Gjeje titullin dhe autorin

DriniS

Ecejak
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Esmeralda? Dreq, e kam ne mendje por s'po e nxjerr, ika se me filloi filmi, paaaaaa, ma mori Erulja kesaj rradhe... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Drini S.:
[qb]...Darien, 2 me 2? /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Ajo e Lizës nuk të quhet Drini, e gjete pas erules
Ia vëmë fajin padrejtësisë së orës, po të duash, që nuk ishe këtu kur u hap tema /pf/images/graemlins/smile.gif
Megjithëse, unë po i vë nga puna këto, gjatë ditës, kështu që nuk jeni në gjumë ju europianët

rezultatet
erulja dhe drini 3 - gjithë të tjerët 0
(ky rezultat nuk lejohet se erulja dhe drini do hedhin çift-a-tek për të zgjedhur skuadrat - po dha njeri tjetër përgjigje të saktë duhet të thojë në cilën skuadër është)
erulja 2 - drini 1
(ky po që lejohet /pf/images/graemlins/tongue.gif )

- Darien
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Balzak, Shkelqimi dhe mjerimi i kurtizaneve???!!!! :eek: :eek: :eek:

P.s.Ishlla s'ia kam fut kot.... :smash:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

shumë saktë, Kordelja
tani kush e fitoi çift-a-tekun nga ata të dy të marri në ekip që të dimë dhe ne rezultatin
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Uau, isha ne ankth.. /pf/images/graemlins/smile.gif

Cfare ekipi...lere gjithesekushin te jete mevete me mire...si thua...e bejme ne fund te cdo faqeje nje klasifikim...Si thua??
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

mirë, ashtu po e lëmë; ekipet janë:
secili për vete, zoti për të gjithë

kalojmë në një fjali të shkurtër
Dashuria ia mpreh mendjen njeriut, megjithëse nuk bëka gjë për ty. Të isha unë...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kaq eshte shume pak...s'me thote gje...nuk mjafton per te grricur memorien...te pakten beji dy fjali... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

i kam nxjerrë gati fjalitë që t'i shtoj një nga një, po të presim pak mos e gjen njeri me kaq
 

DriniS

Ecejak
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Darien Sar:
[qb]
Fillimisht postuar nga Drini S.:
[qb]...Darien, 2 me 2? /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Ajo e Lizës nuk të quhet Drini, e gjete pas erules

rezultatet
erulja dhe drini 3 - gjithë të tjerët 0
erulja 2 - drini 1
(ky po që lejohet /pf/images/graemlins/tongue.gif )[/qb]
HEEEEEEYYYYYY, Kaq shume padrejtesira beni ju shqipot e amerikanizuar? grrr :mad: une gjeta Channing dhe Teasdale, si paskam fituar vetem nje pike? S'marr me pjese ne loje!!!! Te poshter!!! :smash:
:rolleyes: :tipsy:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

po e shtoj dhe një rresht
V.: Po nuk kam gjetur asnjë rast t'i flas në katër muajt që e kam dashur me zjarr.
E.: Dashuria ia mpreh mendjen njeriut, megjithëse nuk bëka gjë për ty. Të isha unë...
po iki nga puna tani, shtesat e tjera pas nja 16 orësh
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Drini S.:
[qb] ...une gjeta Channing dhe Teasdale, si paskam fituar vetem nje pike? S'marr me pjese ne loje!!!! Te poshter!!! :smash:
:rolleyes: :tipsy: [/qb]
o drino, po harrove ti që këtu në amerikë nuk dimë të numërojmë? ne mezi zgjodhëm presidentin para dy vjetësh /pf/images/graemlins/tongue.gif

pas ri-numërimit të votave, rezultatet qëndrojnë
erulja 3, drini 2, kordelja 1
 

DriniS

Ecejak
Re: Gjeje titullin dhe autorin

jam cun me seder une, o do dal i pari o s'ka /pf/images/graemlins/smile.gif po meqe thashe se hoqa dore, po heq dore tamam /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kjo e fundit paska dalë e vështirë. Po i shtoj dhe dy rreshta.
V. Po nuk kam gjetur asnjë rast t'i flas në katër muajt që e kam dashur me zjarr.
E. Dashuria ia mpreh mendjen njeriut, megjithëse nuk bëka gjë për ty. Të isha unë...
V. Pse, ç'mund të bëje të ishe ti? Asnjëherë nuk e sheh pa atë kafshën që e shoqëron; në shtëpi nuk ka as shërbëtore as shërbëtorë që mund të më ndihmonin në sajë të tundimit joshës të ndonjë shpërblimi.
E. Domethënë ajo ende nuk e di që ti e do?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Mos eshte "Me e forte se vdekja" ???!!!
apo......."Padurimi i zemres"??!!

:confused: :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kordelja,
Mundohu për autorin dhe po nuk e dite saktë nga cila pjesë është marrë (asnjë nga ato të dyja, po dua të ta lehtësoj punën).

Drini,
As Martin Iden, as Jack London.

I-aspire,
Jo, nuk është nga Fausti.

Po e shtoj edhe një rresht. Siç e vini re nga dialogu është një vepër e shkruar për teatër. Për më tepër është komedi. Më shumë informacion po e jap më vonë, po s'u gjet.
V. Po nuk kam gjetur asnjë rast t'i flas në katër muajt që e kam dashur me zjarr.
E. Dashuria ia mpreh mendjen njeriut, megjithëse nuk bëka gjë për ty. Të isha unë...
V. Pse, ç'mund të bëje të ishe ti? Asnjëherë nuk e sheh pa atë kafshën që e shoqëron; në shtëpi nuk ka as shërbëtore as shërbëtorë që mund të më ndihmonin në sajë të tundimit joshës të ndonjë shpërblimi.
E. Domethënë ajo ende nuk e di që ti e do?
V. Në këtë pikë nuk kam njohuri. Kudo që e ka çuar rrjedha e ditës këtë bukuroshe, gjithmonë më ka parë si hije pas saj; shikimet e mia përditë mundohen t'i shpjegojnë zjarrin shpërthyes të dashurisë time. Sytë e mi kanë folur mjaft; po e di njeri vallë në u kuptua gjuha e tyre?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Stili i Mopasan dhe Cvajk eshte shume i ngjashem, me duket se i kam lexuar te gjitha botimet e tyre ne shqip...pjesa me eshteshume e njohur...por..

Bel Ami???!!!
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kordelja,
Me Mopasanin je afruar pak; është autor francez. Nuk e kam idenë është përkthyer kjo komedi në shqip apo jo. Të gjitha këto që po nxjerr këtu i kam lexuar anglisht dhe janë përkthimet e mia të çastit [pa fjalor, prandaj edhe mund të kenë gabime /pf/images/graemlins/smile.gif ]
 
Top