Futboll Zone

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kaka: Oferta e Realit? Nje nder, por Milanin...

E Premte, 01 Qershor 2007

“Nuk ka si te mos jem i kenaqur dhe i lumtur qe nje klub, si Reali i Madridit, me kerkon”. Shtypi spanjoll vazhdon te insistoje ne deshiren e Realit te Madridit per te arritur te braziliani Kaka, dhe cdo deklarate e mesfushorit milanist vjen menjehere per te nenvizuar se biznesi eshte akoma ne kembe. Gazeta “AS”, ne numrin e djeshem, ka intervistuar ne Londer yllin e Milanit ne hotelin “Hilton Park Lane”, ku Kombetarja braziliane eshte akomoduar dhe sot do te ndeshet ne oren nente me perfaqesuesen angleze, ne nje ndeshje miqesore, e cila do te zhvillohet ne stadiumin e ri “Uembli”.

Kaka menjehere ka dashur te shprehe gezimin e tij per interesimin e Realit te Madridit, qe gjithmone gazetes “AS”, ata kane gati 60 milione dollare per te bere te tyrin futbollistin. Por, Kaka ka sqaruar, duke thene: “Nuk ka se si te mos jem i kenaqur dhe i nderuar, qe nje klub, si Reali i Madridit, me kerkon. Deshiroj te nenvizoj se une jam kampion i Evropes me Milanin, jam mire ne Milano, ku eshte edhe familja ime”. Pastaj, me vone, nje fraze e dyshimte, qe me dijenine e lojtarit duket se i hap nje shteg Realit: “Cfaredolloj marreveshjeje eshte e mundur, vetem nese Reali bie dakord me Milanin”. Nga fjalet e milanistit duket se gjerat kane ndryshuar nga vera e kaluar, ku Reali i kishte bere nje oferte Milanit. Ideja per te luajtur ne Madrid nuk perjashtohet apriori nga lojtari, por iniciativa duhet te nise nga shoqeria kuqezi, ne baze te nje oferte precize. Ndersa nga Milani vijne reagime, te cilat i drejtohen Realit me fjalet se Kaka tani me shume se kurre eshte i paprekshem.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Shqipëria realizon gjysmën e misionit

- Pas dy barazime rresht me Slloveninë (0-0) dhe Bullgarinë (0-0), Shqipëria arriti fitoren e parë falë golave të Edmond Kapllanit dhe kapitenit Altin Haxhi. Një fitore (2-0) plotësisht e merituar pavarësisht se ajo u arrit ndaj një kundërshtari modest si Luksemburgu. Një tripikësh që na katapulton një vend më lart, në të pestin falë edhe humbjes së Sllovenisë me Rumaninë. Shqipëria ka grumbulluar gjashtë pikë në gjashtë takimet e para, duke pritur ndeshjen e kthimit në Luksemburg, për të përfunduar gjysmën tjetër të misionit “6 pikësh” të deklaruar nga trajneri Oto Bariç.

“Ne luajtëm pjesën e parë, patëm pak nervozizëm, pasi dëshironim golin. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Shqipëria po luan gjithmonë më mirë”, tha Bariç pas ndeshjes. “Unë jam bindur se dhe në Luksemburg do të fitojmë”.

Pjesë e parë shfaqi në minutat parë veprime të ngathëta të skuadrës sonë dhe një Luksemburg shumë i ngjeshur në mesfushë. Veprimin e parë sulmues e kreu Skela, por topi përfundoi jashtë kuadratit. Sulmi i pare i Luksemburgut pati për autor Kitzinger jo shume shqetësues. Në minutën e 29 Kapllani brenda zonës, gjuajti diagonalisht, por “Zoti” nuk e çoi topin në rrjetë.

Në minutën e 37, Bushi morri një top nga Cana, u fut në zonën e rreptësisë, lëshoi diagonalisht një top brenda zonës së vogël dhe Kapllani finalizoi me nje kryevepër. Goli i pare i Kapllanit me Kombëtaren e Shqiperise. Kapllani bëhet kështu shënuesi i golit të katërt për Shqipërinë në gjashtë takime. Tre golat e tjera janë shënuar nga Skela, Hasi dhe Curri. Një pjesë e parë jo shumë e lehtë për Shqipërinë, shumë e vetëkënaqur dhe jo shumë e motivuar në kërkim të fitores. Luksemburgu ishte në këtë pjesë tre-katër here pranë golit. Pjesa e dytë, nisi me zëvendësimin e Besart Berishës, nga Devi Mukaj, i cili i dha një tjetër impuls krahut të djathtë të mesfushës. Në minutën e 57 erdhi dhe goli i dytë i Shqipërisë, kur kapiteni Altin Haxhi finalizoi me një goditje të thatë brenda zonës. Skela harkoi nga e djathta e sulmit dhe mesfushori i Ergotelis, nuk fal me cinizimin e tij. Goli i tretë i Haxhit me Kombëtaren e Shqipëisë në 59 ndeshje.

dhe goli i parë si kapiten i Shqipërisë. Cana çoi Skelën edhe te goli i tretë, por gjyqtari gjeorgjian e anuloi golin siç kishte bërë më përpara edhe me golin e Luksemburgut.

Në minutën e 73 Bariç hodhi në fushë mbrojtësin Kristi Vangjelin në vend të kapitenit Haxhi (Cana morri shiritin) dhe në të 75’, Salihi zuri vendin e Alban Bushit. Salihi pati dy raste për të shënuar golin e tretë, ndërkohë që Dallku gaboi në mënyrë fatale për të konkluduar golin e tretë. Fundi i takimit ishte thuajse i qetë, teksa Luksemburgu kërkoi me n

gulm golin e nderit. Luksemburgu pësoi humbjen e gjashtë po në kaq ndeshje dhe, më 6 mars pret Shqipërinë në ndeshjen e kthimit me synimin mospësimin e një humbje të dytë.



SHQIPËRI-LUKSEMBURG 2-0

Golat: Kapllani 37’, Haxhi 57’

Shqipëria: Beqaj, Curri, Dede, Dallku, Haxhi (Vangjeli 73), Cana, Skela, Duro, Berisha (Mukaj 46’) Bushi (Salihi 75’), Kapllani.

