Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Me ne fund ne Iowa filloi edhe gara e gjate per zgjedhjet presindenciale ne USA '04.

Sen John Kerry fitoi zgjedhjet ne Iowa dhe eshte i pari ne garen per kandidatin demokrat ne shtepine e bardhe...
Surpriza ishte jo e vogel dhe kur pritej qe gara te ishte midis Dean dhe Edwards.
Gephard me dukej se do largohej fare nga gara per kandidaturen demokrate.
Me ne fund disa figura po behen te qarta se kush do jene pretendentet kryesore per ti bere balle Bushit ne zgjedhjet e nentorit.

Mos harrojme se eshte akoma ne gare dhe Clark qe nga sondazhet ndodhet ne pozite te mire.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

I dashur Roberto:

Me vjen mire qe informacionin politik e merke nga Howard Stern Show. Ne fund te fundit me mir nga Sterni sesa pa informacion fare. Un opinionin tim e shpreha, dhe s'mendoj se ishte e nevojshme te beja roman qe ti ta kuptoje -- po edhe po s'e pate kuptu akoma, rendesi ka qe te irritova.

...Stern eshte cifut vet, kshu qe kujdes me ca indoktrinohesh. Ehhhh me det, kur u bon dhe shqiptaret antisemite, qe s'kan pa naiher t'keqe prej cifutve. ...c'bo injoranca!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Per keto probleme do flas ca me vone, kur ti shoh vete(dmth kur te jem ne USA) pasi qe ketu nuk mund te vleresoj dot. Megjithate amerikanet e luajne politiken e botes sipas interesave te tyre dhe bejne shume mire. Nuk e di si ja kane arritur por me te vertete qe jane nje komb i madh. Cdo komb tjeter i ka zili dhe duke qene se nuk e arrine dot i servilosen.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Që prej fillimit të fushatës i bëja pyetje vetes: Për kë do votojnë amerikanët me prejardhje shqiptare?
Nisur nga përvoja dhe fjalët e Al Gorit "...cdo votë llogaritet. Pyetmëni mua..." nuk ka diskutim se edhe ato 100.000 vota (a jam i saktë) të shqiptaroamerikanëve kanë vlerë. Çifutët në kohën e Klintonit arritën që ti japin 99% të votave demokratëve në një fshat të financuar nga shteti, ku të gjithë banorët përjashto shitësin e groserisë ishin në asistencë. Sipas meje çifutët janë më shumë materialistë e pastaj patriotë, ne më shumë patriotë e pastaj materialistë (kështu themi).
E në mënyrën më të troçtë, përgjigjen pyetjes doja tja jepja nëpër hullinë e "Kush do japë më tepër për shqiptarët në përgjithësi?"
Është naive, që të mos kujtohesh se ai që ka dhënë më shumë mund të mos japë më shumë. Dhe është e natyrshme përpos atyre me ideal a bindje që të shkosh mbas atij që do fitojë.
Këta janë dy, ose më saktë dy dyshe me mundësi 50/50 njëra është Bushi me Çenei dhe tjetra e demokratëve pretendentët e vendit të parë i dimë, të dytët ende jo.
Shqiptaromaerikanët e pasur të Nju Jorkut, janë aq shumë pro Bush e Bloomberg sa i pari ulet në restorant shqipesh e i dyti përmend byrekët e famshëm, por nuk harruan të nderonin as Klintonin.
Një nga unionet më të mëdha të puntorve të amerikës (mbi 2 milion antarë) ku ka pambarimisht shumë shqiptarë u shpreh prej kohe pro Dean. Për parim duhet që këta antarë të shkojnë pas unionit, por as që e mendoj një gjë të tillë. Rruga më e shkurtër është ajo e mbështetjes së Clarkut, të cilit sikur duam (ne shqipot) ti vemë atë yllin e munguar mbi spaleta. Gjenerali është aq i sulmuar mbi Kosovën, sa sipas meje të vetmen gjë që ai nuk do marrë përsipër është pikërisht pavarsia e saj. Nuk është as me vlerë për ardhmërinë një all-Clark Kosova.
Nuk pres që në fushatë të dalë ndonjë kandidat e të thotë atë fjalën e artë, por sipas mendjes sime, pretendentëve ju duhet xhvatur një fjalë nën zë, të parit Bushit, që për mua fiton sërish.
E shqiptarët duhet si çifutët a meksikanët të votojnë për njërin e jo copa copa.
 

