Gezuar Festat e Nentorit!!!!

kastriot

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

KATRAHURË FESTIVE



Edhe këtë vit shqiptarët i përkujtuan festat e tyre të Nëntorit me variante e variacione të shumta. Madje sikur pati edhe më tepër qyfyre e sherre të vogla se gjatë viteve të kaluara.

Tani njerëzve u ka dalë edhe një “bela festive”, përveç shumë belave të tjera. Kur takohen dhe nuk janë të njohur mirë nuk dinë si të bëjnë, cilën ditë t’i urojnë njëri tjetrit. Bëhen dhe dialogje të tillë: Si e kalove me festat?Po kur e kishe festën me 28 apo me 29 Nnëtor?. Kur zbulojnë se kanë festuar në ditë të ndryshme, gjë që do të thotë përkatësi politike e ndryshme, për të mos e trashur keqkuptimin më të kujdesshmit lëshojnë fjalët qetësuese “ hë more se njësoj është”.

Të nesërmen e “Festës së Pavarësisë” apo “Ditës së Flamurit”, sikurse quhet Dita e 28 Nëntorit, në gazetat e Tiranës kishte dy njoftime domethënëse për gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë. Njëri mund të mos ketë rënë fare në sy, tjetri bëri bujë .

Në një letër drejtuar gazetës “Shekulli” dhe botuar në datën 29 nëntor Alketa Bisha ,e martuar me një hollandez, shkruante nga Hollanda për pritjen festive të organizuar nga amabsada e Shqipërisë: “Ia kaluam mirë veçse në vend të tortës në formë flamuri këtë vit kishte një kofshë derri të pjekur”. Një shenjë e qartë se Shqipëria po bën hapa seriozë drejt integrimit euroatlantik, edhe pse ende nuk është në gjendje të kapërcejë asnjë nga pragjet e dyerve që i kanë lënë të hapura për të. Por sidoqoftë diplomacia e saj kujdeset që t’u tregojë europianëve se pragmatizmi materialist po e mposht folklorizmin patriotik “primitiv” tek shqiptarët.

Më shumë na trullosën disa gazeta të Tiranës që në krye të faqeve tëe para më 29 Nëntor ( pra ditën kur një numër shqiptarësh e kremtojnë si “Festa e Çlirimit”) kishin vënë me shkronja të mëdha një thënie të kryetarit të shtetit, presidentit konsensual, gjeneral Alfred Moisiut bërë në një konferencë shtypi : “Tri herë kam dashur të vras veten”. Nuk po e merrnim vesht se cila ishte gjëja më e rëndësishme për të lexuar e për të diskutuar : fjalimi që ksihte mbajtur kryetari i shtetit një ditë më parë në Vlorë ku kishte theksuar “ Për herë të parë në 90 vjet jemi bashkuar të gjithë shqiptarët” (sipas gazetës ‘55” të datës 29. 11.2002), apo rrëfimin e tij se kishte dashur tri herë të vriste veten kur PPSH e kishte transferuara dikur për dënim nga Tirana në Burrel.

Sinqeritetin e panevojshëm të kryetarit të shtetit për momentet e tronditjes shpirëtrëore në të kaluarën pikërisht në ditët e festave na e nxorri fare nga qejfi kryeartikulli i gazetës “Panorama “ ( të Tiranës jo asaj të Italisë) më datën 30 Nëntor i titulluar ankueshëm : “Çfarë bëre kështu zoti president”. Shkruesi, kryeredaktori i gazetës, i kujtonte presidentit se kishte bërë një gafë të madhe duke folur për vetvrasje tani që është kryetar shteti dhe punët e tij nuk janë më vetëm punë personale. Si mund të flasë kryetari i shtetit për litarin në shtëpinë e të varurit. Qortimet nuk mbetën vetëm me ka për njeriun që është dhe kryekomandant i forcave të armatosura e mund të ndikojë për keq tek gjenrelatë ushtarakët shqiptarë, sidomos nëse vinë situata të rënda e të tjera.