Luksemburgu: Joubert, Kintziger, Hoffmann, Mutsch, Strasser,

Bigard, Betmer, Peters, Rayal (Ferreira 78’), Collette (Sakramola 68’), Remy



Ndeshjet e Shqipërisë



Bjellorusi-Shqipëri 2-2

Shqipëri-Rumani 0-2

Holandë-Shqipëri 2-1

Shqipëri-Slloveni 0-0

Bullgari-Shqipëri 0-0

Shqipëri-Luksemburg 2-0

Bilanci: 6 ndeshje: 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golat: 5-6



Grupi G

Shqipëri-Lusksemburg 2-0

Bjellorusi-Bullgari 0-2

Slloveni-Rumani 1-2

Holanda pushim.

Renditja: Rumania 14, Holanda 14, Bullgaria 12, Bjellorusia 7, Shqipëria 6, Sllovenia 4, Luksemburgu 0
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Bushi-Tare, mesazhe ne pab

I pari hyn Dallku, mbas tij vijne me radhe Curri, Berisha dhe Rrustemi. Kapllani nuk e ka pranuar ftesen, ne mbremje ka preferuar te qendroje prane familjes. Skena luhet ne “Loli Pop” nje nga ambientet me trendy te kryeqytetit, ne syte kureshtare te dhjetra te rinjve, qe gjejne momentin per te shperthyer. Futbollistet e perfaqesueses shqiptare kane gjetur oren 24.00 per te shijuar fitoren e pare zyrtare kete edicion. Mes ritmeve te te gjitha llojeve dhe me gota ne duar ata per nje nate nuk jane me sportiste; regjimi mbrapa kraheve. Fitorja duhet festuar. Pas 30 minutash ne deren e pabit shfaqet Igli Tare se bashku me dy futbolliste te Luksemburgut. Njerin prej tyre Straserin e ka pasur shok skuadre te Kaizerslauterni. Me Canen dhe dyshen kundershtare qendrohet rreth 20 minuta. Te gjitha i paguan ish﷓kapiteni. Menjehere nje darke e lehte dhe nata vijon ne “Living Room”, nderkohe qe Curri, Dallku e Berisha lene “Loli Pop” per te vijuar festen tek “Carls”. Tare (ne menyre te habitshme nuk ka qene ne stadium dhe nuk e pare ndeshjen ne tribune) do te marre surprizen e radhes sapo futet ne pabin e preferuar. Nje sms ne celular “Ku je ish﷓kapiteni i perfaqesueses”. Derguesi eshte Alban Bushi, qe gjendej te njejtin ambient, por qe nuk dukej. Igli “nxin i teri” nderkohe, qe Bushi vazhdon te beje humor: “Mbaje koken lart, lart koken”. Takohen te dy dhe konsumojne biseda pa fund rreth ndeshjes dhe ceshtjeve te fundit ne perfaqesuese. Sapo merr vesh qe Tare ka qerasur kundershtaret luksemburgas nje ndalese me pare, Bushi nuk heziton te beje batuten e radhes: “Por ne nuk na ka qerasur kurre”, mesohet t’i kete thene Canes qe ishte aty ngjitur.E vecante ka qene nata e fitores edhe per trajnerin e perfaqesueses Oto Baric. Kroati kishte te ftuar VIP ne stadium djalin dhe bashkeshorten e djalit dhe pasi ka darkuar me ta nuk ka preferuar te shoqerohet me asnje tjeter pervec tyre deri dje ne oren 18:00 kur ka filluar edhe grumbullimi per ndeshjen me skuadren e Luksemburgut. Djali, Oto Baric Jr., eshte arkitekti me i famshem i Austrise dhe se fundmi ka projektuar qendren me te madhe tregtare te Zagrebit, e cila kishte nje vlere prej 10 milione eurosh. Sigurisht qe nuk kane shkuar ne ndonje pab, megjithate edhe ata kane qene ne nje restorant te qete, duke kompletuar pjesen e nates kuqezi ne kryeqytet. Dje ne mbremje (pa fanela e te veshur ne menyre civile) Tirana u mbush me idhujt kuqezi. Nje xhiro nga Kaprico do te ofronte futbollistet e Tiranes qe luajne ne p-rfaqesuese. Edhe ata duken ne humor. Kane perfaqesuar denjesisht kampionatin shqiptar ne kete sfide. Pak feste edhe u lejohet apo jo?!
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone


Fiorentina “ndez” merkaton me Vanden Borren

Klubi i Fiorentines ka zyrtarizuar blerjen e Vanden Borres, mbrojtesin e Anderlehtit, i cili ka nenshkruar nje kontrate pesevjecare me vjollcet. Keshtu, pas largimit te Luka Tonit drejt Gjermanise, te Bajerni i Mynihut, vjollcet kane nisur blerjet ne merkato. Por ashtu, drejtori sportiv, Korvino, ka bere te mundur edhe blerjen e dy te rinjve premtues, me origjine ceke: Hable dhe Mazuk, qe jane ende shume te rinj, por qe premtojne per te ardhmen. Nderkohe, eshte bere e ditur se skuadra e Firences, per sezonin qe do te vije, do te formoje nje skuader konkurruese, ashtu si edhe vete presidenti Dela Vale konfirmoi: “Do te ndertojme nje ekip te jashtezakonshem, duke pare se i kemi te gjitha mundesite”, tha Dela Vale.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Poker d'assi a Barcellona: Ronaldinho, Eto'o e Messi con Henry

16:35 del 04 giugno

Poker d'Assi

Il Barcellona vuole Thierry Henry e questa non è una novità. Ma al contrario di quanto si pensava, il progetto del club catalano prevede l'acquisto dell'attaccante francese senza la cessione di una delle tre stelle della squadra: Ronaldinho, Eto'o e Messi. Almeno questo è quanto riporta l'edizione odierna del quotidiano spagnolo Sport. Formando questo poker d'assi, il Barcellona avrebbe senza ombra di dubbio l'attacco più forte del mondo.

Intanto il ds del Barça, Txiki Beguiristain ha spiegato alla stampa inglese: "Se Henry vuole venire qui da noi, prima deve comunicarlo all'Arsenal. Lampard è straordinario, ma non rientra nei nostri piani perchè a centrocampo siamo già ben coperti".

 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Dalla Germania: 'Ribery al Bayern per 25 mln'. L'agente 'Niente di fatto'

18:01 del 04 giugno


Ribery al Bayern Monaco. Dopo le smentite del club bavarese alle voci della settimana scorsa la stampa tedesca inisiste nell'affermare che l'affare tra Bayern e Marsiglia sia chiuso.

