Gjeje titullin dhe autorin

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

në vazhdim...
Dashuria e vërtetë, si çdo drogë tjetër e fortë, është e mërzitshme - pasi është treguar përralla e takimit dhe zbulimit, puthjet bëhen të rëndomta... përveçse, sigurisht, për ata që po i këmbejnë puthjet, që japin e marrin përkëdheljet ndërsa gjithë tingujt dhe ngjyrat e botës bëhen më të thella e më të ndritshme përreth tyre. Si çdo drogë tjetër e fortë, dashuria e parë e vërtetë është interesante vetëm për ata që janë robëruar prej saj.

Dhe, siç është e vërtetë për çdo drogë tjetër robëruese, dashuria e parë e vërtetë është e rrezikshme.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kam qenë ca i zënë, po prapë s'kam ndenjur pa lexuar. /pf/images/graemlins/smile.gif

... Taktika. Bëje kundërshtarin të humbasë ekulibrin. Po ta mendosh, femrat dhe betejat nuk janë aq të ndryshme. Të dyja të rrethojnë me mjegull dhe mund të të vrasin pa u përpjekur fare. Po të tregohesh i pakujdesshëm.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Crossroads of Twilight
by Robert Jordan
book 10 of The Wheel Of Time
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Shpresoj qe ky te jete me i lehte per t'u gjetur:

Megjithate, ne dreq te vente. Ai shkroi fjalen e pavlefshme mbi njeren nga fletet, por te tjetra perseri u step. Padashur, ngaqe s'dinte c'te bente me ate flete qe i mbeti ne dore, nisi te rilexonte tekstin e shkruar ne te: Nje shesh i braktisur, prane kembes se nje ure; nje lloi djerrine nga ato ku hedhin mbeturinat. Midis hedhurinave, pluhurit, coperave te thyera te lavamaneve nje vegel e vjeter muzikore, e papare ndonjehere, qe binte vetvetiu midis asaj shkretie, dhe nje dem, i egersuar, sic duket, prej tingullit te asaj vegle, shkrofetinte te kemba e ures.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

unë s'e kam lexuar këtë
na thuaj ndonjë gjë më tepër, ose na e trego
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Autori eshte shqiptar. Nuk eshte i padegjuar. Po jap nje pjese qe permend edhe emrin e personazhit atehere:
Pune artistesh, tha me vete Ebu Qerimi, ndonje muzikant i pakenaqur, i mbetur pa pune. Ai nisi te shenonte fjalen e pavlefshme siper fletes. Kishte shkruar vetem e pa, kur syte i shkuan te rreshtat e pare qe i kishte kapercyer dhe ku shenohej emri i njeriut qe kishte pare endrren, data dhe profesioni i tij. Per cudi , i zoti i endrres nuk ishte muzikant, po shites lulelakrash, nga kryeqyteti. C'me polli, tha me vete Ebu Qerimi, pa i hequr syte nga fleta. Te dilte nje bakall i mallkuar dhe te ngaterronte mendjen! Ishte dhe nga kryeqyteti dhe e kishte lehte te ankohej. Ebu Qerimi i shoi me kujdes shkronjat e shkruara siper fletes dhe e kaloi endrren ne te vlefshme. Idiot, murmuriti edhe nje here me vere, duke e veshtruar per here te fundit me bisht te syrit fleten e endrres, sia veshtrohet nieriu qe i behet nje favor pa e merituar. Ngieu penen ne boje dhe, pa i lexuar per se dyti, shkroi fjalen e pavlefshme mbi disa flete te tjera. Kur vrulli i zemerimit i ra, e frenoi prape veten. I kishin mbetur akoma edhe tete endrra, nga ato qe ne shikimin e pare i kishin nxjerre si te pavlefshme. I pa me qetesi, nje nga nje, dhe, me perjashtim te njeres qe e kaloi ne te vlefshme, te tjerat i la aty ku ishin. Duhej te ishte teper i trashe qe te mos kuptoje ne to sherret ne familje, kapsllekun apo mungesen e grave.
Orari zyrtar s'po mbaronte qe s'po mbaronte. Megjithese i dhimbnin syte, Ebu Qerimi terhoqi disa flete nga dosja e endrrave te paperpunuara dhe i vuri perpara. Kishte pershtypjen se lodhej me shume duke bere sikur lexonte, sesa po te lexonte vertet. Zgjodhi ato fiete qe i kishin tekste me te shkurtra dhe, pa e pare fare adresuesin lexoi njeren prej tyre: Nje mace e zeze kishte kapur ne goje henen dhe po vraponte e
ndjekur nga turma.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ishte e thjeshte /pf/images/graemlins/smile.gif , e kam lexuar para disa viteve, por disa detaje rrenqethese dhe absurde i kam akoma ne memorie.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

