Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

MLK

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Qe te shkruash shqipen e drejtshkrimin nuk besoj se ka te beje me 100 vjet eksperience po me mungese profesionalizmi. Te mos jesh ne gjendje te prezantosh me 5 linja bilancin, rezultatet e nje ndermarje, te mos jesh ne gjendje te drejtosh pyetjet qe duhen ne nje interviste, te perserisesh ne gazete budalliqet qe thone njerez pa pike kopetence nuk mendoj se ka lidhje me 100 vjet eksperience por ka lidhje me faktin qe duke filluar nga botuesi i gazetes e pjesa tjeter nuk zoterojne kopetencat e duhura per te ushtruar aktivitetin qe ushtrojne!
Kam miq qe nuk kane bere asnje lloj shkolle gazetarie e kur ulesh e diskuton arrijne te shpjegojne ne menyre te strukturuar diçka qe kane lexuar apo mesuar, si ka mundesi qe dhe kur kopjojme ne internet nuk dime ta bejme si duhet ne gazetat shqiptare?! :lol:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Enjte, 02 Qershor 2005


LEKU DO ZHVLERESOHET, BSH DO ULE NORMEN E INTERESIT

Tregu vendas duhet te pergatitet per nje tjeter zhvleresim te lekut, pasi Banka e Shqiperise pritet te ule perseri normen baze te interesit. Leku ka humbur 1.5% te vleres se tij kundrejt euros vetem keto dy javet e fundit :tipsy: , i ndikuar edhe nga zhvillimet ne tregun nderkombetar, kurs qe do te favorizoje futjen ne treg te prodhimeve te importit me cmime me te uleta dhe do te penalizoje importet. Ndersa euro ka pesuar nje tjeter goditje dje ne tregjet europiane, duke arritur kuoten me te ulet te kembimit ne keto 7 muajt e fundit, 1 euro kembehet me 1.23 $. Ndersa kundrejt dollarit amerikan monedha jone eshte forcuar :lol: .
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=35077

kane qene te pire te gazeta KOha jone kur shkruan kete artikull
 

tr1191

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Pershendetje te gjitheve
Sidomos Leopardi
A nuk mendon qe gazeta "Biznesi" meriton dhe lavderata ndonjehere?
Jep ndonjehere edhe sugjerime ne menyre qe ti ndihmosh ne permiresimin e punes.
Meqe ti je ne Itali per fat te keq nuk ke mundesi ta lexosh, por gazeta qe nga 1 qershori ka edhe faqen anglisht.
Besoj se shpejti do ta hedhin edhe ne internet, por kam pershtypjen se do ta bejne me pagese.
Sa per ata qe e mbrojne me fanatizem gazeten, jam e sigurte qe jane gazetare te "Biznesit".
Dite te mbare te gjitheve.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

nuk eshte mire qe te merremi me ate qe nuk jep nje gazete por me ate qe jep.
gabimet e kesaj gazete jane per tu korrigjuar por kjo nuk eshte esenza e kesaj gazete
tek e fundit me sa kuptoj kjo gazete tenton qe te sjelle dicka qe nuk e japin gazetat e tjera.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] Enjte, 02 Qershor 2005


LEKU DO ZHVLERESOHET, BSH DO ULE NORMEN E INTERESIT

Tregu vendas duhet te pergatitet per nje tjeter zhvleresim te lekut, pasi Banka e Shqiperise pritet te ule perseri normen baze te interesit. Leku ka humbur 1.5% te vleres se tij kundrejt euros vetem keto dy javet e fundit :tipsy: , i ndikuar edhe nga zhvillimet ne tregun nderkombetar, kurs qe do te favorizoje futjen ne treg te prodhimeve te importit me cmime me te uleta dhe do te penalizoje importet. Ndersa euro ka pesuar nje tjeter goditje dje ne tregjet europiane, duke arritur kuoten me te ulet te kembimit ne keto 7 muajt e fundit, 1 euro kembehet me 1.23 $. Ndersa kundrejt dollarit amerikan monedha jone eshte forcuar :lol: .
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=35077

kane qene te pire te gazeta KOha jone kur shkruan kete artikull [/qb]
keta jane mere me long se mishi mbaroi!

