GJAKMARRJA

Iliri

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Kjo eshte nje nga plaget me te renda te shoqerise. Problemi kryesor ka te beje me natyren e gjakmarrjes e cila kalon nga nje gjenerate ne tjetren si nje zinxhir qe nuk keputet. Per mendimin tim, ky problem kerkon nderhyrjen e shtetit me nje program ligjesor qe do te kerkonte largimin e femijeve nga familja e vrasesit per ruajtjen e shendetit fizik dhe mendor te femijes. Kanuni eshte problem sepse eshte mjet i edukimit te te rriturve, por akti i vrasjes dhe gjakmarrjes eshte mjet i edukimit te femijes. Ky akt gjakatar dhe i shemtuar, le ne mendjen e femijes nje plage, kete plage te cilen e quajme gjakmarrje. Eshte aty ku kalon gjakmarrja nga nje gjenerate ne tjetren. "Burreria", "trimeria", "nderi", etj. fjale qe ne kohen e Leke Dukagjinit kane qene te larta ne lufte kundra armiqve te kombit, jane kthyer ne fjale te urryera te gjakmarrjes. Nese "burreri" do te thote te vrasesh nje njeri (shumicen e kohes te pafajshem), ti lesh femijet e tij pa baba, atehere burreria ka vdekur me kohe ne trojet e Malesise. Por per femijen e vrasesit, per femijen e viktimes, eshte e veshtire te kuptohet nje gje e tille.
Problemi kryesor eshte jo i Kanunit, por i shtetit dhe i paaftesise se qeverise per te marre masat e duhura. Socializimi i femijes ne kulturen e gjakmarrjes duhet te perfundoje dhe vetem me perfundimin e tij ka per te perfunduar tragjedia.
 

u74

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Njerezit vetem abuzojne me kanunin e L .Dukagjinit,kanuni i denon ashpersishte vrasjet ,grabitjet,dhe padrejtesite. Kanuni ka qene ligje shume i drejte per kohen kur eshte shkruar, studiuesit shqipetare e kane lene ne heshtje dhe nuk njihet aspake prej tyre pa le me nga njerezit e thjeshte . Do te duhet shume kohe gjersa te njihet dhe kuptohet e verteta rreth KANUNIT. Dhe kur njerezit vrasin per arsye banale
thone qe jemi nisur per te zbatuar kanunin,pa e njohur fare kanunin(!).
Megjithate edhe kanuninit i ka kaluar koha.

Por kur ka shume abuzuesa dhe abuzime ne c'do sfere te jetes dhe shoqerise shqiptare dhe shteti eshte tejet i lodhur nga abuzuesat dhe korrupsioni,per rrjedhoje i pafuqishem.
Keshtu qe njerezit detyrimisht do ti drejtohen njefare "ligji" dhe kuptohet edhe ky ligj(kanuni) abuzohet ,shtremberohet,perdhoset dhe neveritet sepse jane po keta njerez qe flasin ne emer te kanunit ne te shumten e rasteve pa asnjefare njohurie per te dhe per rrjedhoje e abuzojne.


Gjakmarrja eshte plage e rende,por do te zvogelohet vetem me kalimin e kohes dhe civilizimin e shoqerise shqipetare ,gjithashtu edhe me forcimin e shtetit. Une nuk besoj se ne asnje kohe do te zhduket plotesishte.
 