Secono fonti interne al club bavarese, infatti, Franck Ribery fantasista francese del Marsiglia, giovedì sarà a Sabener Strasse, quartier generale del club tedesco, per le visite mediche. Secondo il quotidiano 'Bild' Ribery costerà al Bayern 25 milioni di euro. Questo prezzo è stato pagato per strapparlo alla concorrenza del Real Madrid. Se sarà confermato, si tratta dell'acquisto più costoso della storia della Bundesliga al pari del brasiliano Marcio Amoroso per il quale nel 2001 il Borussia Dortmund versò 50 milioni di marchi nelle casse del Parma.

L'agente del francese, Jean-Pierre Bernès, però temporeggia: "Non c'è niente di fatto, niente da confermare ha detto all'Equipe. Non potrà sottoporsi a visite mediche fino a quando il Marsiglia non gli darà il permesso".
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Helers: “Per revansh ndaj Shqiperise në Luksemburg”

Në kampin e Luksemburgut ende nuk po “tresin” humbjen 2-0 në Tiranë, sidomos padrejtësia, sipas tyre e golit të anuluar i ka lënë trajnerit një shije të hidhur. Trajneri Gi Helers e deklaroi këtë dhe në Tiranë, ku pohoi se barazimi 1-1 do të ishte më i drejti. “Unë dëshiroj të komplimentoj ekipin. Në bëmë një lojë të mirë dhe dhe treguam karakter edhe pas rezultatit 2-0. Ne patëm mundësinë e fundit për të shënuar me anë të Sagramolës. Fatkeqësisht shqiptarët e udhëhoqin takimin në një fazë kur ne ishim ekipi më i mirë dhe e vendosëm të zotëve të shtëpisë probleme të mëdha. Ne nuk u dorëzuam dhe shënuan. Sesi goli nuk u dha mbetet ende e paqartë për ne”, citohet Helers nga gazeta luksemburgase “Wort”.

Luskemburgu kërkon të shohë përpara në ndeshjen e së mërkurës me Shqipërinë. “Morali i ekipit pas një ndeshje të atillë ka rënë pak. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë gjithçka brenda nëj kohe të shkurtër dhe unë jam i bindur se në përballjen e ardhshme ne do të marrim një rezultat të mirë”, thotë trajneri Helers.

Sulmuesi Kolet, goli i të cilit nuk u quajt, është ende i zhgënjyer: “Unë nuk mund ta kuptoj, se si gjyqtari nuk e dha golin. Do të ishte goli im i parë me Kombëtaren në një ndeshje zyrtare. Ne kemi filluar një punë të mirë dhe kemi për t’i marrë frutet. Unë ndihem shumë mirë në ekip dhe unë bësoj se do të përmirësohemi”. Kapiteni i ekipit, Shtraser nënvizon paraqitjen e mirë të gjithë aktorëve. “Ne patëm edhe pas golit të padhënë një numër të madh shanses. Rezultati nuk është produkti i lojës. Ne kemi një ekip të ri, që po luan gjithmonë e më mirë dhe kjo do thotë se rezultatet do të vinë shumë shpejt. Për të mërkurën zhgënjimin duehet ta kthejmë në një energji pozitive”.

Luksemburgu përgatitet për revansh dhe pas përvojës në Shqipëri do të paraqesë në ndeshjen e kthimit në sistemloje ofensiv.

E Hene, 04 Qershor 2007
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Shqipëria fiton dhe vendos tre rekorde ekipore

Shqipëria arriti fitoren e dytë rresht me Luksemburgun (3-0) pas asaj katër ditë më parë në Tiranë (2-0) dhe dhe të tretën historike të saj në ndeshjet në transfertë. Shqipëria kishte fituar më parë në Kishiniev me Moldavinë (2-3) më 7 qershor 1995 kur për formacionin e Neptun Bajkos (shënuan Kushta, Bellaj dhe R.Vata) dhe në Alma Ata me Kazakistanin (0-1: Bushi) nën drejtimin e Hans Peter Brigelit, më 13 tetor 2004.

Një mbrëmje tjetër rekordesh për Kombëtaren e Bariçit me katër rezultate pozitive rresht në shtatë takimet e fushatës kualifikuese Euro 2008: 2 fitore dhe 2 barazime, si dhe katër ndeshje pa pësuar gol, plot 360 minuta lojë, ku pa dyshim merita nuk është vetëm e portierit me përvojë Arjan Beqaj, por tërë ekipit shqiptar.

Gjithashtu edhe golaverazhi tashmë sheh nga kahu pozitiv +2 (8-6). Ajo që e bën edhe më madhështore fitoren e Shqipërisë është fakti se në Luksemburgun është fakti se Holanda fitoi me rezultatin 1-0 në këtë vend, madje me gol në minutën e 83.

Takimi në “Josy Barthel” u ndoq nga një numri i madh shqiptarësh ku ngjyrat e kuqe janë përmjerrë me ato vendase pasi dhe vendasit luajtën uniformë të kuqe. Shqipëria luajti në këtë takim me të bardha.

PJESA E PARË: - Luksemburgu sulmoi menjëherë dhe fitoi goditjen e parë nga këndi qysh në minutën e parë të takimit. Beqaj neutralizoi me daljen e tij. Ishte radha e portierit vendas Joubert të shpëtojë portën e Luksemburgut. Në minutën e 3-te, Mukaj ekzekutoi një goditje të lirë duke rrezikuar portën mike. Në minutën e 4-t Curri ekzekutoi goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. Bushi gjuajti një minutë më pas, por jashtë kuadratit. Minutat të mira për Shqipërinë, kur dhe Kapllani dhe Bogdani bëjnë përpjekje për të shënuar golin e parë, por portieri Joubert shpëton portën e tij. Në të 8’ Skela ekzekuton një goditje të lirë, pas faullit të Kinziger. Minuta e 11 ofroi Haxhin të godasë portën e Joubert me anë të një goditje të lirë. Skela shkaktoi nje faull dhe gjyqtari lituanez e ndëshkoi me karton të verdhë. Fantazisti i Energi Kotbus do të mungojë në ndeshjen e ardhshme me Holandën. Shqipëria bën vazhdimisht përpjekje drejt portës së Luksemburgut, por në dy raste Kapllani nuk arriti të vazhdojë aksionet. Skela kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 25 falë nuhatjes së tij. Goli i dytë i Ervinit në eliminatoret e Euro 2008 pas atij me Bjellorusinë në Minsk.

