Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Santiago

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

mreti kishte pak pune.... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dimir

Forumium praecox
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
OJQ-te jane organizma qe parate e te varferve nga vendet e pasura ia sjellin te pasurve ne vendet e varfra .... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]
me pelqeka kjo pike nga e cila e shikoke Santiago, do te hapja dhe une nje OJQ se kam shume pikepyetje mbi shume padrejtesi, por ky lloj kendi i te parit mi veshtireson nje çike gjerat. /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

lere kendveshtrimin tim por hape OJQ se eshte me leverdi /pf/images/graemlins/wink.gif (po pate gjetur donatoret, sigurisht.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

sa banka jane ne shqiperi ?? /pf/images/graemlins/confused.gif

BIS Banka nis aktivitetin në Shqipëri


F.P

TIRANË- Hapja e rrugëve për biznesin italian në vendin tonë dhe njohja e biznesit shqiptar me atë italian është deklaruar si një nga qëllimet e bankës më të re në vendin tonë. Drejtori i përgjithshëm i BIS Banka, Libero Catalano, tha dje gjatë ceremonisë ku u shpall zyrtarisht hapja e kësaj banke, se “ne kemi menduar që të mundësojmë hapjen e rrugëve për biznesin italian, lidhur me investime në Shqipëri; njëkohësisht ta njohim biznesin shqiptar me klimën e atij italian. Falë aktivitetit tonë të saponisur, do ta ndihmojmë në formën e kreditimeve biznesin ekzistues, si dhe atë që ka dëshirë të lindë. Madje, në bashkëpunim me Bankën Pulieze, ne po ndërtojmë një projekt të përqendruar në promovimin e biznesit shqiptar në Pulja, e cila është edhe një nga zonat më të zhvilluara të Italisë”, - tha Catalano. Është hapur zyrtarisht BIS Banca (Banka Italiane për Zhvillim), duke e çuar kështu në 18 numrin e bankave private që operojnë në tregun tonë /pf/images/graemlins/booki.gif. Sipas drejtuesve, kjo bankë ka lindur duke pasur si objektiv promovimin e një ure ekonomike ndërmjet Italisë dhe vendit tonë. Investimi për hapjen e kësaj banke është 5 milionë euro, shumë e vënë në dispozicion nga Banka Popullore Pulieze që ndihmoi në blerjen e Dardania Bank në korrik të vitit të kaluar. Brenda një kohe fare të shkurtër do të zhvillojmë një seminar në Bari, që do të fokusohet në mundësinë e shqiptarëve që jetojnë në Itali, për të kryer transferta nëpërmjet bankës sonë. Brenda 3 viteve të ardhshme i kemi vënë vetes qëllim të mbulojmë një pjesë të konsiderueshme të tregut, duke rritur shërbimet e ofruara”, - tha dje drejtori Catalano.




09/02/2006

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&amp;newsID=90556


gjithashtu nuk mund te mungonte edhe gazeta biznesi http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&amp;page=shownews&amp;newsID=37665 me titullin :

Banka e 18-të /pf/images/graemlins/confused.gif fillon aktivitetin

Është hapur sot zyrtarisht BIS Banca (Banka Italiane për Zhvillim), duke e...............



kush eshte ky F.P ???? mos eshte Florian Papadhimitri?

kush e di sa banka private ka SHQIPERIA ????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

Regjistri i bankave tregtare



marre nga http://www.bankofalbania.org/
--------------------------------------------------------------------------------


Banka Raiffeisen (BR),
Drejtori: Steven GRUNERUD
Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.2/1998 Dt:11.01.1999
Tel: 253644, 253646, 233396, 224540
Faks: 230013, 247912

Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Drejtori: Seyhan PENCAPLIGIL
Adresa: Bulevardi "Zhan D'ark", Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.6/1998; Dt:11.01.1999
Tel: 250955
Faks: 250956

Banka Italo Shqiptare (BISH)
Drejtori: Giovani BOGANI
Adresa: Rr. Barrikadave Nr.70, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.1/1996; Dt:17.07.1998


