Gjeje titullin dhe autorin

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Lulushe:
[qb] Mos gje ky fragmenti eshte shkeputur nga Tom Clancy - Without remorse? [/qb]
Bingo, that's correct Lulushe. This book actually is a change of pace from Clancy's other ones.

Darien, I came back to reclaim my position /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Miss '30

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Check this out:

"A te duket e bukur ajo barke?"
"Kur asht plot, duket fort e bukur. Duket, si me thane, duket, nga bregu i ujit duket, si me thane, duket si çiftelia. Luen mbi vale. Perkundet si zonje... Luen mbi valet qe sulen kah ajo, por ajo s'jau ven veshin. Luen. Dhe valet trenohen kur e shohin tue luejte. Sulen kah ajo, por s'i bajne gja. Ajo vazhdon me luejte, barka-çifteli vazhdon me luejte, dhe prej saj perhapen tingujt, te cilet perpiqet me i gelltite zhumhuri i valeve. Shume tinguj mbyten ne zhumhurin e valeve, aty prane barkes-çifteli. Disa te tjere kercejne prej vales ne vale dhe mberrijne deri ne breg te ujit. Aty prap nisin te shumohen. Bahen aqe shume, sa nuk mund t'i njehe askush. Shkrihen ne njani tjetrin. Dalin prej njani tjetrit. Kange. Po, tash e ndegjoj nji kange, qe çan mjegullen para syve te mi. Çahet mjegulla. Shoh nji rriske qiell dhe nji vetull mali...

:book: :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Lulushe,
po konfirmoj atë që tha erulja: përgjigje e saktë; fragmentet ishin marrë nga libri "Pa Mëshirë" i Tom Klensit ("Without Remorse" by Tom Clancy); këtë pjesën që zgjodhe ti nuk e kam lexuar

erulja,
mirëseuktheve pas një mungese të gjatë /pf/images/graemlins/smile.gif

meqenëse përmende renditjen po e them një herë
Code:
DD ---------- 17
eM ---------- 13
blendi@be --- 12
Kordelja ---- 11
Eni_883 -----  9
LoVeLy ------  7
Drini -------  6
erulja ------  5
Lara Croft --  5
 

Miss '30

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

O daro, rrofsh per rikonfirmimin. Po shkruaj nje tjeter fragment te ketij romani:

Ç'due te them? Due te them kete: bota jone nuk asht e vetmja bote ne galaksine tone, por as galaksia jone nuk asht e vetmja galaksi ne kozmos!... Nuk po kuptoni?... Shikoni: qytetaret e botes sone dhe te botenave te tjera, ne perspektive, do te bahen qytetare te galaksise sone. domethane, nuk do te kete ma qytetare te Tokes, por qytetare te Galaksise sone. Pra, do te jete vetem nji kufi dhe ky do te jete kufini i Galaksise sone. Te gjithe kufijt e tjetre, mbrenda Galaksise sone, do te shlyhen...

Hajt pra, gjetje te mbare :book: :confused:
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Gjejeni edhe kete.
-e dini cfare del nga bashkimi i iriqit me gjarperin?... 2 metra tel me gjemba.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

meqenëse nuk po më punohet, si e premte mbasdite që është, po filloj me një libër tjetër

Nuk i hoqi duart derisa doli prapa tij dhe i fiku kandilat një nga një, duke ulur fitilin dhe duke i zhdukur flakët me frymën e saj. Pastaj ia mori dorën në errësirë dhe ishte e ngrohtë. E udhëhoqi përdore tek dhoma në krye të shkallëve. Nuk pati dritë ta fshihte aktin e tyre.
Ky fragment më pëlqen kryesisht për atë fjalinë e fundit.
There was no light to hide their act.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

vazhdoj nga i njëjti libër

Dhe kështu njeriu me të zeza filloi të fliste.
Universi (tha ai) ofron një paradoks shumë të madh për mendjen e fundme. Ashtu si truri i gjallë nuk mund ta konceptojë një tru pa jetë - megjithëse kujton se mundet - mendja e fundshme nuk mund të kapë pafundësinë.

