GJAKMARRJA

Olta

Forumium praecox
Re: GJAKMARRJA

Edhe une kam degjuar qe kanuni eshte pershkruar nga fisnikeria, ndjenja e reciprocitetit, dashuria njerezore dhe paqja,
si dhe qe rregjimi kumunist e perfoli ate pasi kanuni qe forca legale e fuqise se bajraktareve te veriut.
"gjakmarrja nuk eshte thjesht zbatim i kanunit por ndoshta edhe pjese e krimit qe ka perfshire psikologjine e shume shqipetareve".( Etleva Bozdo)
Por shprehje, te cilat nuk i konstatoj dot, si: sipas kanunit c'do fyerje lahet me gjak, ose nje plub per grun dhe nje per kurvin i kam akoma te ngulitura ne koke.
Nejse, ndoshta nuk duhet kritikuar kanuni por interpretimi qe i eshte bere.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: GJAKMARRJA

ne kete diskutim kemi thene 3 gjera te rendesishme

1- shoqeria duhet rregulluar me ligj (qe pranohet nga anetaret e shoqerise)
2- kanuni eshte nje ligj(ligj veterrgullues)
3- ky ligj duhet ti pershtatet kohes


perderisa ligji i shtetit shqipetar nuk do pranohet si evolucion i natyrshem i kanunit, nuk do pranohet nga shoqeria qe duhet te rregulloje, dhe do humbase vleren e vet

pra

se pari- duhen pranuar pa rezerva vlerat e kanunit per kohen kur u krijua
se dyti- duhet pranuar pa rezerva se i ka kaluar koha
se treti- anetaret e shoqerise duhet te njihen me kanunin e ri (sistemin normativ shteteror-kushtetuten)

(nuk i thashe nga mendja por jane shkruar me lart ne diskutime te ndryshme)
 

Anana

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

MENDONI SE SHQIPTARET DO T'I SHEPTOJNE NDONJEHERE GJAKMARRJES?
SI MENDONI SE MUND TE ARRIHEJ KJO?

Nuk arrita t'i lexoj gjithe ato qe keni shkruar po ne fund te fundit gjakmarrja eshte veshtire te fshihet kollaj me kalimin e kohes apo ligjeve te shtetit.

Ilaci me i mire...long term eduacation...dhe me kete dua te them shkollim te vertete te brezit te ri qe nga kalamjate ku te futet nje maentalitet i ri me i emancipuar dhe te rriten me nje fryme tjeter. Do duhet kohe dhe investime. 20 vjet? Mua me duket pak...Ka qe kur isha 10 vjece qe degjoj per afate 20 vjecare. Shume pak ka ndryshuar.
 

eri03

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Per mendimi tim eshte gjeja me e prapambetur qe ekziston.E nese nje jete iken pse duhet te behen 2 ca risjell vdekja e tij asnje risi mund ti marresh ti denesh ti mundosh tu krijosh dhimbje po jo vdekje. Se vdekja ndonjehere eshte shume me e mire se vuajtja.
Por qe ne Shqiperi nuk ka per tu zhdukur asnjehere derisa te kalojne edhe min 5 shekuj qe te ndryshoje mentaliteti i akumuluar nga 2000 shekuj te kaluar
 

puci

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Alkapone me vjen keq qe e degjoj kete nga nje njeri qe pretendon te quhet i civilizuar nuk e di c'mund te transmetosh ti me injorancen tende (pa dashur te te fyej)
 

Eni_883

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Per te gjithe ju qe mbeshtetni gjakmarrjen .....


Shefi i komisariatit të Krujës, Gani Malushi, ka vdekur në sallën e reanimacionit të spitalit ushtaraku, në orën 13.00
Ndalon pas tre goditjesh zemra e Malushit

N/komisari i policisë nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, në 24 orët vendimtare pas operacionit

Aleksandra Bogdani
TIRANË- Arkivoli me trupin pa jetë të Gani Malushit është shoqëruar nga kuja rrëqethëse e familjarëve, deri në katin e tretë të pallatit ku jetonte. Ka shënuar 18 e 30 minuta ora, kur trupi i komisarit të Krujës është kthyer për herë të fundit në shtëpinë e tij. Mbi arkivol janë “derdhur” bashkëshortja dhe motrat e Malushit, të cilat nuk e mbajnë dot vajin. Ndërsa shkallëve të pallatit lotojnë të afërmit dhe miqtë e shumtë ,një pjesë e të cilëve edhe punonjës të njohur të policisë. Pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar pranë n/komisarit në mjediset e spitalit ushtarak, në 24 orët e luftës së tij me vdekjen. Por shpresa për një shërim të mundshëm është shuar rreth orës 13.00 të ditës së djeshme. Shefi i komisariatit të Krujës është “tradhtuar” tre herë nga zemra, në orët vendimtare të jetës së tij. Katër plumbat e marrë, gjatë atentatit të organizuar rreth 100 metra larg drejtorisë së Policisë së Durrësit, i kanë kushtuar jetën n/komisarit të policisë.
Vdekja
Mjekët e spitalit ushtarak u kanë thënë familjarëve të Gani Malushit se 24 orët e pas-operacionit do të përcaktonin fatin e tij. Në fakt, pak orë pas operacionit është vënë re një përmirësim i vogël i gjendjes së tij shëndetësore, gjë ka rritur shpresat e mjekëve dhe familjarëve. Gjatë orëve të natës, oficeri i njohur i Policisë së Shtetit, Gani Malushi, ka përballuar dy infarkte në zemër. Sipas mjekëve të spitalit ushtarak, të cilët janë kujdesur për shëndetin e drejtuesit të policisë së Krujës, goditjet e para të zemër janë përballuar nga fiziku i tij. Por Gani Malushi nuk ka mundur të përballojë edhe goditjen e tretë në zemër, që i mori jetën. Mjekët shpjegojnë se Malushi ka mbërritur në mjediset e spitalit ushtarak gati pa gjak dhe në gjendje “shoku”. Plumbat e marrë në bark i kanë dëmtuar organet jetësore. Ai i është nënshtruar menjëherë operacionit, që ka zgjatur 4 orë e 20 minuta, kohë kjo në të cilën Malushi ka marrë 11 qese me gjak. Por megjithë përpjekjet e mjekëve, zemra e tij ka ndalur përfundimisht mesditën e djeshme, në moshën 50-vjeçare.
Misionet
Gani Malushi i ka shërbyer Policisë së Shtetit për 20-vjet, duke marrë përsipër misione “të pamundura” në kohë të vështira. Medalja e Mirënjohjes, e akorduar nga presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka qënë vlerësimi i vetëm që i është bërë punës 20-vjeçare, të kryer nga Malushi. Ai është diplomuar në Akademinë e Policisë, në vitin 1983. Ka punuar si oficer policie në disa rrethe të vendit, deri në trazirat e vitit 1997, kohë në të cilën Gani Malushi ka marrë përsipër detyrën e nën/drejtorit të policisë së Beratit. Operacionet e drejtuara prej tij kanë mbërthyer në pranga Lul Cakën si dhe kanë goditur bandën e Kastriot Jaupit. Madje, kanë qënë këto operacione të suksesshme, të cilat e kanë vënë Malushin në listën e hakmarrjes së këtyre elementëve të rrezikshëm kriminalë. Ndërsa në gusht të vitit 1999, n/komisar Gani Malushi ka marrë përsipër të drejtojë komisariatin e Tropojës, në një kohë kur asnjë drejtues tjetër policie nuk pranonte të shkonte atje.Malushi është emëruar në krye të drejtorisë së Policisë së Kukësit, ku ka kontribuar në goditjen e elementëve kriminalë. Në vitin 2000, Malushi është emëruar në krye të komisariatit të Peqinit, e më pas ka drejtuar policinë e Librazhdit dhe atë të Krujës. I rrezikuar disa herë nga elementët kriminalë, n/komisari Malushi është ekzekutuar të mërkurën në Durrës, ku objektiv i këtij atentati ishte shoferi i tij, Gjovalin Ndreu. N/komisari Malushi ka mbetur viktimë e gjakmarrjes. Ndërsa vrasja e tij, e ndodhur vetëm 100 metra larg drejtorisë së Policisë së Durrësit, ka treguar edhe një herë se bota e krimit ka sfiduar policinë dhe shtetin.

Marre nga Gazeta Shekulli e dites se sotme.