Tel: 224540, 222669, 225416
Faks: 223587, 223695, 224051


Banka e Bashkuar e Shqipërisë (BBSH)
Drejtori: Abdul Waheed ALAVI
Adresa: Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Nr. 8, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.3/1998; Dt:11.01.1999
Tel: 228460; 223873; 227408
Faks: 228460; 228387





Banka Italiane e Zhvillimit (BIS)
Drejtori: Libero CATALANO
Adresa: Bulevardi "Zogu i I", pranë Fakultetit të Shkencave, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.5/1998; Dt:11.01.1999
Tel: 280351; 280352; 280353; 280354; 280355;
Faks: 280566





Banka Tirana (BT)
Drejtori: Dimitrios FRANGETIS
Adresa: Bulevardi "ZOGU i I ", nr. 55/1, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.7; Dt:12.09.1996 Tel: 233441; 233442, 233443; 233444; 233445; 233446; 233447
Faks: 233417





Banka Kombëtare Greke (Dega Tiranë) (BKG)
Drejtori: Spiro BRUMBULLI
Adresa: Bulevardi "Zogu i I", Nr. 72, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.8; Dt:25.11.1996
Tel: 233621; 233622; 233623; 233624
Faks: 233613





Banka Ndërkombëtare Tregtare (BNT)
Drejtori: Ooi Kooi KEAT
Adresa: Qendra e Biznesit, Rruga "Murat Toptani", Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.9; Dt:20.02.1997
Tel: 254 372; 256 254
Faks: 254 368





Banka Alpha (Dega Tiranë) (BA)
Drejtori: Andreas GALATOULAS
Adresa: Bulevardi "Zogu i I", Nr. 47, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.10; Dt:07.01.1998
Tel: 233532; 233359; 240476; 240477
Faks: 232102





Banka Amerikane e Shqipërisë;(BASH)
Drejtori: Lorenzo RONCARI
Adresa: Rruga "Ismail Qemali", Nr. 27, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.11; Dt:10.08.1998
Tel: 248753; 248754; 248755; 248756
Faks: 248762





Banka Procredit (BPC)
Drejtori: Ralf REITEMEIER
Adresa: Rruga "Sami Frashëri", P.O. Box 2395, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.12; Dt:15.03.1999
Tel: 271272; 271273; 271274; 271275
Fax : 271276





Banka e Parë e Investimeve (Dega Tiranë) (BPI)
Drejtori: Martin Tsvetkov BOGDANOV
Adresa: Bulevardi "Zogu i I", Nr. 64, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.13; Dt:16.04.1999
Tel: 356423; 356424
Faks: 356422





Banka EMPORIKI-SHQIPERI-Sh.a (BE-AL)
Drejtori: George CARACOSTAS
Adresa: Rruga e Kavajës, "Tirana Tower", Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.14; Dt:28.10.1999
Tel: 358755; 358756; 358757; 358758; 358759; 358760
Fax : 358752





Banka e Kreditit të Shqipërisë (BKSH)
Drejtori: Kamal Abdel MONEIM
Adresa: Rruga "Perlat Rexhepi", Al-Kharafi Group Adm. Build. Kati 1&amp;2, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.15; Dt:28.08.2002
Tel: 247535; 247536
Faks: 227803; 223768





Banka Credins (BC)
Drejtori: Artan SANTO
Adresa: Rruga "Ismail Qemali", Nr. 21, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.16; Dt:23.03.2003
Tel: 222916; 234096
Faks: 222916


Banka Popullore (BP)
Drejtori: Edvin LIBOHOVA
Adresa: Rruga "Donika Kastrioti", Pall. 11/1, Kati I, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.17; Dt:16.02.2004
Tel: 272788; 272789
Faks: 272781


Banka Union (BU)
Drejtori: Gazmend KADRIU
Adresa: Bulevardi "Zogu i I", Pall 13 katësh, Përballë stacionit të trenit, Tiranë;
Numri dhe data e Licencës: Nr.18; Dt: 09.01.2006

Tel: 250653;
Faks: 250654;
 

