Futboll Zone

olololol

Primus registratum
Futboll Zone

Ktu do hidhen informacionet me te fundit nga kamp e ndryshme te Europes.


Dje u luajten cerekfinalet e Carling Cup ne Angli
Bie ne sy fitorja e dyte rradhazi jashte fushe e Arsenal ndaj Liverpool ( e fundit para ca ditesh 1-3 FA Cup)

Dje Liverpool-Arsenal 3-6 H. Baptista 4 gola ( humbi dhe nje penallti)

Itali TIM Cup

Vazhdon Seria pozitive e Interit
Cerekfinalet e TIM Cup Empoli-Inter 0-2
Sot Luhen dhe ndeshjet e Kupes se Mbretit ne Spanje.


Nderkohe qe shumica e ekipeve jane ne faze pregatitore ne Dubai dhe Turqi.
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Dje u luajten ndeshjet e Premiership
Te gjitha pretendentet fituan
Man Utd-Aston V 3-1
Chelsea-Wigan 4-0
Watford-Liverpool 0-3
Blackburn-Arsenal 0-2

Spanje Primeradivision

Valencia fitoj lehtesisht ngaj Levantes 3-0
Ndersa ne Derbin e Katalonjes Espanyol-Barcelona 3-1
Fitorja mbas 5 vjetesh i takoj bardhekalterve , kjo humbje rrezikon pozitat ne krye te Barcelones.

Italia Seria A

Fitorja e 12 rradhazi e Interin ndaj Torinos
Torino-Inter 1-3

Serie B
Mantova-Juventus 1-0 humbja e pare e Juves ne kete sezon.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Jose Mourinho: Ose të ikë Shevchenko, ose iki unë

Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho, ka deklaruar se do të largohet nga klubi nëse presidenti Abramovich nuk largon sulmuesin ukrainas, Andriy Shevchenko. Ky është njoftimi që jepet në mediat britanike, pasi blutë fituan 4-0 ndaj Wigan-it në Premier, pa pasur në përbërje lojtarin e ardhur nga Milan-i. Mendohet që Mourinho ka probleme edhe me drejtorin teknik Arnesen, me të cilin, pohohet se nuk merret vesh për lojtarët që duhen marrë. Por, kapiteni i skuadrës, John Terry, ka deklaruar se është totalisht në krah të Mourinho-s. “Jam gati të ngre lojtarët në protestë për të mbajtur trajnerin te Chelsea”, - ka thënë Terry.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

<font color="brown"> Të çmendur pas Shvainstaigerit...!


Shvainstaiger është shndërruar për Bajernin në një nga lojtarët më të rëndësishëm. Për drejtuesit bavarezë, ai nuk është më një djalosh i ri, i cili duhet të këshillohet dhe të mbahet afër.
Nga "Shvajni" te Bastian
"Shvainstaiger ka mundësinë të bëhet një lojtar i madh", - ka deklaruar shkurtimisht Hënesi në një intervistë me "Munchner Abendzeitung". Ai duhet të punojë më shumë individualisht. "Ai duhet të ngrejë një karrierë mbi atë që tregoi në Kupën e Botës dhe të stabilizohet", - ka shtuar drejtori teknik i Bajernit. Gjithashtu, edhe portieri Oliver Kahn e vlerëson shumë mesfushorin e talentuar dhe ka besimin se do ta çojë përpara. "Tashmë ai nuk duhet të thirret më me përkëdheli me shkurtimin Shvaini, tashmë është një lojtar i pjekur dhe kyç për ne, - thotë Kahni për "Bild". - Bastiani duhet të mendojë se ka kaluar periudhën kur ishte një lojtar i ri dhe duhet të marrë më shumë përgjegjësi në shpatulla. Mendoj se tashmë është i gatshëm. Njerëzit presin më shumë prej tij. Nuk është më ai "Shvainstaiger i para tri viteve". Ai është ambientuar shumë mirë në rolin e mesfushorit pas dy sulmuesve dhe është një lojtar i domosdoshëm për mbarëvajtjen e lojës. Ai e ka kryer më së miri detyrën e tij. Shokët e skuadrës më kanë thënë se po luaj mirë, - thotë lojtari. - Gjithashtu, edhe trajneri është i kënaqur me lojën time. Jam përshtatur mirë në atë pozicion ku jam caktuar të luaj. E di që mund të jap maksimumin tim. Edhe kur kam qenë në moshë më të vogël para se të luaja me Bajernin, gjithmonë kam preferuar qendrën e mesfushës", - shtoi ai. Feliks Magat ka këmbëngulur prej kohësh që Bastiani të luajë në këtë pozicion.
Lojtar për "Selesaon"
"E dimë të gjithë që ai është një nga lojtarët më të mirë për momentin në Gjermani", - thotë Roi Makai. Në përfaqësuesen braziliane, Shvainstaiger do të kishte një vend të sigurt nëse do të kishte nënshtetësi tjetër. "Do ta thërrisja në përfaqësuesen tonë, - thotë trajneri Karlos Dunga shkurtimisht. - Ai është një nga lojtarët më të talentuar që kam parë ndonjëherë" </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Sebastian Dajsler largohet nga futbolli