N/Komisari ishte nje person qe pata fatin ta njoh personalisht. Nuk kam fjale per t'ju pershkruar dhimbjen dhe keqardhjen per humbjen e ketij njeriu. Gjithome i qeshur dhe shume i sjellshem me te gjithe edhe kur sapo e takoje.
Nuk paguhet nderi me jete njerezish. Jemi nje popull qe jetojme me turp se nje pakice e dobet mendojne se nje kod i shkruar shekuj me pare ve nderin ne vend dhe justifikon krimin. Turp atyre qe e perkrahin nje rit kaq makaber edhe ne shekullin e 21. Shqiperia humbi ndoshta nje nga policet me te mire qe kishte pasur ne nje kohe qe ne vuajme nga mungesa e njerezve te tille. Une humba nje mik sado qe e njoha vetem per pak kohe. /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: GJAKMARRJA

Per mendimin tim kete lloj ligjesh i ka krijuar njeriu nga padituria me qellim t'ia bej vetes /pf/images/graemlins/laugh.gif . Ka ligje qe vendosin rregull po dhe ligje qe shkaterrojne rendin duke filluar tek ay makrokosmik ne ate mikrokosmik. Duke shikuar gjera te tilla qe ndodhin ne bote por gjithashtu edhe renia e vlerave te mbajtura deri tani, te krijohet pershtypja se gjendja ne bote eshte ne kaos ose bota po shkon drejt zhdukjes, por cfar po shkon drejt zhdukjes? Nje filozof musliman e percakton si nje lufte ndermjet dy paleve te se mires dhe te se keqes, gjithashtu ne boten e jashtme si edhe ate te brendeshme te njeriut.

Gjakmarrja ose me ndryshe gjak-marria per mendimin tim s'eshte gje tjeter vecse e krijuar nga grandiositeti dhe krenaria, ves i poshter i meshkujve shqiptare. Keshtu e shikoj une se te marresh nje jete nuk me duket qe nje njeri i arsyeshem mund ta beje. Se ku e ka burimin ky kanun vjen nga nevoja per te vendosur rregull. Keshtu njeriu merr ceshtjes e tokes dhe te vetvetes ne duart e tij. Ligjet me te mira dhe frutdhenese ne mbarvajtjen shoqerore jane ato te Zotit. Ia besoni ju hakmarrien Zotit apo e ndermerrni ate vet?

Une them po ia le atij cdo gje, keshtu s'preokupohem me pasojat qe ti sjell vet koka.

A man's head is like a build-in-pressure valve, can take it, can't take it...so help us god /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

VIZA
Bardhoku, gati për t’u larguar

Preng Bardhoku, i ati natyral i shoferit të komisariatit të Krujës Gjovalin Ndreu, ka qënë duke përgatitur dokumentet për marrjen e një vize për jashtë shtetit, në ditët e fundit të jetës së të birit. Burime të sigurta tregojnë se Bardhoku ka qënë në zyrën e kryetarit të bashkisë së Rrëshenit, rreth 1 javë më parë, ku ka kërkuar disa vërtetime, që do t’i nevojiteshin për të siguruar një vizë për jashtë shtetit. Sipas disa dëshmitarëve okularë, të cilët e kanë takuar në Rrëshen, Bardhoku ka ardhur i mbrojtur, nga forca të policisë, të cilët janë edhe të afërmit e tij. Kështu, ditët e fundit të hakmarrjes së fisit Pepa, Preng Bardhoku ka qënë duke u përgatitur për t’u larguar nga vendi, pasi ankthi i vdekjes së torturonte çdo ditë. Por Prengë Bardhoku nuk e kishte marrë me mend se hasmi i tij do të vriste djalin e tij të vetëm, pasi ai e kishte falur Gjovalinin që në moshën 1 vjeçare tek të afërmit e tij.
Gjergji Marku.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Më i kërkuari i policisë, Agim Pepa i ka shpëtuar dy herë dënimeve, për vrasje dhe për shfrytëzim prostitucioni
Vrasësi i Malushit, dy herë i falur nga drejtësia

Shoferi i komisariatit të Krujës nuk është qëlluar deri në çastin kur në makinë ka hipur Malushi

Aleksandra Bogdani
TIRANË- Agim Pepa, vrasësi që kryeson listën e personave të shumëkërkuar, që prej ekzekutimit të shefit të komisariatit të Krujës dhe shoferit të tij, kishte vetëm katër muaj që i kishte shpëtuar hekurave të burgut. Burime nga policia bëjnë të ditur se Agim Pepa është arrestuar në Lezhë, më 28 qershor të vitit 2002, ditë kjo në të cilën është ekzekutuar babai i tij, Ndue Pepa. Policia e Lezhës e ka arrestuar Pepën për llogari të Mirditës, pasi në policinë e këtij rrethi kishte mbërritur një denoncim nga motra e Gjovalin Ndreut, për shfrytëzim prostitucioni. Por edhe këtë herë, drejtësia është treguar bujare me të shumëkërkuarin Pepa. Ai është dënuar me dy vjet heqje lirie, vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa është cilësuar nga gjykata si i pafajshëm, për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Pepa është ankuar në Gjykatën e Apelit të Lezhës, e cila e ka liruar atë pas 9 muajsh burg. Kështu, në mars të këtij viti, Agim Pepa është lënë i lirë dhe ka filluar të planifikojë ekzekutimin e hasmit të tij. Por ky nuk është i vetmi precedent kriminal i të shumëkërkuarit Pepa. Pak vite më parë, ai është akuzuar për vrasjen e shefit të krimeve të Mirditës, Ndue Kaza. Kjo ngjarje ka ndodhur në mes të ditës, por edhe këtë herë, Agim Pepa është dënuar me dy vjet burg, për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ekzekutimi
U ka shpëtuar dy herë dënimeve të rënda të drejtësisë shqiptare , e megjithatë, Agim Pepa nuk ka hezituar të “sulmojë ” përsëri. Sapo e ka parë veten të lirë, ai dyshohet se ka organizuar një tjetër atentat, por këtë herë në qendër të qytetit të Durrësit, vetëm 100 metra larg drejtorisë së Policisë. Burimet policore bëjnë të ditur se Pepa ka zbrazur 29 plumba mbi makinën e shefit të komisariatit të Krujës, që drejtohej nga hasmi i tij, Gjovalin Ndreu, është siguruar se hasmi i tij ka vdekur dhe është larguar “nën hundën” e policisë. Misterioz paraqitet çasti që Pepa ka zgjedhur për të ekzekutuar Gjovalin Ndreun. Burimet e mësipërme bëjnë të ditur se shefi i komisariatit të Krujës, Gani Malushi ka qëndruar në një kafe së bashku me nipin e tij, në afërsi të drejtorisë së policisë së Durrësit. Gjatë kësaj kohe, shoferi i Malushit ka qëndruar i vetëm në makinën e policisë. Por i dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje, Agim Pepa ka “marrë hak” pak minuta pasi në makinë ka hipur shefi i komisariatit të Krujës, i cili ka vdekur një ditë më vonë në spitalin ushtarak.
Policia
Burimet zyrtare të policisë thonë se objekti i këtij atentati është vetëm shoferi i Malushit. Ata nuk dinë të sqarojnë faktin se pse Pepa ka pritur derisa në makinë ka hipur Malushi, për të qëlluar mbi shoferin e tij. E megjithatë, versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje ata e mbrojnë me faktin se në vendngjarje janë gjetur 29 gëzhoja kallashnikovi dhe vetëm 2 prej tyre kanë prekur trupin e nënkomisar Malushit. Ndërkohë mësojmë se shefi i komisariatit të Krujës ka mundur të dalë i plagosur nga makina dhe është fshehur pas disa kazanëve të plehrave, ku ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar. Por plagët e marra nuk e kanë lejuar atë të ecte më shumë se disa metra nga makina e tij. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit, ku ka qëndruar në pritje të helikopterit për më shumë se 1 orë. Ka mbërritur në spitalin ushtarak gati pa gjak, ndërsa operacioni nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën.

VARFËRIA

Komisari, në shtëpi me qera

TIRANË- Gani Malushi i ka shërbyer policisë shqiptare për 20 vjet, në misione nga më të vështirat. E megjithatë, shefi i komisariatit të Krujës jetonte prej vitesh në një shtëpi “modeste” me qera, në Brrakë të Tiranës. Jeta e tij është rrezikuar disa herë, gjatë kohës kur Malushi ishte nëndrejtor i policisë së Beratit, kohë në të cilën ai ka goditur bandën e Lul Cakës dhe Kastriot Jaupit. Ndërsa në vitin 1999, në kohën kur askush nuk e merrte përsipër komisariatin e Tropojës, Malushi është nisur drejt këtij shërbimi të vështirë me makinën e blinduar të kryeministrit të atëhershëm, Pandeli Majko. Por edhe pse punoi për 20 vjet me radhë në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit të Krujës jetonte një shtëpi modeste, të cilën nuk kishte as mundësi financiare që ta blinte.Ai ka mbajtur për disa vjet gradën e kolonelit, por me ligjin e ri për gradat arriti të përfitonte vetëm gradën e nënkomisarit.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Kreu i Gjykatës së Apelit, Muharrem Kushe, sqaron vendimin për uljen e dënimit të Preng Bardhokut
Apeli: Ndue Pepa nuk u vra me paramendim