Santiago

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

jane 17 plako
me gjithe BIS behet 18...
Ca problemi ka? Mos jane shume? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
jane 17 plako
me gjithe BIS behet 18...
Ca problemi ka? Mos jane shume? /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

do ti them zyshes qe nuk di te numerosh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

paska qen kopil ky gazetari , e ka fut BIS-in ne mes.. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

sa per saktesi, BIS bank nuk ka shtuar numrin e bankave qe operojne ne shqiperi.

po te lexoni listen do te vini re edhe ju se mungon aty DARDANIA BANK qe ishte bakna e qeverise kosovare ne mergim e cila me pas u ble nga banca popolare pugliese dhe u transformua ne banca italiana di sviluppo (BIS).

edhe dicka tjeter: QE KUR PUGLIA ESHTE NJE NGA ZONAT ME TE ZHVILLUARA NE ITALI???????!!!!!!!!!
 

Santiago

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
jane 17 plako
me gjithe BIS behet 18...
Ca problemi ka? Mos jane shume? /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

do ti them zyshes qe nuk di te numerosh /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

PO thuaj bre qe eshte hequr Dardania dhe eshte zevendesuar me BIS. /pf/images/graemlins/smash.gif
E kam pas dit qe ishte Banca di Puglia (nese ekziston ky emer banke ne Itali) ajo qe kishte Dardanian dhe ky BIS dukej si emer i ri.....nejse ma....
 

ujku81

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

Gazetaret jo me te shkruar por ne TV:

Fiks Fare dje i ka ul vlerat vetes (ato qe i kane mbet)duke dhene nje kronike nga pikat ku qytetaret paguajne energjine ose ujin. Ne muajt e fillim vitit paguhen edhe disa taksa si taksa e TV (mblidhet nga KESH) apo taksa e pastrimit dhe gjelberimit (mblidhet nga ujesjellesi per llogari te bashkise). Ky eshte nje sherbim qe keto kompani i ofrojne shtetit sepse ndryshe keto taksa qe kane nje vlere te vogel (taksa e TV eshte 500 leke)nuk kishin si te mblidheshin.
Fiksi e kishte kap problemin se pse duhet me i pagu atje keto taksa, dhe me tendence merr ne interviste njerez ne radhe per te paguar (dihet qe shqiptari ne radhe nuk thote asnje here fjale te mira).

Po me e forta ishte se nje nga te intervistuarit rastesisht ishte i vellai i Besnik Mustafajt, te cilin kur e pyeten se cfare po paguante tha "taksen e pastrimit, se na mbyti gjelberimi". /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Me duket se Filipi nuk ka pas me ca t'merret, se sado qe e kan kap me qeverine keq fare, prap nuk gelltiten budallalliqe te tilla. Me vjen keq sepse TCH ka qene i vetmi stacion qe kishte dhe ka njefare profesionaliteti, por po p*rdhet dhe ai si te tjeret.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

<font color="brown"> Shiko ujku, ne momentin qe paguan nje takse duhet te marresh sherbimin per te cilin paguan, realisht, jo virtualisht te mbetur vetem ne leter. Ti jeton ne Tirane dhe e shikon smogun qe shtohet perdite dhe mungesen e siperfaqeve te gjelbra neper lagje (edhe ato qe jane ne vendet me te mira te Tiranes, imagjino ato te tjerat qe jane larg qendres drejt periferise). Ndaj, ne momentin kur nuk merr sherbimin, mos kerko te te paguhen taksat. Po te ishte keshtu, KESH-i, po marr nje shembull, duhej te ishte denuar shume e shume here me sanksione per mosrespektim te kontrates me qytetaret. Perpara sesa te kerkosh duhet te japesh si institucion qe e ke per detyre te ofrosh nje sherbim.
Nejse, nuk dua te mbroj TCH-ne, se as ma ndien fare (duke perdorur nje shprehje te Fiksit), por ma ndien ne momentin kur mua e ty na zbrazen xhepat per pagesen e sherbimeve qe nuk marrim. </font>
 

ujku81

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne

Eni une nuk shtroj problemin tek sherbimi. Ajo takse eshte vendosur me ligj, dhe nuk e merr KESH-i po shteti. KESH-i luan vetem rolin e agjentit mbledhes. Neser pasneser, shteti mund ta leshoje me koncension mbledhjen e ketyre taksave nje firme private, c'rendesi ka kjo. Ata ishin kapur se cfare jane keto taksa dhe c'pune ka KESH-i me to.