Sebastian Dajsler tërhiqet nga futbolli. Megjithëse në një moshë

27-vjeçare, mesfushori i Bajernit të Mynihut, i cili vuajti jo pak dëmtime në gju, gati 5 prej 2003 dhe disa probleme depresioni, ka vendosur përfundimisht largimin nga ky sport. “Nuk kam më besim te gjuri im”, deklaroi Dajsler në një konferencë për shtyp në Mynih. Pas debutimit të tij të parë në Bundesligë me fanellën e Borussia Moenchengladbach në moshën 18-vjeçare, Dajsler u aktivizua në 2000 me kombëtaren gjermane dhe mendoi se transferimi te Bajern nga Hertha Berlin në 2002 do të pasohej me suksese. Por nuk ndodhi kështu.

Në 2002 mesfushori pëson dëmtimin e parë që e lë edhe jashtë Botërorit.

Sezoni 2003-2004 ka qenë më edhe më i errët për atë, pasi për gati 5

muaj ai u nënshtrua terapive antidepresive në një qendër psikiatrike. Dëmtimi i radhës përkon me vitin 2006 gjatë një seance stërvitore, dëmtim i cili i shuan pothuajse shpresat për një vazhdim të këtij sporti.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Hasan Salihamidzic vesh fanellën e Juventusit
Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic ka bërë të ditur

se në fund të sezonit do të transferohet te Juventusi. Salihamidzic, i cili ka luajtur në radhët e bavarezëve prej vitit 1998 ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin italian. “Unë do të shkoj te Juventusi në verë. Kjo që them është përfundimtare”, ka deklaruar boshnjaku për “Kicker”. “Juventusi është një sfidë e jashtëzakonshme për mua dhe mezi po e pres. Por nuk dua të lë pa përmendur se koha që kam kaluar në Mynih ka qenë fantastike”. Mesfushori 30-vjeçar do të largohet nga Gjermania me një numër të madh suksesesh. Gjatë 7 viteve me këtë fanellë ai ka fituar gjashtë tituj kampionë, katër Kupa të Gjermanisë dhe Champions League në 2001. Në total Salihamidzic ka luajtur 292 ndeshje duke përfshirë 15 të këtij sezoni dhe arriti të shënojë 47 gola.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Hargrivs mbetet në Mynih!