TIRANË – Njëkohësisht me dosjen e vallezërve Pepa, në Gjykatën e Apelit të Tiranës është marrë në shqyrtim dhe dosja e vrasësit të babait të tyre, Ndue Pepa. Familja Pepa dhe ajo e Preng Bardhokut u futën në hasmëri, pikërisht me vrasjen e Ndue Pepës. Kreu i Gjykatës së Apelit, Muharrem Kushe, tha për “Shekullin” se Preng Bardhoku u dënua nga gjykata e Mirditës me 12 vjet burg, për akuzën e vrasjes me paramendim. Ndërsa në shkallën e dytë të gjykimit, është bërë ndryshimi i kualifikimit të veprës penale, për Preng Bardhokun. Kushe thotë se e mban mend shumë mirë këtë dosje, të cilën e quan të dhimbshme. “E kemi studiuar hap pas hapi këtë dosje e me vëmendje të madhe dhe kemi arritur në përfundimin se Preng Bardhoku në asnjë mënyrë nuk kishte mundësi ta kishte vrarë me paramendim babanë e vëllezërve Pepa, i cili e kishte fyer dhe kërcënuar se do t’i merrte edhe vajzën tjetër për prostitutë”,-thotë Kushe. Kushe sqaron edhe një herë ngjarjen, ku Ndue Pepa e kishte takuar Preng Bardhokun në pazarin e Rrëshenit dhe i ka kërkuar atij me forcë të tërheqë denoncimin. Ndërsa babai i vajzës së shfrytëzuar ka shtuar se këtë gjë ia ka lënë në dorë shtetit dhe drejtësisë. Ndërsa Pepa i është drejtuar me shprehjen se djemtë e tij nuk pyesnin as për shtet e as për të , dhe se ata ishin të gatshëm t’i merrnin dhe vajzën tjetër për prostitutë. Sipas kreut të Gjykatës së Apelit, Bardhoku ka qënë në kushtet e tronditjes së thellë psiqike, kur ka goditur për vdekje babain e dy vëllezërve. Kështu, Bardhoku dënonet nga 12 vjet me 4 vjet burg. Muharrem Kushe e quan tepër të rëndë ngjarjen e ndodhur midis dy familjeve, e megjithëse nuk ka qënë në kolegj kur është marrë vendimi, ai e ka diskutuar dhe analizuar këtë çështje me kujdes.
A.Çuka
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Kushe dhe anëtari i KLD-së, Qenami, sqarojnë vendimin për lirimin e vrasësit Pepa
Kushe: Vendimi i Gjykatës së Apelit liroi Pepën

Prokurori Demiri kërkoi heqjen e akuzës për shfrytëzim prostitucioni, gjyqtarja Laskaj liroi Pepën

Alma Çuka
TIRANË – Agim Pepa, vrasësi i nënkomisar Gani Malushit dhe shoferit të tij, është “zhveshur” nga akuza e shfrytëzimit të prostitucionit në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Kryetari i kësaj gjykate, Muharrem Kushe, dhe një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë , Rrahman Qenami, pohojnë për “Shekullin” se Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë dënimin e Pepës për shfrytëzim prostitucioni, duke lënë në fuqi vetëm akuzën për armëmbajtje pa leje. Për këtë çështje , Qenami është duke përgatitur edhe një relacion, i cili do të sqarojë në detaje vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, për lirimin e të shumëkërkuarit Agim Pepa. Për kreun e gjykatës së Apelit, Kushe, ngjarja e ndodhur është e hidhur. Megjithatë ai shpjegon me hollësi të gjitha detajet e marrjes së vendimit, për lirimin nga salla e gjyqit të Agim Pepës. “Vendimi për heqjen e akuzës për shfrytëzim prostitucioni është marrë nga gjyqtarët Fatmira Laskaj, Dëshira Subashi dhe Lefter Jahja”,-sqaron Muharrem Kushe.Por ai shton më tej se kërkesa për heqjen e një akuze të tillë, është bërë nga prokurori Skënder Demiri.
Dosja
Çështja e vëllezërve Pjetër dhe Agim Pepa ka filluar qysh në vitin 2001.Në këtë vit, vëllai i Agim Pepës ka shfrytëzuar për prostitucion motrën e Gjovalin Ndreut , i cili u vra gjatë atentatit në Durrës. Emanuela Bardhoku ka denoncuar së bashku me të atin në policinë e Mirditës, Pjetër Pepën dhe vëllanë e tij. Gjykata e Mirditës i deklaron fajtorë dy vëllezërit Pepa duke dënuar me 9 vjet heqje lirie Pjetër Pepën dhe me tre vjet Agimin, i cili ishte kapur edhe me armë pa leje. Pas vendimit të gjykatës së Mirditës, organi i akuzës ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Rrahman Qenami u shpreh dje se ka qenë vetë prokuroria, ajo që ka kërkuar pushimin e akuzës për shfrytëzim prostitucioni, ndaj të pandehurit Agim Pepa. Sipas Qenamit, dosja është studiuar dhe treshja e gjyqtarëve të Apelit, e kryesuar nga Fatmira Laskaj ka arsyetuar pushimin e akuzës për shfrytëzim prostitucioni. Trupi gjykues e ka mbrojtur vendimin e saj me faktin se Agim Pepa nuk ka bashkëpunuar me të vëllanë, Pjetër Pepën në shfrytëzimin e kunatës së tij për prostitucion. Sipas Qenamit, Agim Pepa nuk ka qënë në Itali, gjatë vitit 2001, ndërsa dëshmia e Emanuela Bardhokut nuk e ka ‘fundosur” në mënyrë të drejtpërdrejtë të shumëkërkuarin Pepa. Në dëshminë e saj, vajza ka sqaruar deri në detaje fjalët e të shoqit, Pjetër Pepa. Ky i fundit i kishte thënë asaj se për shfrytëzimin si prostitutë ishte dakord edhe Agim Pepa. Gjyqtari dhe antari i KLD-së, Qenami sqaron për “Shekullin” se kjo dëshmi që implikon Agim Pepën nuk ka qënë e drejtpërdrejtë, gjë që e ka lehtësuar atë nga akuza e shfrytëzimit të prostitucionit.
Relacioni
Ngjarja e fundit, ku mbetën të vrarë shefi i komisariatit të Krujës, Gani Malushi dhe shoferi i tij, ka alarmuar jo vetëm policinë shqiptare por edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Implikimi i Pepës në disa vepra penale si dhe lirimi i tij, nga Gjykata e Apelit ka bërë që KLD-ja të kërkojë një relacion për të gjitha procedurat e ndjekura nga kjo gjykatë. Me përgatitjen e këtij relacioni po merret Rrahman Qenami, i cili do t’ia paraqisë më pas KLD-së. Ndërsa kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Muharrem Kushe, është shprehur dje se organi i prokurorisë nuk ka bërë ankim në gjykatë, për vendimin e gjykatës së Apelit, duke qënë dakord me këtë vendim. Pra, tërheqja e prokurorit për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit ka sjellë edhe lirimin e Agim Pepës në sallën e gjyqit, në mars të këtij viti.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

RELACIONI
KLD shqyrton vendimin e Apelit

TIRANË- Vrasja e shefit të komisariatit të Krujës, Gani Malushi dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu nga një person i implikuar në disa vepra penale dhe i liruar nga Gjykata e Apelit, ka bërë që KLD-ja të kërkojë një relacion për procedurat që janë ndjekur gjatë lirimit të Pepës. Kështu, ka qënë gjyqtari Rrahman Qenami, ai që është duke përgatitur relacionin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Çdo detaj i dosjes së Agim Pepës dhe i vendimit që ka dhënë treshja e gjyqtarëve, Fatmira Laskaj, Dëshira Subashi dhe Lefter Lahja do të shqyrtohet nga KLD-ja, e cila do të vendosë më pas nëse ka pasur shkelje apo jo, në lirimin e të shumëkërkuarit Agim Pepa. Për hetimin e këtij vendimi, duke se ka ndikuar edhe reagimi i kreut të KLD-së, presidenti Alfred Moisiu, i cili është shprehur në telegramin e ngushëllimit, drejtuar familjes Malushi se vrasësi i komisarit të Krujës ka shfrytëzuar disa segmente të shtetit, për t’i shpëtuar drejtësisë e më pas për të realizuar vrasjen.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Prokurori i Pepës: Kam vepruar konform ligjit