Fakti prozaik i ekzistencës së universit mposht njëkohësisth pragmatistin dhe cinikun. Ishte një kohë, më shumë se njëqind breza para se të kalonte bota, kur njerëzimi arriti lartësi të atilla teknike dhe shkencore sa mund të hiqte disa ashkla nga e madhja shtyllë graniti e realitetit. Edhe atëherë, drita e rremë e shkencës (njohurisë, nëse preferon) ndriçonte vetëm në pak vende të zhvilluara.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

heeeeej, po i lexoka dikush

jo, DD, nuk është 'Njeriu Me Të Zeza'
në këtë libër njeriu me të zeza përmendet gjatë gjithë librit po nuk flet deri afër fundit

vijon menjëherë pas paragrafit të mësipërm
Me gjithë shtesën mbresëlënëse në faktet e njohura të bën përshtypje pakica e gjërave që kuptuan. Paraardhësit tanë mposhtën sëmundjen-që-kalb, që ndonjëherë e quajmë kancer, pothuajse mposhtën plakjen, shkuan në hënë -

("Këtë nuk e besoj," tha kalorësi me vendosmëri, e njeriu me të zeza buzëqeshi dhe u përgjigj, "S'ka nevojë të besosh.")

- dhe krijuan ose zbuluan qindra bukurira të tjera. Po kjo pasuri informacioni prodhoi pak ose aspak dituri të vërtetë. ...
Pak, për mos të thënë askush, e kuptuan Parimin e Realitetit; njohuritë e reja gjithmonë të çojnë në mistere akoma më mahnitëse. Rritja e njohurisë fiziologjike të trurit e bën ekzistencën e shpirtit më pak të mundshme e njëkohësisht më të ngjashme nga natyra e kërkimit. Më kupton? Sigurisht që jo. Ti je i rrethuar nga një aureolë romantike, je çdo ditë sy më sy me mistiken. Gjithsesi tani u afrohesh kufizimeve - jo të besimit, po të kuptimit. Ke përballë një entropi mbrapsh të shpirtit.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Dihet qe Darine do vere pjese qe gjenden neper librat e tregut amerikan, me vjen keq keto libra nuk jane perkthyer Darien, edhe pse i lexova kisha bindjen qe nuk ishin ne shqip :shrug:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Përkthimi ishte i çastit, pa u përpjekur shumë ta shqipëroja. Saktë, DD. Meqenëse më pëlqen shumë libri po e vazhdoj pak.

Po të biesh drejt perimetrit të universit, do gjesh vallë një tabelë që thotë RRUGICË QORRE? Jo. Mund të shohësh diçka të fortë, të rrumbullakosur, ashtu si zoçka sheh vezën nga brenda. Dhe po të çash lëvozhgën, ç'dritë përmbytëse mund të ndriçojë përmes vrimës tënde në fund të hapësirës? Mund të hedhësh sytë jashtë dhe të zbulosh që universi s'është veçse një pjesë e një atomi në një fije bari? A mund të detyrohesh të mendosh se kur djeg një shkopth zhduk një përjetësi përjetësish? Që ekzistenca ngrihet jo në një pafundësi por një pafundësi pafundësish?

Ndoshta e pe ç'rol luan universi ynë - një atom në një fije bari. Ka të ngjarë që gjithçka shohim, nga virusi mikroskopik deri tek Nebula e largët e Kokës së Kalit, bëjnë pjesë në një fije bari... një fije që ekziston vetëm për një ditë a dy në një rrjedhje të huaj të kohës? Po sikur ajo fije të pritet nga kosa? Kur të fillojë të vdesë, kur kalbja të rrjedhë në universin tonë dhe në jetët tona, duke e bërë gjithçka të verdhë dhe kafe dhe të thatë? Ndoshta ka filluar të ndodhë. Themi që bota ka kaluar; mbase duam të themi që ka filluar të thahet.

Mendo sa të vegjël na bën ky koncept, kalorës! Nëse një Zot shikon mbi gjithçka, a u jep drejtësi një rrace mizash ndërmjet një pafundësie të tillash? A e sheh harabelin tek bie kur harabeli është më pak se një grimcë hidrogjeni që endet e shkëputur në thellësitë e hapësirës? Dhe në qoftë se sheh ... ç'duhet të jetë natyra e një Zoti të tillë? Ku jeton? Si është e mundur të jetosh përtej pafundësisë?