Mundësitë që objektivi i Mançesterit në merkato, Ouen Hargrivs, të largohet nga Bajerni i Myhihut në verë, bëhet gjithë e më i vogël, pasi kampionët e Bundesligës do të humbasim një seri mesfushorësh në fillimin e sezonit të ardhshëm. Të martën, Sebastain Daizler bëri të ditur lamtumirën dhe kjo e shtyu Bajernin të ndalonte transferimin e Ali Karimit te Al Ahlit, gjë që është e pashmangshme në qershor. Këtyre dy mungesave u shtohen ato të Hasan Salihamidxhiçit, që ka firmosur me Juventusin, dhe Mehmet Shollit që do t'i japë lamturimën futbollit. Situata e krijuar e lë Bajernin me vetëm katër mesfushorë në muajin qershor: Mark van Bomel, Bastian Shvainstaiger, Andres Otl dhe pikërisht Ouen Hargrivs. Kësisoj, drejtori i përgjithshëm i bavarezëve, Uli Hënes, tha se do të shmangte largimet. "Nuk është rasti për të lejuar largime të tjera, - tha ai. - Duhet të fillojmë të tregohemi të kujdesshëm me futbollistët që kemi në skuadër." Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Bajerni të dalë në merkato për të kërkuar përforcime pikërisht për repartin e mesit të fushës. "Merkatoja jonë është gjithmonë e hapur, - tha Hënesi, - por gjithashtu po ndjekim me kujdes atë që na sjell sektori i të rinjve. Ndoshta duhet t'u japim më shumë hapësirë dhe përgjegjësi talenteve të reja, sesa të bëjmë blerje të shkaktuara nga paniku. Bajerni nuk ka ndër mend të reagojë si një i sëmurë." Stefan Furstner, 19 vjeç, është futbollisti i fundit nga të rinjtë, të cilit Bajerni i ka ofruar një kontratë profesionistësh. Ai është një mesfushor i tërhequr dhe duket se po ndjek gjurmën e prodhimeve të tjera bavareze: Andreas Otl dhe Ouen Hargrivs.


Sanjol përsërit: Bajerni kërkon Riberinë
Uilli Sanjol bëri të ditur se Bajerni i Mynihut është ende duke menduar për të marrë mesfushorin e Marsejës, Frenk Riberi. Francezi e kishte shprehur haptazi dëshirën për të pasur në skuadër bashkatdhetarin, pas takimit që drejtuesit e Bajernit dhe Marsejës zhvilluan pas një miqësoreje të luajtur në Dubai. Dje, Sanjoli ka konfirmuar se bavarezët po interesohen për Riberinë, sidomos pas vendimit të Daizlerit për t'i dhënë lamtumirën futbollit. Mbrojtësi është i bindur se Bajerni do të bëjë një ofertë të vështirë për t'u refuzuar. Sanjoli tha për "Le Parisien": "Frenku është një objektiv real për Bajernin. Klubi e ka ndjekur që në ditën e debutimit me Marsejën. Unë e kam mik të ngushtë Riberinë, por nuk dua të ndërhyj në atë që për të është një zgjedhje personale. I kam thënë vetëm se Bajerni është një klub i madh dhe sa e bukur është të luash për këtë skuadër. Besoj se Bajerni do t'i bëjë një ofertë të parefuzueshme dhe ai do të vijë."
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Ronaldo-Milan, pak orë nga zyrtarizimi

Galiani frenohet në orët e vona: Ende asgjë

Orë decizive për kalimin e Ronaldos nga Reali te Milani. Takimi i zhvilluar dje në mëngjes nga agjenti Fabiano Farah dhe Predrag Mijatoviç në të vërtetë nuk e ka zhbllokuar situatën. Gjithçka rrotullohet te kërkesa e Realit për 10 milionë euro. Dhe nëse Milani mund të diskutojë vlerën për 5 milionë eurosh, nuk është ende e qartë nëse futbollisti do të privohet nga pjesa e mbetur e likuidimit nga Reali. "Me sa kam dëgjuar, Ronaldo është shumë afër transferimit - ka deklaruar menaxheri i kuqezinjve Ramaçioni.
Nuk i di gjërat me saktësi, por punët shkojnë mirë". Megjithatë, në orët e vona, Galiani ka deklaruar: "Nuk kemi asnjë të re nga Madridi".
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Napoli ëndërron... Ronaldinjon