Edhe më shumë na e ngatërroi mendmin një titull i kreartikullit të shkruar nga Mero Baze në “TemA” të datës 29 Nëntor : “ A do të ishim në Vlorë pa Moisiun”. Kjo mund të merrej si psherëtimë e thellë se politikanët shqiptarë të “pajtimit e të përqafimit të madh” nuk do të kishte kush t’i grumbullonte në Vlorë sikur Mosiu ta kishte bërë vërtetë para shumë viteve aktin e vetvrasjes. Do të kishte dështuar tërë ajo punë e kujdesshme që ka bërë edhe Mero për “pajtimin e madh”. Por, fartmirëisht Mero e kishte pasur tjetërkund fjalën. Ai tërë hare shkruante “Presidenti i Republikës Alfred Moisiu arriti të bashkojë klasën politike shqiptare në 90 vjetorin e festës së Shqipërisë në qytetin e Vlorës pesë vjet pasi konflikti politik në vend prodhoi një kryengritje të armatosur”. Ja se ç’na doli tani nga “ferra pripagandistike” ku ishte Mero. Para 5 vitesh nuk paska pasur në Shqipëri as rebelim komunist revanshist, as ndërhyrje greke, as gjeneralë andartë të ardhur nga Greqia, as “revolucion fshataro-evgjit”, siç vazhdon të shkruajë ende gazeta “55”, as ndërhyrje mafioze e agjenturore të huaja, as pabesi amerikane për të cilën ka bërë një libër të tërë Mero. Paska pasur thjesht një “kryengritje të armatosur të prodhuar nga konflikti politik”!!!. Po e dredh keq llafin Mero, tani që është bërë një apologjet i politikës së mbrapshtë dhe një panagjerist i pushtetarëve. Por përsi ka lënë një gjë në dyshim. Kush e mundësoi, xhanëm, bashkimin e politilkanëve në Vlorë: pajtimi i Nanos me Berishën që prodhuan presidentin konsensual, Mosiu, apo ky president?!

Pas këtij komentit qortues të gazetës “Ballkan” për sinqertitetin e njërit nga presidentët shqiptarë dhe pas komentit në stilin “dridhe Bajame” të Mero Bazes shije të hidhur na la dhe deklarata e presidnetit tjetër shqiptar, atij të shtetit ende të pandërtuar në Kosovë. Gjatë festimeve madhështore të fetsë kombëtare, pra të gjithë shqiptarëve, domëthnë të Shqipërisë Etnike, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova , shpalli se duhet e do të ketë Flamur, Himn e festa të veçanta për Kosovën, ndonëse, sipas lajmeve, kur Rugova thoshte këto fjalë Prishtina e Kosova, ndryshe nga qytetet e Shqipërisë, ishin kthyer në det flamujsh të këtij që kemi tani dhe festonin këtë festë që kemi tani.

Duke dëgjuar në radio e TV e duke lexuar nëpër gazeta për këtë deklaratë të Rugoës përsëri të dilte përpara ajo letra nga Hollanda për kofshën e pjekur të derrit që kishtë zëvendësuar tortën në formë flamuri në pritjen e organizuar nga ambasada e Shqipërisë. Por, veç punës së kofshës së derrit, shqiptarja e Alketa njoftonte dhe për një fakt tjetër që kishte shkaktuar keqkuptimin e punë së shqiptarëve tek bashkëshorti i saj hollandez. Alketa thekson se në pritjen e organizuar nga ambasada e Shqipërisë shumica e të pranishmëve ishin shqiptarë nga Kosova e viset shqiptare në Maqedoni. Burri i saj hollandez e kishte pyetur : “Si ka mundësi që shqiptarët e Kosovës festojnë Ditën e Pavarësisë në të njëjtën datë me Shqipërinë kur ata deri tre vjet më parë kanë qenë nën Serbinë”. Alketa paska bërë atë që duhej të bënte , i ka shpjeguar bashkëshortit të saj se Dita e Pavarësisë është e gjithë shqiptarëve. Mirëpo nuk jemi të sigurtë nëse dhënddri ynë hollandez ka arritur ta kuptojë këtë. Nëse nuk e ka kuptuar këtë vit, do ta ketë shumë më të vështirë ta kuptojë vitin tjetër, kur Rugova t’i ketë dhënë Kosovës Flamurin , Himnin e festat e saj edhe pa u bërë shtet normal si të tjerët. Atëherë dhëndrri ynë në Hollandë kurresi nuk do të besojë më se edhe për Koosvën pavarësia është shpallur qysh më 12 Nëntor 1912, madje mund të mendojë se Isa Boletini me trimat tij në Vlorë paskan shkuar thjesht si mercenarë të Ismail Qemalit, jo si luftëtarë të pavarësuisë së tyre kombëtare..