roberto

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Fillimisht postuar nga capuni:
[qb] I dashur Roberto:

Me vjen mire qe informacionin politik e merke nga Howard Stern Show. Ne fund te fundit me mir nga Sterni sesa pa informacion fare. Un opinionin tim e shpreha, dhe s'mendoj se ishte e nevojshme te beja roman qe ti ta kuptoje -- po edhe po s'e pate kuptu akoma, rendesi ka qe te irritova.

...Stern eshte cifut vet, kshu qe kujdes me ca indoktrinohesh. Ehhhh me det, kur u bon dhe shqiptaret antisemite, qe s'kan pa naiher t'keqe prej cifutve. ...c'bo injoranca! [/qb]
Te thashe njehere mos merr "cheapshots" duke perdorur cfare them une kunder meje.Je komplet jashte konteksti.Stern nuk po hedh kandidaturen per president.Stern eshte ikone pop.Kjo "pop" ka shume rendesi se populli voton ne zgjedhjet.Dhe meqe te ngeli hatri(kur u bon dhe shqiptaret zioniste, c'bo CNN+FOX) se po te them qe cifutet s'duhet te marrin presidencen me thuaj pak cfare qendrimi ka Kerry jot per luften dhe cfare kishte para 1 viti?
 

renea

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Ximi
Mbeshtetjen e Bush per luften e kisha fjalen, dhe te htemi te drejten lufta ne Iraq duket si lufte vaji deri tani. Sa per punen e Abortit dhe gjera si shenjteria e familjes, jo vetem qe President demokrat mos pafshim me po as kanidate demokrate as parti demokrate, nese nuk heqin dore nga sodomizmi i tyre.

.............................

Besoj se kaq jane mjft per te pare se nga ku vij une. Shumica ketu si puna e capunit apo ku e di jane "demokrate" edhe pse rritur ne Shqiperi, pervec nje egoje te kote nuk shoh asnje aresye perse njeriu u dashka ti jape voten atyre qe mbeshtesin vrasjen e femijeve dhe shkaterrimin e familjes, duke martuar dy meshkuj ose dy femra.

Gjeja e pare qe cdo emigrant apo i huaj duhet te mesoje eshte se Amerika u ndertua ne themelet e moralit, nga Baballare me morale te larta, sodomizmi i ketyre koheve nuk qe parapare nga askush.

<sarkazem>Dhe meqe ra fjala, nese une punoj ne fabriken ne djathit te gjyshit te dlajit te dajes, nuk do te thote se kjo fabrike ben djathin me te mire.</sarkazem>

Renea me kuptoni ne ate pike mbase jam dhe me "konservator" se ju dhe te kuptoj si veten time.. po mu desh ti heq ato pamjet ne fund te fundit jemi ne forum publik :shrug:
 

TDSH

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Reanea nuk tentoj te nderhyj ne parimet dhe besimet e tua personale, megjithate thjeshte dua te te rikujtoj qe ne kete round of elections there is much bigger things at stake. Sometimes you have to put things in perspective, and deal with the more urgent and critical ones at first...And something else, this has nothing to do with the morals of a nation, i think we should leave those to the individual, you as a person have the right to choose!!!
 

edoni

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Rrnoft Wesli Clark.Ne qofte se Wesli Clarku fiton ne shqiptaret do ti kemi punet shume mire.une e kam taku personalisht Wesli Clarkun dhe jam i bindur se ai ka nje simpati per shqiptaret.
 

roberto

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Puna a abortit...une se shoh veten time si ndonje liberal i bindur(biles simpati kam vetem per ekstremin e djathte) por ti leme keto vajza te bejne c'duan me trupin e tyre.Nuk ju duket vetem "pak" hipokrit qendrimi qe shteti dashka me shume femine se nena qe po e aborton?Te njejtet njerez qe bertasin per abortin nuk duan rritje taksa ose "universal insurance".Me pak fjale duan qe femija te lindi po se cajne koken se me cfare do ushqehet femija.Se cajne koken qe nena do detyrohet te punoje 2 pune.Se cajne koken qe mungesa babait ne familje do shkaktoje traumaetj etj.
Hipokrizi e gjalle.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

A ka mundesi mos e kalojme temen per pro-choice apo pro-life sepse eshte hapur diku tjeter por te koncentrohemi tek zgjedhjet?

