Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Ofelia

Forumium praecox
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Aja, ma kalove... e kisha ne mend kete mengjes, por u harrova. Gezuar te gjitheve.
 

Guest
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

GEZUAR FESTAT!
-----
VËLLEZER SHQIPËTARË!

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra

Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e

kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush

që t'ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi

çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë

punë e duke më ngarkuar mua kryesin' e qeveries së përkohshme të Shqipërisë

së lirë.


Porsi ëndr më duket ky ndryshim i madh i vendit t'onë, që hoqi e voi të

zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në

kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të

çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur,

shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; këjo Shqipëri, që kur i

kërcënohe rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e

pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të

tërbuara të sulltanëve më t'egër që ka pas Turqija.


Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të

Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut

t'onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj:

qeshni e gëzoni!


Për t'ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i

dëshmorevet dhe puna e vlefshme e patriotëve t'anë dhe e të gjithë shokëvet

që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon

zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m'a

ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t'onë Kombëtare, të flamurit

t'onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur

në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe

passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Amatorët,

posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri,

Rroftë Shqipërija e Lirë).


Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në

mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të

punojmë për t'a mburuar, për t'a përparuar e për t'a qytetëruar si i ka

hije Atdhenë t'onë të Lirë.


Tuke përfunduar, s'më mbetet gjë, veçse t'i drejtoj një lutje Zotit të

Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të

denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i

parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e

ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n'atdhenë t'onë të lirë.


Rroftë Flamuri
Rroftë Shqipërija
Ismail Qemali
 

Guest
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Qemali.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gezuar Festen e flamurit gjithashtu! Per mua kjo eshte festa e vetme e Nentorit /pf/images/graemlins/smile.gif
 

oneo

Forumium praecox
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb]Gezuar Festen e flamurit gjithashtu! Per mua kjo eshte festa e vetme e Nentorit /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Pse ca feste ka tjeter???

Gezuar dhe nga une
 

Blendi

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Ka feste te clirimit te vendit nga Nazistet. Ka feste per 28,000 cuna e goca ne moshe tone qe i lane kockat maleve. /pf/images/graemlins/wink.gif
Me duket se po te kishte ndodhur tani, do kishim bere te njejten gje, dhe do kishte patur feste per ne, dhe disa qe do na harronin.

Gezuar, 1944!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Per mua eshte festa e ngjalljes se komunizmit qe varrosi dhe mijra te tjere... pa pasur arsyen qe quhet Lufte!

I respsektoj te gjithe deshmoret qe dhene jeten per atdheun, por jo 29 Nentorin qe e konsideroj lindjen e skllaverise.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Por ti feston Thanksgiving neser, apo jo??? E di qe po pergatit nje darke te shijshme...
Sa mijra indjane u zhduken nga faqja e dheut pas kesaj date te shenuar? Jemi deshmitare vete Ana, ketu ku jetojme ne, vendet kane emrat qe u vune indjanet, por indjanet vete nuk jane me asgjekundi.

Sidoqofte, mbetet ngaterrim faktesh. Tjeter gje çlirimi nga te huajt, tjeter diktatura. Te mos i gezohemi renies se Diktatures se nuk na pelqeu Despoti Berisha?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Shpresoja se nuk do me permendje punen e Thanksgiving, per e cilen jam plotesisht dakord me ty /pf/images/graemlins/smile.gif Per mua eshte thjeshte nje feste dhe e festoj si te tille, ose me mire me pelqen pjesa e te thenit Faleminderit, por jo shfarosja dhe masakrimi i atyre qe mikpriten emigrantet e pare europiane.

29 nentori me eshte brumosur nga feminia qe ka qene (ose ishte kthyer) ne nje feste e komunisteve! Nuk e duroja dot dhe nuk e duroj dot akoma. Ndoshta thjesht fiksim, por me kujton nje periudhe jo te deshirueshme.

shkurt muhabeti... hipokrizi gjithandej dhe neve zgjedhim ate qe na pelqen apo qe mund te mbyllim njerin sy. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

roland

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

BLENDI TE LUMTE
shume pergjigje e sakte :thumbsup:
GEZUAR PRA FESTEN E FLAMURIT DHE TE KUJTOJME HERONJTE SHQIPETAR QE DHANE JETEN PER ATEDHE.
GEZUAR
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gezuar festen e flamurit (qe ashtu ka mbete ne histori) dhe bashke me te ne nje dite edhe festen e clirimit,E para eshte e rendesishme ne identifikimin tone si shqiptare kurse e dyta po t'jua uroj me 29-nentore me duket se jua uroj festen e clirimit te komshive tone ne veri,ee sa kalojme kufirin me mire pyetni shkodranet se kur u cliru Shkodra si qytet i fundit i cliruar?!
Gjithsesi kemi cfare te kujtojme pasi jemi popull i pasur me histori e tradita.
 

bulkthi

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Qenkam në minutat e para të datës 28 nëntor !
Dua t'iu uroj tërëve një festë të mbarë !
Dhe qoftë Shqipëria gjithmonë e lirë dhe në lulzim !
Shpresoj shumë që mijëra shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve shqiptare të kthehen një ditë për të sendërtuar Shqipërinë !
Gëzuar !
 

bulkthi

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

kurse përsa i përket festimeve nëpër botë
Më kanë lajmëruar që në Gjenevë pas shumë vitesh feste çdo 28 nëntor në OKB .
Festë kjo që organizon ambasada shqiptare dhe ftohen të tërë shiqptarët e Gjenevës .
Sivjet në kuadrin e shumë ndryshimeve të bëra , studentët shqiptarë janë lënë jashtë kësaj feste .
Festa është kombëtare jo Qeveritare !
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Hymni kombëtar

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.


al.gif


Rrofte Shqiperia
 

Jelina

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Gezuar festat shqipetare ne te gjithe vendet e botes, vecanerisht studentave te harry fultzit kudo qe jane!!!
dhe nje here gezuar!!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

mostro

Putraku
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

GEZUAR FESTEN E PAVARSIS TE GJITHE SHQIPTAREVE SI BRENDA DHE JASHTE VENDIT.TE RROJ FLAMURI KUQ E ZI.

PERSHENDETJE TE GJITHE FORUMISTEVE..... :rockband: :rockband: /pf/images/graemlins/laugh.gif :thumbsup: :thumbsup:
 

Edi21

Primus registratum
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

GEZUAR! GEZUAR! GEZUAR! FESTENE E FLAMURIT.
PO PRAP ME BEN JE GJE PERSHTYPJE PSE E O AJO 29 NENDORI ATY MOR AMAN TE FESTOJE C'LIRIMIN E SHQIPERISE NGA KUSH?????? QE NGA 29 NENDORI nga morri lumi aty filloje pushtimi i shqiperis pikerisht aty filloi shkaterimi e masakrimi i popullit shqipetare. nese le te festojem famurin njeher. gezuar si sot e per shume vjet.
ne megjithse jemi nje nga popujt me te lasht ne ballkan e ne bote, ne kemi qeverin me te re e pavarsin vetem 90-vjet cudi e madhe.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Gezuar Festat e Nentorit!!!!

Fillimisht postuar nga Psyche:
[qb]
Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb]Gezuar Festen e flamurit gjithashtu! Per mua kjo eshte festa e vetme e Nentorit /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Pse ca feste ka tjeter???

Gezuar dhe nga une[/qb]
ti duhet ta dish!
 
Top