iiiiiiii ç'paskam gënjyer kot; e kam lexuar

nga ai paragrafi i dytë do e kisha gjetur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

E di qe ai paragrafi i dyte do ta bente te lehte per ta gjetur, prandaj dhe nuk e vura qe ne fillim. E ka radhen dikush tjeter tani. Vazhdojme me autore shqiptare per pak kohe?
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Eshte nje autor dhe roman mjaft i njohur ........
Gjejeni ......


"Ai i mori doren e akullt e te tkurrur nga tmerri, thuri gishtat e tij me te sajat dhe, pothuaj me peshperime, filloi t'i rrefente kujtimet qe kishte nga udhetimet e tjera neper det. Trupi i saj ishte tkurrur perseri, sepse, kur u kthye ne shtrat, ndjeu se qe zhveshur fare ne kohen kur ajo kishte qene ne banje dhe kjo ia shpifi perseri tmerrin e hapit qe ai do te hidhte pasketaj. Por hapi vonoi ore te tera, sepse doktor Urbino-ja, vazhdonte t'i fliste e t'i tregonte me ze te ulet, ndersa pushtonte milimeter pas milimetri besimin e trupit te saj. I tregoi per Parisin, per dashurine ne Paris, per dashnoret qe putheshin rrugeve, ne autobus, ne tarracat e lulezuara te kafeneve te hapura ne ajrin e ndezur dhe fizarmonikat melankolike te veres, per ciftet qe benin dashuri ne kembe ne brigjet e Senes, pa i ngare njeri. Duke folur, ne erresire i perkedheli majat e gishterinjve, qemerin e qafes, pushin e mendafshte te llereve, barkun qe shmangej dhe, kur pa qe tensioni kishte rene; beri perpjekjen e pare per t'i ngritur kemishen e nates, por ajo ia preu me nje gjest tipik per karakterin e saj. "Di ta heq vete." E hoqi me te vertete dhe ndenji aq e ngurosur, saqe doktor Urbino-s do t'i qe dukur se nuk ishte aty, sikur te mos qe vezullimi i ngrohte i trupit te saj ne erresire.

Pas nje casti ai ia kapi doren dhe atehere ndjeu se qe e ngrohte dhe e lehte, por e qullur me nje djerse te fresket. Ndenjen perseri te heshtur e pa levizur, ai duke gjuajtur rastin per te hedhur hapin tjeter; ajo duke pritur pa ditur se nga c'ane do t'i vinte, ndersa erresira bymehej nga frymemarrja e tyre, qe sa vinte e shpeshtohej me teper. Befas ai la doren dhe u hodh ne boshllek, njomi me gjuhe majen e gishtit dhe i preku pakez thithken e gjoksit; ajo, e zene gafil, ndjeu nje rrufe vdekjeprurese, sikur t'i kishin ngare nje nerv te gjalle.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

këtë fragment e kam marrë nga një libër i botuar vjet këtu në Amerikë, kështu që nuk besoj se ka shumë veta që e kanë lexuar; gjithsesi, më pëlqejnë fragmentet, prandaj po i nxjerr

Ajo foli për besimin tek njëri-tjetri dhe sa delikat është ai.
"Besimi nuk hahet," i thashë. "Ke nevojë për mua. Të dua shumë."
"Ti ke ndryshuar," më tha.