Une perseri jam e bindur se Clark do na mbeshteste me shume ne shqipetaret meqe problemet tona nuk jane te panjohura per te. Pastaj, premtimet e tjera te kandidateve per health insurance, education etc. etc. jane tipike dhe nuk besoj se mund te bejne gje sidomos te luftojne insurencat qe jane aq te pasura dhe te fuqishme. A nuk u perpoq Clinton me gjithe shpirt por nuk mundi te rregullonte problemin e health insurance per te gjithe amerikanet?
 

TDSH

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Ne qofte se nuk do te ishte e mundur per Dean te merrte nominimin, do preferonja 100 here me mire Clark se sa Kerry-n, per nje arsye ose tjeter kam nje antipati te tmerrshme ndaj tij. Megjithate nuk besoj se W. Clark ka ndonje mundesi te munde Bushin ne nentorin qe vjen edhe sikur te arrije te marre nominimin demokrat.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Te them te drejten, nuk besoj se Clark do fitoje midis demokrateve. Te pakten deri tani nuk duket mjaft i fuqishem. As dhe mendoj se vota ime do ndryshojne ndonje gje, vetem se ndihem mire ne vehtvete te votoj per te.

Degjova Jay Leno qe komentonte Kerry-in. Kerry favorizon shtresat e mesme te popullsise, duke thene se do i rrisi taxat te pasurve. Po gruaja e tij qe eshte pasanike? /pf/images/graemlins/laugh.gif
A nuk eshte kontradiktore?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

E keqja eshte se Kerry eshte goxha ne avantazh dhe duket se po ecen shume shpejt perpara.
Nuk e di po Clark per nje amerike me nje politike te mire te jashtme mbase do ishte ideal.. mangesia e atij eshte dhe ne veshtiresite qe me duket se shpreh nuk flet per programin e tij ekonomik. Po te arrije rezultat te mire ne Arizona dhe N. Mexico mbase dhe fillon ngrihet me piket e tij.


Ndersa Dean te gjithe fushaten e tij e mbeshteti ne qendrimin mbi Irakun dhe mbi sukseset e tij si guvernator i Vermontit.
Nuk e di po te jesh guvernator i Vermontit (edhe se mund te kesh suksese) s'besoj se do te thote se duhet te jesh i suksesshme e drejtimit te nje shteti te fuqishem si USA(megjithese disa presidente te fundit kane qene guvernatore dhe me te dobet dhe ia kane dale mire qeverisjen e amerikes)..........

Nejse te marten qe kaloi degjova Edwards qe ishte gati te largohej nga gara nese nuk fitonte ne South Carolina....

Sa per Liberman mendoj se eshte e kote qe vazhdon garen as ia vlen ti futet asaj rruge.
 