Paratë për blerjen e brazilianit mendohet të sigurohen nga një bast

Ronaldinjo te Napoli nuk
është një ëndërr e pareali
zueshme. Pavarësisht klauzolës
që mesfushori brazilian ka në
kontratën e tij me Barcelonën, klubi
i famshëm italian mund të marrë
shërbimet e tij për një shifër të
përafërt me 134 milionë euro.
"Lajmi i bujshëm" është publikuar
në sajtin e dedikuar ekskluzivisht
për skuadrën,
"calciona-poli1926.it". Aty
parashikohet që paratë për
të afruar në skuadër fantazistin,
që cilësohet si një
nga talentet më të mëdhenj
të futbollit botëror,
mund të sigurohen duke
hedhur bast në sajtin
"betway.com", rreth
mundësisë që Ronaldinjo
ka për ta mbyllur karrierën
e tij me fanellën e Napolit.
Vetëm po ta mendosh
mirë për një moment nuk
mund të evitosh të
qeshësh. Një hipotezë më
shumë se e pamundur.
Një dëshirë, e cila do të
linte të pakënaqur edhe
njerëzit më optimistë për
sa u përket lëvizjeve në
merkaton e futbollistëve.
Ronaldinjo, që luan me
fanellën e Napolit, është
diçka e cila mund të bëhet
"realitet" në ëndrrat e tifozëve
më të flaktë të jugut
të Italisë. Kjo jo për mungesën
e stimujve të duhur
në një piacë të rëndësishme e pse
jo të afirmuar në futbollin botëror,
ose për paaftësinë e klubit. Në të
kundërt, drejtuesit e Napolit kanë
merita të mëdha që kanë arritur ta
rikthejnë skuadrën në futbollin e
rëndësishëm. Ronaldinjo është
"molla e ndaluar" për vetë
shumën e konsiderueshme që
duhet të paguhet, fillimisht në arkat
e Barçës, për të blerë kartonin
e brazilianit dhe më pas për të
paguar rrogën e lojtarit. Megjithatë,
ekziston një mënyrë për të
sjellë mesfushorin të luajë në "San
Paolo", duke shpenzuar "vetëm"
2 milionë euro. Strategjia shpjegohet
nga një tifoz napolitan në sajtin
"calcionapoli 1926.it" dhe aty
parashikon disa "manovra" që
mund të bëhen duke hedhur bast
në sajtin e basteve në internet,
"betway.com".
Hapi i parë që duhej bërë sipas
llogarive është kontaktimi me futbollistin
dhe arritja e një marrëveshjeje
për blerjen e tij për
shumën 134 milionë euro (ku
përfshihet edhe rroga e Ronaldinjos).
Nëse kjo arrihet, "plani"
kalon automatikisht në shkallën
e dytë, ku në lojë hyn sajti
"betway.com". Aty ndodhet basti
i fundit në kategorinë "Speciale
Futbolli" me shkrimin: "A do të
luajë ndonjëherë Ronaldinjo në
karrierën e tij me Napolin"? Në
vijim duhet të klikosh në kuotimin
67.00 dhe të shënosh shumën që
do të importohet në këtë bast (në
këtë rast 2 milionë euro). Shuma
përfundimtare, e cila mund të
përfitohet në këtë bast, është
saktësisht 134 milionë euro, të
cilat do të shërbenin për të risjellë
në Napoli një nga futbollistët më
të mirë të epokës.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Futboll Zone

Thashetheme jane mer Altin, Ronaldinho eshte mire te Barcelona.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Juventus "gjerman" me Klosen e Metcelderin



Pas marrëveshjes së mundshme me Saviolën, Juventusi vazhdon të punojë për sezonin e ardhshëm. Nëse emri i Mirosllav Kloses, është prej kohësh në bllokun e drejtuesve bardhezinj me pranimin e Verder Bremenit për mungesën e marrëveshjes për rinovimin, që lë hapësirë për ardhjen e tij në Torino, në shënjestër ka përfunduar edhe Kristof Metcelder, mbrojtësi i Borusias së Dortmundit, që mund të vijë edhe ai me çmimin zero.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

UEFA: Ja skuadra e 2006-ës me futbollistët më të mirë


UEFA ka bërë të njohur skuadrën e përbërë më lojtarët më të mirë të vitit 2006 që luajnë në Europë. Gjithçka është përzgjedhur falë votës së lexuesve të faqes zyrtare të organizmit më të larë të futbollit në kontinentin e vjetër, “uefa.com”. Dominon prezenca e lojtarëve të Barcelonës, fitueses së Champions League, dhe të Italisë, fitueses së Botërorit 2006.

