Futboll Zone

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

"Fenomeni" mbërrin në Milano për kuqezinjt

Tashmë është e sigurt: Ronaldo dhe Milani janë njohur zyrtarisht dje në mbrëmje, gjatë gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes kuqezinjve dhe Romës, që ishte në program në "San Siro" në orën 21.15. Braziliani "zbarkoi" gjatë mbrëmjes me një fluturim privat në aeroportin e Linates dhe më pas shkoi në stadium, ku u prit nga tifozët kuqezinj, një numër i madh i të cilëve kishin shkuar që pasdite përballë selisë së klubit në pritje për të mësuar ndonjë lajm.
"Lojtari po mbërrin më Milano dhe kjo do të thotë se bisedimet ndodhen në një pikë të mirë", - ka thënë Ernesto Bronxeti, duke konfirmuar se çështja është zgjidhur, por ajo nuk mund të quhet e realizuar, të paktën deri në kryerjen e vizitave mjekësore, që janë në program sot në mëngjes. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës nuk do të jetë i mundur përpara javës së ardhshme, sikurse ka shpjeguar avokati Kantamesa, përfaqësuesi ligjor i klubit kuqezi: "E hëna ose e marta mund të jetë dita e nënshkrimit të kontratës. Gjithçka do të varet nga vizitat mjekësore që Ronaldo do të zhvillojë në MilanLab dhe nga vlerësimet e mjekëve kuqezinj". Marrëveshja mësohet të jetë arritur mbi bazën e 6 milionë eurove. "Me Real Madridin i kemi kapërcyer të gjitha problemet", - ka konfirmuar Kantamesa.
Gjatë pasdites, edhe administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ishte shprehur për Ronaldon: "Po dërgojmë një ofertë për Ronaldon, po negociojmë dhe të shohim si do të shkojë. Më pas, gjithçka do të varet nga rezultati i vizitave mjekësore. Kemi ende edhe shumë gjëra për të bërë." Përballë pyetjes nëse do të kishte ardhur dhe Ronaldo në "San Siro", ai u përgjigj: "Po, ka mundësi të jetë".


Morati: U kthye në ekipin e gabuar
Masimo Moratit nuk i ka ardhur mirë. Pavarësisht nga superfuqia e Interit të tij, që u rikonfirmua në Kupën e Italisë ndaj Sampit, presidenti zikaltër e shikon si një karshillëk rikthimin e Ronaldos në Milano, por me fanellën e "kushërinjve". "Përpara së gjithash po kthehet në skuadrën e gabuar, - ka thënë Morati, - dhe më pas nuk është diçka e bukur. Nëse kam uruar që kjo çështje të mos realizohej? Po, por edhe disi për Milanin... Ne nuk kemi nevojë për Ronin..."
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Roni: Morati ka nje muaj qe me kerkon!

28 Janar "Padroni i Interit me ka telefonuar disa here dhe nuk i jam pergjigjur asnjehere, ndaj nuk e kuptoj pse me akuzon"

"Nuk jam aspak nje lojtar i perenduar dhe jam te Milani per te pegenjeshtruar te gjithe ata qe mendojne te kunderten". Nje mesazh teper i qarte ai i leshuar nga Ronaldo qe, ne diten e tij te pare si kuqezi, te premten, ka vizituar laburatorin e Milanit, vendi ku ai, i mbikqyrur nga nje staf mjekesor, do t'i nenshtrohet vizitave dhe do te trajtohet me nje kure te vecante. Rikthimi i tij parashikohet te jete nje muaj, ashtu si kane konfirmuar edhe Zhan Pjer Merseman, mjeku kryesor i Milanit: "Mendoj se Roni do te kthehe per nje muaj, nese i nenshtrohet totalisht terapise. Ai ka dhene fjalen e tij se do te bashkepunoje me ne, ndaj mendojme se do te rikthehet shpejt". Nderkohe, Ronaldo u shpreh: "Dua qe te vihem ne diskutim, sepse nuk mund te luaje vetem fale emrit tim. Maldini ka thene se jam i dyti pas Maradones? Jam une i nderuar qe do te luaje ndaj nje lojtari te madh si Maldini. Pastaj, te gjithe me priten mire, ndaj nuk kam pse te mos jem i lumtur".