Në të 37’ Edmond Kapllani realizoi me kokë golin e dytë për Shqipërinë. Goli i dytë në dy ndeshje për sulmuesin shqiptar të Karlsruhes. Në minutën e 45-të, Skela ekzekutoi një goditje të lirë, por Bogdani edhe pse goditi me kokë nuk arriti të shënjestrojë portën, duke humbur kështu rastin për të shënuar golin e parë të tij në këtë edicion.

PJESA E DYTË: Nisi me një zëvendësim të Luksemburgut, kur në vend të Bigard hyri në lojë Lombardeli. Ashtu si pjesën e parë ishte sërish Luksemburgu që fitoi goditjen e parë nga kendi, të dytën kundrejt 3 të Shqipërisë. Në minutën 49 Haxhi ekzeutoi një goditje të lirë në gjysmëfushën tonë pas faullit të Remi.

Në minutën e 54 Bushi u ndëshkua me karton të verdhë. I dyti për Shqipërinë në këtë takim. Gjithsesi Bushi do të luajë me Holandën, pasi për të është kartoni i parë i verdhë i marrë.

Në minutën e 60, Klodian Duro hyri në vendin e Ervin Skëlës. Edhe trajneri Gi Hellers hodhi në fushë portugezin e natyralizuar si luksemburgas Da Mota në vend të Pajal

Remi i Luksemburgut ndëshkohet me karton te verdhë. 1-2 numri i kartonave, por golat janë 0-2. Në minutën e 67 u shfaq fuqishëm Lorik Cana, i cili goditi shtyllën horizontale. Trajneri Oto Bariç mendoi se tashmë është radha e Besart Berishën duke e futur kosovarin në vend të Alban Bushit, i cili dështoi edhe në këtë ndeshje për të shënuar golin e tij të 15-të. Në minutën e 72 Kapllani e çoi rezultatin në 3-0. Berisha i porsafutur veproi bukur në zonë nga e djathta e sulmit tonë lëshoi një asist për durrsakun i cili goditi fuqishëm në këndin e sipërm të portë së mbrojtur nga Joubert. I jashtëzakonshëm Kapllani. Tre gola në dy ndeshje. Nuk ndalet më. Sulmuesi i Teutës, Daniel Xhafaj futet në vend të Devi Mukaj. Sërish tre katër sulmues të pastër në ndeshjen që flet vetëm për Shqipërinë, kur dhe rasti i fundit i përket Besart Berishës. Një fitore e bukur përpara ballafaqimit tërheqës me Holandën, më 12 shtator në Tiranë.

SKEDA

Luksemburg-Shqipëri 0-3

Shënues: Skela 25’, Kapllani 37’, 72’

Luksemburgu: Joubert, Strasser, Bigard (46’ Lombardeli), Hoffman, Kinziger, Payal (64’ Da Mota), Peters, Bettmer, Remy, Mutsch, Collete (79’ Sagramola).

Stol: Oberweis, Ferrira, Heinz, Plein

Trajner: Guy Hellers

Shqipëria: Beqaj, Dede, Haxhi, Dallku, Curri, Cana, Mukaj (77 Xhafaj , Skela (60’ K.Duro), Bogdani, Kapllani, Bushi (67’ Berisha)

Stol: Hidi, Vangjeli, Bulku, Salihi,

Trajner: Oto Bariç.



Kundërshtarët tanë



Rumania e vendit të parë në Grupin G fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me Slloveninë. Adrian Mutu shënoi golin e parë në minutën e 40 dhe Kontra dyfishoi rezultatin në mintuën e 72. Rumania ndodhet në kuotën e 15 pikëve. Bullgaria fitoi 2-1 me Bjellorusinë. Golin e parë e realizuan bjellorusët nga pika e penalltisë me anë të Vasiliuk në minutën e 2. Petrov në minutën e 11 dhe Yankov në të 39’ siguruan fitoren e Bullgarisë e cila u ngjit në kuotën e 15 pikëve. Holanda, që e kishte pushim zyrtar, fitoi 3-1 miqësoren me Tajlandën në Bangkok.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Henry: Il Barcellona offre Eto'o all'Arsenal

16:06 del 09 giugno

HenryLa scorsa notte il Barcellona ha chiamato Henry per chiedergli nuovamente di lasciare Londra e trasferirsi in Spagna. I blaugrana giocano sul fatto che Henry sembra essersi pentito per non aver accettato il traferimento alla corte di Rijkaard già lo scorso anno. I catalani mettono sul piatto 8 milioni di sterline (quasi 12 milioni di euro), ma l'Arsenal rifiuterà sicuramente. Per questo il Barça sembra essersi deciso ad includere nella trattativa Samuel Eto'o. A rivelarlo è il tabloid inglese Mirror. Se così fosse il Milan perderebbe due dei tre obiettivi in attacco.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Trezege: Juventus, une po iki!

“Historia e dashurise” mes Juventusit dhe David Trezegese nuk bazohet me tek besnikeria, por nga debatet dhe raporti jo i mire, nga te dy palet. Dhe, ashtu si pritej, “divorci” ka ardhur ne fund te sezonit, ne javen e fundit te Serise B, ne nje moment kur te gjithe festojne “diplomimin” zyrtar te Juventusit ne Serine A. Gjithcka eshte vendosur ne nje tavoline, ku takimi i babait dhe agjentit te francezit, Horge, me administratorin e deleguar, Blank, nuk ka sjelle frytet e shpresuar. Marreveshja per rinovim nuk u arrit. Dhe, tani fundi eshte i caktuar, sepse sezonin e ardhshem, Trezegol nuk do te ofroje me sherbimet e tij te Juventusi. Pas ndeshjes ndaj Specias, e fundit per te me fanellen bardhezi, bomberi i “Zonjes” tha: “Kam dhene gjithmone maksimumin dhe kam bere aq sa klubi me ka kerkuar ne fillim te ketij sezoni: 15 gola, ashtu si i kisha premtuar edhe Didier Deshampit. Ai ishte xhesti im ne fushe nje mesazh dashurie per tifozet. E ardhmja eshte e lehte. Ne shtate vjet te luajtur me kete fanelle, arrita qe te bej per vete 14 milion tifoze, ne te gjithe boten, duke marre edhe besimin e shokeve te skuadres. Por klubi eshte i ri, sepse shume gjera ndryshuan, ndaj ndjej shume pak besim karshi meje. Ndjej se klubi ka bere zgjedhje te tjera, pavaresisht nga 140 golat e mi qe me dhane te drejten qe te futem ne historine e Juventusit”. Trezege, ne kete menyre, ka vendosur per te ardhmen: “Tani, nuk e di se cfare do te ndodhe; do te nisem me pushime dhe nese klubi deshiron, mund t’i telefonoje babait tim, Horge. Nuk mund te bisedoj me me drejtuesit e klubit. Nese do te me kishin thene ne fillim se nuk kishin besim te une, do te kishte qene me mire se sa te me ofronin nje kontrate qesharake. Kjo nuk me pelqeu, ndaj mirupafshim”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Barca “shperfill” Eto’one, Milani e pret

