Gezuar Festat e Nentorit!!!!

olti

Neo
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

GEZUAR TE GJITHEVE!

HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

gezuar te tereve festen e flamurit.
Sot ne mengjes e vara nja flamur tek dritarja e shtepise, shpresoj ta gjej prape atje. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gzur' ket' dit' t'bekur' /pf/images/graemlins/wink.gif Pervec Festes se flamurit ene Festen e Clirimit qe bi neser.Rrofte Shqiperia demokratike ! :thumbsup:
 

olti

Neo
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

flamuri.gif


:thumbsup:
 

Admirali

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Urimet e mia per te gjithe shqiptaret ku jane me rastin e festave te Pavaresise dhe Clirimit te Shqiperise.
 

zana_e_malit

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Sapo lexova fjalimin e plakut te mencur iSMAIL QEMALI diten e shenjte te ngritjes se Flamurit tone. Me jane mbushur syte me lot. Ne te njejten dite ai do ngrinte lart jo vetem flamurin por edhe dinjitietin e gjithe shqiptareve te mire,shume prej te cileve do vdisnin me dekada me rradhe ne emer te tij.E ndjej te gjithe mallengjimin e tij ne kete dite dhe lotet e gezimit. Falemderit blendi per kete teme qe ke hapur.
 

Guest
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Nuk jemi vetem te lumtur, por me shume krenar. :thumbsup:
 

Archi

Forumium praecox
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

[QB]
al1.gif


Ty Flamur te duam shum´
Ti per ne je Nen´ e Bab´
Per Ty gjakun derdhim lum´
o Flamur i kuq me shkab´............

Pershendetje te gjitheve dhe Gezuar Festat
 

Dolores

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gezuar te gjitheve /pf/images/graemlins/smile.gif
Me vjen per te qare se eshte hera e pare qe uroj per festat pas 7 vjetesh /pf/images/graemlins/frown.gif

A po organizohen mbremje argetime per festa neper vendet e huaja?? E di qe ne Toronto behet per vit po asnjehere nuk me eshte dhene mundesia te shkoj. Por kete vit megjithese s kam degjuar se ku organizohet jam gati te shkoj, biles e kam dhe fustanin kuq e zi gati. Me hane edhe kembet per nji valle popullore progonatshe.......... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

enton

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gezuar festen pupull Shqiptar. Paqe gezim prosperitet per te gjithe bashkekombasit tane kudo ne bote.
Gezuar!
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gezuar Gezuar, te na rroje kombi yne i vogel por ama shume zemermadh. Gjithe shqipetareve kudo qe jane e kalofshi sa me bukur dhe me harmoni dhe shendet te plote.

Vendi i Shqipeve Shqiperia
Trimeria dhe mikpritja ze vend..... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

