Re: shpia
vec per tushin nga fontana e deshirave ja kam sjell tanushen ktu, cufa po i bje lahute kendo ti /pf/images/graemlins/rockband.gif
Atëherë djali, ma, s’ka mujtë me folë:
Me dorë gojën, Muji, ja ka ndalue,
E aq ma shum djali asht zëmrue:
Prapou, Mujë, se m’ka ardhë dita e dekës!
*********************************
Rënd me rënd, Mujo, na po flasim!
T’madhe briti ai plaku Basho Jana;
*********************************
S’e kam lanë, more shok, për mik, se nuk e gjeta.
S’e kam lanë, për veshje, se nuk mund bleva;
Veç s’kam dashtë vet me u martue!
*********************************
Pa ndigjo, more ti djalë!
-Ka folë plaku Basho Jana:
Ditë e madhe nesër ka qellue;
Tridhjet agë, kan me u bashkue;
Tridhjetë vasha ktu kann me i pru.
Njat ma të mirën vetë ti ke me zgjedhë,
Tridhjetë agë me hajr ty do ta bajmë
S’po e len plakun, ma, djali me folë:
Zoti u vraftë , more agët e Jutbinës!
Po ku a ndije ndermjet tokës e qiellës,
Që e muer vllau motrën e vet?
Qe të tanë bijat e krahinës ku janë,
Te tana motra, mue, po me dukën.
Një be të madhe që e kam ba,
një be të madhe në emën të zotit,
Njatij t’Lumit që vran e kthiell,
Rëndon tokë e rëndon qiell,
Që ja martohem me gur e dhe,
Ja e kam marrë Tanushën e Krajlit.
E a ndigjuet, ju o agët e Jutbinës:
Mbetsha kuk(qyq), si nata e vorrit,
E në krahinë kurrë nuk martohem!
Por n’qafë m’paçi mori bjeshkët e nalta,
Kurrkund një shtek që nuk ma keni lanë,
Për me dalun deri n’at krajli!
E me ba një të vogel hjeksi,
Të mujsha detit deri ndër qafa me i pri,
Me ma dëjë krejt atë borë,
Sall, sa të dal me vu kunorë,
Aq fort gazin shokët, që ma kan vnue,
Ma kan ngjitë “taraku i Kotorrit”
E fryma e gjallë, s’u lanka peng për logut !
Sa shpejt nama bjeshket mi paska gjue !
Sa shpejt deti, djalin ka ndigjue !
E ka çue një erë të fortë,
Erë të fortë,e erë të nxehtë,
E ka lshue krejt rënë e zezë,
Bien orteqet nëpër gropa ;
Ushtojnë malet si prej motit.
Veç tri ditë e ma nuk ka zgjatë,
A shkri bora e ka ra në lumë:
Por tri javë e nuk zgjat ma shumë,
Çka e bani lumi atë borë të bardhë,
T’bardhët e bjeshkve, në detë e ka mbytë.
Lum për ty o i madhi Zot,
Ç’po kendojnë bylbylat n’mal!
Kan dalë fmija e po lodrojnë,
Shpejt me u pa me shoqi-shojnë,
Me pa thanat si lulojnë,
Me pa ahet si gjethojnë!
Atëhere Halili, Mujit i ka thanë:
Qetash gjogun, Mujo ti me ma dhanë!
Aspak Muji, gjogun, dhanë nuk ja ka,
Gjogut t’vet në shpin djali i ka ra,
Edhe a nis Tanushën për me marrë.
Kur ka ba Muji me u dredhë,
Rrebt po i flet e motçmja nanë:
Po çka bane more bir, i ka thanë,
Po ti gjogun djalit pse me ja ndalë?
Rrezik djali, me ba me e pasë,
E n’krajli gja me ta gjetë,
Sa t’jesh gjallë, marak ty, ka me të metë!
Sa shpejt Muji kanka kthye,
Ndal Halil-o, -djalit i ka thanë;
Gjogun e vet Muji ja ka dhanë,
E mirë djalin ma ka msue:
Udha e mbarë, tash more vlla!
N’megje t’krajlave kur të bajsh me dal-;
Kurrkund gjogut, kryet mos ja ndal;
Gjogu të çon te Vuk-e Harambashi,
Probatin un Vukën e kam pasë,
Falmeshnet thuej Muji t’ka çue;
Për nji punë, sot vllaun me ma ndihmue,
Me m’ndihmue me grosh(lek) e me shpatë,
Me m’ndihmue Tanushën për me marrë!
Atëherë djali i ka kcye gjogut në shpinë;
T’mirë u pafshim! Mujit i ka thanë;
Ka marrë udhën Halili për krajli,
Vrap po e nget e tym po i qet,
Dy herë djalin kurrkush ma se ka pa