Nje driblim i bukur, nje inkursion i shpejte, ashtu si ai di, dhe nje gjuajtje qe pritet nga portieri, vetem disa hapa perpara portes: nuk eshte nje skene filmi, por nje kronike qe ka protagonist Samuel Eto’one. Sulmuesi kamerunas, ne ndeshjen e te shtunes ndaj Espanjolit, ka humbur rastin me te mire per t’i dhuruar fitoren Barcelones, duke gabuar perpara portierit. Me kete “gafe”, Eto’o eshte kthyer keshtu nje “aktor i urryer” ne Spanje, te Barca dhe tifozet kane nisur ta gjykojne, duke e cilesuar si nje “tradhetar”, edhe pse fjala e fundit nuk eshte thene. Sulmuesi katalanas, eshte kritikuar se afermi nga ana e shtypit, nje dite pas takimit. Nderkohe qe “divorci” mes kamerunasit dhe Barcelones eshte shume prane, Milani ka nisur qe te vihet nen “gjurmet” e lojtarit. Dhe, nese java e fundit e Primera Divisionit do te rikonfirmoje Real Madridin ne vend te pare, “hyjnoret” e Kapelos do te ngrejne titullin, ndersa presidenti i Barcelones, Johan Laporta, do te takohet me drejtuesit e Milanit, per te biseduar ne transferimin e lojtarit te kuqezinjte. Oferta kuqezi duhet te jete tek rreth 30 milion eurot, por nuk eshte sqaruar ende nese keto para do te jene te thata, ose do te plotesohen me futjen e kartonit te ndonje lojtari ne marreveshje. Nderkohe, kuqezinjte jane duke biseduar edhe ne lidhje me endrren e Berluskonit, Ronaldinjon, per te cilin nuk eshte folur shume gjate kesaj jave, duke pare se i gjithe shtypi eshte perqendruar me shume te bomberi afrikan. Nje tjeter element qe mund te udhetoje nga Spanja drejt Italise, per nje kthim pas, eshte Zambrota, i cili shpeshhere eshte shprehur jo i lumtur ne Spanje: “Ketu ndihem mire, por aq sa duhet. A mendoj per Italine? Sigurisht”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Xhenoa, Napoli dhe ParajsA

Te presesh 12 vjet per t’u ngjitur ne Serine A, te durosh penalizimet, te durosh “ferrin” e Serise C1 dhe “mankthin” e B?se, te perballesh me lloj lloj kundershtaresh dhe te mundesh, ndonjehere, edhe padrejtesite. Por, ne fund, te bertasesh: Ia dolem! Populli i Xhenoas mund te brohorise me ne fund, sepse Seria A nuk eshte me nje objektiv per t’u arritur, nje enderr ne “sirtar”, nese mendohet denimi i drejtesise sportive, por nje realitet. Por, historia e kuqebluve ka shume ngjashmeri me ate te Napolit, qe rikthehet ne elite, pas shume e shume peripecish. Dy skuadra, dy tradita te ndryshme dhe dy qytete historike, me tifoze te zjarrte, se bashku duke festuar per ngjitjen ne A. Nje delir i dyfishte, ne javen e fundit te Serise B, pas barazimit 0?0 ne takimin direkt ne “Marassi” dhe pas barazimit te Piacences, ndaj Triesntines. Pas shume zhgenjimesh, vjen dita e festes, sepse “hija” e plejofit zhduket, bashke me friken e nje tjeter sezoni ne B. Napoli dhe Xhenoa mund te festojne, sepse tani do te luajne mes te medhenjve, atje ku i takon, atje ku futbolli ka me shume vlera. Seria B mbyll siparin, duke “pershendetur” treshen Juventus?Napoli?Xhenoa. Festa mund te nise!

Verdiktet e Serise B

Ne Serine A: Juventusi, Napoli dhe Xhenoa

Ne Serine B: Areco, Krotone dhe Peskara

Ne plejof: Specia dhe Verona

Deklaratat pas festes

Festa e “diplomimit” eshte e perbashket dhe nuk mund te kishte nje epilog me te mire per Xhenoan dhe Napolin, qe ngjiten ne Serine A. Nje gezim i jashtezakonshem, nje lumturi e madhe: kuqeblute dhe napoletanet, sezonin e ardhshem, do te luajne ne elite. Menjehere pas kesaj arritjeje, presidentet e te dy klubeve dhe trajneret, “heronjte” e ketij triumfi te dyfishte, kane qene teper te emocionuar.

Luka De Laurentis (Presidenti i Napolit): “Me ne fund, erdhi ajo qe te gjithe prisnim, ajo qe enderroja cdo nate: ngjitja nga ferri ne parajse. E prisnim kete dite te madhe dhe erdhi. Jam i lumtur dhe i emocionuar ne te njejten kohe. Duhet te festojme shume, sepse kjo date do te mbahet mend gjate. Falenderoj skuadren, per impenjimin maksimal, trajnerin Reja dhe te gjithe tifozet napolenate, qe u treguan me te vertete te medhenj, sepse dhane shembullin me te mire. Tani do te luftoj per nje futboll me te mire dhe me konkurrues”.

Stefano Preciozi (Presidenti i Xhenoas): “Po shihja ne nje monitor te vogel ndeshjen mes Piacences dhe Triestines dhe po prisja me padurim qe gjyqtari te vershellente fundin. Dhe, tani mund ta them me plote goje, jemi ne A dhe me merite. Eshte nje moment magjik per mua dhe per qytetin e Xhenoas, qe e priste kete triumf te madh, pas shume gjerave qe ndodhen”.

Edi Reja (Trajneri i Napolit): “Falenderimi im shkon per skuadren, qe dha me te miren ne fushe. Seria A eshte cmimi i duhur per ata. Duke pare se si shkoi kampionati, per Xhenoan dhe Napolin ishte gati e padrejte qe te luheshin plejofet. Tani, mund te pushojme ne qetesi”.