Është e kuptueshme që dhëndrri ynë në Hollandë të mos shkojë më tej se konstatimi se Kosova ka vetëm tre vjet që është jashtë Serbisë. Po të kemi paraysh sundimin ushtarak të Serbisë mbi Kosovën kështu është. Po të kemi parasysh atë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk është bash kështu, sepse Kosova quihet formalisht ende nën Serbi. Kosova ende nuk ka datë të njohur ndërkombëtarisht të pavarësisë së saj. Nëse Kosova, e kuptuar si Unmikistan dhe shqiptarët e Kosovës kudo ku janë festojnë ditën e Pavarësisë Kombëtare Shqiptare, 28 Nnëtorin e vitit 1912, atëherë duhet ta mbajnë këtë me të gjithë simbolikën përkatëse. Atëherë çdo shqiptar e çdo shqiptare ka të drejtë t’i thotë bashkëshortit apo bashkëshortes së huaj, apo çdo të huaji, se Kosova e ka pasur ditën e shpalljes së pavarësisë, madje e ka sjellë ajo më shumë se pjesët tjera të kombit shqiptar këtë Ditë Pavarësie. Kosova kishte nevojë për Ditën e Çlirimit. Edhe Ditën e Çlirimit e arriti në saje të ndihmës së NATO-s e të gjakut të bijve të saj që luftuan në radhët e UÇK-së. Tani mbetet që Kosova e Shqipëria të bashkohen e të festojnë këto festa.

Edhe Shqipëria politike ( administrative, londineze) ka nevojë të kremtojë një Ditë Çlirimi. Është bërë një sherr më vete kjo puna e Ditës së Çlirimit. Këtij sherri këtë vit iu shtuan edhe bishtrat e pajtimit nanoist-berishian. Pas fitores së PD-së në zgjedhjet e vitit 1992 parlamenti vendosi që festë kombëtare e shqiptarëve të jetë Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori 1912, duke ndrequr atë padrejtësinë që kjo festë ishte zhvendosur në plan të dytë të simbolikës shqiptare gjatë diktaturës komuniste që tërë nderimet i bënte për 29 Nëntorin e vitit 1944, si “Festë e Çlirimit”. Motra jonë e martuar në Hollandë mund t;i thotë fare mirë burrit të saj të mos habitet që shqiptarët e Shqipërisë e shqiptarëte Kosovës festojnë njësoj Ditën e Pavarësisë, e cila u shpall në emër të të gjithëve, por të habitet që për dekada shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë festuar të njëjtën ditë, 29 Nënyorin, sepse kjo ishte edhe festë e Jugosllavisë dhe Shqipëria komuniste kishte pranuar të unifikonte festën me Jugosllavinë komuniste. Prandaj edhe Dita e Çlirimit të Shqipërisë u kaluar nga 28 Nëntori në 29 Nëntor të vitit 1944 që të përpujthej me ditën e Konferencës së Jajces, që u bë festë e Jugosllvisë së Titos.