renea

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Fillimisht postuar nga roberto:
[qb] Puna a abortit...une se shoh veten time si ndonje liberal i bindur(biles simpati kam vetem per ekstremin e djathte) por ti leme keto vajza te bejne c'duan me trupin e tyre.Nuk ju duket vetem "pak" hipokrit qendrimi qe shteti dashka me shume femine se nena qe po e aborton?Te njejtet njerez qe bertasin per abortin nuk duan rritje taksa ose "universal insurance".Me pak fjale duan qe femija te lindi po se cajne koken se me cfare do ushqehet femija.Se cajne koken qe nena do detyrohet te punoje 2 pune.Se cajne koken qe mungesa babait ne familje do shkaktoje traumaetj etj.
Hipokrizi e gjalle. [/qb]
Dmth sipas teje nese une bej nje djale dhjete vjet nga tani dhe pasi lind, e shikoj se une nuk i'a dal dot femijes me buke, si thua ti ta vras?
Pra cdo familje nen komunizem duhet te konsideronte vrasjen e nje femije per t'ia dale varferise, apo jo? Ka dhe nje gje qe quhet "JEPE FEMINE PER ADOPTM", ka dhe nje gje tjeter e quajtur "SEKS I SIGURTE", ka dhe nje gje "MOS BEJ SEKS".
Fakti eshte se 95% e aborteve behen per probleme sociale, se ju prishet rehatia nenave, ku vajti idea qe prinderit sakrifikojne per femijet, kjo eshte hipokrizi, se kjo Amerike qe harzhon 85 bilion dollare ne nje lufte vaji, nuk e ka problem per rritje popullsie. Une nuk po perpiqem ti ve moralet e mija dhe pikepamjet e mija mbi ju apo kanidatet demokrate as nuk them qe jam konservator mbrojtja e jetes nuk eshte konservatorizem (si psh mos prerja e pemeve ambietnalizmi jane quajtur organizata liberale), por une kerkoj me ngulm qe :I NJEJTI LIGJ QE MBRON FEMIJET E LINDUR TE MBROJE DHE TE PALINDURIT.KAQ!

PS:Ximi, fotot kishin nje shenim, dhe shumica ketu jane te rritur, dhe nuk shkela ndonje rregullore, dhe po te shikosh me poshte ne shkrime eshte shkelur rregullorja, megjithate e respektoj punen tende.
 

renea

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Oh se harrova, nuk ka asgje me te shtrenjte (ose me e rendesishme) se jeta qofte e nje njeriu, ASGJE.
 

TDSH

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Te them te drejten, nuk besoj se Clark do fitoje midis demokrateve. Te pakten deri tani nuk duket mjaft i fuqishem. As dhe mendoj se vota ime do ndryshojne ndonje gje, vetem se ndihem mire ne vehtvete te votoj per te.

Degjova Jay Leno qe komentonte Kerry-in. Kerry favorizon shtresat e mesme te popullsise, duke thene se do i rrisi taxat te pasurve. Po gruaja e tij qe eshte pasanike? /pf/images/graemlins/laugh.gif
A nuk eshte kontradiktore? [/qb]
Shume e drejte kjo per Kerryn, madje do te shtonja dhe dicka. Nje nga pikat ky ai permban fushaten e tij eshte se do shkoje ne shtepine e bardhe per te luftuar "special interests", nderkohe qe eshte nje nga senatoret me te financuar nga special interest groups for the last 15 years.

Sa per ate qe Dean ka bazuar cdo gje mbi faktin qe ka qene guvernator i vermontit besoj se eshte me mire se sa ta bazosh ne idene qe "my father was a mill worker all his life", ose qe une kam qene senator. Te jesh senator dhe te jesh guvernator ben pak diference, senatoret vetem propozojne plane, dhe votojne si psh per luften ne irak (qe tani those se e opozojne), apo per plane si "no child left behind" per te cilin pasi kuptuan se nuk ishte popular among the people tani e refuzojne. Senatoret nuk administrojne, e nuk ju nevojitet te mbajne ne balance ndonje lloj buxheti, prandaj dhe me duket tani bejne premtime qe realisht nuk jane te mundshme duke konsideruar shifrat e deficitit te buxhetit te tanishem. Te pakten nje guvernator, qe ka drejtuar nje shtet sado te vogel, mund te thote me plot goje se i ka bere te gjitha keto qe mund te priten per te drejtuar tere ameriken, dhe e ka bere per 12 vjet me radhe re-election...
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Sido te ngelet Vermonti ngelet nje shtet, sic e ka thene dhe Capuni nje faqe me pare, me nje popullsi shume te vogel dhe gati te paperfillshme...... Bulingtoni i Vermontit eshte me i vogel se Bulringtoni ku jetoj une dhe ne Canada shume as nuk e dine se ku eshte..!!!!
Po menaximi i fushates se tij ka qene po ashtu me probleme financiare dhe ishte nga kandidatet me buxhet me te shendoshe.... hmmmm vaj medet po menaxhoi dhe shtetin ne ate forme...