Vincenco Gasperini (Trajneri i Xhenoas): “Nuk mund ta pershkruajme me fjale ate qe ndjejme, sepse eshte e pamundur. Kjo eshte nje dite e shenuar dhe nuk mund te imagjinoja nje mbyllje me te mire se kjo. E merituam kete ngjitje, te dy skuadrat, sepse gjate gjithe sezonit, ishim me lart se te tjeret”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Fifa : Klasifikimi i Shqiperise ne futboll e 69-ta /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Makai: Bajern, mua ose Klosen!

Roi Makai pritet t’i kerkoje Bajernit te largohet ne vere, ne qofte se gjigantet bavareze arrijne te sjellin ne “Allianz Arena” Miroslav Klosen. Sulmuesi holandez ka qene golashenuesi me i mire i klubit, qe kur mberriti tek Bajerni nga Deportivo ne 2004-n, per ate qe ne ate kohe ishgte blerja me e shtrenjte e Bajernit (18 milion euro). Por, pasi klubi Bavarez konfirmoi tre blerja te reja gjate javes se shkuar per repartin ofensiv, Luka Tonin, Frenk Riberine dhe Jan Shlaudrafin, Makai perballet me nje konkurrence me te forte se kurre per nje vend ne formacion. Edhe pse Klaudio Picaro eshte larguar per tek Celsi, holandezi e di qe do ta kete shume te veshtire te luaje si titullar, nese skuadres i bashkohet edhe ylli i kombetares gjermane, Miroslav Klose, aktualisht i Verder Bremenit. Ne qofte se kjo ndodh, Makai do te kerkoje te largohet dhe PSV Eindhoveni ka shfaqur qe tani interesin e tij. “Roi Makai na ka kerkuar ta nxjerrim ne shitje nese blejme Klosen dhe do te realizojme kerkesen e tij, nese plotesohet kushti”, pranoi presidenti i Bajernit, Karl?Hainc Rumenige. Edhe Santa Kruz mund te largohet. “Nese do te kete ndonje klub qe do te permbushe kerkesat tona per Roken, atehere mund ta leme te largohet”, deklaroi zevendespresidenti Rumenige, per shtypin gjerman.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

“Zogu”: Po, Tirane!

“Zogu” eshte kthyer perfundimisht ne “folene” bardheblu. Indrit Fortuzi do te jete pjese e Tiranes se sezonit te ri futbollistik 2007-﷓2008. Lajmi konfirmohet nga burime te sigurta brenda katershes se donatoreve te FK Tirana, te cilet theksojne, se me sulmuesin e shquar ne parim eshte rene dakord per gjithcka. Se pari, theksojne burimet, eshte “kopsitur” cdo gje qe ka patur te beje me plotesimin e kerkesave te tij financiare dhe, se dyti, edhe per menyren e kryerjes se pageses. Kesisoj, pas nje mungese prej dy vjet e gjysme, ka marre fund aventura e “Zogut” ne kampionatin grek. Ka mbetur larg, madje, edhe ajo dite e ftohte janari 2005, kur ai e la skuadren bardheblu per Iraklis te Selanikut. Tashme, ato fije te padukshme, qe e mbajten gjithnje “lidhur” me Tiranen, te cilat here pas here vete ai i bente evidente kur kthehej ne atdhe, deri per ta pare kur ajo luante ne Korce, duket se jane rivendosur perfundimisht.

Obligimi

“Nuk i thuhet jo “Zogut”, u shpreh per “Sport Ekspres”, donatori Avni Nuri, me aktivi ne negociatat per rikthimin e Indrit Fortuzit te Tirana. “Nje futbollisti te permasave te tij, ﷓ shtoi Avni Nuri, ﷓ qe aq shume ka dhene per Tiranen, vetem kur te deklaroje vete, se ka vendosur ta mbylle karieren sportive, atehere nuk ke se c’ti kerkosh me. Por Fortuzi ka ende per te dhene per Tiranen, skuadren e qytetit te tij, madje, edhe per te kenaqur fansat, qe gjithnje e kane patur ne mendje e ne zemer. Tashme, kur rikthimi i tij te Tirana eshte fakt i kryer, sigurisht qe gezimi i tyre do te jete i pakrahasueshem. Nderkohe, edhe neve, kater donatoreve, na vjen mire qe e mundesuam kete. Vecmas te tjerave, rikthimi i tij te Tirana ishte edhe nje obligim i yni, per t’u dhuruar sa me shume kenaqesi futbolldashesve bardheblu. Them keshtu, sepse me Fortuzin ne sulm Tirana do te jete shume me e fuqishme, madje, jemi te bindur, qe forcen e saj ajo do ta tregoje qe ne ndeshjet e para te Champions League”.

Mungon firma

Edhe pse nuk e ka hedhur ende firmen mbi kontraten e ofruar nga katershja e donatoreve, sipas Avni Nurit, fill pasi te kthehet nga Selaniku, keto dite, Indrit Fortuzi do ta nenshkruaje ate. Madje, gjithnje sipas tij mesohet se, kjo gje nuk eshte mundesuar ngaqe ne oret e para te mengjesit te djeshem, “Zogu” ka udhetuar me shpejtesi drejt shtetit helen, per te mbyllur problemet me klubin Iraklis.

Kontaktet vazhdojne

Pas mbylljes se problemeve me Fortuzin e Sinen, burime nga donatoret e Tiranes bejne me dije, qe kontaktet me futbollistet e tjere qe nga dita e hene jane duke vazhduar normalisht. “Pothuajse me te gjithe futbollistet aktuale, ﷓ theksoi Avni Nuri, ﷓ eshte rene dakort ne parim. Madje, kete sezon fakti qe Mua, Dede, Capja, Abazaj e Sefa paten nenshkruar per dy sezone na ka lehtesuar shume pune. Mbetet per te mbyllur ne parim me dy, tre futbolliste te tjere, qe priten te vijne. Konkretisht per nje mbrojtes e nje sulmues dhe Tirana eshte e kompletuar”. Avni Nuri, nuk i thote emrat e futbollisteve, por nga burime qe nuk duan te indentifikohen mesohet se, behet fjale per Vrapin e Xhafajn te Teutes, te cilet nese nuk arrijne te konkretizojne gje jasht vendit, destinacionin e kane, te Tirana. Po keshtu pritet edhe kthimi nga Norvegjija i Sabino Plakut te Apolonise, produkt i shkolles bardheblu.