Pushtetarët revanshistë socialistë me të marrë pushtetin me dhunë në vitin 1997 bënë edhe revanshizmin simbolik . Ditën e Çlirimt e çuan përsëri më 29 Nëntor. Le të përqafohen sa të duan Nano e Berisha këtë gjë nuk janë në gejndje ta zgjidhin me asnjë konsesus. Berisha shkoi në Vlorë të ishte bashkë me Nanon, Moisiun, Hashim Thaçin, Bajram Rexhepin, Arbër Xhaferrin që të kremtonin Ditëne Pavërsisë. Për Ditëne Çlirimit nuk u shpreh. Kurse ndihmësit e tij në Tiranë deklaruan se edhe Çlirimin e festojnë me 28 Nnëtor. Pra, për punë festash socialistët bashkë me Nanon, mbetën të ndarë nga demokratët pa Berishën. Duket pra që në fushën e simbolikës “lufta civile” do të vazhdojë në Shqipëri. Edhe historianët ka 10 vite që po kacafyten e nuk ia mbushin dot mendjen as njëri tjetrit, lere më të bindin politikën të mbajë një qëndrim unik. Veteranët ( radhët e të cilëve çuditërisht shtohen vazhdmisht edhe pse shumica e lufttarëvet të dikurshën kanë ndërruar jetë) shkrofëtinjë më shumë se kundër çdo gjëje tjetër po t’u thuash se Shqipëria nuk është çliruar më 29 po me 28 nëntor 1944. As humori i bërë deri tani me këtë temë nuk ua ka ulur damarin e fryrë të inatit. Sivjet madje duken shumë të krekosur se erdhi një ushtarak gjerman dhe solli gjoja një dokument se ushtari i fundit gjerman qenka larguar nga Shqipërtia më 29 e jo më 28 Nëntor 1944. Është hera e parë që këta veteranë u janë mirënjohës armiqëve të tyre për vdekje, “pushtuesve gjermanë” që kanë lënë një dokument të tillë. Se ç’djallin pati Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë që hyri dhe ajo në të tilla mesele ende nuk e marrim vesh. Por përsëri kanë filluar shkrimet që venë në dyshim saktësinë dhe origjinalitetin e dokumentit që ka mbetur gati sekret në Shqipëri. Përsëri ka filluar humori se gjermanët kanë dorëzuar atë dokumentin që përcaktonte datën kur ata kishin planifikuar të iknin vet nga Shqipëria dhe jo datën kur ikën.

Më saktë do të ishte sikur të mos flisnim fare për Ditë të Çlirimit të Shqipërisë në mbarim të LDB për dy arsye: 1) Disa thonë që Shqipëria pas çlirimit nga italianët dhe pastaj nga gjermanët (në qoftë se do të quhen pushtues edhe këta) ra nën një pushtim më të keq të sllavo-komunizmit 2) Disa thonë se meqenëse Kosova mbeti e pushtuar përsëri nga serbët atëherë nuk mund të flitet as për çlirim të Shqipërisë. Sikur të merrej për bazë arsyetimi i dytë zgjidheshin shumë probleme të sotme. Të quajmë datën e çlirimit të Kossovës nga pushtimi ushtrak serb si Ditën e Çlirimit të tërë Shqipërisë ( duke nënkuptuar me Kosovë gjithë territoret shqiptare që kanë qenë pushtuar nga Serbia e përfshirë me dhunë pastaj në Jugosllavi, ndonëse dhe kjo nuk është shumë e saktë se mbetet Çamëria). Nëse do të binim në ujdi kështu atëherë as në Kosovë nuk do të kishte fare kuptim të kërkonin data e simbolika të reja. Edhe Kosova Pavarësinë Kombëtare e ka shpallur më 28 Nnëtor 1912. Të gjitha datat tjera të çlirimit të Kosovës nga pushtimet duhen quajtur data çlirimi jo pavarësimi.

Në gazetat eTiranës më 29 e 30 nëntor 2002 kishte dhe titij të tillë”Katër presidentë shqiptarë për herë të parë sëbashku”, “Mbreti për herë të parë në shtëpinë e vet” (“Pallati i Brigadave” ku bëhej ceremonia ishte ndërtuar si rezidencë mbretërore). Fjala është për pjesëmarrjen në pritjen festive të Ramiz Alisë, Sali Berishës, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut, që kanë qenë presidentë qysh nga viti 1991 dhe të Leka Zogut. Gjë e bukur, por më shumë për gallatë sepse shqiptarët mbeten të ndarë midis 28 e 29 Nëntorit, midis Republikëse Monarkisë, midis Republikës së Shqipërisë, Republikës potenciale të Kosovës, Maqedonisë së Avnojit, Malit të Zi të Knjazit, Serbisë së Madhe të Kralit , Greqisë së Megaliidesë.