Rekordi i votave

Rreth katër milionë vota janë dhënë 390.000 lexues “uefa.com”, një shifër rekord, dhe mes 12 lojtarëve të përzgjedhur figurojnë katër që ishin prezentë në skuadrën e vitit të kaluar, plus pesë që janë futur për herë të parë në këtë skuadër.

Dominon Barcelona

Në skuadrën e vitit janë katër elementë të Barcelonën, fituese të Champions League, - blerja e verës Xhianluka Zambrota, Karles Puyol, Ronaldinjo dhe Samuel Eto’o. Përveç tyre edhe trajneri Frank Rijkaard. Me më shumë se 292.000 vota Ronaldinjo ka rezultuar të jetë lojtari më i votuar. Arsenal, kundërshtari i Barças në finale, është prezantuar me dy lojtarë: mesfushorin e ri Çesk Fabregas dhe sulmuesin Thierry Henri, të rikthyer në skuadër për të pestën herë, pasi ka munguar vetëm në edicionin e vitit të kaluar.

Mirënjohje për Italinë

Në skuadrën e më të mirëve figurojnë tre komponentë të Italisë kampione të botës: Zambrota, Fabio Kanavaro e Xhianluixhi Bufon, i dominuar edhe portieri më i mirë për të tretën herë në katër vjet. Ndërsa një tjetër lojtar i vënë në evidencë gjatë Botërorit, gjermani Philip Lahm, është pozicionuar në rolin e mesfushorit të krahut të majtë. Një tjetër fytyrë e re është ajo e yllit të Milanit Kaka, në rolin e mesfushorit, ndërsa Stiven Zherrard, i zgjedhur vitin e kaluar si mesfushor qëndror, këtë vit është votuar si mesfushor krahu.

Përfshirja e tifozëve

Përgjejgjësit e faqes zyrtare “uefa.com” Adrian Harte ka deklaruar: “Jemi shumë të kënaqur për rekordin e votave të shënuar këtë vit, pas edhe ne kemi besuar gjithmonë që për lexuesit tanë dhe për tifozët është e rëndësishme që të bëjnë të mundur të dëgjohet zëri i tyre. Jana ata që garantojnë mbështetjen në kompeticionet tona.

Skuadra e kualiteteve

“Skuadra e zgjedhur nga tifozët është e një niveli të lartë, me prezencën e kampionëve të afirmuar në krah të disa të rinjve të talentuar të Europës. Të gjithë lojtarët, përveç njërit, do të jenë në fushë muajin e ardhshëm për ndeshjet e Champions League, duke dhënë kështu një konfirmim përfundimtar se ky kompeticion prezanton një vitrinë të lojtarëve më të mirë të botës”.



SKUADRA E 2006-ës

Porta

1. Xhianluixhi Bufon (Juventus)

Mbrojtja

2. Fabio Kanavaro (Real e Juvenmtus)

3. Xhianluka Zambrota (Barcelona e Juventus)

4. Karles Puyol (Barcelona)

5. Philip Lahm (Bayern Munchen)

Mesfusha

6. Çesk Fabregas (Arsenal)

7. Ricardo I.N. Kaka (Milan)

8. Stiven Zherrard (Liverpul)

10. Ronaldinjo (Barcelona)

Sulmi

9. Thierry Henry (Arsenal)

11. Samuel Eto’o (Barcelona)

Trajneri Frenk Rajkard (Barcelona)
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Liverpuli, dy “gozhda” Celsit