B

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Vellezer te mij shqiptare.
Sot ne shqiptaret e gjithe trevave shqiptare qe nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia po perkujtojme diten e paharrueshme ne historine shqiptare ate te krijimit te Shqiperise shtet.
28 Nentori 1912 eshte dita kur Ismail Bej Qemali ngriti flamurin shqiptar ne Vlore.
Ne kete vit te ngritjes se flamurit shqiptar, Shqiperia po perjetojnte dite te veshtira te saja.
Shqiperia ne ate kohe shikohej jo si nje Alenace e mundshme por si objekt copetimi.
Serbia synonte te merrte nje pjese te madhe te Shqiperise se Veriut dhe te Verilindjes(Kosoven).
Greqia kerkonte Shqiperine jugore, kurse Mali i Zi donte te merrte Shkodren me krahinat e saj pereth.
Lufta e pare boterore u drejtua jo vetem kunder synimit osman ne Ballkan por edhe per te realizuar planet shoviniste te qarqeve sunduese ne Ballkan.
Aleanca politike dhe ushtarake(Serbi, Greqi Bullgari dhe Mal i Zi)thyen ushtrite osmane ne te gjitha frontet dhe filluan te marrshonin ne tokat shqiptare.
Forcat serbe pushtuan Kosoven dhe ju drejtuan Shqiperise se Veriut dhe te Mesme.
Forcat malazeze pushtuan krahinat veriore dhe rrethuan Shkodren.
Kurse ushtrite greke rrethuan Janinen dhe pushtuan Sazanin, Himaren dhe disa fshatra pereth.
Keto pushtime u shoqeruan me veprime terrorriste e gjakatare kunder popullsise shqiptare.
Me 14 Tetor te vitit 1912 patriotet organizuan nje mbledje ne Shkup qe ishte qendra e Vilajetit te Kosoves.
Mbledhja e Shkupit caktoi dhe nje delegacion qe te merrej vesh me krahinat e tjera per organizimin e nje kuvendi kombetar qe te shqyrtonte dhe te vendoste per fatet e atdheut.
Ne te njejten kohe Hasan Prishtina, Bajram Curri etj po organizonin mbrojtjen e tokave shqiptare dhe u bene nje qendrese te vendsour ushtrive pushtuese te Alenaces Ballkanike.
Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi nga Stambolli shkuan ne Bukuresht ku me 5 nentor moren pjese ne mbledhjen e kolonise shqiptare te atjeshme.
Kjo mbledhje vendosi te formohej nje komitet drejtues qe te merrte ne dore qeverisjen e vendit.
Para se te ktheheshin ne Shqiperi I Qemali dhe L.Gurakuqi shkuan ne Vjene ku paten takime me personalitete politike, si me ministrin e jashtem te AustroHungarise, me ambasadoret e Italise dhe te Anglise etj.
Ceshtja shqiptare gjeti mbeshtjetje te madhe atje.
Me 21 Nentor I.Qemali ariti ne Durres dhe sebashku me delegatet e Shqiperise se mesme dhe te Kosoves, arrit ne Vlore ku do te mblidheshin perfaqesuesit e kombit shqiptar.
Duke kujtuar kete cast I.Qemali ka shkruar:
Nje zjarr i shenjte patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pershendeste kudo me entuziasem dhe gezim .
Duke pare perparimin e shpejte te forcave serbe drejt Shqiperise se mesme, rrethet patriotike te Elbasanit,te Tiranes ,te Durresit ,te Kavajes ,te Peqinit dhe te Lushnjes NGRITEN FLAMURIN KOMBETAR pa pritur mbledhjen e Kuvendit te Vlores.
Ne oren 14 te dates 28 nentor te vitit 1912 u hap Kuvendi Kombetar i Vlores.
Kryetar i saj u zgjodh Isamil Qemali dhe sekretar Luigj Gurakuqi.
Te dashur vellezer.
Shpallja e Pavaresise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit tone.
Ajo ishte fryt i perpjekjeve dhe lufterave shekullore kunder zgjedhes se huaj,per te mbrojtur teresine tokesore te atdheut dhe per te formuar shtetin e pavarur shqiptar..
Kjo dite eshte dite e shenuar per te gjithe qe nga Kosova e deri ne Cameri, qe nga Adriatiku dhe Joni deri ne Kercove, ne Shkup, Kumanove si dhe per te gjithe shqiptaret anembane botes ku jane.
Vellezer shikimin duhet ta kemi perpara, por nuk duhet te harrojme historine tone Shqiptare qe sot beri 90 vjet.
Ky 90 vjetor edhe ketu ne Suedi u festua nga shume shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise,ku shpesh here nga trokitja e gotave Uronim per nje Shqiperi etnike.
Te rroje Shqiperia Etnike dhe te gjithe shqiptaret.
Qofshi te lumtur dhe le ti gezohemi kesaj feste kaq te madhe qe paraardhesit tane sakrifikuan per ne.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Pershendetje te gjithe shqiptarve kudo qe jane ! Ja kalofshi sa me mire dhe gezuar festat !
Kudo qe jemi sado kohe qe te kemi larg Shqiperise asnjehere mos harroni qe jemi
SHQIPETARE !
Dhe jemi komb me vlera !
 

Altea

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

GeZuAr FeStAt o PoPuLl ShQiPtAr!!!
ShPrEsOj Ti KaLoNi Sa Me MirE FeSTaT Ku Do Qe NdoDhEnI NePeR BoTe. KjO EsHtE NjE DiTe Qe Te JeMi KrEnAr DhE MoS HaRrOjMe Qe JeMi SHQIPETAR!!!! :rockband: :rockband: :rockband: :rockband: :rockband: :rockband:
 
Top