"S'kam ndryshuar aspak," iu përgjigja. Dhe kapa një mizë në ajër, e futa në gojë dhe u përtypa. Një truk i vjetër dhe taktikë e mirë për të ndryshuar temën e bisedës. Ngriti vetullat si me neveri, por shkuam në një koncert nga Orkestra e Dhomës e St. Paul të shtunën që pasoi dhe dëgjuam muzikën e Bahut Magnificat dhe na ndezi diçka përbrenda, një afsh të vjetër, dhe e çova tek dhoma, dhe ishte ëmbëlsia vetë, e pastaj krejt mahnitëse, dy veteranë të vjetër të gjallëruar nga dëshira kaq e mprehtë - gati për të kalëruar - duke ngycur njëri tjetrin - të dehur nga prekja dhe aroma e njohur, dhe ndërsa ishim shtrirë pastaj, zhveshur, pa lëvizur, ajo tha, "Sa e këndshme."
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

ja dhe një paragraf tjetër afër fundit të librit
Ishte kënaqësi, dashuri dy net rresht. Varja fare, ndoshta ne burrat kemi të drejtë kur themi që nuk është përgjigje seksi; seksi është pyetja, po është përgjigjia, dhe hedh në erë një dëng me telashe, sidomos kur është ajo që ke dashuruar prej kohësh. O mrekulli e mrekullive, pasion rrëmbyes midis dy profesionistëve të vjetër. Rri shtrirë në krevat më pas në një mjegullsi të ngrohtë, i lodhur, ngadhënjyes, si salmoni që u ngjit deri tek burimi, si një hamshor i vjetër që e ka plotësuar fatin e vet edhe një herë, dhe jeta fillon sërish.

Në errësirë, gjykatësit ngrenë tabelat e pikëve - 8.1, 9.0, 8.9 - po s'ka shumë rëndësi, rëndësi ka që lufta mori fund, rrugët u hapën, akulli shkriu, erdhi pranvera, dhe ti ke zbuluar për herën e 863-të, bukurinë madhështore dhe thjeshtësinë e të jetuarit si kafshët këtu në tokë. Ngrihesh pa tesha nga shtrati dhe shkon tek përroi për një gurmaz ujë dhe në largësi meshkujt e tjerë ngrenë zërat e tyre tërë gëzim e mahni mashkullore dhe përgjigjesh me një ulërimë të thellë që jehon nga shpella e kraharorit dhe pylli bie në qetësi. Pi ujë ngadalë dhe kthehesh tek çerdhja e çarçafëve dhe jorganëve dhe përputh trupin tënd me formën gjumëndjellëse të madamës që rri shtrirë në brinjë mbushur me kënaqësi dhe ndjen erën e vesës the trëndafilave të saj dhe merr përbrenda një mendim të thjeshtë për martesën: kjo femër është gjithë femrat në botë, dhe kur e zgjodhe, u bëre Getsbi dhe Robert Xhordan dhe Princi Andre dhe Raskolnikovi dhe Ismaili dhe nise lundrimin në një jetë të imagjinatës, të cilën tradhëtia e përdhunon mizorisht, dhe shqetëson muzikën në mendjen tënde, dhe është një derr pune të zbulosh diçka inferiore krahasuar me atë që kjo grua të krijon në shtëpi. Je endur në botën e Perëndimit në kërkim të gjellës së përsosur; gruaja e bën gjellën të mirë; fuqia e imagjinatës sate e kthen në përsosmëri.
 

Emir

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Darien Sar:
[qb]
Fillimisht postuar nga Drini S.:
[qb] ...une gjeta Channing dhe Teasdale, si paskam fituar vetem nje pike? S'marr me pjese ne loje!!!! Te poshter!!! :smash:
:rolleyes: :tipsy: [/qb]
o drino, po harrove ti që këtu në amerikë nuk dimë të numërojmë? ne mezi zgjodhëm presidentin para dy vjetësh /pf/images/graemlins/tongue.gif

pas ri-numërimit të votave, rezultatet qëndrojnë
erulja 3, drini 2, kordelja 1 [/qb]
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Capone,
mësova të numëroj unë që atëhere /pf/images/graemlins/smile.gif

tani janë shtuar pikët
kemi DD 19, eM 13, Blendi@ 12, Kordelja dhe Eni_883 11, LoVeLy 7, ...

po vazhdoj me një paragraf tjetër nga i njëjti libër; nuk pres ta gjeni në fakt, po kam qef t'i përkthej këto fragmentet

... I tregova historinë e Emalinë Hamfris.

