri nën hijen e një mimoze të vjetër sa pritja. Dikush e përshëndeti me dorën e lirë, ndërsa tjetrën e kish të zënë me një gazetë që mbante sipër kokës.
Koha rrëshkiste, e pluhurosur në çmendurinë e gushtit, dhe kërciste. Kish dy muaj që koha i kërciste rrotull e pamëshirshme. Edhe kur ishte e përkulur mbi makinën e vjetër të shkrimit, me tri shkronjat që mungonin dhe tastierën e shtrembët, Klea e dëgjonte. Ngrihej mbi gjithçka, koha. Mbi gjithë rrëmujën që Klea mundohej të krijonte rreth vetes, mbi zhurmën perëndimore të autobusëve francezë të sapohedhur në qarkullim, mbi zgjyrën e pisllëkut pranë kazanëve të plehrave të lënë në mëshirë të fatit, mbi grindjet e njerëzve në katër të mëngjesit duke mbushur ujë me sapllaket e kazanet prej teneqeje. Koha ngrihej mbi dëshpërimin e atij qyteti evropian, që evropian kishte vetëm pozicionin gjeografik. Nuk donte të bënte përpara. Ishte ndryshkur në mënyrë të pariparueshme. Sa herë që vajza i jepte një shqelm për ta bërë të shkundej sadopak, koha lëshonte një ulërimë të tharë dhe bënte një hap mbrapa.
Ai njeri edhe mund të vinte. Me çizmet e tij prej kauboji nën pantallonat xhins rigorozisht blu të çelët. Me këmishën e kaltër dhe xhakaventon e lehtë të bardhë përsipër. Dhe me kaçurrelat që i binin të shrregullta mbi supe. Mund të paraqitej në portën e stërmadhe të Kinostudios "Shqipëria e re", të linte pasaportën e rënduar nga gjithë vizat e lëshuara nëpër aeroportet e botës tek polici me uniformën blu të zbërdhylur dhe të hynte brenda. Ruajtësi i rendit, do t'i hapte gjithë përzemërsi derën e ndërtuar tridhjetë vjet më parë nga ish vëllezërit e mëdhenj sovjetikë. Ai mund të hynte aty. Nuk kish përse të mos ndodhte. Me siguri do ndalej përpara njërës nga parullat e shumta që vuanin kokëforta nën zjarrin e mesditës. Ndoshta përpara asaj që thoshte "Rroftë uniteti i pathyeshëm Parti-Popull." Ose "Në Shqipëri zot është populli shqiptar". Ai do mundohej me siguri të kuptonte domethënien, e nëse dikush do të ishte aq i sjellshëm sa t'ia përkthente, do qeshte lehtë, do hidhte kaçurrelat mbrapa e do ndizte një cigare. Pastaj do vazhdonte rrugën drejt godinës qendrore, duke tërhequr pas vetes gjëmimin e asaj pjese të kontinentit nga e cila vinte. Edhe zhurmën e çizmeve do e ndjente shkretëtira e gushtit.
"Nuk i heq kurrë këto të shkreta ?" do qeshte Klea, "nuk të djersijnë këmbët?"
"Eshtë çështje zakoni." Do përgjigjej tjetri."Çështje zakoni. Jam mësuar me to."
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Elvira Dones

Dashuri e Huaj

Nuk e kam lexuar librin, por kete fragmentin e kam lexuar online, kur kerkoja te blija "Yjet nuk vishen keshtu".
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

edhe ky libër është relativisht i ri, jam i sigurtë që nuk është përkthyer në shqip

- Kush ta dha të drejtën?

- E drejta që ta japin është po aq e pavlerë sa një virtyt që ta japin, - tha V. - Të drejtat përdoren, përndryshe nuk kanë vlerë, ashtu si virtytet duhen shfaqur. E mora vetë të drejtën që ta gënjeja nxënësin tënd, ta tradhëtoja, ta torturoja dhe skllavëroja." - Pendët e saj me cërka shumëngjyrëshe u shpupuritën dhe u ulën përsëri: ngirtje supesh. - Mora mbi veten edhe pasojat. Nëse ti, si Mësuesi i tij, dëshiron të më dënosh, ashtu qoftë.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

një fragment tjetër nga i njëjti libër

"Nëse pasioni nuk është e kundërta e paqes së brendshme," tha L, "pse janë vendosur bashkë në Kodin tonë?"