Ne fund, Ronaldo eshte ndalur te deklaratat e Moratit, i cili e cilesoi si tradhetar Ronin, per kalimin e tij te Milani, pas aventures te Interi. "Morati, perpara se te pranoja Milanin, me merrte vazhdimisht, por nuk i jam pergjigjur asnjehere. Nuk e kuptoj pse thote te tilla gjera per mua, duke pare se bashke kemi kaluar shume mire. Sapo vura kembe ne Milano i telefonova dhe e pershendeta, por ai u soll shume keq. S'e kuptoj se nga i vjen ky inat, sepse nese mbaj mend mire, gjate ketyre viteve, askush nuk me kerkoi, ndersa tani ne fund, te gjitheve iu ngjall interesi".

Nderkohe, pasi i eshte nenshtruar te gjithe kontrolleve mjekesore, tani braziliani ndodhet ne Spanje, i shoqeruar edhe nga Leonardo. Nderkohe, Ronaldo do te perfitoje per 18 muaj 6 milion euro.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

"Morati, Fenomeni s'te perket me!"

28 Janar Ne fund, Galiani eshte ndalur te deklaratat e Masimo Moratit, qe u shpreh ne lidhje me kalimin e Ronaldos te Milani. "Mendoj se Morati flet si nje tifoz dhe sepse Roni ka luajtur te Interi per disa vite, por ai duhet te kuptoje se ai erdhi nga Reali dhe jo nga Interi, ndaj nuk i perket me".
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Barca, gati te shese Ronaldinjon?

28 Janar Zerat per stervitje te pakte nga ana e Dinjos, vershellimat e publikut dhe ofertat nga jashte vendit kane bere qe ideja e largimit te tij te mos duket utopi

Loja e sulmuesit brazilian, Ronaldinjo, nuk eshte ne lartesine e duhur dhe te gjithe drejtuesit e Barcelones jane te shqetesuar per kete. Dihet se ylli brazilian e ngjiti ne majat me te larta skuadren katalanase, duke i dhene kesaj skuadre shume tituj. Sipas shtypi spanjoll, thuhet se ne qofte se Ronaldinjo nuk arrin te ngjitet ne lojen e tij me te mire, atehere drejtuesit e Barcelones do ta nxjerrin ne shitje. Ylli i Barcelones dhe idhulli i gjithe tifozeve katalanas, degjoi per here te pare qe kur ka veshur fanellen e Barcelones, vershellimat dhe kundershtimet e publikut ne adrese te tij, ne ndeshjen e luajtur ne "Camp Nou" kunder Xhimnastik. Nje drejtues i klubit komentoi se ne qofte se braziliani vazhdon te kete kundershtimet e publikut, atehere nuk do te bejne asgje per ta mbrojtur. Klubi kerkon te bej nje sondazh, per te pare se si do ta presin tifozet nje largim te Ronaldinjos.

Braziliani eshte lojtari me me vlera i skuadres se Frenk Rajkardit dhe klube si Celsi apo Milani, nuk do te hezitonin te paguanin 100 milione euro per te marre sherbimet e yllit te Barcelones. Zevendespresidenti Ferrian Soriano, gjate nje konference per shtyp, foli per gjendjen aktuale te skuadres se Barcelones dhe shtoi se deri tani, drejtuesit e klubit nuk kane ndermend te rinovojne kontraten e Ronaldinjos.

Sipas te perditshmes spanjolle "AS", drejtuesit e Barcelones kane thene: "Ronaldinjo eshte me i miri qe kemi, shpresojme te rikuperohet dhe te kthehet si me pare, por nuk eshte lojtari i vetem ne bote qe mund te coj nje skuader drejt sukseseve te medha". Keshtu qe kontrata qe ishte e parashikuar te rinovohej deri ne 2014 (deri ne moshen 34 vjec), duket se eshte shume larg. Ronaldinjo, me rendimentin e tij, tifozet me pergjigjet e tyre dhe merkato me ofertat e saj, do te jene vendimtare mbi te ardhmen e Ronaldinjos. Te gjitha mediat kane kohe qe flasin per nje largim te mundshem te brazilianit nga skuadra e Barcelones. Shtypi kerkon te bej nje sondazh per te verifikuar mendimet e tifozeve katalanas mbi idhullin e tyre, por vershellimat e "Camp Nou" ne ndeshjen kunder Xhmnastik ne kampionat e vertetuan kete gje. Zerat rreth klubit katalanas bejne te ditur se Ronaldinjo stervitet shume pak, kujdeset me pak se vitet e kaluara dhe duket se ka shtuar disa kilogram ne peshen e tij.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Magat: Keshtu nuk behemi dot kampione!