Nese kane kundershtim per taksat ta bejne ndryshe kroniken, jo me ate tendence, ashtu si e kishin bere dukej sikur "po na vjedh KESH-i".

Nderkohe, taksa e TV qe paguajme nje here ne vit shkon per llogari te buxhetit te shtetit dhe logjikohet me mbajtjen e televizionit publik. Madje ne disa vende kjo takse paguhet per cdo aparat televiziv qe posedon publiku.
Ndersa taksat e pastrimit &amp; gjelberimit i merr bashkia (pushteti vendor). Si i perdor eshte puna e bashkise dhe atehere shko beje kroniken tek bashkia se ku i con parate e ketyre taksave, jo tek sportelet e KESH-it dhe ujesjellesit.
 
A

aleks shehu

Guest
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

BONOT E THESARIT DHE PENGESAT E KREDIDHENIES

Nga Genc Rama

Kohet e fundit, ne shtypin e perditshem po trajtohen ceshtje te ndryshme financiare si psh: Bonot e Thesarit, sistemi bankar dhe maredheniet e tij me sektorin privat, Borxhi Publik, etj. Keto ceshtje kane qene objekt debatesh e diskutimesh nga Kontrolli i Shtetit ne Parlament, nga Banka e Shqiperise, nga Ministri i Financave, nga Dhoma e Tregetise. Pavaresisht nga kendveshtrimet politik, institucional, professional qe i behen ketyre problemeve, e rendesishme eshte qe keto ceshtje te jene objekt i vazhdueshem ballafaqimi e diskutimi, sepse, ceshtjet financiare dhe instrumentat financiar jane me kryesoret per zhvillim dhe pasurim te shtetit, institucioneve, bisneseve, personave.

Edhe une, si njohes i sistemit bankar, pasi kam punuar ne te, deshiroj te shpreh mendimet e mia vetem ne nje kendveshtrim ligjor e professional.

Bonot e Thesarit jane Letra me Vlere te emetuara nga Qeveria per mbulimin e deficitit buxhetor. Si te tilla ato duhet te tregetohen ne Tregun e Letrave me Vlere, ose si quhet ndryshe ne Burse. Ne Shqiperi eshte ne fuqi Ligji 8080 "Per Letrat me Vlere", i miratuar ne kohen e qeverisjes se PD-se dhe i ndryshuar e permiresuar ne kohen e qeverisjes se PS-se.

Sipas ketij ligji Bursa e Tiranes fillimisht ishte departament i Bankes se Shqiperise, ku tregetoheshin edhe Bonot e Thesarit, por qe nga korriku 2003 doli shoqeri aksionere me aksioner te vetem Ministrine e Financave. Sipas ketij ligji deri me sot jane emetuar vetem dy lloj Letra me Vlere: Bonot e Privatizimit dhe Bonot e Thesarit. Por tregetimi i tyre nga Qeveria nuk eshte bere dhe nuk behet ne Tregun e Letrave me Vlere,(dmth ne Burse), por tregetohen ne tregje informal. Sikur privatizimi te kalonte jo ne tregun informal, ne Agjensine e Privatizimit, por ne Burse, Bonot e Privatizimit nuk do ishin kthyer ne "Letra me Vrime" dhe nuk do ishin gllaberuar nga Anglo-Adriatika por do t'i shnderonin zoteruesit e tyre ne aksionere nepermjet shitjes dhe ose rishitjes ne treg. Kjo gje do te bente qe edhe objektet shteterore te shitura, do te kishin cmime rritese, do te minimizohej korrupsioni dhe vjedhja e pasurise shteterore dhe do te ishin aktiv ne treg konform kerkesave te tij. Cdo veprim tregetimi ne Burse eshte transparent, i dukshem, i prekshem per kedo.

