Gjeje titullin dhe autorin

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

harrova eshte perkthyer nga R. Shvarc /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

E kam lexuar kete dreq por edhe pse kam nja 15 min qe rremoj ne kujtese nuk me vjen /pf/images/graemlins/frown.gif :confused:
 

blendiys

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Edhe une si puna jote kordele. E di qe e kam lexuar por se ku???
Nje mendje me thote se eshte "Amok" e Stefan Cfajg :confused: :confused:
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

shume mire te thote ajo mendja! /pf/images/graemlins/smile.gif

Amok e Cvajg-ut!

po postoj nje tjeter, po pak me vone... tani po pertoj :shrug:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

"Medet!" tha nën zë, ndërsa shihte e shpërqendruar letrën, të cilën nuk e mbaronte kurrë pa i rënë një lot, perlë dashurie, nga sytë e kristaltë tek faqet e zbehta -- "medet!" asokohe mendova për një çast që më donte.

E shkreta Rozë! e kishte gabim. Kurrë s'kishte qenë dashuria e të burgosurit më e sinqertë...
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

a ma lejoni nje pyetje?????i nderuar zoti darien a punon pedagog???/apo punon ne enciklopedine boterore?mire ne letersi po ata grafike c'ishin puuuu me zuri temp vetem sa i pashe!!ju lutem ktheni pergj
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

angeldeviled,

nuk punoj pedagog; enciklopedi botërore është interneti, gjen gjithëfarëlloj gjërash aty; kush kërkon gjen... :cool:

nuk e kam idenë fare për ç'grafikë e ke fjalën që të bënë me temperaturë :confused:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

angeldeviled, shkruaji Darineit nje PM me tere pyetjet e tua se te pergjigjet ai, eshte djale me shume edukate /pf/images/graemlins/wink.gif dhe lere temen te rrjedhi ne llojin e saj.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

megan tani qe pashe profilin e darien e lashe fare ate punen e pyetjeve!!!Informaticien(apo thuhet informatikan)too deep(edhe pse une e adhuroj ate dege(ne fakt inxh elektronike tamam tamam))ciao and thanks shume per l'info :thumbsup:
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

/pf/images/graemlins/laugh.gif jo informatikan mi lal po informaticien /pf/images/graemlins/wink.gif . Darien :kiss: na thuaj ca eshte kjo pjese se na terbove kuriozitetin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

blendiys

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ta vrasim edhe pak trurin,une jam still busy,
Darien!
Emri Roza,eshte i sajuar apo i personazhit te vertete.Kjo mund te me ndihmoje per nje pergjigje te sakte(besoj)
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

angeldeviled,
grafikët i gjeta në internet; i mbahem parimit të përpjekjes minimale për të arritur diçka; kur i gjen kollaj në internet, pse të mundohesh t'i krijosh vetë? siç tha dhe MeGanN, po pate pyetje të tjera më dërgo mesazh privat ose tek temat ku bëhen llogje të përgjithshme (Diskutime Shoqërore, Thashethemet, etj.)

blendi@be,
Roza është emri i vërtetë; duke qenë se nuk është ndër veprat më të njohura të autorit, vendosa ta lë emrin të pandryshuar

Eni_883,
ta prish unë ty rrusho? po e vë dhe një paragraf tjetër se ndoshta e gjeni... po nuk u gjet do e tregoj vetë në fund të ditës
Ai, kur u zgjua, ishte më thellë se kurrë në dashuri. Tulipani, në fakt, ishte ende një objekt i shndritshëm dhe i shquar në mendjen e tij; por nuk e shihte më si një thesar për të cilin duhet të sakrifikonte gjithçka, edhe Rozën; e shihte si një kombinim të mrekullueshëm të natyrës dhe artit me të cilin do të ishte shumë i lumtur të zbukuronte kraharorin e të dashurës.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

është autor francez dhe nuk e ka për herë të parë që i del emri këtu
 

atman

Forumium maestatis
Re: Gjeje titullin dhe autorin

- Eci sa eci, ngeci hoxhe karkaleci!
Gjeni autorin dhe titutllin e vepres.?! Per mendimin tim kjo teme eshte nje fiasko e vertete sepse s'ka asnje vlere te mirefillte.
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] - Eci sa eci, ngeci hoxhe karkaleci!
Gjeni autorin dhe titutllin e vepres.?! Per mendimin tim kjo teme eshte nje fiasko e vertete sepse s'ka asnje vlere te mirefillte. [/qb]
jashte teme Atma shko ziu me nai teme tjeter :wave: ta ta
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] - Eci sa eci, ngeci hoxhe karkaleci!
Gjeni autorin dhe titutllin e vepres.?! Per mendimin tim kjo teme eshte nje fiasko e vertete sepse s'ka asnje vlere te mirefillte. [/qb]
jashte teme Atman shko ziu me nai teme tjeter :wave: ta ta
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

atman,
po deshe ta dish qëllimin e temës, shiko faqet e mëparshme


fragmentet e mësipërme janë nga libri "Tulipani i Zi" i Aleksandër Dumasë

kush do ta lexojë librin anglisht e gjen këtu
http://www.literature.org/authors/dumas-alexandre/the-black-tulip/

po deshët tekstin e plotë (jo të ndarë në kapituj), keni një lidhje në fund të asaj faqeje

mendova se do gjehej kollaj nga fragmenti i dytë që përmend tulipanin... ndoshta nuk kanë ardhur shumë veta sot ta gjejnë
 

atman

Forumium maestatis
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kjo teme nuk jep asgje ne drejtim te ngritjes kulturore, dhe citati qe une e kam sjelle nga nje liber i botuar shume vite me pare e zbulon qarte kete gje. Pra asgje! Te pakten keshtu siç zhvillohet. Nuk ndihmon asnje, absolutisht asnje. Dhe nuk do te rri te shkruaj arsyet. Por me qe edhe mund te zbaviteni, mbajeni temen. Eshte vetem nje mendim personal, jo imponim.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

atman,

po të kishe marrë mundimin të lexoje faqet e mëparshme siç të thashë, do kishe gjetur qëllimet e temës

- duke parë një fragment të bukur dikush mund të vendosë ta lexojë të gjithë librin
- duke diskutuar për një libër, çeplendisemi edhe ne që hyjmë në forum nga puna kur na duhen nja-dy minuta pushim

i pari është më i rëndësishëm se i dyti

po nuk të pëlqeu tema ty, përdore kohën tënde në mënyrë më frytdhënëse, mos e harxho duke lexuar ç'shkruajmë ne
 
Top