Gjeje titullin dhe autorin

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] The hills are alive with the sound of music,
With songs they have sung for a thousand years. [/qb]
kenga eshte dhe tek Moulin Rouge!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] ti e di qe une e dija qe ti e dije
mblidh piket [/qb]
ja kemi lene Darien piket neve, apo jo? :wave:

kaptero ku ke ngel ti? Se une mir u zhduka po di cu bere? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Mos ma bëj më të vështirë, mendoi. Gjithmonë e thonë atë, këto paketa të vogla hijshmërie, egoizmi, dhe pamundësie; gjithmonë e thonë kur janë gati për të ta bërë zemrën copë-copë. Mos e vështirëso më tepër për mua. A e vranë ndonjëherë mendjen që po e bënin të vështirë për mashkullin? Po a nuk do të ishte akoma më keq po ta mendonin nga ajo anë? A nuk do të kishte shijen fatale të mëshirës: si një përkëdhelje nga duar plot me hithra?.. Citim Ky mos eshte remarku serish qielli nuk ka preferenca.... Mund te futem dhe une ne gare....
ja nje pjese nga une...
"o murgeshe e zbehte, mos u lut per mua, se pash me pash dua t'i bie ferrit"

--------------------------------------------- -----------------------------------
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ajo ishte sa per fillim sa per te hyre ne teme. Ta provoj nje here me kete tjetren. "O kalush i zi kalorwsin e vdekur ku e shpie valle.. Yjet si me shpore shpojne qiellin, o kalush i ftohte ceshte kjo arome si prej lulesh thike.
 

ReDe Cohen

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

ISHTE NJE VRIME SHUME INTERESANTE...
Keshtu mbaron nje nga tregimet me te mira te Migjenit titullin e te cilit nuk e mbaj mend. nje nga ata tregimet prekese ku Luli ka ftohte ndaj i ati qe nuk gjen pune te Zoti Filip shkon ne qytet per te fituar ndonje grosh per ilaçet , e kur kthehet mendon se ka gabuar shtepi meqense gruaja e tij eshte bere e bukur, eshte bere shume e bukur...por jo per te.
Merreni kete permendore e çojeni ne shesh, e dedikojani atij qe ka me shume merita per kete vend. ndoj ministri a deputeti. E nese nuk gjeni njeri qe te kete mjaft merita dedikojani atij qe ka me pak...perendise klasike...
Ketu sipas meje permblidhet i gjithe Migjeni...
ok !kalojme te diçka po aq makabre, por meqe eshte e jashtme merr nje sens tjeter :
Everybody knows that you loved me baby
Everybody knows that you really do
Everybody knows that u've been faithfull
Give or take a night or two.

Po kjo perle besnikerie nga pena e kujt ka dale?
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

ç'pikë të mbledh unë, eM? keni humbur të gjithë

unë kam qenë ca i zënë se ato ditë kur është kohë e mirë dua të dal herët nga puna, ato ditë kur është kohë e keqe dua të bëj ca punë që mos t'i lë përgjysëm në korrik kur të shkoj një xhiro andej nga Shqipëria

migjeni82 e gjeti saktë pjesën që vura unë; është nga Remarku, unë e lexova anglisht (Heaven Has No Favorites)

ReDeCohen, me emrin që ke zgjedhur na tregon albumin nga është marrë (Cohen Live); të them të drejtën nuk kam dëgjuar gjë nga ky këngëtar, po meqenëse ka dy javë pa shkruar njeri këtu e thashë unë
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

po i them edhe pikët që kanë ndryshuar fare pak

Code:
DD --------- 17
eM --------- 13
Kordelja --- 11
LoVeLy -----  7
Eni_883 ----  7
etj.
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ooo ne fund te renditjes une /pf/images/graemlins/frown.gif vazhdoni konkurimin atehere. Darien welcome back. :kiss:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

bëni, bëni pushime ju
unë po lexoj edhe një herë një seri fantazie (Shannara, by Terry Brooks) po s'më ka zënë syri ndonjë fragment që të mbetet në mendje e t'ia vlejë për ta vënë këtu

të premten mbërrij dhe unë në Shqipëri; po pati njeri mendje të bëjmë ndonjë dorë muhabet, le të shkruajë në privat (përveç atyre që m'i kanë dhënë numrat e telefonit, kuptohet)

/pf/images/graemlins/smile.gif

Eni,

Ti je në fund të atyre që u doli emri në listë, se ka dhe plot të tjerë që u përfshinë në atë etj.

tani një fragment klasik që mos të harrojmë fare qëllimin e temës

Po ai vazhdoi të fliste dhe na magjepsi përsëri me atë muzikën fatale të zërit të tij. Na bëri të harrojmë gjithçka; ishim në gjendje vetëm ta dëgjonim, dhe ta donim, dhe të ishim skllevërit e tij, me të cilët mund të bënte si t'i donte qejfi. Na dehu me gëzimin e qenies pranë tij, dhe të shikimit në qiellin e syve të tij, dhe të ndjerjes së ekstazisë që na pulsonte në vena nga prekja e dorës së tij.
 

bellissima

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ne doren e gjumit ndodhet gishti i vdekjes...
Nga c'veper eshte shkeputur kjo?Kush e gjen merr 5 pike, po u dorrezuat do u jap ndihme~
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Kordelja:
Darien, mos eshte Markez :confused:
Jo, nuk është Markez. Vepra është botuar pas vdekjes së autorit. Ja një fragment tjetër nga i njëjti libër.

Dashuria e engjëjve është sublime, e adhurueshme, hyjnore, përtej imagjinatës së njeriut - pafundësisht përtej saj! Por kufizohet brenda sojit tyre të lartë. Po të binte mbi një të rracës suaj vetëm për një çast, do ta bënte shkrumb objektin e saj. Jo, nuk mund t'i duam njerëzit, por mund të jemi indiferentë pa të keq ndaj tyre; mund edhe ti pëlqejmë, ndonjëherë.
Në fragmentin e parë, flet dikush tjetër për personazhin kryesor. Në këtë të dytine, flet personazhi kryesor vetë.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Libri e ka titullin "I Panjohuri Misterioz" (The Mysterious Stranger) dhe u botua pas vdekjes së Mark Tuenit (Mark Twain - real name Samuel Clemens).

S'po vë fragment tjetër tani se për pak orë më pret aropllani - mirë ju gjetsha juve në Shqipëri.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

sa të urtë që jeni bërë, s'po bën njeri zë tek kjo temë
/pf/images/graemlins/smile.gif

gjeni këtë
Një teori thotë që sikur ta zbulojë egzaktësisht se për çfarë na duhet Universi dhe pse është këtu, ky univers do të zhduket në çast dhe do të zëvendësohet nga diçka akoma më e koklavitur dhe e pakuptueshme.

Një teori tjetër thotë që kjo ka ndodhur tashmë.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

një fjali tjetër nga e njëjta "trilogji"

Përgjigjia është 42.
 
Top