Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin
BONOT E THESARIT DHE PENGESAT E KREDIDHENIES
Nga Genc Rama
Kohet e fundit, ne shtypin e perditshem po trajtohen ceshtje te ndryshme financiare si psh: Bonot e Thesarit, sistemi bankar dhe maredheniet e tij me sektorin privat, Borxhi Publik, etj. Keto ceshtje kane qene objekt debatesh e diskutimesh nga Kontrolli i Shtetit ne Parlament, nga Banka e Shqiperise, nga Ministri i Financave, nga Dhoma e Tregetise. Pavaresisht nga kendveshtrimet politik, institucional, professional qe i behen ketyre problemeve, e rendesishme eshte qe keto ceshtje te jene objekt i vazhdueshem ballafaqimi e diskutimi, sepse, ceshtjet financiare dhe instrumentat financiar jane me kryesoret per zhvillim dhe pasurim te shtetit, institucioneve, bisneseve, personave.
Edhe une, si njohes i sistemit bankar, pasi kam punuar ne te, deshiroj te shpreh mendimet e mia vetem ne nje kendveshtrim ligjor e professional.
Bonot e Thesarit jane Letra me Vlere te emetuara nga Qeveria per mbulimin e deficitit buxhetor. Si te tilla ato duhet te tregetohen ne Tregun e Letrave me Vlere, ose si quhet ndryshe ne Burse. Ne Shqiperi eshte ne fuqi Ligji 8080 "Per Letrat me Vlere", i miratuar ne kohen e qeverisjes se PD-se dhe i ndryshuar e permiresuar ne kohen e qeverisjes se PS-se.
Sipas ketij ligji Bursa e Tiranes fillimisht ishte departament i Bankes se Shqiperise, ku tregetoheshin edhe Bonot e Thesarit, por qe nga korriku 2003 doli shoqeri aksionere me aksioner te vetem Ministrine e Financave. Sipas ketij ligji deri me sot jane emetuar vetem dy lloj Letra me Vlere: Bonot e Privatizimit dhe Bonot e Thesarit. Por tregetimi i tyre nga Qeveria nuk eshte bere dhe nuk behet ne Tregun e Letrave me Vlere,(dmth ne Burse), por tregetohen ne tregje informal. Sikur privatizimi te kalonte jo ne tregun informal, ne Agjensine e Privatizimit, por ne Burse, Bonot e Privatizimit nuk do ishin kthyer ne "Letra me Vrime" dhe nuk do ishin gllaberuar nga Anglo-Adriatika por do t'i shnderonin zoteruesit e tyre ne aksionere nepermjet shitjes dhe ose rishitjes ne treg. Kjo gje do te bente qe edhe objektet shteterore te shitura, do te kishin cmime rritese, do te minimizohej korrupsioni dhe vjedhja e pasurise shteterore dhe do te ishin aktiv ne treg konform kerkesave te tij. Cdo veprim tregetimi ne Burse eshte transparent, i dukshem, i prekshem per kedo.
E njejta gje duhet thene edhe per Bonot e Thesarit. Ato tregetohen ne Banken e Shqiperise e jo ne Burse. Ministria e Financave, qe eshte Agjenti i Qeverise per emetimin e Bonove te Thesarit, ne vend qe t'i tregetoje ato ne Burse, e cila eshte edhe ne pronesi te saj, dhe ku tregetimi, pjesmarja ne te, do te jene te gjithanshme, transparente, i tregeton ne Banken e Shqiperise. Ne kete menyre artificialisht, eshte Qeveria qe nuk ka dashur te aktivizoje Bursen. Pa aktivizim te Burses nuk ka, nuk mund te kete dhe nuk do te kete zhvillim e perparim, sepse zhvillimi nuk behet me fjale por me para dhe ato aktivizohen ne Burse. Shqiperia eshte vend qe ka shume para. Parate jane pasuri personale e atij qe i zoteron por edhe pasuri kombetare e atij kombi ku investohen. Per fat te keq, parate e shqiptareve, sidomos emigranteve, nuk investohen ne Shqiperi sepse artificialisht dhe qellimisht Bursa nuk po aktivizohet, pra ato nuk jane pasuri kombetare. Vleresimin me te sakte per tregetimin e Bonove te Thesarit e ka bere perpara disa kohesh Departamenti i Shtetit i SHBA-se: Gjate gjithe periudhes se tregetimit te Bonove te Thesarit ne Banken e Shqiperise, bleresit e tyre ne pjesen me te madhe kane qene Bankat e Nivelit te Dyte.
Ne kendveshtrimin bankar, Bonot e Thesarit jane kredi me afat te shkurter qe Bankat i japin Qeverise. Meqenese ne kete drejtim Bankat e Nivelit te Dyte nuk kane risk, veprimet teknikisht jane te shpejta dhe pa burokraci, interesi qe ato perfitojne eshte shume me i larte se kredite qe japin per kliente, dhe ky veprim quhet kredidhenie kur ato raportojne ne Banken e Shqiperise, atehere eshte minimizuar shume kredidhenia ndaj sektorit privat dhe publikut. Pikerisht ky detaj financiar dhe bankar eshte shkaku kryesor i moskreditimit, qe ishte edhe objekt debati ne takimin e fundit midis Dhomes se Tregetise dhe Shoqates se Bankiereve, por ky detaj nuk u fiksua per tu permiresuar.