"Sepse rrjedhojat e këtyre dy gjëndjeve të mendjes janë të kundërtat e njëra tjetrës. Pasioni i pakontrolluar prodhon veprime të nxituara, të pamenduara, dhe shpesh shkatërrimtare. Qetësia, nga ana tjetër mund të bëjë që mos të veprosh fare - and kur çon në veprim, paqja e brendshme sjell në jetë veprime që rrjedhin nga njohuria dhe kujdesi, në mos nga mençuria."
 

blendiys

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Darien eshte Star Wars .
The new Jedi order: Traitor nga Matthew Stover?
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Star Wars: po
Traitor: jo

provoje dhe një herë se mos e gjen para se ta them unë /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

fragment i ri
Bukuria, e cila lind sërish çdo 100 vjet, rrinte në një verandë përmes të cilës frynte një erë e bardhë dhe herë pas here kalonte një yll që mezi merrte frymë nga nxitimi. Yjet i shkelnin syrin me intimitet ndërsa kalonin dhe era i shpupuriste flokët pa pushim. Ajo ishte e pakuptueshme, sepse, tek ajo, zemra dhe shpirti ishin një - bukuria e trupit të saj ishte esenca e shpirtit. Ajo ishte njësimi i kërkuar prej filozofëve në shekuj. Në këtë verandë të erës dhe yjeve kishte pritur për njëqind vjet, në paqe tek meditonte për veten.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

- She was incomprehensible, for, in her, soul and
spirit were one - the beauty of her body was the
essence of her soul. She was that unity sought for by
philosophers through many centuries. In this outdoor
waiting room of winds and stars she had been sitting
for a hundred years at peace in the contemplation of
herself It became known to her, at length, that she
was to be born again. Sighing, she began a long
conversation with a voice that was in the white wind,

Fitzxherlad: beauty and the damned
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

po
The Beautiful and Damned
by F. Scott Fitzgerald

meqë e kisha bërë gati këtë paragrafin po e hedh këtu

-- Anthony for the moment wanted fiercely to paint her, to set her down now, as she was, as with each relentless second she could never be again.

"What were you thinking?" she asked.
"Just that I'm not a realist," he said, and then: "No, only the romanticist preserves the things worth preserving."

Out of the deep sophistication of Anthony an understanding formed, nothing atavistic or obscure, indeed scarcely physical at all, an understanding remembered from the romancings of many generations of minds that as she talked and caught his eyes and turned her lovely head, she moved him as he had never been moved before. The sheath that held her soul had assumed significance - that was all. She was the sun, radiant, growing, gathering light and storing it - then after an eternity pouring it forth in a glance, the fragment of a sentence, to that part of him that cherished all beauty and all illusion.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

vazhdoj nga një libër tjetër

Kam menduar se isha në dashuri më parë, dy herë, po ti je i vetmi që më bën të harroj kush jam dhe të sillem sikur s'kam turp. Kur jam me ty, asgjë nuk ka kuptim, po s'prish punë, sepse s'dua t'ia di që ndjenjat e mia nuk kanë kuptim.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

nga i njëjti libër

Priftëresha e lartë e Lims-Kragmës filloi një magji tjetër. E para i kishte bërë të ndiheshin si mbi gjemba, ndërsa kjo mbante një ndjenjë tmerri, një ngricë nga këndi më i largët i një toke të humbur e pa jetë. Mbante jehonën e britmave pa shpresë a rehati. Por brenda saj fshihej një cilësi tjetër, e fuqishme dhe ndjellëse, një ndjesi pothuajse joshëse që s'kishte asgjë të keqe sikur të lije mënjanë çdo barrë dhe të përqafoje qetësinë.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Silverthorn
by Raymond Feist

second book of the Riftwar Saga
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

është shkruar në frëngjisht gati 100 vjet përpara:

Anija ime do të ikë nesër për në Amerikë
Dhe unë kurrë nuk do të kthehem
Me pare mbledhur në livadhe poetike
Të drejtoj hijen time qorre në këto rrugë që doja.
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Gijom Apoliner?

Titullin nuk e di, por ky eshte i vetmi mik francez i Konices qe njoh. Ne qofte se e ke te gjithe poezine do te me pelqente shume ta postoje pasi te jete gjetur kush e ka shkruar dhe titullin.

Gjithe te mirat!
:wave:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Po është Apolineri, e në punë e sipër për ta përkthyer shqip kam vetëm sa më poshtë:

Emigranti i rrugës Landor
...
Kapela dhe dora me këmbën e djathtë bëjnë adetin
Në një rrobaqepës shik që vesh dhe mbretin
Ky tregtar sapo ka këputur disa kokë
Manekinësh veshur si njëri patjetër vishet në tokë.

Turma nga çdo anë rrëmujet e rrumpallet
Hije pa dashuri që zvarriten përtokë
E me duart drejt qiellit plot me liqej drite
Fluturojnë ndonjëherë si zogj të zbardhët.

Anija ime do të ikë nesër për në Amerikë
Dhe unë kurrë nuk do të kthehem
Me pare mbledhur në livadhe poetike
Të drejtoj hijen time qorre në këto rrugë që doja.

Të kthehet është mirë për një ushtar të Indive
Kambistat shitën të gjitha rripat e arit tim të kulluar
Por pajisur me nëntë më në fund dua të fle shtruar
Në trungje të fortë mes zogjve memecë dhe majmunve.

Manekinët të zhveshin për të kanë filluar
Rrobat i shkundën e atij ja provuan
Veshje të një zotërie që vdiq papaguar
Dhe me zbritje si një milioner e pajuan.

...
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Poezi shume e vecante dhe perkthimi, pershtatja ne shqip me duken te persosura. Te kam pak zili per talentin qe ke.

Faleminderit!
:wave:
 
Top