Nuk rri Tirana pa nje “Meme”

Kishte kohe qe skuadres bardheblu i mungonte nje perfaqsues i familjes Mema. Madje, i fundit ne radhet e Tiranes ka qene Ardian Mema, qe per shkak te nje demtimi ne shtator te 2002 e mbylli karieren sportive. Dhe nga dje eshte pikerisht po Ardian Mema, tashme i emeruar nga donatoret, ne rolin e asistentit te teknikut Starova, qe ploteson “boshllekun” e krijuar ne keto pese vite. Ish﷓mesfushori i shquar, ish﷓kapiten, qe per nevojat e ekipit ne situata te caktuara, ka kryer edhe detyra te tjera, pa thene qe me fanellen bardheblu ka pese tituj kampioni, ne kete rikthim vjen edhe si kampion. Vetem pak kohe me pare ne kampionatin kombetar te minifutbollit, Ardian Mema ishte ne krye te ekipit “Ali Demi”, qe u shpall kampion i sezonit 2006-2007.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Eto'o: Dua Henrine dhe mbrojtes!

"Gabimi qe beme eshte se besuam se e kishim titullin te fituar. Shpresojme qe gezimi dhe triumfi yne te jete ne javen e fundit"



Sulmuesi i Barcelones, Samuel Eto'o, ne nje interviste te dhene per te perditshmen spanjolle "AS", ka folur mbi javen e fundit te kampionatit spanjoll, mbi shanset e skuadres se tij per te fituar kete titull dhe ka shprehur deshiren e tij qe Tierri Henri te bashkohet me skuadren e Barcelones kete vere.



- Si ju duket nje sulm i formuar nga Ronaldinjo, Mesi, Eto'o dhe Tierri Henri?

- Shpresoj qe te marrim sulmuesin me te mire ne bote, por gjithashtu edhe mbrojtesin me te mire ne bote, sepse ne futboll nuk ka vetem sulm. Duhet te ndihmojne shoket e skuadres, edhe pse nuk jam une ai qe planifikoj skuadren. Ciki Begirishtain dhe trajneri Frenk Rajkard do ta sjellin me te mirin, dhe Henri eshte nje nder sulmuesit me te mire ne bote. Ata do te bejne me te miren per Barcelonen.

- Flitet per interesimin e Miilanit. Ju mund te na siguroni se do te qendroni te Barca sezonin e ardhshem?

- Nuk di se si t'ua them ndryshe. Kam nje kontrate me klubin dhe ai qe vendos jam une. Klubi nuk mund te me largoje duke pasur nje kontrate. Te dyja palet deshirojme qe une te qendroj te Barcelona dhe nuk kemi me se cfare te flaism mbi kete teme. Do te qendroj te Barca dhe nuk e di se nga vijne keto zera qe thone se une do te largohem.

- Barcelona mendoi se e kishte titullin te sigurt, por ja qe nuk ndodhi keshtu. Ku gabuat?

- Gabimi qe beme eshte se besuam se e kishim titullin te fituar. Kemi qene kampione ne dy vitet e fundit, por kur fillon nje kampionat askush nuk eshte kampion. Shpresojme qe gezimi dhe triumfi yne te jete ne javen e fundit.

- A i keni kerkuar ose a do t'i kerkoni ndonje gje lojtareve te Majorkes, ish-skuadres tuaj?

- Une nuk luaj me atje, edhe pse shpresoj te kthehem ndonje dite, por nuk mund t'i kerkoj asgje. Barca duhet te mendoj per ndeshjen e saj, sepse per te tjerat nuk mund te bejme asgje.

- A mendoni njesoj si Leo Mesi per shperblimet?

- Nuk di te them nese jam pro apo kunder, edhe pse jemi ketu per te fituar para dhe nese ka dicka ekstra, atehere me mire. Une jam futbollist dhe luaj ne fushe dhe nuk e di se cfare do te bejne drejtuesit.

- A u ndjete ne siklet per festimet e Ramon Kalderonit ne "La Romareda" te shtunen ne mbremje?

- Cdo njeri ben ate qe do. Nuk jam ketu per te folur per Realin e Madridit.

- Cfare do te mendonit nese Havier Saviola do te shkonte te Reali? - Une e respektoj shume Havierin dhe sidomos vendimin qe do te marre. Ka kaluar nje vit shume te veshtire dhe i uroj shume fat kudo qe te shkoje.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Java e fundit e kampionatit ne Spanje

1 Real Madrid 73
2 Barcelona 73
3 Sevilla 71


HT Gimnastic 0 - 3 Barcelona
HT Real Madrid 0 - 1 Mallorca
HT Sevilla 0 - 0 Villarreal
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: ALTIN *1A*</div><div class="ubbcode-body">Java e fundit e kampionatit ne Spanje

1 Real Madrid 73
2 Barcelona 73
3 Sevilla 71

</div></div>

79' Real Madrid 3 - 1 Mallorca
79' Gimnastic 0 - 4 Barcelona
79' Sevilla 0 - 1 Villarreal
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Real Madrid Kampion per te 30 here /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_angel.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone


Berluskoni: “Sheva? Thuajse e përfunduar”


Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka gati goditjen e madhe të merkatos. “Sheva? Një çështje e kryer në 80% të saj”. Ronaldinjo, Tieri Henri, Didier Drogba, Samuel Eto’o dhe Andrij Shevçenko. Blerja më e madhe e kuqezinjve për sezonin e ri do të jetë një prej këtyre emrave të mëdhenj. Tashmë duket se padroni i Milanit, miliarderi Berluskoni, e ka përcaktuar emrin. I intervistuar nga “Canale Italia”, presidenti i Milanit hodhi dritë me strategjinë e merkatos kuqezi. Një strategji që nis nga zemra e tij. “Dy ditë më parë fola me Adriano Galianin për të fundit herë. Më bëri të ditur se për Shevçenkon linja ishte e nxehtë dhe kthimi i tij te Milani thuajse konsiderohet 80% i sigurt. Sheva dëshiron të kthehet te ne dhe pagesa e tij nuk është një pengesë, do të ishte e njëjtë me atë të kampioneve të tjerë tanët. Sigurisht, që më parë duhet të merret vesh me Çelsin”.
“Blutë” konsiderohen si pengesa kryesore, duke marrë në konsideratë faktin që një vit më parë Roman Abramoviç shënoi 45 milionë euro për të angazhuar sulmuesin ukrainas atëherë kuqezi.
“Sheva është si një fëmijë për mua. Me të kam kaluar momente të rëndësishme në nivelin familjar. Mendoj për shembullin e lindjes së djalit të tij, për të cilin unë jam kumbara, më pas për operacionin në zemër të babait të tij. Samuel Eto’o është i ri, por dhe Sheva është gjithashtu. Dhe ka shumë vite përpara për të luajtur sezone të mëdha. Dhe, pastaj, unë jam një romantik”. Zemra do të bëjë diferencën në përzgjedhjen e blerjes së madhe. Nëse për çështja “Shevçenko” quhet 80% e kryer, 20% që mungon do të kompletohet pa dyshim nga Silvio Berluskoni, “ati” i tij shpirtëror.