Personalisht deri ne vitin 1996 kam qene shef krediti ne dy bankat shqiptare per degen e Tiranes. Kemi dhene nje numer te konsiderueshem kredish per individe dhe biznese, te gjitha ne kendveshtrim ligjor, institucional dhe profesional. Kur Presidenti i Raiffeisen Bank, pasi bleu Banken e Kursimeve, vec te tjerave deklaroi se, "Qe nga viti 1997 kjo banke nuk ka dhene kredi". Thenia e tij me pezmatoi pa mase sepse vetem ne vitet 1995-1996 ku kam qene shef krediti per banken e kursimeve Tirane, kemi dhene mbi 190 kredi per biznese dhe strehim. Pra tregetimi i Bonove te Thesarit ne Banken e Shqiperise e jo ne Burse eshte shkaku kryesor i moskreditimit te sektorit privat e publik nga bankat e nivelit te dyte. Keto banka, ne blerjen e Bonove te Thesarit kane luajtur si Brokera,(dmth si ndermjetesa financiar me parate e te treteve) dhe jo si Dealera (dmth me parate e tyre). Licensimet si Broker apo Dealer i jep Komisioni i Letrave me Vlere dhe jo te gjitha bankat e nivelit te dyte gjate kesaj kohe kane qene te licensuara si Brokera. Ne kete menyre edhe fitimet e tyre nga Bonot e Thesarit jane informale gje qe normalisht duhet te jene objekt i tatimoreve. Por fatkeqesisht tatimoret njohin vetem bisneset e "qofteve dhe pilafit" dhe nuk dine te depertojne ligjerisht dhe profesionalisht ne te tilla drejtime. Une, ne nentor te 2004 i kerkova zyrtarisht z.Fullani qe Bonot e Thesarit t'i tregetoje ne Burse, por nga ana e tij nuk ka pasur reagim.
Duke degjuar Edi Ramen por duke vleresuar gjithnje te kundertat e atyre qe thote ai, qeveria aktuale e PD-se, sipas mendimit tim, deri tani ka bere vetem nje gabim: nuk ka bere publike shumen e borxhit: sa eshte borxhi i qeverise dhe ky i ndare ne borxh i brendshem, Bonot e Thesarit dhe ne borxh i jashtem, kur do te shlyhet ky borxh dhe me sa perqindje interesi, cili ka qene destinacioni i ketij borxhi dhe a ka shkuar ne destinacion apo eshte bere "rrush e kumbulla" per celulare, badigarde, udhetime jashte shtetit, etj. Te gjithe duam transparence per borxhin e qeverise sepse do te jemi ne te gjithe qe do ta shlyejme , dhe, rruga me e mire per ta shlyer ate eshte Tregu i Kapitalit ose Bursa e Tiranes.
*Anetar i Burses
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=42341
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin
ekonomistja Aida Korkuti shkruan prap ne gazeten biznesi sot diten e hene 17/01/2005 per kursin e lekut me valutat euro-dollar ne javen e kaluar .
sigurisht qe edhe kete here nen efektin e ......... :shrug:
lecojeni:
---------------------------
Financat
Aida Korkuti - 17/01/2005
Leku zhvlerësohet kundrejt të gjitha monedhave
Fundjava e kaluar ka qenë në disfavor të monedhës shqiptare, e cila ka humbur pikë kundrejt pothuajse të gjitha monedhave më kryesore të tregut të këmbimit valutor :shrug:
Fundjava duket se ka qenë periudha më e vështirë për monedhën shqiptare në dy muajt e fundit.
Gjatë ditëve të fundit ajo është zhvlerësuar kundrejt të gjitha monedhave të tregut të brendshëm valutor. Nëse në mesin e javës së kaluar një dollar këmbehej me 97.9 lekë, në fundjavë një dollar kushtonte 96.3 lekë :lol: . Leku është zhvlerësuar edhe kundrejt euros kur në mesin e javës një euro kushtonte 128.9 lekë, ndërkohë që në fundjavë një euro u këmbye me 126.3 lekë. :lol:
http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=28531
------------------
sipas Korkutit leku u ZHVLERSOKA kur kalon nga 97.9 ne 96.3 per nje dollar , apo nga 128.9 ne 126.3 per nje euro ne fundjave.
mua me duket e kunderta.
cfare pi kjo dreq kur shkruan artikujt , ....... paska gjet nje shperndares te ndershem qe i jepka gjera te mira.
nejse........ futeni edhe kete ne listen e atyre ekonmisteve shqiptar me "emer " qe shkruajne neper gazeta.
mjere ky popull ........cpaska pjelle.