gfm73

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Une Kanunin nuk e njoh edhe aq miré sa duhet, por do te thoja se po te niseshin shumica e rasteve te merrnin gjakun ne baze dhe vetem ne baze te ketij Kanuni, mbase ndonje rast i tille do te kishte edhe vlerat e duhura te ekzekutimit te Gjakmarrjes. Por problemi eshte krejt tjeter kur shohim dhe degjojme per shumicen e rasteve te 'Gjakmarrjes'. Nuk mund te quhet gjakmarrje pse Personi 1 don te beje nje te keqe kunder Personit 2 (nje fyerje apo nje vjedhje te vogel 'sy per sy', dhe Personi 2 me te drejte i pergjigjet te parit ne mbrojtje por vetem me fjale dhe asgje tjeter. Atehere Personi 2 'me qejf apo burreri' shkon ne shtepi te marrin mjetin e shpetimit (kallashin) ne menyre qe 'te marrin' hakun. Pse valle gjakmarrje eshte kjo???. Por sa raste te tilla kemi perjetuar ne ne periudhen e tranzicionit? E pra me perjashtim te rasteve qe dikushi cohet per marrje gjaku (sipas Kanunit), rastet e tjera dhe qe perbejne shumicen nuk duhen te ngaterrohen aspak me fjalen Kanun, se nuk ma do mendja se ne keto raste te tilla vrastari te kete pasur ne mendje fjalen e shkruar ne te (Kanun). Nuk eshte zbatim Kanuni kur dikush te shtyen pa dashje ne rralle (te bukes...) dhe ti e vret ate pa qellim, kur dikush te shikon si ne medyshje dhe ti ia kthen me "pse me shef" dhe pergjigjen atij ia kthen menjehere me vrasje (pa faj), apo.... Tjeter eshte rasti i gjakmarrjes per te zbatuar Kanunin. Biles edhe ne kete rast te tille ndodh qe gjaksori 'nxiton' dhe e harron per momentin se cka kerkon Kanuni dhe e kryen vrasjen 'ndoshta' jo mbi personin konkret. Dhe per fat te keq keto po ndodhin sot.
 

Klinton

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Me kanunin abuzohet dhe shume anetare(brenda tyre edhe une) rame pre e kesaj teme dhe padashje problemet shqiptare u kalkuluan te Kanuni, duke perjashtuar probleme te tjera te ngjashme dhe me te tmerrshme qe po ndodhin ne Shqiperi duke pasur parasysh prostitucionin, shitjen e femijeve qe ne bark te nenes, kriminalitetin qe nuk ka lidhje fare me bajraktarizmin dhe shume aspekte te tjera negative superfondamentaliste ne Shqiperi.
Pra per te ndalur gojet e "liga" te cilet thone se Kanuni eshte e keqja e gjithe shqiptareve dhe Shqiperise dhe duke paraqitur obsione te tjera per perdorim, doja tu terhiqja vemendjen te mos abuzohet me gjakmarrjen duke e larguar nga vetja problematiken e tejfryre dhe duke e transferuar ate te disa problematika te tjera sic jane rasti i kesaj teme me titull "Gjakmarrja"
Kanuni ka ngelur dicka historike pra e kohes se kaluar dhe sic tha njeri prej anetareve ketu, ata qe vrasin nuk dine se cfare do te thote kanun dhe dhe me e cuditshmja eshte se ne Shqiperi kerkohet ndonje liber me permbajtje te ligjeve kanunore dhe nuk gjindet.
Gjakmarrja eshte nje mjet mbijetese ne rastet kur ligji nuk vepron dhe kur ata ligjvenesit nuk i zbatojne,nuk perkujdesen per popullin e tyre, patjeter nuk ke cfare te presesh vetem se keshilla dhe opsione se si mund ta modernizojme ate "gjakmarrjen".
 

teab

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Fillimisht postuar nga alkapone:
[qb] Si vret do te vrasin.Une per veten time jam pro gjokmarrjes. [/qb]
Qenke rehat fare ti mor lal!!! Mesa shof nuk qenke menduar gjate e gjere para se te jepje mendimin tend. Keshilla ime per ty eshte te shkosh te informohesh pak me shume per pasojat qe ka sjelle gjakmarrja andej nga veriu dhe pastaj ec e jepe mendimin tend ketu ne af.. please do me a favor: Perdore pak llogjiken...Hajt tung..
 