Liverpuli u vuri fre vrapit se Celsit per te kapur kreun e Premier League pas fitores se merituar 2 0. Dirk Kajt perfitoi nga pasimi i Piter Kraucit per te realizuar pas vetem tre minutash golin e pare ndaj bluve te renduar nga demtimet. Xhermein Penant dyfishoi me pas avantazhin me nje gjuajtje te shkelqyer nga larg duke i bere keshtu trajnerit Rafa Benitez, dhuraten me te mire per ndeshjen e 100 te ne kampionatin anglez. Celsi tregoi shenja permiresimi pas pushimit, por Liverpuli mund te kishte shenuar edhe golin e trete nese Xhon Arne Rise nuk do te kishte goditur traversen me gjuajtjen e tij nga larg. Humbja e le Celsin gjashte pike pas Mancester Junaitedit dhe vendos Liverpulin vetem pese pike pas skuadres ne veshtiresi te Hoze Murinjos. Celsi ishte ne gjendje qe te rifuste ne loje portierin Petr Ceh pas tre muaj mungese per nje demtim te rende ne kafke, por mori nje tjeter lajm te keq kur mbrojtesi Rikardo Karvaljo nuk mundi te luante pasi kishte qene semure gjithe naten. Xhon Terri ishte ende i demtuar ne shpine dhe me Klod Mekeleln te demtuar, mesymja fillestare e Liverpulit ishte e parashikueshme. Dhe shperblimi erdhi pas vetem tre minutash, kur dyshja ne qender te mbrojtjes, Paulo Ferreira dhe Mishel Esien, la shume hapsire te pambrojtur. Topi i gjate i Xhemi Karragerit u devijua nga Krauc dhe Kajti nuk e pati te veshtire te kalonte Ferreiren dhe te devijonte topin ne rrjete. Ceh shpetoi porten e tij tre minuta me vone kur priti nje gjuajtje te forte te Rises, por blute nuk mbijetuan dot gjate ne “Anfield” dhe gjuajtja nga larg e Penant beri qe avantazhi i vendasve te dyfishohej ne menyre spektakolare. Penant, i cili ka hasur veshtiresi pe te bere pershtypje qe prej levizjes nga Birmingami ne vere, shenjestroi porten e Cehut dhe leshoi nje gjuajtje pakapshme per portierin cek.

Dita e Celsit u be edhe me e keqe pas 20 minutash, kur Arjen Roben i cili ndrydhi kaviljen gjate nje dyluftimi te meparshem u detyrua te linte fushen dhe u zevendesua nga Shon Rajt Filips. Liverpuli diktonte bindshem lojen dhe, pavaresisht disa shenjave permiresimi nga Celsi ne pjesen e dyte, u duk se kishte mundesi per te shenuar edhe golin e trete. Krauci shperdoroi nje mundesi te mire perballe Cehut dhe Rise goditi per here te dyte traversen. Pavaresisht veshtiresive, Murinjo priti deri 17 minuta para perfundimit per te futur Andrij Shevcenkon ne loje, por ishte shume vone qe ukrainasi te bente ndonje gje per te ndryshuar fatin e skuadres se tij ne kete sfide.
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Itali Seria A

Vazhdon te fitoje Interi i rrekordeve e 12-ta rresht ne nje perballje ndaj Violave Inter-Fiorentina 3-1
Nderkohe ndjekset me te aferta te tij nuk shkuan me shume se barazimet respektivisht ndaj Reggina-Palermo 0-0 dhe Livorno-Roma 1-1.

Kryeson bindshem Inter .

Angli pas disfates se djeshme te Chelsea ndaj Liverpool
Te kuqve e Fergusonit kane shancin te rrisin Diferencen sot
nderkohe qe mundin Arsenal-Man Utd 0-1 min 70 . Kane mjaftuar 10 minuta nje finte per Van Persi i cili shenoj dhe nje gol me koke ne skadencen e shteses nga "TiTi" Henry qe Arsenali te fitoje mbi kundershtaret historike.

Per here te pare pas 20-javesh Juventus kryeson Serie B
me 38 Pike.I ndjekur nga Napoli 36, Genova 35, Rimini 35.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Fejënordi, jashtë Kupës UEFA!

