Re: Futboll Zone
"Fenomeni" mbërrin në Milano për kuqezinjt
Tashmë është e sigurt: Ronaldo dhe Milani janë njohur zyrtarisht dje në mbrëmje, gjatë gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes kuqezinjve dhe Romës, që ishte në program në "San Siro" në orën 21.15. Braziliani "zbarkoi" gjatë mbrëmjes me një fluturim privat në aeroportin e Linates dhe më pas shkoi në stadium, ku u prit nga tifozët kuqezinj, një numër i madh i të cilëve kishin shkuar që pasdite përballë selisë së klubit në pritje për të mësuar ndonjë lajm.
"Lojtari po mbërrin më Milano dhe kjo do të thotë se bisedimet ndodhen në një pikë të mirë", - ka thënë Ernesto Bronxeti, duke konfirmuar se çështja është zgjidhur, por ajo nuk mund të quhet e realizuar, të paktën deri në kryerjen e vizitave mjekësore, që janë në program sot në mëngjes. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës nuk do të jetë i mundur përpara javës së ardhshme, sikurse ka shpjeguar avokati Kantamesa, përfaqësuesi ligjor i klubit kuqezi: "E hëna ose e marta mund të jetë dita e nënshkrimit të kontratës. Gjithçka do të varet nga vizitat mjekësore që Ronaldo do të zhvillojë në MilanLab dhe nga vlerësimet e mjekëve kuqezinj". Marrëveshja mësohet të jetë arritur mbi bazën e 6 milionë eurove. "Me Real Madridin i kemi kapërcyer të gjitha problemet", - ka konfirmuar Kantamesa.
Gjatë pasdites, edhe administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ishte shprehur për Ronaldon: "Po dërgojmë një ofertë për Ronaldon, po negociojmë dhe të shohim si do të shkojë. Më pas, gjithçka do të varet nga rezultati i vizitave mjekësore. Kemi ende edhe shumë gjëra për të bërë." Përballë pyetjes nëse do të kishte ardhur dhe Ronaldo në "San Siro", ai u përgjigj: "Po, ka mundësi të jetë".
Morati: U kthye në ekipin e gabuar
Masimo Moratit nuk i ka ardhur mirë. Pavarësisht nga superfuqia e Interit të tij, që u rikonfirmua në Kupën e Italisë ndaj Sampit, presidenti zikaltër e shikon si një karshillëk rikthimin e Ronaldos në Milano, por me fanellën e "kushërinjve". "Përpara së gjithash po kthehet në skuadrën e gabuar, - ka thënë Morati, - dhe më pas nuk është diçka e bukur. Nëse kam uruar që kjo çështje të mos realizohej? Po, por edhe disi për Milanin... Ne nuk kemi nevojë për Ronin..."