çeshtjet ekonomike duhen bere tabu per gazetaret shqiptare.nuk i vijne aspak ne ndihme personave qe kane nevoje per informacione ekonomiko-financiare dhe ç'eshte me e keqja ndonje fillestar qe bazohet ne informacionet e tyre per investime apo financime rrezikon te veproje ne menyre te gabuar.
 

maghda

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Keni te drejte qe flisni per gafat e gazetareve te ekonomise por duhet te keni parasysh nje fakt. Vetem nje pjese e vogel e gazetareve te ekonomise kane mbaruar ekonomikun. Shume prej tyre kaluan gjate viteve te kaluara tek faqja ekonomike pasi ne ate faqe ishte me e lehte te gjeje vend te lire pune dhe kane vetem eksperiencen e disa viteve pune, pasi kane mbaruar gjuhe letersi. Pergjithesisht vetem ATSH-ja (nuk e di nese e lexoni) ka nje sektor ekonomik ne te cilin mund te futesh vetem nese ke diplome ekonomie, dhe atje informacioni eshte me i sakte dhe me i koncentrua. Pergjithesisht gazetaret e gazetave i marrin lajmet nga ATSH, dhe pasi i transformojne si ia u merr mendja nxjerrin ato shkrime "interesante" qe lexoni ju.
Gjithashtu per te marre informacion ekonomik eshte shume me e veshtire se sa per llojet e tjera te lajmeve. Shume nga ata drejtoret "e famshem" qe ka administrata publike, bejne gafa pa fund dhe pastaj pasi i lexojne ne gazeta gafat e tyre marrin ne telefon gazetaret, duke mohuar cfare kane thene.
Nuk eshte e lehte te punosh gazetar ekonomie ne Shqiperi. Dhe eshte akoma me e veshtire te punosh si gazetar ekonomie kur ke "ngecur" rastesisht atje.

Sa per "Biznesin" jane nje tufe studentesh qe marrin rrogen kot. Ne nje takim Koco eshte shprehur se "pas nja dy vitesh do te kete gazetaret me te mire te ekonomise" Mendoni ata kane tre vjet qe marrin rroge kot, shto dhe dy vjet te tjere, jane mire me rroga qyl.

Meqe u kujtova.
Ne nje tavoline tjeter Koco kokedhima eshte shprehur se ka gazetaret me te mire te ekonomise dhe nje gazetar (Shpetim Luku) i eshte pergjigjur:- Kjo eshte njesoj si te thuash se Brixhida ime(Kokedhiama) eshte me e mire se Brixhid Bardoja.
 

tr1191

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Ok Maghda
Te besh lajme ekonomike eshte me veshtire se sa te besh lajme politike, sociale, etj.
Ne nje fakt ke te drejte:nje pjese e mire e gazetareve te "Biznesit" jane studente, por shumica e tyre jane studente te konomikut.
Eh ka dhe raste riciklimi lajmi, lajme koti, budalliqe, etj., megjithate une them se "Biznesi" ka ecur goxha perpara.
Per kuriozitet po shtoj dhe une nje thenie te Kocos:"Kur me pyeten se kush ishin gazetat me te mira ne Shqiperi, thashe:ne vend te 1 "Biznesi", ne vend 2 dhe 3 nuk ka, ne vend te 4 "Shekulli""
 

maghda

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Boh..ke mendimin tend. Per pune gustosh dhe ngjyrash nuk ia vlen te diskutosh. Secili ka te vetat.
 