TIRANË- Skënder Demiri, Prokurori i Apelit, i cili i ka kërkuar gjykatës lirimin e Agim Pepës është i bindur se ka vepruar konform ligjit. Ai deklaron se për vrasësin e nënkomisar Gani Malushit nuk kishte prova që ta lidhnin me trafikun e prostitucionit dhe për këtë arsye nuk kishte përse dënohej nga Gjykata e Apelit. Sipas Skënder Demirit, ai nuk ka bërë asnjë gabim dhe ka zbatuar vetëm ligjin. Në një prononcim telefonik për “Shekullin” dje në mbrëmje prokurori i Apelit të Tiranës, që aktualisht ndodhet me pushime i qëndron idesë se Agim Pepa ishte i pafajshëm për akuzën e trafikut të prostitucionit.
“Nuk kishte prova, unë zbatova ligjin dhe kam bërë shumë mirë, - tha z.Demiri.
Ai shton se i duhet pak kohë për të rishikuar dosjen sepse bëhet fjalë për një çështje të 1 viti e gjysmë më parë, megjithatë është i bindur për kërkesën e tij. I pyetur se përse gjykata e Faktit e ka shpallur fajtor vrasësin e Malushit nëse për të nuk kishte prova, prokurori Demiri thotë se “gjykatat bëjnë edhe gabime, prandaj ka tre shkallë të gjykimit”.
Kreu i gjykatës së Apelit, Muharrem Kushe, i pyetur dje nga “Shekulli” rreth lirimit të Agim Pepës nga një treshe gjyqtarësh e institucionit që ai drejton sqaroi se ka ngarkuar një gjyqtar për të bërë relacion mbi çështjen dhe se “kërkesa për pushimin e akuzës u bë nga prokuroria, konkretisht prokurori Skënder Demiri”. “Nëse unë kam bërë gabim ose ia kam futur kot, atëherë përse gjykata më dha të drejtë…, - përgjigjet nga ana e tij prokurori Demiri.
Trupi gjykues që ka vendosur lirimin e vrasësit Agim Pepa përbëhej nga gjyqtarët Fatmira Laskaj, Dëshira Subashi dhe Lefter Jahja. Momentalisht gjyqtarja Fatmira Laskaj nuk është më në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ajo ka marrë postin e kryetares së Komisionit të Kontrollit të Pasurive të Deputetëve. Ndërkohë dy gjyqtarët e tjerë vazhdojnë të punojnë në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për vendimin e tyre Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka filluar një kontroll. KLD-ja ka kërkuar një relacion në lidhje me këtë çështje.
Në një telegram ngushëllimi për familjen e Malushit presidenti Mosisiu aludoi se organet e drejtësisë kishin përgjegjësi për lirimin e vrasësit Pepa. Aktualisht në prononcimet paraprake palët e përziera në gjykimine e Pepës nuk pranojnë përgjegjësi. Sipas Rrahman Qenamit gjyqtarit të ngarkuar për të bërë relacionin mbi lirimin e Pepës prej gjykatës së Apelit, lirimi i Pepës ka ardhur pasi në denoncimin e vajzës së shfrytëzuar për prostitucion emri i tij nuk përmendej direkt si emri i të vëllait. Emanuela, nusja e shndërruar në prostitutë sipas Qenamit ka thënë në denoncimin e saj se “Pjetër Pepa i kishte thënë që për shfrytëzimin e saj si prostitutë ishte dakord edhe Agimi”. Kjo hollësi e kërkuar në dosje me sa duket do të jetë thelbi i mbrojtjes së liruesve të A.Pepës.
E.Janina


Në 2001motra e Gjovalinit, i vrarë bashkë me komisar Malushin, denoncoi bashkë me të atin në policinë e Mirditës, Pjetër dhe Agim Pepën për shfrytëzim në prostitucion


Gjykata e Mirditës deklaron fajtorë dy vëllezërit Pepa dhe i dënon 9 vjet Pjetrin dhe 3 vjet Agim Pepën. Ndaj këtij vendimi prokuroria është ankuar në gjykatën e Apelit


Gjyqtari Rrahman Qenami i ngarkuar për të bërë një raport mbi këtë lirim pas vrasjes së Malushit, tha se prokuroria ka kërkuar vetë pushimin e akuzës për shfrytëzim prostitucioni


Treshja e gjykatës së Apelit që ka shqyrtuar çështjen e kryesuar nga Fatmira Laskaj e liron Pepën nga akuzat me motivin “në dëshmitë e Emanuelës nuk është akuzuar drejtpërdrejt”


Kreu i gjykatës së Apelit, Muharrem Kushe, tha për “Shekullin” se kërkesa për heqjen e akuzës ndaj Pepës është bërë nga prokurori Skënder Demiri
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Zv.kryeministrja Meksi, ministri Rama e drejtuesi Ibraj ngushëllojnë bashkëshorten e shefit të policisë së Krujës
“Ndëshkim për ata që liruan vrasësin e Malushit”

Mort në “të shtatat” e vdekjes së nënkomisarit Gani Malushi. Vrasësi Agim Pepa ende i lirë

Ened Janina
TIRANË- Në shtëpinë me qera të nënkomisarit të vrarë, hynin e dilnin shumë njerëz për vizitë, në” të shtatat” e vdekjes së Gani Malushit. Poshtë pallatit ku tashmë do të banojë e vetme Esma Malushi, ndodheshin shumë njerëz, të cilët prisnin radhën për të hyrë në shtëpinë e ngushtë. Së bashku me ta janë bashkuar edhe zv/kryeministrja Ermelinda Meksi, ministri i Rendit Publik, Luan Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, të cilët kanë vizituar të afërmit e nënkomisarit Malushi. Pasi kanë shprehur ngushëllimet e tyre, drejtuesit e Ministrisë së Rendit Publik dhe Qeverisë Shqiptare kanë bërë edhe ndonjë deklaratë “të fortë”, lidhur me ngjarjen e rëndë, duke u premtuar familjarëve se do të bëjnë të pamundurën për të arrestuar vrasësin e nënkomisarit të vrarë më 6 gusht. Ndërsa Ministri i Rendit Publik, Luan Rama ka deklaruar, gjatë kësaj vizite mortore se do të ndëshkohen të gjithë ata njerëz, që kanë bërë të mundur lirimin nga burgu të Agim Pepës, vrasësit të shefit të komisariatit të Krujës.
Vizitat
Në të njëjtën kohë, kur Prelë Pepa, e ëma e vrasësit të nënkomisarit deklaronte se i biri nuk kishte dashur ta vriste atë por vetëm hasmin e tij, Esma Malushi, e veshur krejt në të zeza priste e përcillte për “të shtatat” e vdekjes së bashkëshortit të saj. Pikërisht në këtë kohë, shtëpia e të ndjerit vizitohej nga zv.kryeministrja Ermelinda Meksi. Zv/kryeministrja Meksi është takuar me të shoqen e Ganiut, Esma Malushin dhe i ka shprehur asaj ngushëllimet në emër të të gjithë qeverisë. “Do të bëj gjithçka që kam në dorë, për të arrestuar dhe më pas dënuar vrasësin e njeriut që i kushtoi jetën Policisë së Shtetit”,-mësohet të jetë shprehur në vizitën e saj ngushëlluese, Ermelinda Meksi. Ajo i ka garantuar familjes së Malushit mbështetjen e vazhdueshme nga ana e saj dhe e qeverisë shqiptare, në këtë moment të vështirë. Pas saj, shkallët e pallatit ku banon Esma Malushi i ka ngjitur Ministri i Rendit Publik, Luan Rama. Edhe Rama i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe miqve të Malushit, duke vlerësuar punën e bërë nga ai në shërbim të policisë. Pas vizitës, ministri Rama tha se është zbardhur plotësisht dinamika e vrasjes dhe se autori i saj do të trajtohet në mënyrë profesionale dhe jo mediatike. I nxitur nga rasti në fjalë, Rama ka lëshuar akuza ndaj organit të drejtësisë, duke theksuar se do të ndëshkohen deri në burgim të gjithë ata gjykatës që lënë të lirë autorë krimesh të rënda. Rama është shprehur se do t'i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zbardhjen e procesit gjyqësor ku janë gjykuar protagonistët e kësaj ngjarjeje. Sipas ministrit Rama, duhet gjetur njeriu përgjegjës për lirimin e një vrasësi të tillë si Agim Pepa. Ai është shprehur tepër i indinjuar se Agim Pepa ishte arrestuar disa herë nga policia, por gjithmonë ishte lënë i lirë nga organet e drejtësisë. I fundit funksionar që ka vizituar shtëpinë me qera të ish-shefit të komisariatit të Krujës ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai i ka kërkuar ndjesë familjarëve që nuk kishte patur mundësi të vinte më herët, pasi ndodhej jashtë shtetit dhe u ka premtuar atyre se vrarësi do të kapej shumë shpejt.
Morti
Familjarët e nënkomisarit të vrarë nuk kanë pranuar që të komentojnë thëniet e Prelë Pepës, nënës së personit që ekzekutoi shefin e komisariatit të Krujës, Gani Malushi. Pepa ka thënë dje se i biri nuk kishte si synim vrasjen e Malushit por vetëm të hakmerrej tek shoferi i tij, Gjovalin Ndreu. Në lidhje me këto fjalë, askush nga familja Malushi nuk ka pranuar të flasë dhe të pranojë ndjesën e nënës së Pepës. “Ai është një njeri që ka probleme me drejtësinë. I takon asaj ta zgjidhë. Ne kemi hallet tona tani”,- thanë dje të afërmit e nënkomisarit. Edhe gjatë ditës së djeshme, shtëpia e Malushit ka pritur e përpjellë njerëz të shumtë për mort, e askush nuk e ka pasur mendjen tek vrasësi apo deklaratat e nënës së tij.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Prokuroria e Përgjithshme dhe KLD hetojnë praktikat e ndjekura gjatë proceseve ndaj vrasësit
Hetime për gjykatësit dhe prokurorët e Pepës

