Re: Galeria e tatuazheve (Arti i body paint).
Rrofsh Uni,po ngjyrat jane shume te ndezura...me gjej nje bardh e zi po nuk pertove! :kiss:
Ajo ideja e Shqiponjes Shqiptare,tribale apo jo. se si me duket mua....Ta tregojme atdhetarizmin aty ku duhet ,jo ne tatuazhe ;keto te fundit jane personale,ne nje fare menyre identifikuese...Per te treguar qe jemi shqiptare mjafton ajo shenja e 'linjes' /pf/images/graemlins/tongue.gif qe kemi te gjithe ne shpatull...te veme tani edhe shqiponjen...e vai!!Kjo e shkreta shqiponje sikur eshte shfrytezuar boll per qellime te tilla :kam pare njerez qe mbajne varese argjendi me shqiponje,unaza argjendi me shqiponje etj etj budalliqesh te tilla dhe sinqerisht qe ma shpifin...aman tani edhe tatuazhet me shqiponje!Pastaj sic tha dikush me lart ,shqiponja si tattoo do shume pune nese do te behet identik si ajo ne flamur..ne te shumten e rasteve cilesia e punimit do te linte per te deshiruar.Ia vlen te rrezikosh???