28 Janar Ndeshja ne Dortmund duhet t'i sherbente Bajernit te Mynihut per te arritur fitoren e pare ne fazen e dyte te sezonit, por ndodhi e kunderta. Mbremjen e se premtes, bavarezet e Magatit e kryesuan 2-1 ne pjesen e pare te lojes por me pas iu nenshtruan vendasve me rezultatin 2-3. Trajneri i Bajernit, Feliks Magat, shprehu zhgenjimin e tij per kete takim. "Nuk e kisha menduar kurre se prej ketej do te laroheshim me humbje. Ne lejuam qe Borusia te lunate me shume se ne, ne kete menyre, nuk kemi shanse per t'u bere serish kampione", tha ai. Miqte i lane vendasve shume hapesire per te vepruar. Ne krahun e djathte, kampionet e Magatit nuk e kontrolluan dot Deden, i cili ishte i lire te bente c'te donte. Braziliani i pergatiti te dy golat me koke te Aleksander Frait, duke qene keshtu nje nga personazhet me te rendesishem ne fushe. Ndersa Dortmundi la pershtypje shume te mire nen drejtimin e trajnerit te ri, Jurgen Reber, lojtaret bavareze treguan mendjemadhesi me shume se sa cilesi. Pas golit te Makait, kampionet, e treguan hapur besimin e tyre absolut te fitorja dhe lejuan qe pjesa e dyte e lojes te dilte nga kontrolli i tyre. "Mbrojtja jone nuk duhet te lejoje me kurre qe nje lojtar te realizoje dy gola me koke", tha Magati. Edhe ne mesfushe mungoi dukshem fantazia. Ndersa ne sulm, vlen per t'u permendur vetem goli i Makait. Klaudio Pizarro thuajse nuk ishte fare ne fushe. Edhe presidenti i Bajernit, Franc Bekenbauer nuk e priste humbjen e skuadres: "Ne parim, te Bajerni nuk kane ndryshuar shume gjera. Kaq keq kemi luajtur edhe ne fazen e pare. Ne disa momente ne na mungoi levizja, angazhimi dhe pasioni".

Krejt ndryshe eshte atmosfera tek Borusia Dortmund. "Ne ndiheshim fajtore para tifozeve tane. Kjo eshte dita me e bukur per mua qekurse kam ardhur ne Dortmund", tha Frai, autori i dy golave. Edhe per trajnerin Reber, fitorja ndaj Bajernit eshte nje moment shume i vecante: "Nje debutim i tille, nje fitore kunder Bajernit... me mire se kaq nuk behet". Ai mburri lojen e skuadres se tij dhe nder te tjera tha: "Ne treguam potencialin qe ndodhet ne skuader. Por ky eshte vetem hapi i pare, me ane te se cilit duam te tregojme se jemi ne rrugen e duhur".
 

mostro

Putraku
Re: Futboll Zone

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
"Fenomeni" mbërrin në Milano për kuqezinjt
"

[/ QUOTE ]
SHIF KUR TE JA THYJ KOMET MATERAZZI...
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Bajerni
Shkarkohet Magat, vjen Hitcfeld

Feliks Magat nuk do të jetë më trajner i rekordmenëve të Gjermanisë, Bajernit të Mynihut. Një ditë pas barazimit 0:0 kundër skuadrës së Bohumit, drejtuesit e Bajernit kanë hequr nga detyra e trajnerit Feliks Magat, edhe pse ky i fundit kishte një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të 2008 me skuadrën bavareze. Pasardhësi i tij do të bëhet një njohje e vjetër: Otmar Hitcfeld, i cili ka drejtuar skuadrën e Bajernit që nga viti 1998 deri në 2004, ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni. “Na vjen shumë keq për këtë vendim”, tha bosi i Bajernit Karl Hainc Rumenige dhe shtoi: “Feliks Magat ka bërë një punë të shkëlqyer për dy vjet e gjysmë si trajner, duke qenë shumë i suksesshëm, ku për dy vjet ka fituar dy herë rresht kampionatin gjerman dhe kupën. Ne si drejtues klubi duhet të shohim zhvillimin aktual të skuadrës dhe të merrnim një vendim”.
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Ngjarje e rende ne ndeshjen e prapambetur , Ne Derbin e Sicilise Catania-Palermi 1-2, ndeshja u nderpre per 35 minuta , nga sendet e hedhura nga tifozet , rremujat qe shkatuan ato , Vdiq nje Karabinier dhe 100 te plagosur, gjendedje alarmi ne spitalin e Catanias.