TIRANË- Implikimi i Agim Pepës në disa vepra penale dhe “faljet” e shpeshta që i janë bërë atij nga drejtësia shqiptare, kanë sjellë një varg hetimesh mbi prokurorët dhe gjykatësit që kanë pasur në dorë dosjen e personit më të kërkuar në vend. Kështu, përveç hetimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimet e dhëna në gjykatën e Mirditës dhe Apelin e Tiranës, është ngritur një tjetër grup kontrolli, që do të “hetojë” prokurorët e këtyre çështjeve. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë të ditur se grupi i punës është ngritur për të hetuar mbi praktikat e ndjekura nga prokurorët, që janë marrë me çështjet e Agim Pepës, që nga Mirdita e deri në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ndërkohë, burimet e mësipërme bëjnë të ditur se ky grup kontrolli i ka dhënë përparësi edhe hetimit të prokurorit Skënder Demiri, i cili në Gjykatën e Apelit ka hequr dorë nga akuza për shfrytëzim prostitucioni, ndaj të pandehurit Agim Pepa. Ky prokuror ka thënë pak ditë më parë për “Shekullin” se ka hequr dorë nga kjo akuzë, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të. Kështu, vajza që ka denoncuar Pepën për shfrytëzim prostitucioni, nuk e ka akuzuar atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërkohë mësohet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka nxjerrë ende përfundime, nga relacioni mbi proceset e Agim Pepës në Mirditë dhe në Tiranë. Megjithatë, nga hetimet e bëra është arritur në përfundimin se Gjykata e Mirditës është në rregull, përsa i përket gjykimit të përshpejtuar për Agim dhe Pjetër Pepën. Kjo për faktin se dy vëllezërit e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni kanë pranuar provat e organit të akuzës. Ndërsa është ende në proces hetimi, vendimi i dhënë në gjykatën e Apelit të Tiranës, ku i shumëkërkuari Agim Pepa është liruar në sallën e gjyqit, pasi i ka rënë akuza e shfrytëzimit të prostitucionit.


Në orën 10:45 të së mërkurës qëllohet me breshëri arme makina e policisë, ku ndodhej shoferi Gjovalin Ndreu, i cili vdiq në vend dhe shefi i komisariatit të Krujës Gani Malushi që ndërroi jetë dje në mesditë në spitalin ushtarak. Krimi ndodhi vetëm 100 metra larg drejtorisë së policisë së Durrësit dhe objekt i këtij krimi, sipas policisë, ishte drejtuesi i mjetit Ndreu i cili ishte në gjak me familjen Pepa nga Mirdita

Policia identifikon si autor të krimit Agim Pepën nga Mirdita dhe me banim në Durrës. Ai është ende i lirë, duke i shpëtuar policisë në mënyrën më të pabesueshme. Vrasësi i komisar Malushit dhe shoferit të tij arriti të ndërrojë tre makina, duke humbur çdo gjurmë, ndërkohë që fotoja e tij është shpërndarë në të gjitha drejtoritë e policisë në rang vendi. Për kapjen e tij është angazhuar dhe Interforca

Policia tha se shoferi i komisar Malushit, Gjovalin Ndreu, ishte në gjak me familjen e Agim Pepës nga Mirdita, pasi i ati i viktimës, Ndreu, kishte vrarë në vitin 2001 babanë e Agimit. Babai i Gjovalinit kishte denoncuar në prokurori djemtë e familjes Pepa si trafikantë në Itali të vajzës së tij 18-vjeçare. Përkundër këtij denoncimi, babai i Agimit e kishte kërcënuar me vdekje babanë e Gjovalinit, i cili më pas e ka vrarë


Agimi Pepa, vrasësi i komisar Malushit dhe Gjovalin Ndreu është arrestuar pas denoncimit të babait të Gjovalinit, por më pas është lënë i lirë nga prokuroria dhe gjykata. Pepa ka qenë i akuzuar dhe për vrasjen në
bashkëpunim të shefit të krimeve Ndue Kaza nga Oroshi i Mirditës, ku sipas akuzës ai e kishte vrarë atë në mes të një lokali. Nga ana e saj gjykata e ka ndryshuar akuzën nga "vrasje" në "armëmbajtje pa leje"
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Babai natyral i viktimës, Preng Bardhoku, rrëfen për “Shekullin” hasmërinë 2-vjeçare me familjen e Agim Pepës
Bardhoku: Im bir u vra në vendin tim

Hasmëria ka filluar me trafikimin e motrës së viktimës. Nga vrasja e kryefamiljarit Pepa, tek ajo e Ndreut