E njejta gje duhet thene edhe per Bonot e Thesarit. Ato tregetohen ne Banken e Shqiperise e jo ne Burse. Ministria e Financave, qe eshte Agjenti i Qeverise per emetimin e Bonove te Thesarit, ne vend qe t'i tregetoje ato ne Burse, e cila eshte edhe ne pronesi te saj, dhe ku tregetimi, pjesmarja ne te, do te jene te gjithanshme, transparente, i tregeton ne Banken e Shqiperise. Ne kete menyre artificialisht, eshte Qeveria qe nuk ka dashur te aktivizoje Bursen. Pa aktivizim te Burses nuk ka, nuk mund te kete dhe nuk do te kete zhvillim e perparim, sepse zhvillimi nuk behet me fjale por me para dhe ato aktivizohen ne Burse. Shqiperia eshte vend qe ka shume para. Parate jane pasuri personale e atij qe i zoteron por edhe pasuri kombetare e atij kombi ku investohen. Per fat te keq, parate e shqiptareve, sidomos emigranteve, nuk investohen ne Shqiperi sepse artificialisht dhe qellimisht Bursa nuk po aktivizohet, pra ato nuk jane pasuri kombetare. Vleresimin me te sakte per tregetimin e Bonove te Thesarit e ka bere perpara disa kohesh Departamenti i Shtetit i SHBA-se: Gjate gjithe periudhes se tregetimit te Bonove te Thesarit ne Banken e Shqiperise, bleresit e tyre ne pjesen me te madhe kane qene Bankat e Nivelit te Dyte.

Ne kendveshtrimin bankar, Bonot e Thesarit jane kredi me afat te shkurter qe Bankat i japin Qeverise. Meqenese ne kete drejtim Bankat e Nivelit te Dyte nuk kane risk, veprimet teknikisht jane te shpejta dhe pa burokraci, interesi qe ato perfitojne eshte shume me i larte se kredite qe japin per kliente, dhe ky veprim quhet kredidhenie kur ato raportojne ne Banken e Shqiperise, atehere eshte minimizuar shume kredidhenia ndaj sektorit privat dhe publikut. Pikerisht ky detaj financiar dhe bankar eshte shkaku kryesor i moskreditimit, qe ishte edhe objekt debati ne takimin e fundit midis Dhomes se Tregetise dhe Shoqates se Bankiereve, por ky detaj nuk u fiksua per tu permiresuar.

Personalisht deri ne vitin 1996 kam qene shef krediti ne dy bankat shqiptare per degen e Tiranes. Kemi dhene nje numer te konsiderueshem kredish per individe dhe biznese, te gjitha ne kendveshtrim ligjor, institucional dhe profesional. Kur Presidenti i Raiffeisen Bank, pasi bleu Banken e Kursimeve, vec te tjerave deklaroi se, "Qe nga viti 1997 kjo banke nuk ka dhene kredi". Thenia e tij me pezmatoi pa mase sepse vetem ne vitet 1995-1996 ku kam qene shef krediti per banken e kursimeve Tirane, kemi dhene mbi 190 kredi per biznese dhe strehim. Pra tregetimi i Bonove te Thesarit ne Banken e Shqiperise e jo ne Burse eshte shkaku kryesor i moskreditimit te sektorit privat e publik nga bankat e nivelit te dyte. Keto banka, ne blerjen e Bonove te Thesarit kane luajtur si Brokera,(dmth si ndermjetesa financiar me parate e te treteve) dhe jo si Dealera (dmth me parate e tyre). Licensimet si Broker apo Dealer i jep Komisioni i Letrave me Vlere dhe jo te gjitha bankat e nivelit te dyte gjate kesaj kohe kane qene te licensuara si Brokera. Ne kete menyre edhe fitimet e tyre nga Bonot e Thesarit jane informale gje qe normalisht duhet te jene objekt i tatimoreve. Por fatkeqesisht tatimoret njohin vetem bisneset e "qofteve dhe pilafit" dhe nuk dine te depertojne ligjerisht dhe profesionalisht ne te tilla drejtime. Une, ne nentor te 2004 i kerkova zyrtarisht z.Fullani qe Bonot e Thesarit t'i tregetoje ne Burse, por nga ana e tij nuk ka pasur reagim.