Re: GJAKMARRJA

Jam dakort me parafolesin,vetem se nuk duhet zgjatur kaq shume deri ne breza.Duhet te mbyllet nje me nje ,te vazhdosh me tutje eshte budallallek
Kaq... :smash:
 

Seriozi

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Buura qe nuk kane mundesi

Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte fakti qe gjakmarrja eshte perhapur ne te njejten mase dhe ne zonat e Jugut duke e ditur qe ka qene nje fenomen eskluziv i Shqiperise se veriut bazuar ne Kanunin e Lek Dukagjinit. [/qb]
Laura mos na e hiq "RR" se na ç'burrrerron.

Dhe ajo qe po ndodh ne Shqiperine e jugut nuk eshte "gjakmarrje" por hakmarrje.Hakmarrja nuk kursen as femijet as edhe grate.Ndersa gjakmarrja vepron brenda disa "ligjeve"(ne se mund ti quajme keshtu)te percaktuara qe me pare.

Ky fenomen do zhduket vetem atehere kur shteti te veproje me ligjet e veta.
 

jezerca

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Kanuni po keqkuptohet si rezultat i demonizimit te tij nga regjimi i te kaluemes.
Perpilimi i kanunit nga Lek Dukagjini i pershtatet levizjeve shoqnore e politike te asaj kohet. Shume shtete e provinca kane pase nji tendenci me u bashkue ose ne mbretni ma te medha ose ne perandori. Por me bashkimin e konsolidimin e principatave ka ardhe edhe konsolidimi i ligjeve. Kjo ka qene inteligjenca mbas-skene e kolonizatoreve e mbretenve qe kane shtrue europen.
Kanuni jo vetem qe i bjen pershtat kultures perendimore deri ne kohen e Dukagjinit, por perputhet me idete e europes Mesjetare. Kanuni asht shume i perafert me kontratat dhe rregullat e kaloresve te europes se asaj kohet. Mbrojtja e nderit te personit, familjes e fisit kane qene tipare te kaloresve te europes perendimore te asaj kohet. Duelet kane qene zgjidhja kur dikush i ka marre nderin dikuj. Ndersa duelet me shtiza e shpata i kane lane rruge pushkes, atehere pune ka ndryshue.
Nuk duhet me harrue se kanuni asht ai qe ka ruajte shqipnine tash 500 vjet pa u shenderrue ne nji koloni arabe. Ne vendet shqiptare ku kanuni nuk ka qene i forte, fashatet e qytetet jane kthye ne zona me nji sistem shoqnor turko-arab-feudal ku beu ka ba ligjin taman si ne mesjeten e europes.
Kanuni jo vetem qe ka ruajte nderin e personit e familjes, por edhe lirine e kulturen e shqiptareve.
Asht e vertete se kanini ka nevoje per ndryshime dhe se Hakmarrja asht nji ajo qe jo vetem po degjeneron nocionin e kanunit por po degjeneron shoqnine shqiptare ne pergjithesi.
Megjithate nuk duhet harrue se shpallja e kanunit nga komunistet (dhe disa vazhdojne edhe ketu ne web) si dicka anti-shoqnore e anarkike i ka lane zbatuesit e kanunit pa kanun. Alternative tjeter do te ishte me implikue ne jeten e tyne shoqnore idete socialiste te propogandueme tash 60 vjet, por ashtu si disa shqiptare i kane rezistue kultures arabo-turke per 500 vjet, ashtu ata po i rezistojne edhe kultures socialist-sllave-euro-lindore tash sa vjet.
Zgjidhja e hakmarrjes vjen vetem e vetem me hulumtimin e kanunit. Kanuni ka hi thelle ne shpirtin e disa shqiptareve dhe ai funksionon jo vetem ne hakmarrje por prej ne martese, lindje, shkembime tregtare, shoqnore, fe, respekt, dhe lista vazhdon.
Demonizimi i kanunit asht i barabarte me demonizimin e atyne njerezve qe e zbatojne ate. Prandaj inteligjenca shqiptare duhet me qene pak ma e thelle dhe me kupute se kanuni nuk dmth gjakmarrje as hakmarrje, por dmth nji nga arritjet ma te medhaja te shqiptareve ne historine tone. Ashtu si skenderbeu ka dashte me konsolidue shtetin dhe si buzuku ka dashte me konsolidue fene e gjuhen, ashte edhe dukagjini ka dashte me konsolidue shpirtin e shqiptarit.
Sot, mbas 500 vjeteve, shteti i skenderbeut asht i ndame ne shume copa, gjuha e buzukut asht a came ne mes, kurse kanuni i dukagjinit ka mbete thelle ne shpirtin shqiptar
Nqs ai ka egzistue tash 500 vjet dhe ka ndihmue me i ba shqiptaret gege te vetmit ne europe (perve disa vendeve skandinave e gjermane) si popull qe nuk ka provue as feudalizem as bujkrobni, atehere te ashtuquajtunit inteligjente, artistt, ligjvusa dhe FORUMSA shqiptare duhet me e lexue Kaunin, mandej Lexo Hobes, Rossau, Nietzhche, Girard, Biblen, Kuranin, shkrimet sankriste dhe ne fund te fundit tue e kuptue se gjakarrja dhe hakmarrja jane dy plage q po shkaterrojne pelhuren e kultures shqiptare, prape se prape nga thellesia, inteligjenca, dhe arti i Kanunit ke me u ndje krenar se je shqiptare. Kanuni asht, per mendimig tim, arritja me e madhe e kombit shqiptar qush me dekjen e tre gjenive shqiptare qe deshten me na bashkue, skenderbeut, dukagjinit, buzukut
 