Nga e dërguara jonë
Ardita Bala
FUSHË - KRUJË – Preng Bardhoku, babai natyral i shoferit të shefit të komisariatit të Krujës, i vrarë në mëngjesin e djeshëm në qytetin e Durrësit, i prin kortezhit të vogël të burrave, që sjellin trupin pa jetë të 39-vjeçarit Gjovalin Ndreu në shtëpi. Rreth orës 17.30 makina e funeraleve ndalon para pallatit dhe i pari që zbret është Prenga, 56-vjeçar. Është i fortë. Në sytë e tij të skuqur nuk ka asnjë pikë loti. Vetëm zemra e tij e “tradhton” në të rrallë. Kap fort gjoksin, sikur do të shkulë që aty një peshë të rëndë dhe më pas vazhdon t’u japë dorën burrave të fisit, të cilët sapo kanë mbërritur në Fushë-Krujë. Ndërkohë trupi i të birit ka filluar të ngjitet në katin e pestë të një pallati të vjetër, ku e pret kuja e gjatë dhe e ethshme e grave, të veshura kokë e këmbë me të zeza. Gjovalin Ndreu ka lënë jetimë dy djem dhe një vajzë të vogël, gruan e tij, Ritën si dhe dy baballarët, të atin e tij natyral, Prengën si dhe dajën e tij, i cili e ka birësuar dhe e ka rritur që në moshën 1 vjeç e gjysmë. Preng Bardhoku, vetëm pak minuta pasi ka futur trupin e të birit në shtëpi, ka pranuar të flasë për gazetën “Shekulli”, duke treguar gjithë historinë e familjes së tij, fatkeqësitë, krimin që ai ka kryer, si dhe pritjen e vdekjes. Vdekjen e tij ose të të birit ai e kishte paralajmëruar, jo vetëm mes miqve të tij, por dhe në instanca shtetërore. Këmbanave të tij të alarmit i “janë përgjigjur” vetëm veshë të shurdhër.
-A mund të na tregoni se si ka filluar kjo tragjedi, e cila shkaktoi vdekjen e djalit tuaj?
-Gjithçka ka filluar në shkurt të vitit 2001, kur vajza ime Emanuela, atëherë 18 vjeçe, është martuar me Pjetër Pepën. Ky, së bashku me të vëllanë Agimin, e morën vajzën time dhe e dërguan në Itali, që të prostituonte dhe e torturuan. Vajza arrin të vetëdorëzohet në polici dhe më pas rikthehet në shtëpi, në maj të po këtij viti. Më 30 maj kam bërë së bashku me vajzën denoncimin në prokurori dhe polici. Asnjë reagim. Më datën 4 qershor 2001 i kam nisur një letër ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi, ish-ministrit të Rendit Ilir Gjoni, prokurorit të Rrethit dhe shefit të komisariatit. Përsëri asnjë reagim për arrestimin e ndonjë pjesëtari të familjes Pepa dhe, konkretisht, të Agim Pepës, për të cilin vajza ime dëshmoi se ishte ideatori dhe organizatori i dërgimit të saj në Itali. Gjatë kësaj periudhe, më ushtruan dhunë, kërcënime, shantazhe për jetën, për të tërhequr denoncimin, derisa i ati i dhëndrit tim, Ndue Pepa, më 28 qershor 2001, më kërcënoi dhe më tha hapur: “Ose hiq denoncimin, ose të vramë ty dhe të morëm vajzat e tjera për prostituta”. Pas këtij kërcënimi, e vrava në kushtet e tronditjes së fortë psikike. Fillimisht, jam dënuar nga gjykata e rrethit të Mirditës me 12 vjet burg, më pas Gjykata e Apelit më dënoi me 4 vjet heqje lirie.
-A janë dënuar burri dhe kunati i vajzës tënde, pas denoncimit që bëtë në polici?
-Çuditërisht, prokuroria pranoi gjykim të shkurtuar për Agim Pepën, megjithëse ai nuk ishte arrestuar ende. Ai është arrestuar disa muaj më vonë, vetëm për armëmbajtje pa leje dhe jo për akuzën që i bënte vajza ime. Agim Pepa, sipas meje, është edhe autori i vrasjes së djalit tim. Pas arrestimit, ai është mbajtur vetëm 9 muaj në burg dhe çudia tjetër është se në këtë çështje është caktuar një trup gjykues nga një rreth tjetër. Sipas meje, u është bërë mbrojtje kriminelëve nga ana e shtetit.
-Si ka reaguar policia në lidhje me denoncimet që keni bërë për këtë histori?
-Për Agim Pepën, ish-shefi i policisë kriminale në Mirditë më ka thënë se nuk ka pasur asnjë fuqi ta arrestojë, megjithëse kishte një mal me akuza. Ai më ka treguar që policia i fuste në burg, ndërsa prokuroria dhe gjykata i lironte. Pra, e thënë troç, shteti nuk reagoi në kohë dhe unë, megjithëse kam mbaruar dy fakultete, u detyrova të bëhesha vrasës.
-Kur jeni liruar nga burgu dhe cila është arsyeja e këtij lirimi të parakohshëm?
-Kam dalë nga burgu me datë 7 korrik të këtij viti, pasi jam mjaft i sëmurë. Sapo kam dalë, kam njoftuar policinë, lidhur me masat që duhet të merrnin për të më ruajtur jetën. Kjo pasi, vetëm 4 ditë pas daljes sime nga burgu, i kam shpëtuar një atentati të përgatitur nga nëna e Agim dhe Pjetër Pepës, e cila ka tentuar të më vrasë. Por ajo është njohur nga vajza ime, e cila shmangu vrasjen.
-Si ka vajtur konflikti mes familjes suaj dhe asaj Pepa, pas këtij atentati?
-Duke pasur parasysh se nuk po reagonte asnjeri, më datë 16 korrik të këtij vitit i kam dërguar të njëjtën letër kryeprokurorit Sollaku, ministrit të Rendit, Luan Rama si dhe prokurorit të rrethit dhe shefit të komisariatit. Vetëm ky i fundit më është përgjigjur dhe më ka thirrur, duke më ofruar përkujdesjen e policisë. Ndërsa prokurori i rrethit të Mirditës më ka kthyer përgjigje se shqetësimi dhe kërkesa ime për mbrojtje ishte e bazuar vetëm në supozime dhe hamendje dhe se policia kriminale ia kishte dorëzuar provat materiale Prenga Pepës.
-Zoti Prengë, a jeni në dijeni të autorëve që ekzekutuan djalit tuaj, Gjovalinin?
-Sipas mendimit tim, ekzekutorët e tim biri janë vëllezërit Pepa, pasi vetëm me këta kemi pasur probleme dhe me asnjeri tjetër. Kjo familje, pjesëtarët e së cilës kanë marrë gjithmonë dënime simbolike nga ana e drejtësisë sonë, besoj se ka pasur përkrahje direkte dhe indirekte nga persona të veshur me pushtet dhe, në këtë rast, shteti mund të bënte shumë gjëra për të parandaluar këtë vrasje.
-Pas vdekjes së Gjovalinit, a jeni ende në gjak me familjen Pepa?
-Jo. Si intelektual, mendoj se duhet t’i themi ndal gjakmarrjes. As veten nuk e justifikoj dot për çfarë kam bërë, kur vrava vjehrrin e sime bije. Pastaj, ajo çka bënë vëllezërit Pepa, që vranë Gjovalinin, është kundër çdo kanuni. Gjovalini nuk ishte më im bir, pasi unë atë e kam falur dhe e ka rritur tjetër baba. E, sipas kanunit, fëmijët e falur nuk përfshihen në gjakmarrje.


PARALAJMËRIMI

Jeta e Bardhokut në ankthin e vdekjes

FUSHË-KRUJË - Preng Bardhoku ka ditë që e pret vdekjen. Që prej një muaji ai jeton me një ide të tillë. 56-vjeçari e dinte se do ta vrisnin, por nuk i kishte shkuar mendja se do të merrnin hak mbi të birin e falur. Ai ka dëshmuar dje për gazetën “Shekulli” se më 11 korrik të këtij viti, ai dhe e bija kanë kapur në trotuarin para shtëpisë së tij nënën e vëllezërve Pepa, ish-vjehrrën e së bijës, që nuk kishte veshur rrobat tradicionale të zonës së saj dhe për të cilën ai mendoi se do ta vriste. Ai dhe e bija kanë mundur t’i marrin asaj një çantë, brenda së cilës Prenga thotë se kanë gjetur të gjitha veshjet e krahinës së saj (rroba të zeza), një palë kominoshe, një palë doreza, “rrelat e flokëve”, karakteristike për gratë e zonave të thella të Mirditës si dhe një aparat celular. Prengë Bardhoku ka thënë dje për “Shekullin” se ka këmbëngulur para policisë kriminale që të gjitha sendet e gjetuar në çantë t’i mbaheshin si prova materiale dhe veçanarisht celulari, tek i cili mund të gjendej skema e përgatitur për vrasjen e tij. Bardhoku ka kërkuar identifikimin e thirrjeve që ishin bërë dhe ishin marrë në atë numër. Ndërsa, për Agim Pepën, ai ka pasur informacione nga njerëzit e tij se, pas burgut, kishte udhëtuar shumë shpesh për në Rubik me makina të ndryshme dhe i armatosur.


GJAKMARRJA

Viktima, tre muaj jashtë “ngujimit”

FUSHË-KRUJË - Gjovalin Ndreu kishte rreth tre muaj që kishte filluar punë si shofer i shefit të komisariatit të Krujës, Gani Malushit. Mëngjesin e djeshëm mësohet se ai ka dalë rreth orës 7.00 nga shtëpia e tij, për të shkuar në punë. Në shtëpinë ku banonte gjatë tre muajve të fundit ka lënë dje gruan e tij, Ritën, djalin e madh 14-vjeçar, Santilianon dhe të dytin 12-vjeç, Elisin, si dhe vajzën 18-muajshe, Stelën. Për gati dy vjet, që pas vrasjes së kryer nga i ati, ai kishte lëvizur me shumë kujdes nga gjaksit që mund të hakmerreshin në çdo çast. Por muajt e fundit ai kishte marrë një “besë” se mbi të nuk do të derdheshin plumba dhe kishte filluar të lëviste lirisht. Në shtëpinë e tij gjëma e ndodhur është marrë vesh nga një telefonatë, që i është bërë së shoqes. Po me anë të një telefonate e ka marrë vesh vrasjen e të birit dhe babai i tij, Prenga, i cili dje ishte në Tiranë. Pak minuta më vonë ai ka qenë pranë trupit të djalit të tij të vrarë në Durrës. Sot pritet të kthehet nga Izraeli dhe motra e tij, Emanuela, e cila jeton tek xhaxhai i saj, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, që do të zhvillohet në orën 6.00. A.Bala
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

E Merkure, 13 Gusht 2003


NENA E AGIMI PEPAS: "DJALE, DOREZOHU E VUAJ DENIMIN"

Vali Qyrfyci

Durres- "Djali im, amanet per kete gji qe te kam dhane: Dorezohu!" Nena e vrasesit te Gani Malushit dhe shoferit te tij i ben thirrje te birit Agim Pepes te dorezohet ne polici dhe te vuaje denimin per krimin e kryer. Prena Shurbi (Pepa) e ema e Agim Pepes, njeriut qe vrau shefin e komisariatit te Krujes, nenkomisar Gani Malushin, dhe shoferin e tij, Gjovalin Ndreu, pas kerkimesh te kota ne malesite e Mirdites per te gjetur djalin e saj te madh Agimin, flet publikisht duke i kerkuar te birit te dorezohet dhe te vuaje si te gjithe denimin per krimin e bere. Edhe gruaja e dyte e Agimit, Pranvera, dhe vellai Adrian dhe motra Elona i luten te vellait te dorezohet, pasi fjale te tjera nuk kane cfare t'i thone. Historia e percjelle nga goja e nje nene i ka dhene ngjyra te tjera ngjarjes kriminale qe ndeshkoi shtetin dhe policine. Kane qene drejtuesit e policise se qarkut te Durresit qe kane nderhyre prane familjes Pepa me qellim qe nena t'i drejtohet te birit nepermjet organeve te medias per te mundesuar dorezimin e tij, pas deshtimit te strukturave te policise dhe organeve te tjera te shtetit per kapjen e njeriut me te kerkuar ne territorin e republikes se Shqiperise qe nga 6 gushti. Prena Shurbi, nena e 4 vellezerve Pepa, dy prej te cileve ne burg, njeri ne kerkim dhe tjetri ne shtepine e saj ne Spitalle te Durresit, deklaron keqardhjen qe ka ndjere per vrasjen e nenkomisarit Gani Malushi. "Une kam keq qe vdiq Malushi, po jo, per ate tjetrin nuk kam gajle se lau gjakun e marre me pare." Prena, nje grua e forte mirditore, e bindur ne besen qe i kane dhene drejtues te policise se shtetit per garantimin e jetes se te birit ne rast se dorezohet hedh drite dhe ne fillesat e prishjes se krushqise mes Pepeve dhe Bardhokeve apo familjes Ndreu. Krushqi kjo qe perfundoi ne nje gjakmarrje te ashper qe me shume se dy familjet ka goditur rende shtetin, policine dhe te gjithe opinionin qytetar.

