Re: Gjeje titullin dhe autorin
po vazhdoj me një libër fantastiko-shkencor
po vazhdoj me një libër fantastiko-shkencor
Silveste e la mendjen të pushonte një çast. Madhështia e paimagjinueshme po zbehej tani, duke lënë pas vetëm tingujt rezonues, si jehonat e notës së fundit të simfonisë më të bukur në botë. Kishte dyshim se nuk do t'i kujtohej shumë pas pak çastesh. Thjesht s'mjaftonte vendi në kokën e tij për gjithë atë njohuri. Dhe, çuditërisht, nuk ndjeu aspak keqardhje për këtë kalim. Për ato pak çaste, ishte një ndjesi e mrekullueshme të shijonte atë dituri tejnjerëzore, po ishte shumë tepër për mendjen e njeriut. Më mirë të jetonte; të mbante kujtesën e një kujtese, sesa të vuante nën barrën pa kufi të dijes.
Nuk ishte bërë të mendonte si perëndi.