FIGC ( federata italiane e lojes se futbollit) ben bllokimin e te gjitha campionateve.
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Vazhdon gjendje e jashtezakonshme jashte stadiumit te Katanias , ka konfrontime mes tifozave dhe policise , nje kaos i vertete mund ta ndiqni Live tek SKY Premium TG24.


Per nderprerjen e kampionateve bashkohet dhe Kryeministri R.Prodi. /pf/images/graemlins/mad.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Ndeshja mbaroi Shqiperi - Maqedoni 0/1

Ekipi yne kombetar perfundimisht cop cop /pf/images/graemlins/mad.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Dhe pse luan ne Serine B, bardhezinjte tenditen ne klubin me me shum ete ardhura ne Itali, dhe te tretet ne Europe.

Reali Madridit dhe Barcelona jane dy Klubet me te pasuara ne bote.Ky Studim u be nga Deloite.
Ja dhe renditja.

Reali M ---- 292 Milion $ Ne vit
Barcelona---- 259
Juventus---- 251
Man Utd-----242
Milan-----238
Celsi----221
Inter----206
Bayern M--204
Arsenal--192
Liverpool--176.

Juventus Interesohet per mbrojtesin argjentinas te Mancester United Gabriel Haince.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kupa Uefa

14 Shkurt
FT Bordeaux 0 - 0 Osasuna
FT CSKA Moscow 0 - 0 Maccabi Haifa
FT Shakhtar Donetsk 1 - 1 Nancy
FT Bayer Leverkusen 3 - 2 Blackburn R.
FT Fenerbahce 3 - 3 AZ Alkmaar
FT Hapoel Tel Aviv 2 - 1 Rangers
FT Werder Bremen 3 - 0 Ajax Amsterdam
FT AEK Athens 0 - 2 Paris S.G.
FT Livorno 1 - 2 Espanyol
FT Benfica 1 - 0 Dinamo Bucuresti
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Kupa Uefa

AZ Alkmaar 2 : 2 Fenerbahce
AS Nancy Lorraine 0 : 1 FC Shakhtar Donetsk
Blackburn Rovers 0 : 0 Bayer Leverkusen
FC Dinamo Bucuresti 1 : 2 Benfica
Maccabi Haifa 1 : 0PFC CSKA Moskva
Parma 0 : 1 Braga Sporting
Paris Saint-Germain 2 : 0 AEK Athens
Newcastle United 1 : 0 Zulte-Waregem
Celta de Vigo 2 : 1 FC Spartak Moskva
Sevilla 1 : 0 FC Steaua Bucuresti
Panathinaikos 0 : 0 Lens
Osasuna 1 : 0 Bordeaux
Ajax Amsterdam 3 : 1 Werder Bremen
Glasgow Rangers 4 : 0 Hapoel Tel-Aviv FC
Espanyol 2 : 0 Livorno
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Cas.jpg


20:30 AC Milan -- : -- Sampdoria
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Ka thyer akullin me ne fund Erion Bogdani duke shenuar 2 nga 3 golat e fitores se djeshme te Chievos ndaj Torinos.

Nuk ka mjaftuar goli i kryegolashenuesit ne ligen e 2 gjermane Edmond Kapllanit .
img230957.jpg

Ekipi i tij eshte mundur Ausburg-karlsruher 3-1.

cd653bfa26.jpg
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

245050_MEDIUMSQUARE.jpg


Ka bere ate per te cilen eshte blere Ish bomberi i Tiranes ,shkodrani Hamdi Salihi i cili luan ne Kampionatin Austriak ne rradhet e Ried.

Ne ndeshjen e djeshme Mattesburg-Ried 1-2 Sulmuesi i kombetares tone ka treguar se eshte i lindur per te shenuar ka shenuar te dy golat e fitores ne trasferte te ekipit te tij.

Suksese Salihi /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
Top