Flet Prena Pepa, nena e te shumekerkuarit Agim Pepa

- Pse pranuat te kontaktoni me gazetaret?

Per t'i bere thirrje djalit tim qe te dorezohet ne shtet dhe te thote fjalen e vet. Te mbrohet me avokat dhe te denohet e te vuaje denimin per vrasjen qe beri. Shteti me ka garantue qe bjere djalin, dorezoje dhe do e kesh shnosh e mire ne burgje si te gjithe te tjeret. Djali im te me kuptoje se i flas dhe e dua me mish e me shpirt. I lutem te kthehet dhe t'i dorezohet shtetit e te mos degjoje shoket e miqte qe mund t'i thone te mos dorezohet. Per ate qe ke bere do denohesh, por askush nuk te vret. Agim, djali im, amanet per kete gji qe te kam dhene dorezohu ne shtet!

- Keni tentuar gjate ketyre diteve te kontaktoni me Agimin?

Qe pese dite qe i kam kontrollu me kembe malet e Mirdites, bashke me kunatin e Agimit qe eshte 16 vjec, por s'e kam gjet. Nga s'e kemi kerkuar. Ne Mirdite, ne Dukagjin, ne Burrel, Fushe-Kruje, po nuk gjendet.

-Kur e keni pare per here te fundit?

Dy dite para se e ndodhte vrasja dhe kjo nuk ishte gje e pazakonshme per familjen tone. Agimi rrinte shume neper miq e shoke dhe ne Mirdite dhe nuk thoshte gje ne shtepi. Pra ishte e zakonte qe te mos kthehej cdo dite ne shtepi.

-A ju tha se kishte ndermend te merrte gjakun e te atit?

Jo. Nuk na ka thene kurrgje. Askujt prej nesh. Ne nuk e dinim. Vetem kur ate diten e vrasjes erdhi dhe na mori policia per te na pyet. Ne ishim duke punuar, me kembe ne balte.

-Cfare ndjete pasi moret vesh per vrasjet e bera nga Agimi?

Une kam keq qe vdiq Malushi, po jo ai tjetri. Nuk kam gajle per te, sepse mori gjakun e te atit. Gjaku i babes nuk falet. Malushi u be viktime, po nuk e vrau djali im po shteti. Si ka mundesi qe nje njeriu ne gjak t'i jepet pistoleta dhe te futet ne polici?! Te familja e Malushit me shpirt kam dash me shku per ngushellim, por nuk kam mundur. Nisa te kerkoj Agimin dhe nuk di si...

-A kishte lidhje Agimi me Gjovalinin pasi familjet rane ne gjak?

Agimi i kishte kerkuar Gjovalinit qe te nderhynte per te nxjerre nga burgu vellain, djalin tim, Pjetrin, ashtu si nxorri dhe te atin, por ai nuk e beri. Agimi i premtoi se jeta e tij do te ruhej po ta bente, po jo e te atit. Gjovalini i kerkoi djalit qe te mbyllej gjakmarrja, por ai nuk pranoi. Gjaku i babait nuk falet dhe pas daljes se Preng Bardhokut nga burgu kuptohet qe drejtesia nuk e beri punen.

- Pse u shnderrua ne gjakmarrje krushqia mes dy familjeve tuaja?

Gabimi i djalit tim ishte se e mori per nuse motren e Gjovalinit, vajzen e Prenges. Emanuela Pepa e denoncoi djalin tim, burrin e vet se donte nje tjeter, jo se ai e kishte bere prostitute ne Itali. Perndryshe do e kishte denoncuar ne Itali kur e kapi policia. Ate e ktheu policia se nuk kishte dokumenta. Kur u martuan ne rrinim ne fshat dhe nuk na pelqente shume menyra e saj e veshjes. Ajo na tha: "O do shkoj me cunin tuaj ne Itali, o nuk rri ne deren tuaj". Kur erdhi nga Italia, nusja, Emanuela, ndenji nje jave te Gjovalini pastaj shkoi burri im dhe e mori. Na kerkoi te shkonte te kisha Shen Ndout dhe pastaj e cuam te gjyshja, por nuk u kthyer ne diten e caktuar. U beme merak mos ishte semure, ndersa ajo kishte denoncuar djalin e shtyre dhe nga te motrat pasi donte nje tjeter.

-C'ndodhi me pas?

Burri im i tha Prenges se po te jete e vertete qe djali im e ka qit prostitute vajzen ne Itali "une do te jap plumbin per djale". Por Prenga e goditi me te pabese, pas shpine. E vrau. E denuam me 12 vjet, po djali e qiti per 2 vjet te atin si te kishte vjedhur dy paketa cigare. Ndersa nusen une as e kam shue (leshuar, ndare), as e kam qit dere. Di te them se Preng Bardhoku e ka shit vajzen e tij me 11 milion leke.

-Mendoni se Agimi do te kthehet per te vuajtur denimin qe meriton?

Nuk e di, po shpresoj dhe si nene i bej thirrje te kthehet e te dorezohet ne shtet. Une vete do te shkoj ta marr kur te doje te dorezohet bashke me njeriun e shtetit qe ai do te doje. Kaq kisha me thane.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

“S’më vjen keq për vrasjen e Gjovalinit, pasi djali mori hak, por më vjen keq për vrasjen aksidentale të Malushit”

Nëna e Agim Pepës kërkon dorëzimin e tij

Prena Pepa ka justifikuar djalin, Agimin, i identifikuar si vrasës i Gani Malushit dhe shoferit të tij

DURRËS- Nëna e Agim Pepës, i identifikuar si vrasës i n/komisar Gani Malushit dhe shoferit të tij Gjovalin Ndreu, i ka kërkuar publikisht djalit të saj që të vetëdorëzohet në polici, ndërsa i ka kërkuar falje familjes së Malushit, i cili u vra nga i biri i saj, pak ditë më parë, vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë së Durrësit. Prena Pepa, nëna e katër djemve dhe katër vajzave ka thënë dje në një prononcim për mediat se “djali i saj u hakmorr për vrasjen e babait të tij dhe burrit të saj, Ndue Pepa nga Preng Bardhoku”, ndërsa i ka kërkuar falje publike familjes së n/komisar Malushit, për vrasjen e tij. Në 6 gusht të këtij viti Agim Pepa qëlloi për vdekje për gjakmarrje Gjovalin Ndreun, shoferin e kolonel Malushit, ndërsa plagosi rëndë këtë të fundit i cili ndërroi jetë dy ditë më pas. Ngjarja ndodhi vetëm 100 m larg drejtorisë së policisë së Durrësit, teksa viktimat ndodheshin në fuoristradën e policisë, ndërsa vrasësi i indentifikuar u largua në mënyrë spektakolare. Misteri i zhdukjes së autorit të krimit vuri në lëvizje të gjithë policinë shqiptare, e cila deri më sot nuk ka arritur të kapë të akuzuarin kryesor për masakrën e ndodhur në mes të qytetit dhe në mes të ditës. Për kërkimin dhe kapjen e Agim Pepës policia shqiptare ka kërkuar dhe bashkëpunimin e familjes Pepa që sipas burimeve policore e ka pranuar këtë bashkëpunim.
Në familjen Pepa
Shtëpia e vrasësit të identifikuar të n./komisar Gani Malushit, ndodhet në Spitallë, një lagje periferike në zonën e Durrësit. Familja Pepa banon këtu që prej vitit ’94, kur ata u zhvendosën nga Mirdita. Rruga për të shkuar në familjen Pepa kalonte në drejtim të zonës periferike të Spitallës, ku pasi lije pas varrezat e vjetra të qytetit do të ktheheshe në një rrugicë të paasfaltuar dhe me gropa e cila të çonte pas një kthese tjetër. Aty ndodhej shtëpia njëkatëshe e vrasësit të kryepolicit të Krujës, Gani Malushi, e rrethuar me tulla, ndërsa kishte një derë të madhe me kangjella në ngjyrë të zezë. Ajo që të hap portën portën e rëndë me kangjella, është nëna e Agimit, Prena, një grua e moshuar, e veshur me të zeza. Në oborr ndodhen 6 familjarë të familjes Pepa, të cilët qëndrojnë në një verandë ku mbizotëron heshtja , dhe ku bien në sy disa vazo me lule dhe mullaga. Një shtëpi e lyer në gëlqere të bardhë dhe me një oborr shumë të madh për një shtëpi të zakonshme. Në banesën njëkatëshe ndodhej vajza e shtëpisë, Flora, dhe nusja e Agimit, Pranvera, por dhe një prej katër djemve të familjes Pepa, Ardiani. Agimi është në kërkim për vrasje të dyfishtë, Kastrioti ndodhet në Itali, ndërsa Pjetri i akuzuar nga familja Bardhoku për trafikimin e vajzës së tyre, ndodhet në një burg jashtë vendit ku dhe vuan dënimin me 6 vjet burg. Ndërsa tre vajzat e tjera të kësaj familjeje, ndodhen përkatësisht në Itali, Valias dhe Rubik.