Në pritjen në Tiranë mungonte Rugova, një president i pestë shqiptar, i një Republike që u shpalll dhe u mohua dhe i një Republike që nuk është shpallur ende por duan t’i bëjnë Flamur, Himn e Festë të veçantë si ata që mendojnë të blejnë shalën e pajimet zbukuruese të “Kalit të Shalës” pa e pasur ende këtë kalë. Më 1 dhjetor 2002 nga gazetat mësuam se kryeministri i Kosovës pas kthimit nga Vlora në Prishtinë paska deklaruar se po nuk u rregullua ai statusi i pavaësisë për 2-3 vjet Kosova do të përgatitet përsëri për luftë. Ka të drejtë të shprehet kështu. Po ec e merre vesh punën kur presidenti e quan se ka çdo gjë në xhep dhe sëkëlldiset vetem për simbole të reja, ndërsa kryeministri paralajmëron për mundësinë e luftës së re!

Sikur Rugovës t’i kenë thënë në vesh ata ndërkombëtarët se ata nuk e shpallin pavarësinë e Kosovës vetëm se kjo nuk ka Flamur, Himn e Festë të ndryshme me ata të Shqipërisë do të ishte një mrekulli. Por nuk besojmë se ndërkombëtarët shqeëtësohen shumë se si do të stoliset kali ku do të hypi Rugova, kur ata ende mendojnë se Kososva mund të shërbejë si gomar në karvaninn serbo-malazez.

Disa në Shqipëri janë të zemëruar se Rugova nuk erdhi për festat, se ai premton gjithnjë se do të vijë për vizitë e nuk vjen. Në fakt nuk bën keq që rri në Prishtinë kur ardhja në Tiranë nuk bëhet për ndonjë hap serioz në politikën shqiptare. Në festimet e Tiranës ishin kryeministri dhe dy partiakët e lartë të Kossovës pas Rugovës. Ardhja e tyre prodhoi qyfyre.

Protokolli i Shqipërisë nuk u kujdes fare t’i priste e t’i trajtonte si duhej udhëheqësit nga Kosova. Presidenti konsensual Moisiu, si zot shtëpie, pati të dfrejtë që u zemërua keq. Për ta qetësuar Ilir Meta i shkarkoi dy nëpunës të Ministrisë së Jashtëme. Por Ilir Metës nuk i duhet marrë për të madhe që i la udhëheqësit e Kosovës në aeroport se sapo kishte bërë vizitën në Beograd dhe mund të ketë qenë ende në euforinë e suksesit të tij diplomatik. Nuk guxojmë të themi me siguri se mund të jetë bërë ndonjë lojë që udhëheqësit e Kosovës të mos shkonin fare në Vblorë nga inati. Mbase këtë ka pasur parasysh Bajram Rexhepi kur ka deklaruar se ai në Rinas “nuk e humbi pusullen”. Kjo “humbje pusulles” do t’i kishte pëlqyerBeogradit më shumë. Megjithatë Beogradi lënien e drejtuesve të lartë të Kosovës në aeroport e rrugëve të Shqipërisë si vbizitorë privatë do ta ketë e merr si shenjë të mirë. Atje në Vlorë përfaqësuesi diplomatik i Beogradit u kujdes të bënte edhe atë “gjestin e madh diplomatik të zemërimit” duke u larguar nga ceremoia pse ishte dhe Bajram Rexhepi si kryeministër i Kosovës. Kështu pushtetarët e Tiranës e morën përgjigjen se Beogradi nuk ka ndryshuar as në mentalitet, as në diplomaci dhe nuk është bërë demokratik si tha Ilir Meta.

Katrahura festive është shumë e pasur edhe me episode të tjera në propagandë. Gazeta “Tema” për shembull kishte zbuluar se në Mallakastën ishte prishur atmosfera festive vetëm pse atje kishte shkuar si qytetar me origjinë nga ajo zonë Fatos Klosi. Qyfyre, qyfyre pa mbarim edhe kur kemi gezim e festim...