Emalina e mbajti gjallë flakën e dashurisë për Fitzxheraldin derisa ai vdiq, i tretur krejt, në vitin 1940 në moshën e vjetër të 44 pranverave. Ajo ruante komentet e shtypit rreth librave të tij, historitë për të dhe Zeldën që kërcyen gjithë natën në Nju Jork dhe Paris dhe Antibe, dhe kur u kthyen në St. Paul për pak kohë në 1922 për lindjen e fëmijës, ajo i ndihmoi të gjenin shtëpi me qera dhe dado për fëmijën. Gjashtë muaj pasi lanë qytetin për herë të fundit, ajo u martua me një shok klase që mezi e njihte, i cili kërcente mirë dhe paraqitej bukur me kostum ngjyrë kafe. Edhe ky i doli pijanec, veçse ky nuk shkroi The Great Gatsby, vetëm rrinte ulur në zyrë tek Banka Kombëtare dhe shikonte Misisipin nga dritarja dhe në 1934 shkoi të peshkonte në liqen dhe ra nga barka, i dehur, dhe u mbyt, dhe e nxori uji në breg pas dy ditësh.

Emalina u kthye në shtëpinë e prindërve. Paratë pothuajse u kishin mbaruar dhe mamaja kishte marrë katër qeraxhinj në katin e tretë, të rinj që kishin ardhur nga fermat për t'u bërë librashitës apo mësues - çfarëdo pune ku mund të visheshin me këmishë të bardhë e kollare. Emalina gatuante dhe pastronte. Kur u kthye Fitzxheraldi, i dërrmuar, i ëmbël e i trishtuar me lëkurë si të tekdukshme, ajo doli ta priste tek stacioni i trenit dhe ecën së bashku deri tek lumi, u ulën dhe biseduan. Sipas tij, nuk kishte pirë për gjashtë muaj, po shkruante veprat më të mira të jetës, donte të kthehej në St. Paul.

"U ul dhe shkroi historinë e jetës sonë në ajër nga gjithë ato kujtime të dashura të asaj bote rrezatuese ku jetuam atë stinë verore të humbur në largësi. I hodhi sytë përgjatë lumit dhe i mbylli dhe imagjinoi si mund të ishte jeta e tij, e kursyer dhe e disiplinuar dhe mbushur me kënaqësitë e thjeshta. Do mbaronte me shkrimin e skenarëve për filmat dhe do blinte një shtëpi tek Rruga e Lumit dhe do merrte një zyrë me qera e do shkruante edhe dy libra dhe do shkonte në kinema do hante kokoshka dhe do dilte për xhiro të gjata në lagjen e vjetër. I ndriste fytyra tek thoshte, 'Njerëzit ndryshojnë. Këtë e di! Njeriu mund të dalë nga spiralja marramendëse e të zbresë në tokë lehtë. Anija e gjen rrugën për t'u kthyer në port. Ethet djegin si zjarr e pastaj zhduken dhe i sëmuri ngirhet e del në dritare.' Dhe gjithë kohën që fliste, nuk më preku e nuk më vështroi. Po fliste me kujtimet e tij. E shoqërova prapë deri tek stacioni dhe e putha dhe premtoi që do më shkruante së shpejti dhe pas gjysëm viti i erdhi fundi."
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

fragmentet janë marrë nga libri
Love Me
by Garrison Keillor

është shumë libër i lezetshëm, lexohet shpejt, dhe vë në dukje me shumë mjeshtëri kënaqësinë e gjërave të vogla në jetë, bukurinë e jetës së përditshme

ua rekomandoj
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top