Prononcimi i nënës
Nëna e Agim Pepës (Shurbit), Prena Pepa, i ka kërkuar djalit të saj Agimit që të dorëzohet në polici dhe të mos dëgjojë shokët që i thonë të mos dorëzohet. Së bashku me policinë, ka deklaruar ajo dje, kemi kërkuar në zonën e Mirditës që Agimi të dorëzohet, por nuk kemi arritur që ta bëjmë këtë. “Nuk e di nëse djali im e ka bërë apo jo këtë vrasje thotë ajo, por nëse e ka bërë ai nuk ka pasur qëllim që të vrasë Gani Malushin, por të marrë hakun e babait të tij”,- ka thënë Prena, duke ngushëlluar familjen Malushi. “Nëse do më lejonin do të shkoja dhe t’i ngushëlloja familjarët e n/komisar Malushit”,- ka thënë më tej ajo, duke deklaruar se ishte gabimi i shtetit që mori në punë dhe i dha armë një njeriu që ish në gjak, pasi gjaku nuk falet. "Nuk më vjen keq për vrasjen e Gjovalinit, pasi djali mori hak, por më vjen keq për vrasjen e Gani Malushit që është vrarë aksidentalisht". Ajo i ka bërë thirje Agimit se "për gjirin që të kam dhënë të shkosh dhe të dorëzohesh". “Kam kërkuar në male së bashku me kunatin 16- vjeçar të Agimit, Malën, pasi të tjerë nuk erdhën dhe kemi kërkuar së bashku me policinë”,- ka thënë nëna e të akuzuarit si autor i masakrës, ndërsa ka shtuar se “shokët atij mund t’i thonë mos u dorëzo se do të vrasin, kurse unë i them që të dorëzohohet se policia nuk të vret". Të njëjtën gjë, që Agimi të dorëzohet, kanë kërkuar dhe vëllai i tij, Adriani, nusja, Pranvera, dhe motra Flora. Prena kujton se pesë ditë para se të ndodhte masakra në qendër të Durrësit, Agimi nuk ka qenë në shtëpi dhe ndoshta ai ka menduar që të marrë hak për babanë. “Djalin e nxitën që të lajë gjakun. E futën në burg dhe i vranë babanë. E kanë provokuar”,- ka justifikuar nëna veprimet e djalit të saj.

Gjakmarrja, versioni i familjes Pepa
Nëna e të shumëkërkuarit Agim Pepa ka treguar versionin e saj në lidhje me historinë që çoi në gjak familjen e saj dhe familjen Bardhoku, me banim në Fushë-Krujë. Sipas saj, vrasja pas shpine e burrit të saj ishte dhe fillimi i kësaj historie të përgjakshme. Burri im Ndue u vra padrejtësisht nga Preng Bardhoku. “Prenga pretendonte se djali ynë, Pjetri, që ishte fejuar me vajzën e tij, Emanuelën, e kishte shfrytëzuar këtë të fundit si prostitutë”,- ka thënë Prena, duke hedhur poshtë akuzuat e Preng Bardhokut, babait natyral të Gjovalin Ndreut, i falur tek daja, i cili u ekzektua së bashku me n/komisar Malushin pak ditë më parë. Sipas Prenës, “familja jonë nuk donte që Pjetri të fejohej me vajzën e familjes Bardhoku. Por nuk ia prishëm djalit dhe e morëm vajzën në shtëpi”. Prena ka thënë se nusja nuk vishej me rroba tradicionale si ne, por ne e pranuam në familje si vajzën tonë. Gjithnjë sipas saj, vajza më pas ka kërkuar që të shkojë në Itali me burrin dhe ka qëndruar atje dy muaj te kunata. Prena mohon faktin që djali i saj ka tentuar ta përdorë nusen si prostitutë, duke deklaruar se vajza është mbajtur në familje, atje në Itali, derisa një ditë policia italiane ka ushtruar një kontroll në banesën e Pjetrit në shtetin fqinj. “Gjatë kontrollit policia italiane e ka gjetur nusen pa dokumente dhe e ka riatdhesuar. Djali e ka shoqëruar nusen deri në derën e tragetit dhe atje ia ka lënë në dorëzim djalit të tezes së vajzës që e ka shoqëruar në Shqipëri”, - ka thënë ajo. Po sipas versionit të familjes Pepa nusja ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të saj. Më pas Ndue Pepa ka kërkuar nga familjarët e nuses që ajo të kthehet në shtëpinë e burrit. Ndue Pepa, sipas Adrianit, vëllai i të shumëkërkuarit Agim Pepa, i ka kërkuar Prengës që të sjellë vajzën në derën e burrit, por ky i fundit nuk ka pranuar. “Pas kësaj të dy krushqit, Ndue dhe Prenga, kanë bërë sherr në Rubik”,- thotë Adriani. Sipas tij, një natë para vrasjes së babait, më 27 qershor 2001, Agimin e futën në burg, për armëmbajtje pa leje, ndërsa një ditë më pas thotë ai më 28 qershor, Preng Bardhoku “na vrau pas shpine babanë”. “Asnjë prej vëllezërve, ka shtuar ai, që ndodheshim jashtë vendit nuk është lejuar që të hyjë në doganat e Kapshticës dhe Durrësit, për të marrë pjesë në varrimin e babait dhe ne dyshojmë se njerëzit e Prengës e kanë organizuar këtë”,- ka thënë me tej Adriani, i cili ka shtuar se pas burgut prej 9 muajsh Agimi ka shkuar në Belgjikë. Përsa i takon faljes së gjakut, familja Pepa ka deklaruar se familja Bardhoku nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.
“Në Fushë- Krujë Agimi i ka thënë Gjovalinit thuaji babës që të mos lëvizë lirisht, ndërkohë që Gjovalini i është përgjigjur se po e vrave babën do të marr një me vete",- citon Adriani fjalët e të vëllait, Agimit, të shumëkërkuarit të policisë, që akuzohet për vrasjen e n/komiar Malushit dhe shoferit të tij, me të cilin kishte probleme gjakmarrjeje.
Llambi Kallço

Dera e familjes hapet për gazetarët
Për të shkuar në drejtim të rrugës që të çon në familjen Pepa, e cila mban njëkohësisht dhe mbiemrin Shurbi, (mbiemër i fisit) ka vetëm një rrugë. Ajo që të çon përmes segmentit kur në 6 gusht Agim Pepa kreu masakrën, duke qëlluar me 17 plumba mbi Gjovalin Ndreun dhe me 6 plumba mbi trupin e Gani Malushit. Për herë të parë pas kaq ditësh nga vrasja e shefit të komisariatit të Krujës, Gani Malushi, dhe shoferit të tij Gjovalin Ndreu (Bardhoku), dera e shtëpisë Pepa hapet për gazetarët, duke mos u bërë më një tokë e ndaluar. Të gjithë pjesëtarët e familjes Pepa, që ndodheshin në shtëpi nuk kanë nguruar të dalin përpara kamerave, madje dhe të japin prononcimet e tyre. Ata kanë zgjedhur si sallë të “konferencës për shtyp”, njërën prej dhomave të banesës, në muret e së cilës ndodhej fotografia e kryefamiljarit të vrarë dy vjet më parë, Ndue Pepa. Në mure qëndrojnë fotografitë e babait të Agimit, vëllezërve, por mungon fotografia e Agim Pepës, pasi sipas familjarëve çdo foto e tij është marrë nga policia.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Un sdi cka me than :mad:
Shqypnea u shkatrrue e tash gjaknat kan me ja nis ene nji her se qushtu e dashtem vet
Marrja ke sban ba asht mjerimi o vllazen
...............
 

tonin

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

GJAKMARRJA DHE HAKMARRJA HAKMARRJA NUK MUNDE TE JEN TEE NJEJJTA,GJAKU SHKON PER GJAK, HAKMARRJA ESHRTE ME TEPER NJE KONCEPT MORAL .
 
Top