Re: Gazetaret ekonomist-- Budalliqet qe shkruajne per popullin
Leopard,
problemi eshte qe ti shan sa majtas e sa djathtas e nuk marre vesh se perse e ke kap vetem me gazeten "Biznesi". Pastaj qe te kritikosh duhet te marresh vesh edhe nga profesioni i gazetarit. Une mendoj se gazetari duhet t'i rithote gjerat edhe ne formen e copy-paste pasi lexuesi nuk e ka per detyre ta mbaj mend se cka ndodh nje muaj me pare. Une me sa pash ajo cupa kishte sjell lajm ne shkrimin e dyte dhe kjo eshte e pranueshme nga ana e etikes gazetareske. Nese ti i ke vene mision vetes te demtosh imazhin e kesaj gazete une nuk kam c'te te them, se ne shqiptaret ne pergjithesi jemi te gatuar vetem per te share, edhe pa argumenta.
Gazeta "Biznesi", pa dashur t'i beje avokatin, eshte, nese nuk gaboj, gazeta e pare ekonomike ne Shqiperi me iniciative private dhe ka sjell mjaft elemente te ri pozitive. Lajmet ekonomike te gazetave politike jane shume te pergjithshme dhe nuk japin nje pasqyrim te plote te ekonomise shqiptare. Nderkohe qe "Biznesi", per mendimin tim, eshte nje hap mjaft pozitiv, qe, perpara se te shahet, duhet te inkurajohet dhe te kritikohet me nje fryme konstruktive dhe jo tendencioze sic po e beni ju.
Nese ju mendoni se ka gabime, me qe e paske edhe adresen, shkruaj redaksise, por jo me tendence. Keshtu si beni ju qe shaj cdo dite ne forum kete gazete tregon si ju vuani nga kompleksi i inferioritetit dhe keni shpirt te ngushte. Me qe i ben skanerin cdo dite kesaj gazete, dhe asnje tjetre (kjo me cudit me se shumti) si nuk ke thene njehere qe po ky x shkrim ne gazeten "Biznesi" po qe ishte profesional????!!!!
Ne kete menyre ju jeni zhveshur nga cdo lloj morali se ju keni te drejte ne gjerat qe thoni. Gabime do te kete (ka ndodhur edhe ne FT) dhe une vete i kam vene re, por nese nuk te pelqeka kjo gazete pse vazhdon prej muajshe te tere (mos te them nje vit) qe e lexoni me kaq shume vemendje???
A nuk ju nxjerr pak bllof ky argument??? Pse do te thuash ti, po sepse nese ju nuk do te kishit asnje informacion interesant pse do harxoni 30 leke (mbase nuk i harxhoni as keto e lexoni ne internet) dhe kohe per ta lexuar cdo dite?
Pra, me keto qe tashe me siper besoj se argumentova se ju vuani nga inferioriteti, egoizmi, inati, xhelozia dhe shpirtngushtesia. Por, sic thote nje shoku im-SE MOS DESHI HITLERI TE LINDETE HITLER, ky nuk eshte faji i juaj. Kjo eshte fryma e pergjithshme e popullit tone. Dhe pikerisht kjo fryme, keto komplekse dhe ky mentalitet, nuk po na le te zhvillohemi si vendet e tjera.
Miku im, nese mendoni se per nje gje keni te drejte shkoni problemit deri ne fund dhe njoftoni edhe botuesin, por menyra se si po vazhdoni po ju zhvesh nga cdo lloj morali. Nuk duhet te perfitoni nga fakti qe jeni me identitet te mbuluar dhe te shani cfare do qe ju del perpara. Kjo eshte edhe nje veti tjeter e ne shqiptareve: "Gjuajme gurin dhe mcefin doren".
U zgjata shume i dashur sepse u bezdisa shume nga keto nderhyrjet e tua qe jane te mbushura me sarkazem, mllef, inat ndaj nje gazete qe, per mua, eshte e keqja me e vogel e medias shqiptare.
Shendet, ke kohen te replikosh, po deshe, kuptohet.