Vendimi i UEFA s për të përjashtuar nga veprimtaritë e mëtejshme të UEFA s skuadrën holandeze të Fejënordit, me të gjitha gjasat do të bëjë që anglezët e Totenhemit të kalojnë në stadin e 1/16 të Kupës UEFA, duke iu shmangur takimeve kualifikuese me sistemin vajte ardhje të parashikuar në formatin e zakonshëm të këtij kompeticioni. Nga ana tjetër, UEFA është e vendosur të luftojë dhunën në çdo formë të saj, çka justifikon edhe ndëshkimin e Fejënordit pikërisht për sjellje dhune të tifozëve të tij, në ndeshjen e turit tjetër kur francezët e Nansit vizituan Roterdamin, ndeshje që hyri në kronikat e pakëndshme të futbollit për trazirat e shkaktuara në shkallët e stadiumit nga tifozët e parehatuar të holandezëve. Së pari, UEFA vendosi për pezullimin e ndeshjeve në atë stadium për dy ture, duke e ashpërsuar qëndrimin me përjashtimin përfundimtar, sigurisht duke i lënë të drejtën e apelimit klubit holandez. Sipas kalendarit, Totenhemi duhet të luante ndeshjen e parë në Holandë, më 15 shkurt, 1/32 e finales, por pas zhvillimeve të fundit anglezët ka mundësi të kalojnë drejtpërdrejt në turin pasardhës, atë të 1/16. Megjithatë, përvijohet edhe mundësia e zëvendësimit të Fejënordit nga polakët e Visla Krakovit, të renditur të dytët në fazën e grupeve, pikërisht pas Fejënordit. Gjithçka mbetet në pritje të vendimit të posaçëm të UEFA s, në javën e ardhme, pavarësisht se një prej zëdhënësve të saj, Rob Folner, u shpreh: "Mundësia e avancimit të Totenhemit është ajo më e prekshmja". Kështu, Totenhemi do të ketë edhe një mundësi më shumë që t'i japë fund pritjes tetëvjeçare pa asnjë trofe në kabinetin e tij të sukseseve.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Inter
54
Roma
43
Palermo
39
Empoli
28
Lazio
27
Atalanta
27
Catania
26
Udinese
26
Milan
24
Sampdoria
24
Siena
24
Livorno
23
Cagliari
22
Torino
22
Fiorentina
19
Chievo
17
Messina
16
Parma
15
Reggina
13
Ascoli
9
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Trezege-Klose, një këmbim i mundshëm