MLK

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Ca vlere ka te citoni çfare ka thene Koço?! Koço nuk ka qene kurre ekonomist i mirefillte, nuk ka bere kurre analiza se nuk e ka idene dhe si i tille fjala e tij nekete fushe eshte pa vlere.
Koço eshte thjesht dikush qe diti te jete oportunist ne tregun shqiptar gjate tranzicionit dhe per kete bravo i qofte po mos i jepni me teper kredit se nga çka i takon pasi i humbet vkera diskutimit.
Pastaj eshte thuajse llogjike qe do te beje komplimenta e marketing per gazetat qe boton, e aq me teper ne Shqiperi ky eshte nje fenomen qe ndodh shpesh.
Duhet folur me objektivitet e nuk kemi pse genjejme veten pasi realiteti dhe faktet jane kokeforta, niveli i gazetareve ekonomike eshte teper medioker ne Shqiperi, biles per mendimin tim nuk mund te krahasohet as me nivelin e nje lexuesi te thjeshte te shtypit ekonomik ne perendim.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] ....Duhet folur me objektivitet e nuk kemi pse genjejme veten pasi realiteti dhe faktet jane kokeforta, niveli i gazetareve ekonomike eshte teper medioker ne Shqiperi, biles per mendimin tim nuk mund te krahasohet as me nivelin e nje lexuesi te thjeshte te shtypit ekonomik ne perendim. [/qb]
Eshte e vertete aq sa eshte e vertete se niveli i konsumatoreve te lajmeve ekonomike ne perendim eshte shume me objektiv se cdo shqiptar qe pretendon se ja ka haberin ekonomise dhe gazetarise ekonomike(ku hyni dhe gjithe ju qe jepni mend ketu ne forum).

Eshte e vertete qe gazetaria ne Shqiperi ka doza mediokriteti. Por ama eshte e vertete se edhe lexuesi shqiptar eshte medioker ne ate qe zgjedh dhe shume me teper ne vleresime. Tashme mes shqiptareve nuk eshte problem per te folur me kopetence se si duhen bere me mire profesionet e te tjereve.
Personalisht kam hasur ne persona qe tregojne se si duhet bere gazetaria nderkohe qe ata vete jo vetem qe gazetarise nuk ja kishin haberin por nuk ishin fare kopetente edhe ne profesionet e tyre.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Dy pyetje kam unë!

1 - Një gazetar ekonomist a duhet të jetë patjetër ekonomist?

2 - Kush më mirë se një ekonomist mund të japë mendimin e tij në lidhje me një shkrim mbi ekonominë?

P.S. Kjo e dyta është për Tikun /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Po i pergjigjem edhe te pares.

--Gazetari i ekonomise eshte mire qe te jete ekonomist.
--lajmet ekonomike nuk serviren vetem per ekonomistet. Ekonomistet patjeter qe jane ata qe mund te perkthejne me sakte pasojat qe do te kete nje ngjarjeje ekonomike ne te ardhurat e tyre apo te biznesit ku ata punojne.
 

antares

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Nje apandesit ne rast emergjence mund te ta heqe edhe nje veteriner apo ....kasap, po c'ti besh kur kete e merr persiper nje mekanik apo druvar!
Pyetjen e Kondres e ka ngritur i madhi Platon 2500 vjet perpara tek paradoksi i tij: Pse kur semuret njeriu shkon vetem tek doktori ndersa kur flitet per drejtimin e shtetit (qe eshte edhe me i veshtire) te gjithe e kane gati zgjidhjen?

:devil: :devil: :devil:
 

