Re: Gara e demokrateve amerikane per shtepine e bardhe..
Sapo jam kthyer nga New Hampshire ku shpenzova rreth dy jave duke punuar ne fushaten elektorale per Gov. Howard Dean. Erdha me mendjen qe te hapnja nje teme te tille ne Af dhe e gjeta te hapur keshtu qe po vazhdoj ketu.
Ne qofte se vajta 100% e sigurte qe suportonja Dean, tani jam kthyer 1000% e sigurte. U nisa me idene ne koke se gjeja me impresive qe dominon candidaturen e tij, dhe cfare ne te njejten kohe eshte dhe pika qe ben dallim midis tij dhe kandidateve te tjere, eshte mynyra e tij te menduarit ne me shume se sa nje dimension, kapaciteti i tij per te arsyetuar ne menyre analitike duke lidhur keshtu koncepte dhe ide qe ndoshta ne shikim te pare nuk kane lidhje por po te mendohesh me thelle influencohen shume nga njera tjetra. Pergjigjet e tij kryesisht jane te sinqerta (aq sa mund te jene per nje politikan kuptohet) dhe me sa kam vene re nuk impenjon veten per tju pergjigjur nje pyetjeje ne baze te asaj cfare votuesit do te duan te degjojne, por thjeshte analizon dhe identifikon problemin, dhe jep nje zgjidhje duke parashtruar prioritet.
Nje tjeter faktor qe per mua eshte shume i rendesishem eshte fakti qe ai financohet nga njerez te thjeshte si une dhe ti, average contributions of about $100, ndryshe nga financimet kryesore te kandidateve te tjere dhe vecanerisht asaj te Bushit ne 2000, ku ai financiohej nga korporata te medha ne prag falimentimi, lobbyists and special interest groups. If Howard Dean gets elected president he wont owe anything to interest groups, his debtors will be average american citizens.
Do te kisha shume deshire qe shume prej jush te kishin mundesine te takoheshin me te nje per nje, ose dhe sikur thjeshte te kishit mundesine ta degjonit duke folur live. Te pakten per mua ka lene mbresa te pashlyeshme, dhe sinqerisht nuk jam njeriu tipik qe kaptivohet nga dogma...thus i think that there is something more to it.
Sa per W. Clark, nuk kam ndonje gje qe me largon prej tij, thjeshte nuk besoj se do te mund tja dilte te fitonte kundrejt Bushit edhe sikur te ndodhte ndonje magji dhe te merrte nominimin, plus qe nuk eshte material per president...i did hear him speak-nothing impressive about him. His platform is nothing more that words tied around a void space.
Ne nje nga mitingjet e tij me thane qe kish qene dhe nje grup relativisht i madh shqiptaresh with signs "albanians for Gen. W Clark.", dikush kish marre disa foto qe me thane se do mi dergonin me pas e do mundohem ti postoj ketu.