Jacky

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

O Alkapone po e ke provuar gjakmarrjen ti se eshte kollaj te flasesh ne teori.Kur te mbyllesh brenda ne shtepi me vite mos te dalesh as deri tek dera e shtepise.Femijet mos te ikin ne shkolle dhe mos lozin si gjithe femijet e tjere mos te gezoj femijerin,mos te kesh te ardhura se nuk punon dot,me nje fjale te vdesesh ti bashke me familjen tend brenda si ne burg.Provoji njehere ne kurriz dhe mendjen tende primitive dhe do ta kuptosh mire se kjo nuk ka te bej vetem me ty dhe me ate qe je ti ne gjak po ka koseguenca dhe per ata qe ke perreth dhe qe nuk te kane ndonje faj qe e ke trurin akoma mesjetar ne shekull e 21.Per fat te keq njerez si puna jote mbajne peng zhvillim e Shqiperise.Deri kur me vrasje dhe me vdekje te tjera.Dije se kjo rruge te cone vetem ne varreza asgjekundi tjeter.
 

jezerca

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Jacky why did you have to be such a jackass? Haven't learned how to read yet? Or is it thinking that cripples you? Biologically impaired?
 

Jacky

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Degjo ketu more profersor qe nuk shkruan shqip.
Ne shkrimin time me duket se nuk ofendova njeri keshtu qe bene mire dhe ti te mos ofendosh te tjeret por te sjellesh argumenta cfare pasoja ka kur nxit gjakmarrjen.

Me respekt Jacky
 

Ilir Bllaca

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

Jacky, po ulu mor lal dhe qetesohu pak.
A do nje got me uje ta mbush un?
E shikon sa mir qetesohesh keshtu... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ala