“Nuk e shesim Kakanë”

Lajmi për takimin midis drejtuesve të Realit të Madridit (Baldini dhe Mijatoviç) dhe babait të Kakasë, inxhinierit Bosko Leite në një restorant pranë lumit “Lago di Varese”, nuk i gjeti të papërgatitur drejtuesit më të lartë kuqezinj. Sipas “Corriere dello sport”, madrilenët kishin zyrtarizuar ofertën e çmendur: 75 milionë euro për klubin e Milanit dhe 10 milionë euro për sezon për futbollistin. Kaka është me pushime në Shtetet e Bashkuara së bashku me gruan. Ishte vetë Adriano Galiani, administratori i deleguar i Milanit, i cili përmes një deklarate zyrtare në sitin e klubit ripohoi: “Konfirmojmë se nuk e shesim Kakanë. Nga ai takim dimë gjithçka pasi ishim të informuar nga babai i Kakasë dhe nga Gaetano Paolilo. Milani nuk do ta shesë Kakanë”. Galiani theksoi edhe diferencën në raportin e detyrimeve fiskale midis Italisë dhe Spanjës, ku avantazhi flet për klubet spanjolle. “Për të njëjtën shumë të paguar, lojtari mund të fitojë neto 50% të pagës bruto, ndërsa në Spanjë ai mund të fitojë 75%”.
Rikardo Izecson dos Santos Leite, ose shkurt Kaká, lindi në Brazilia, më 22 prill 1982. Në ndryshim me brazilianët e tjerë që futbolli i ka shpëtuar nga varfëria, i përket një familjeje të mesme borgjeze: babai është inxhiner civil dhe e ëma një profesoreshë. Kaka arriti në Milani në verën e vitit 2003. Futbollisti u martua me Karolinë Seliko, më 23 dhjetor 2005.

Europa, dhjetë ekipet më të mira

1. Milani (Itali), 133.808 pikë
2. Barcelona (Spanjë), 119.374
3. Liverpuli (Angli), 112.618
4. Interi (Itali), 107.80
5. Arsenali (Angli), 104.374
6. R. Madridit (Spanjë) 104.374
7. Çelsi (Angli), 99.168
8. Mançester J. (Angli), 99.168
9. Valencia (Spanjë), 99.374
10. Lioni (Francë) 95.706

Morati gati për një këmbim Adriano-Eto`o?

Edhe Interi është i lidhur me Samuel Eto’o të Barcelonës, ku mendohet edhe një këmbim me Adrianon. Mund të jetë një nga tratativat më tërheqëse të kësaj vere. Gazeta e përditshme e Barcelonës, “El Mundo Deportivo”, flet qartë për mundësinë e një këmbimi të tillë. Nëse goditja e parë interiste ishte ajo e David Suazos të Kaljarit, e dyta mund të jetë Samuel Eto’o i Barcelonës. Shoqëria zikaltër duket se i ka kaluar kushërinjtë kuqezinj në rrugën drejt sulmuesit kamerunas. E gjitha kjo falë një karte shumë të çmuar që e zotëron vetëm Masimo Morati, me emrin Adriano. E gjithë historia ka lindur falë një vizite të kryer nga Luis Suarez, një nga emrat e lavdishëm të së kaluarës si te Barcelona, ashtu dhe te Interi. Suarez besohet se ka marrë miratimin e shoqërisë katalanase për tratativën me Interin.
Presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta, kishte pranuar ofertën zikaltër dhe ishte shfaqur entuziast në krijimin e çiftit brazilan, Ronaldinjo-Adriano, një dyshe që prodhoi spektakël në Kupën e Konfederatave të vitit 2005. Një dyshe për të cilën, falë dhe shumës që Morati do të derdhte në arkën katalanase, mund t’i shtohej edhe Tieri Henri. Në fakt, nuk është vetëm Milani, Interi dhe Liverpuli, por edhe një klub spanjoll në gjurmët e Samuel Eto’o. Lajmin e jep siti spanjoll “AS”, që përmend emrat e Realit të Madridit dhe Valencias, dy klubet iberike që kanë mundësitë ekonomike për të blerë ndërkombëtarin kamerunas nga Barcelona.

Bekham, në “shoun” përkujtimor e Dianës

Dejvid Bekham do të jetë një nga të ftuarit “VIP” në koncertin përkujtimor kushtuar princeshës Diana, i programuar më 1 korrik 2007 në “Uembli”. Ftesa yllit të Realit të Madridit i ka ardhur nga princi Uiliam dhe lojtari e pranoi menjëherë. Uiliam, 24 vjeç dhe vëllai i tij, Herri (22), janë admirues të mëdhenj të Bekhamit, i cili do të luajë një rol të dorës së parë gjatë shfaqjes. Midis artistëve do të jenë dhe Sër Elton Xhohn dhe grupi “Take That”.

Pesë klube angleze nën hetim

Pesë klube anglezë të Premier League: Bolton, Çelsi, Midëllsbrou, Njukasëlli dhe Portsmuthi, dy manaxherë dhe 15 agjentë lojtarë janë të lidhur me transferime të parregullta në Angli. Lord Stivesns, që kryen edhe hetimet ka përmendur emrin e ish-bosit të Boltonit, Sem Alardjus, tashmë të Njukasëlli dhe një tjetër, ish-menaxher i Njukasëllit, Grim Hounes. 17 transferimet e dyshuara të futbollistëve janë: 4 të Njukasëlli (Emre, Boumsong, Faje, Lugue), 4 te Boltoni (Habsi, Ben Haim, Kaku dhe Korreira), 3 te Çelsi (Drogba, Ceh, Esien), 3 te Portsmuthi (Mbesuma, Muaruari, Sise) dhe dy te Midëllsbrou (Yahkubu dhe Roshembek).
 
Top