Plus edhe disa qendrime gati "rraciste" vetem per te fituar ca vota, qe gjithsesi nuk do i fitoje, tregojne se nuk eshte me i mire se politikanet e Washingtonit...........
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Vermont jo vetem qe eshte nje vend me popullsi te vogel, por mbi te gjitha ka nje popullsi si ta themi pa problemet qe ka nje pjese e mire e shteteve te tjera. Megjithate, Dean nuk me duket i fuqishem mjaft per te mundur Bush, e te them te drejten kam friken se asnje nga kandidatet demokrate nuk do mundet te mundi Bush. Bush ka per ti dhene (sic ka filluar) nje ngritje artificiale ekonomise, ka per te pasur dhe ca suksese te luften kunder terrorizmit kur ti vije koha e afert e zgjedhjeve dhe ka per ti nderruar mendjen nje pjese te mire te popullates amerikane qe eshte e pavendosur.
 

koperton

Primus registratum
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Fillimisht postuar nga EDI-:
Te pakten nje guvernator, qe ka drejtuar nje shtet sado te vogel, mund te thote me plot goje se i ka bere te gjitha keto qe mund te priten per te drejtuar tere ameriken, dhe e ka bere per 12 vjet me radhe re-election...
Kjo qe thua ti nuk eshte e vertete.
Texas konsiderohet nje nga shtetet me te mira kur ishte nen udheheqjen e ketij ngallofit qe kemi sot president.

Bej po te duash krahasimin Texas nen udheheqjen e Governor George Walker Bush & Vermont nen udheheqjen e Governor Howard Brush Dean.

Cfare keni kunder Wesley Clark? Njeri i thjeshte eshte. Ne shqiptaret duhet te kemi nje simpati per Wesley Clark. Une, shqiptare qe njoh kandidatura e Wesley Clark do marri voten time.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..

Te mos na ndjeke edhe ne amerike votimi sipas stilit shqiptar, sepse jam kunder ketij te votoj per kete tjetrin. Nuk ka pse shqiptaret te kene gje kunder Uesllit, ta nderojne e ti japin e ndonje medalje te larte, por puna eshte mos e teperojne me ekzpozura qe ne kete faze te hershme, e nen pretendimin se Shqiptaret, pra te gjithe, se edhe ketu po ta shohesh votat ndahen.
Pak me shume pragmatizem, pak me shume xhveshje te interesave personale, per mua ceshtja me e madhe qe duhet ti coje shqiptaret ne votime e cilin te zgjedhin eshte Kosova.
Sikur, sikur, te gjithe te bien ne nje mendje e te thone do votojme per Bushin, edhe sikur ky te humbe, mos harroni se eshte ne pushtet dhe ka firma te ores se fundit qe bejne cudine. E mos harroni dhe shumicat ne Kongres a Senat. E sic e kam thene dhe me pare, nje Kosove e lire nga demokratet dhe e njohur nga republikanet i ve firmen dhe vulen gjithckaje, nje Kosove nga Clarku dhe Clarku eshte e cenueshme.
E mos harrojme se me votat nuk behet karshillek, shqiptaret jane me pak ne numur se sllavet.
Sa per ekonomine, me pelqeu zgjidhja e Bushit qe la dollare ne duart e popullit e rriti vertet ekonomine, e per mua e kaperceu krizen. Demokratet per shpenzimet pak a shume aty do vertiten, por duan te rritin te ardhurat, (taksat). Te dy palet nuk zgjidhin e kane per te zgjidhur dot, eksportin e vendeve te punes (sic tha Clarku). Per 200 dollare punon nje indian nga telefoni, ska perendi ne bote te detyroje korporatat te bejne ndryshe, ska perendi ne bote qe te fitojne demokratet e te mbaje investimet pa u shkulur te gjitha ne Kine.

E pa ju besdisur me, ju qe keni takuar njerin a tjetrin a i keni pyetur ndonjehere per Kosoven a jo?
 
Top