Re: Futboll Zone
Baric, i kenaqur me debutuesit
Angli B 3
Shqiperi 1
Shenues: Smith 34', Dauning 37', 58' / Berisha 44'
E premte, 25 maj 2007, ora 20:00 (lokale) ne stadiumin "Turf Moor" te Bernleit
Anglia B: Karson, F.Nevil (46' Xhagelka), King, Dozon, Shorei (73' Leskot), Lenon (10' Dauning), Beri (64' Tejlor), Xhenas, Bentlei (71' Defo), Ouen, Smith (64' Dajer) Tr: S.Meklaren
Shqiperia: Beqaj (78' Hidi), Haxhi (79' Ahmataj), Dede, Rrustemi, Vangjeli, Bulku, Duro (65' Vrapi), Berisha, Skela (74' Hyka), Muka (46' Murati), Bushi (71' Sinani) Tr: O.Baric
Gjyqtare: A.De Marko, L.Maxhani, M.Liberti (Itali)
Qe kemi arritur te fitojme dy lojtare, si Vangjeli dhe Rrustemi, kjo eshte kuptuar tashme, qe ne momentin kur te dy mbrojtesit preken topin e pare ne loje. Fitoi Anglia, por nje gje te tille e beme edhe ne, sepse, ne nje menyre ose ne tjetren, realizuam objektivin per te cilin kishim shkuar deri ne Bernlein e larget: te fitonim futbolliste. Dhe mjafton kjo, por edhe nje performance e shkelqyer e Berishes, per t'i thene bravo atij qe besoi tek ata, pra trajnerit Baric. Nje ndeshje qe nisi e ekuilibruar, ku nga nje ane Anglia mundohej te ndertonte dhe, nga ana tjeter, kuqezinjte e Baricit kerkonin qe te befasonin me ane te kundersulmit. Majde, ne disa raste ia kane arritu kesaj, kur mjafton te permendesh traversen e goditur nga Berisha (lojtari me i mire ne fushe) dhe rastin e Bushit. Kombetarja shqiptare eshte rreshtuar ne fushe me nje skeme taktike thuajse te ngjashme me ate qe luajti ne Bullgari, edhe pse formacioni kishte ndryshime te dukshme. Baric e vendosi skuadren me rreshtimin 4-4-1-1, me Rrustemin dhe Vangjelin (loje shume e mire e dy debutuesve) ne mbrojtje (i pari ne qender e tjetri ne krahun e djathte), krahas Dedes dhe Haxhit. Ne mesfushe, Duro, Bulku, Skela, Muka dhe Berisha (sulmues i "fshehur") mbeshtesnin Bushin ne vijen e pare. Nga ana tjeter, Stiv Meklaren e rreshtoi formacionin me skemen 4-4-2, ku duhet permendur rikthimi i sulmuesit te Njukasellit, Majkell Ouen, pas kaq kohesh, i cili eshte duartrokitur nga shikuesit. Megjithate, shume pak ka bere Ouen ne pjesen e pare, pervec nje gjuajtjeje ne porte. Minuta e 22-te do te ishte pikenisja e nje sere aksioneve te rrezikshme nga ana e formacionit kuqezi, qe do te vinte ne veshtiresi dhe ne kaos skuadren e Meklarenit, te pakten deri ne minuten e 34-t, kur Smith ka kaluar ne avantazh "tre luanet". Por, ne te 37', Douning e ka cuar ne dy gola avantazhin per Angline, ndersa pritej qe te ishin kuqezinjte qe te shenonin. Megjithate, atehere kur u mendua se pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-0, Berisha ka shenuar nje gol spektakolar, duke ngritur peshe te pakten 1000 shqiptaret e pranishem pas portes se Karson. Pjesa e dyte do te niste me Muratin ("as mish as peshk") ne vend te Mukes dhe me nje Angli me te karikuar, teksa kombetarja kuqezi dukej shume e lodhur per te kundervepruar. Aq sa, qe ne te 57', si pasoje e nje mbrojtjeje te cakorduar, Douning shenon golin e trete dhe te "knock-out"-it per skuadren e Baricit. Ne kete moment trajneri kroat mendon se duhen bere disa nderrime (ne fund te fundit, per kete kishte shkuar ne Angli) dhe aktivizon Vrapin per Duron, Sinanin per Bushin (i cili mendon se mund te beje mrekulli edhe duke luajtur vetem), Hyken per Skelen, Hidin per Beqajn dhe, ne fund, Ahmatajn per Haxhin. Perfundimisht, Baric i kryen te gjashte zevendesimet, ashtu si edhe kolegu i tij, Meklaren, teksa ne fund rezultati pozitiv i ka buzeqeshur teknikut anglez. 3-1 dhe Shqiperia vetem sa ka "pickuar" "luanet". Nga ana tjeter, me lojtare si Murati dhe Bushi nuk mund te pretendosh me shume, jo vetem ne rezultat, por as se ke eksperimentuar.
Oto Baric: Mund te them se ne pjesen e pare luajtem si te barabarte me Angline. Me pelqyen jashtezakonisht lojtaret qe kisha hedhur ne fushe, sidomos debutuesit Rrustemi dhe Vangjeli, gjithashtu Berisha, Skela, por edhe Bushi. Ky i fundit mund te kete humbur disa raste, por ka luajtur fort dhe kjo nuk eshte pak. Ne pjesen e dyte, skuadra sikur u hutua, por edhe goli i dyte i Anglise erdhi nga nje faull, sepse perndryshe ndeshja duhet te kishte perfunduar 2-2 dhe do te ishte nje barazim i merituar. Gjithsesi, une e thashe qe rezultati nuk ka rendesi dhe mendoj se une dhe te gjithe ia arritem asaj, per te cilen kishim ardhur, pra qe te fitonim futbolliste.