MLK

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Eshte normale qe niveli i konsumatoreve ne perendim eshte i nje niveli te pakrahasueshem me ate ne Shqiperi, perndryshe jo gazeta biznesi po thuajse te gjitha gazetat ne Shqiperi do kishin falimentuar pasi sdo te shfaqte me njeri interes per ti lexuar e nuk besoj se po ju mesoj ndonje gje te re nese them kete gje /pf/images/graemlins/wink.gif
Kam respekt per ata gazetare qe kane etike e mundohen te ushtrojne profesionin me dijet qe kane fituar. Problemi ne Shqiperi eshte se jemi dhjetra vjeçare mbrapa perendimit dhe nga kjo nuk mund te veçojme gazetarine.
Cdokush prej nesh e di qe te kritikosh diçka qe dikush e ka krijuar eshte shume me e lehte se sa ta ndertosh ate e rrjedhimisht kritika ketu ndofta prek dhe njerez qe punojne ne keto gazeta.
Rendesi ka qe te mos kaloje ne ofendime personale se nga momenti qe je njeri publik nuk i shpeton dot kritikave po duhet te mesosh te jetosh me to /pf/images/graemlins/wink.gif Pastaj AF nuk eshte nje forum profesionistesh keshtu qe edhe u falet pjesemaresve te jene medioker, pasi kete nuk e bejne kundrejt nje pagese por thjesht per divertim.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] ....Rendesi ka qe te mos kaloje ne ofendime personale se nga momenti qe je njeri publik nuk i shpeton dot kritikave po duhet te mesosh te jetosh me to /pf/images/graemlins/wink.gif Pastaj AF nuk eshte nje forum profesionistesh keshtu qe edhe u falet pjesemaresve te jene medioker, pasi kete nuk e bejne kundrejt nje pagese por thjesht per divertim. [/qb]
Ndoshta kam lene shteg per keqkuptime por qellimi nuk ka qene te ofendoje askend.
Jam shprehur qe mediokriteti ekziston ketu ne forum por jo per te ofenduar ata qe kritikojne gazeten. Shume nga kritikat per gazeten jane te drejta dhe ata qe i kane nxjerre i kane bere nje sherbim kesaj gazete. Por ajo qe personalisht nuk me pelqen eshte se duhet te behet dallimi i vleresimit tuaj si konsumatore te lajmeve nga vleresimi juaj si specialiste te fushes se ekonomiese apo te gazetarise.
Eshte tjeter gje te thuash qe kjo gazete ka lajme te pasakta apo me probleme dhe tjeter gje te thuash qe kete e bejne studente, amatore...etj..etj. Nese dikush mendon se keta "studentet" e hane buken kot atehere le te urdheroje e te shruaj vete. Kur ta provoje se sa e lehte apo e veshtire eshte gazetaria ekonomike ne Shqiperi atehere ka te drejte te jape vleresime per koleget e tij.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

ku jane keto veshtiresi per te shkruar adriatik(e ke perseritur disa here !!!)??
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Nuk them qe eshte e veshtire.
Por nuk mund te them se eshte e lehte...ka veshtiresine e saj si cdo profesion tjeter
 

notej

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

eh maghda,
e di qe sot lexova cudine e radhes ne Shqiperi. Qe, sipas jush, ATSH paska lajmet me korrekte ekonomike???? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Besoj se duhet te jesh i/e punesuar atje se budallallek te tille (ndjes per shprehjen) nuk e di si ta pranoj truri ta mendoje. Edhe vete ministri socialist, qe jua paguajne rrogat ATSH-arve dhe te cilet vetem lajme te qeverise japin, mund te quhet edhe buletin qeveritar, pat thene para nje viti ne parlament qe te shkurtoheshin shpenzimet per ATSH-ne se jepte lajme qe nuk i lexonte njeri. E kupton c'brockulle ke thene? :tipsy:

Shendet e freskohu se ben vape, eshte kohe pa kohe kjo
 

maghda

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Ketu ku jam une eshte shume fresket(per fat nuk jam ne Shqiperi), por ndoshta ke nevoje ti te freskohesh (ndoshta edhe te lash pluhurin e rrugeve). Une nuk punoj ne Atsh, por e di shume me mire se ty, se si funksionon. Fakti qe nje institucion ka nje drejtor gjysem te cmendur, (te cilin nuk e di se perse e lene), nuk do te thote se ka njerez te paafte. Une fola vetem per sektorin e ekonomise jo per pjesen tjeter, dhe pavaresisht nese ty te pelqen apo jo, eshte e vertete qe ka nje sektor shume te mire ekonomie. Nje here qe ATSH nderroi fjalekalimin dhe nuk ia tregoi gazetave per dy dite, pati nje boshllek te tmerrshem lajmesh. Une nuk kuptoj se perse te dogji kaq shume ty Anti-Spam (ndoshta ke arsyet e tua shume te forta, nuk kam ne plan qe ti hyj ketij debati), por mua nuk ma ndien fare nese ty te djeg. KUJT I DJEG, LE TA MBAJE
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin

Gjergj Erebara - 22/06/2005

Euro në kuotën më të ulët historike kundrejt lekut :tipsy: :tipsy:


http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=32306


Euro ka shkuar edhe me poshte se 123 lek e kemi thene edhe ne kete forum.
gjergji eshte mire te lecoje statistikat e kursit te kembimit te bankes se shqiperise . :shrug:
nejse......ndiqeni edhe kete GJErgjin se me duket se e zuri semundja e......... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top