Imagjino rërën e shkretëtirës që kalove për të më gjetur, imagjino dhe një biliardë universe - jo botë po universe - brenda çdo grimce rëre në atë shkretëtirë; dhe përbrenda secilit univers një pafundësi universesh të tjerë. Ne jemi madhështorë mbi këto universe nga pikëpamja jonë e pavlerë; me një goditje të çizmes mund të dërgosh një miliardë botë në errësirë, në një zinxhir që nuk përfundon kurrë.

Madhësia, kalorës... Madhësia....

Supozo më tej. Supozo që gjithë botëë, gjithë universet, takohen në një qendër të vetme, një shtyllë të vetme, një Kullë. Një shkallë, ndoshta, për tek vetë Zoti. Do të guxoje, kalorës? A ka mundësi që diku mbi gjithë realitetin e pafund, është një Dhomë...?
Ti nuk guxon.
Ti nuk guxon

"Dikush guxoi," tha kalorësi.
"Kush?"
"Zoti," tha kalorësi qetë. Sytë i shkëlqyen. "Zoti ka guxuar... apo është bosh dhoma, fallxhor?"
"Nuk e di." Frika kaloi dukshëm mbi fytyrën pa shprehi të njeriut me të zeza, e butë dhe e errët si penda e korbit. "Dhe, për më tepër, nuk pyes. Mund të jetë e pakëshillueshme."

"Ke frikë se vdes?" pyeti kalorësi me nënqeshje.
"Ndoshta i trembem llogaridhënies," u përgjigj njeriu me të zeza, dhe qetësia sundoi për një farë kohe. Nata ishe shumë e gjatë. Rruga E Qumështit shpalosej sipër tyre me madhështi, e tmerrshme në zbrazëtinë e saj. Kalorësi mendoi çfarë do ndjente sikur qielli të çahej nga një dritë përmbytëse.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

ja një poezi e shkurtër (në fakt, nuk ia di as unë titullin, vetëm autorin i di)

Gjaku që rrjedh në ty
rrjedh në mua,
kur hedh sytë në çdo pasqyrë,
fytyrën tënde atje shoh.
Merrma dorën,
mbahu,
Jemi pranë lirisë,
Djalosh endacak.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

një tjetër për t'u gjetur

Burrat! Nuk e kuptonte dot pse kaq shumë gra i kanë frikë. A nuk i kanë bërë perënditë me pjesët më të prekshme të varura jashtë trupit, si copa zorrësh të vëna gabimisht? Goditi atje dhe mblidhen si kërmilli. Përkëdheli atje dhe u bëhet mendja dhallë.
Kordelja, jam i sigurtë që edhe ky libër nuk është përkthyer në shqip. S'kam faj; e kam shumë herë më kollaj të gjej material për të lexuar anglisht.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

nga i njëjti libër
Kush i mban mend dhimbjet dhe ëmbëlsinë e atyre viteve të hershme? E kujtojmë dashurinë tonë të parë pa më shumë qartësi se iluzionet që na bënë të flasim përçart nga ethet.
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

May I? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ekziston gje ne ndonje librari online?
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

në vazhdim...

Ai u kthye në shpinë dhe i hodhi sytë drejt qiellit blu. Mund të ishte e vërtetë ç'tha ajo, po nuk kishte rëndësi. Nodnjëherë e vërteta dhe realiteti nuk ishin e njëjta gjë - kjo ishte një nga njohuritë e sigurta që qëndronin në zbrazëtinë, guvën në qendër të natyrës së tij të ndarë. Aftësia të ngrihej sipër të dyjave e të përqafonte çmendurinë e dashurisë ishte dhuratë nga nëna e tij. Gjithçka tjetër në natyrën e tij ishte pa pikë humori... dhe, ndoshta me më shumë rëndësi, pa pikë metafore.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga erulja:
[qb] May I? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

Ekziston gje ne ndonje librari online? [/qb]
të them të drejtën, nuk e di
unë e kam marrë në bibliotekë, Carnegie Library

fragmentet që më pëlqejnë shumë i mbaj shënim
 
Top