Forumium praecox
Re: GJAKMARRJA

Pershendetje.Eshte 1 teme mjaft e mprehte per realitetin shqiptar i cili sa vjen e me teper duket sikur s'do te ndryshoje keto sjellje absurde apo cnjerezoreper te ardhmen e ketij vendi.Tema me preku shume dhe per faktin se kam qene e prekur personalisht nga hakmarrja dhe jam teper teper e stresuar kur mendoj se gjithcka (larg qofte)mund te perseritet qofte edhe 1%e asaj qe kam kaluar para disa vitesh.Per te djithe ata qe vetem e kane degjuar mund te duket si dicka e turbullt, ekeqe dhe kaq,por per ata qe direkt ose indirekte kane vuajtur mbi kurriz eshte gjeja me e keqe qe mund te te ndodhe dhe nuk ia uroj askujt.megjithate une mund te them se ne rastin tim opinioni eshte 1 nga shkaktaret kryesore qe i shtyu te benin ate qe bene pavarsisht nga fakti qe une personalisht asnjehere as sot e kesaj dite nuk e kam toleruar as falur ,as meqe nga pala tjeter nuk pati viktima per fatin tone dhe te tyrin te mire .Keshtu qe nga pervoja personale mendoj se njerezit duan sehir me plot kuptimin e fjales dhe shtyjne njeren ane ose tjetren te bejne ate qe nuk duhet kurre kurre te behet.
 

Olta

Forumium praecox
Re: GJAKMARRJA

per mendimin tim nuk behet fjale qe vrasjes ti pergjigjesh me nje vrasje tjeter pasi kjo gje nuk e ngjall te parin, burgu apo denimi me vdekje vlen vetem per ti shtene friken dhe respektin popullit ndaj ligjit por faktet tregojne qe kjo nuk eshte zgjidhja me e mire pasi ne disa shtete te amerikes ku denimi me vdekje eshte i ligjshem numri i vrasjeve eshte me i larte sesa ne shtete te tjera (kanada apo vende te tjera sociale) ku standarti i jeteses eshte me i larte,
edhe komunizmi me diktaturen e tij nuk harriti ta zhdukte gjakmarrjen per gjithmone nga mendja e njerezve,
per mendimin tim zgjidhja do te ishte shkolla, edukimi si dhe permisimi i gjendjes ekonomike.
dhe TURP! per ata qe e mbeshtesin gjakmarrjen: me human duhet te jeni te dashur NJEREZ
 

GAZMENT

Primus registratum
Re: GJAKMARRJA

O njerez a e kuptoni se c'po thoni?
Vertet kanuni ka qene "kushtetuta" e pare Shqipetare, ka qene mjaft i domosdoshem per trojet tona dhe ka ruajtur traditat por vetem per kohen e tij ,atehere, e shkuar, e kryer e tjeshte . Ne asnje menyre nuk duhet te perkrahim
kanunin ose me mire gjakderdhjen sot sepse eshte kulmi i injorances dhe do te na marrin per njerz te eger. Pa kujtohuni se ne c'shekull jetojme.
Prandaj hapni zemrat tuaja se atje ka vend per te gjithe boten. Dashuroni dhe lerjani kanunin historianeve sepse vetem me dashuri do te jemi te lumtur dhe te kenaqur te gjithe.
AS EDHE NJE GJE NE BOTE NUK VLEN SA NJE JETE NJERIU!!!
 

Olta

Forumium praecox
Re: GJAKMARRJA

[Ne asnje menyre nuk duhet te perkrahim
kanunin ose me mire gjakderdhjen sot sepse eshte kulmi i injorances dhe do te na marrin per njerz te eger. Pa kujtohuni se ne c'shekull jetojme.

qe do te na marrin per njerez te eger per kete te jap te drejte por kjo eshte nje hypokrizi me brire
pasi politika e jashtme e shume shteteve sot mund te jete me e perparur ne teknike por ne princip po aq e eger, primitive dhe jo humane sa ligjet e kanunit.

AS EDHE NJE GJE NE BOTE NUK VLEN SA NJE JETE NJERIU!!! [/QB][/QUOTE]

me duket se dy jete njerzish vlejne me shume se sa vetem nje. apo??
 

romeo

Forumium maestatis
Re: GJAKMARRJA

ata qe gjakmerren jo vetem qe nuk rrespektojne kanunin por njollosin kete emer.
Ai kanun shume i perfolour thote se burri i vertete eshte ai qe di te fali.
 
Top