Dhëntë Zoti që në festime të tjera të mos dëgjojmë më për prirje vetvrasëse të ushëheqësve të mëdhenj, sepse boll na trondisin lajmet për vetvrasjet e shumta të qytetarëve të thjeshtë, gjë që nuk ka qenë e dëgjuar në Shqipëri. Dhëntë Zoti që kryetari konsensual i shtetit, që dikur paska shmangur vetvrasjen në kuptimin fizik të fjalës, të mos bëjë vetvrasje politike, sepse pajtimi Nano-Berisha ka shumë djallëzi brenda, sado ta lavdërojnë e ta shenjtërojnë Fahri Balliu, Mero Baze, Mehmet Elezi e disa të tjerë.

Le të ketë edhe më shumë kofsha derri të pjekura nëpër tryezat festive, por u paksofshin derrat politikë që turbullojnë festat e vërteta. Mos ardhtë ajo “Ditë” që shqiptarët të ndahen edhe në “shqiptari të ndryshme”, ose sikurse i quan Veton Surroi “shoqërira shqiptare” për hir të shumëllojshmërisë së simbolikave shtetërore dhe të ambicieve pushtetrore.



1.12.2002 Abdi Baleta
 
A

artur19

Guest
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!
1. Nuk e njeh fare historine zoti Saimir, por meqe je fillestar spo e vrasim shume mendjen. Per sa i perket atyre orareve jo me 28 e jo me 29. NUK CALON GOMARI NGA VESHET. Gjaku i deshmoreve qe shume e shume "demokrat" ish KOMUNISTA (shumica), po na i bejne ballistet deshmore dhe deshmoret, nje nder ta dhe xhaxhai im na paskan derdhur gjakun kot.
2. Gjermanet i SHPORREN PARTIZANET NEN UDHEHEQJEN E PKSH(duam apo sduam ne)!
3. Per sa i perket ç'pronesimeve dhe konfiskimeve te pasurise se te pasurve atyre ju eshte bere shume mire se ate pasuri e paten ndertuar me gjakun dhe djersen e popullit te varfer qe skishte as buke per tu ushqyer dhe jo me pasuri. Ato pak tregetare qe i dorezuan vete pushteti popullor as i denoi dhe as ua mori me force. INFORMOHU MIRE
4. Shkruaje "Humbja e plote e lirise". Cfare kupton me fjalen liri. Te lire jemi qe prej 20 vjetesh, po me thuaj si je dhe ku je.
" Si njaj lisi i rrezuem perdhe"
a- E vertete eshte qe dilnim nga lufta kunder nje pushtuesi te eger qe gjithe bota i kishte shpallur lufte
b- Pushteti Popullor ishte i varfer dhe nuk mund te krahasohej me asnje popull fqinje qe deri ne ato vite na kishin shfrytezur moralisht, fizikisht, ekonomikisht prandaj e filloi jeten e re nga Zero.
c- Nuk mund te lidhnim asnje lloj pakti me Angline apo Ameriken per nje arsye shume te thjeshte se deri ne ate moment, populli shqipetar kishte qene per jete nen sundimin e qeverive te huaja, prandaj nuk mund ti zinim bese anglo-amerikaneve.
d- Per sa i perket ngjarjeve te tjera, te isolimit te popullit, internimeve, vrasjeve e shume e shume pakenaqesira e cmendurira te tjera nuk kane lidhje me kete date. kjo eshte data e clirimit te shqiperise nga pushtuesit naziste.
Historia eshte histori, sado e hidhur qe te jete ajo. Une jam ne Itali. Musolinin edhe ketu e shajne per gjerat negative por edhe e lavderojne per gjerat e mira. Nuk eshte mire qe ta bejme historine sipas mides (shijes se njerit apo tjetrit).
Sipas disa historianeve te "famshem" na del qe Skenderbeu eshte durrsak, sipas disa te tjereve tiranas, ca thone pukjan e ca thon serb.
Bibbia apo Kurani kane me mijra vite qe nuk kane ndryshuar.
Historia e Greqise, Serbise, Italise, Frances, Spanjes nuk kane ndryshuar pavaresisht se sa qeveri fashiste, socialiste apo ku di une ka qeverisur. Datat kane qene dhe mbeten te tilla e asnje nuk ka te drejte qe t'i ndryshoje.
 
Top