Duke degjuar Edi Ramen por duke vleresuar gjithnje te kundertat e atyre qe thote ai, qeveria aktuale e PD-se, sipas mendimit tim, deri tani ka bere vetem nje gabim: nuk ka bere publike shumen e borxhit: sa eshte borxhi i qeverise dhe ky i ndare ne borxh i brendshem, Bonot e Thesarit dhe ne borxh i jashtem, kur do te shlyhet ky borxh dhe me sa perqindje interesi, cili ka qene destinacioni i ketij borxhi dhe a ka shkuar ne destinacion apo eshte bere "rrush e kumbulla" per celulare, badigarde, udhetime jashte shtetit, etj. Te gjithe duam transparence per borxhin e qeverise sepse do te jemi ne te gjithe qe do ta shlyejme , dhe, rruga me e mire per ta shlyer ate eshte Tregu i Kapitalit ose Bursa e Tiranes.

*Anetar i Burses
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=42341
 
A

aleks shehu

Guest
aleks shehu jam une ,komenti me pelqeu shume ,si ka mendesi si emri profesioni te perputhet me ty
 

Eva H

Primus registratum
Epo nxenesi eshte pasqyra e mesuesit, edhe gazetaret jane pasqyra e profeve te tyre. Me qortoni, shani me thoni cte doni nese une e kam gabim per kete por edhe lektoret e ekonomise neper auditoret e fakulteteve nuk i dine ligjet e ekonomise.
Sa veta e dine njehere se kush eshte Fed-i?
Ne Fakultetin e Ekonomise prof-et jane studentet qe sapo dalin nga auditoret. Lektoret e vjeter jane me te vertete te vjeter dhe te aftet rrine dere em dere duke kerkuar pune.
Mjera Shqiperi ku ka perfunduar!
 

gangsterja

Primus registratum
Gazetaret kete pune kane,me ca do te merren tjeter.Jane bere me keq se ata qe merren me thashetheme te vip-ave.Me habit fakti qe shume njerez i blejne dhe i lexojne keta budalliqe.
 

artistil

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

ekonomistja Aida Korkuti shkruan prap ne gazeten biznesi sot diten e hene 17/01/2005 per kursin e lekut me valutat euro-dollar ne javen e kaluar .
sigurisht qe edhe kete here nen efektin e ......... :shrug:

lecojeni:
---------------------------
Financat

Aida Korkuti - 17/01/2005

Leku zhvlerësohet kundrejt të gjitha monedhave :eek:

Fundjava e kaluar ka qenë në disfavor të monedhës shqiptare, e cila ka humbur pikë kundrejt pothuajse të gjitha monedhave më kryesore të tregut të këmbimit valutor :shrug:


Fundjava duket se ka qenë periudha më e vështirë për monedhën shqiptare në dy muajt e fundit. :confused:
Gjatë ditëve të fundit ajo është zhvlerësuar kundrejt të gjitha monedhave të tregut të brendshëm valutor. Nëse në mesin e javës së kaluar një dollar këmbehej me 97.9 lekë, në fundjavë një dollar kushtonte 96.3 lekë :lol: . Leku është zhvlerësuar edhe kundrejt euros kur në mesin e javës një euro kushtonte 128.9 lekë, ndërkohë që në fundjavë një euro u këmbye me 126.3 lekë. :lol:
http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=28531

------------------

sipas Korkutit leku u ZHVLERSOKA kur kalon nga 97.9 ne 96.3 per nje dollar , apo nga 128.9 ne 126.3 per nje euro ne fundjave.

mua me duket e kunderta.
cfare pi kjo dreq kur shkruan artikujt , ....... paska gjet nje shperndares te ndershem qe i jepka gjera te mira.

nejse........ futeni edhe kete ne listen e atyre ekonmisteve shqiptar me "emer " qe shkruajne neper gazeta.
mjere ky popull ........cpaska pjelle.
 
Top