Në gjuhën e shifrave, David Trezege është më mirë se Françesko Toti, në krye të golashënuesve të Serisë A, më mirë se Didië Drogba edhe ai golashënuesi më i mirë i Premier Ligës, duke mbajtur gjallë zbehtas shpresat e Çelsit për titull. Megjithatë, francezi mbetet pas bashkëkombasit të tij, Frederik Kanute, zbulimit të Sevijes, në garë për të fituar çmimin "Këpuca e artë" për këtë sezon. Më mirë se Trezege, po në gjuhën e shifrave, edhe Mirosllav Klose. Sidoqoftë, pa asnjë mëdyshje, Davidi mbetet një prej më të mirëve, nëse bëhet fjalë për ta kaluar topin përtej "vijës fatale" në rrafshin europian dhe mbase edhe botëror. Në botën e futbollit, veçanërisht në "racën" e golashënuesve, ky detaj është prej më të rëndësishmëve. Monumentale mbeten edhe fjalët e Kapelos dhe një si ai e njeh futbollin në të gjitha aspektet, si pak njerëz.. "Davidi? Në zonën e 11 metërshit nuk ka shok në botë". Fjala është për atë zonë të vogël me përmasa, por ku vendosen fatet e ndeshjeve të mëdha. David Trezege kësisoj është thjeshtësisht "vrastar".
Pastaj, të mendosh se në këto shtatë sezone italiane ka pasur edhe nga ato që nuk kanë rreshtur së kritikuari David Trezegenë: nuk merr pjesë në manovrat kolektive të skuadrës, nuk i siguron thellësi skuadrës dhe nuk jep ndihmesë sa duhet me tërheqjet e tij. Le ta marrim pjesërisht të vërtetë. Por, një pjesë të madhe të topave që kalojnë para apo pas tij, ai i dërgon në rrjetën kundërshtare. Skeptikët mund të konsultojnë statistikat, minuta të luajtura dhe gola të shënuar për Davidin, një prej më të mirëve në të gjithë botën. Mirë, mund të vazhdosh, ai luan në Serinë B, ku mbrojtësit janë më pak të rreptë sesa në A. Dashamirësit e futbollit mund t'i drejtohen mënyrës së ekzekutimit dhe cilësisë së zhvendosjes para portës pas kurrizit të kundërshtarit. Këto dhunti lindin dhe demonstrohen në çfarëdo niveli. Shembull: goli i tij me Çezenën. "Dudu mbrojti mirë, shpjegonte trajneri i Çezenës, Kastori, por fakti mbetet se këto lloj goditjesh i bën vetëm Trezege". Ky sezon i francezit në B, pavarësisht me shumë zymtime, konfirmon përzgjedhjet e goditura nga ana e Juves. "Këtë verë, kujton drejtori teknik, Alesio Seko, duhej të vendosnim se kë do të mbanin dhe cili do të largohej, sigurisht duke pasur parasysh atë moment delikat. Trezege qe një prej atyre, tek i cili u mbështetëm fuqishëm. Kishim nevojë për një finalizues që do të na garatonte një numër golash të shënuar. E cili do të ishte më mirë se Davidi?"
Ja pse në uraganin e të gjithë forcës së "calciopoli t", Deshampi i telefonoi: "David, je një prej atyre që do të dëshironim ta mbanim". Zgjedhje që Juvja dëshiron ta përsërisë me çdo kusht edhe këtë vit për të riardhur në Serinë A, me dikë që sa i takon shënimit të golave, mbetet një prej numrave 1. Mbi të gjitha, siç po përvijohen ngjarjet, do të jetë çdo gjë, veç një formaliteti. "Të gjithë e dimë se Trezege ka një kontratë që përfundon vitin e ardhshëm, vazhdon Seko, dhe po presim momentin e duhur për të biseduar me të. Ne duam ta mbajmë, por marrëveshjet duhen nënshkruar nga të gjitha palët. Ai është shumë i lidhur me Juven, tashmë ka hyrë në historinë e klubit, ndihet pjesë e tij dhe jam i sigurt se ndihet edhe pjesë e së ardhmes së tij". Sidoqoftë, për çdo rast, nëse David Trezege vendos të largohet, do të nisë ofensiva për të sjellë në Torino qendërsulmuesin ndërkombëtar të Gjermanisë, Mirosllav Klose, që në Bundesligë me Verderin këtë vit ka shënuar dhjetë gola në pesëmbëdhjetë ndeshje të fazës së parë.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Shaf: Klose do të qëndrojë

Trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf, është optimist se Miroslav Klose do të qëndrojë në radhët e kryesuesve të Bundesligës edhe në fillimin e sezonit tjetër. Klose, 28 vjeç, flitet se do të largohet jashtë Gjermanisë në verë dhe vetë lojtari e pranon që janë 5 klube europiane me emër që mund ta tundojnë të lërë Bundesligën. Sidoqoftë, Shafi beson se lojtari i kombëtares do ta respektojë kontratën që skadon në 2008-n. "Mundësitë që Miro të largohet nga Verderi në fund të sezonit, janë të pakta, - tha ai për televizionin DSF. - Eshtë i lumtur me ne dhe ekipi i përshtatet. Kemi ende shumë për të fituar me këtë ekip dhe bashkë me të". Por nëse Kloses i jepet leja të vazhdojë karrierën përtej detit, Shafi i ka idetë e qarta se kush do ta zëvendësojë sulmuesin. Xhon Kerju i Lionit duket se është emri i parë në listën e Shafit, por bisedimet mes dy klubeve kanë ngecur në shifrën e transferimit. "Të shohim nëse mund të gjejmë një rrugë të mesme, - pranon Shafi. - Kerju është lojtar interesant dhe e kemi ndjekur prej vitesh". E njëjta gjë edhe me Klaudio Pizarron. Shafi tha: "Klaudio është lojtar fantastik që u zhvillua te ne dhe pastaj ndoqi fatin e tij. Eshtë alternativë e mirë për shumë klube, normalisht edhe për ne."
 

olololol

Primus registratum
Re: Futboll Zone

Michel Platini u zgjodh sot Presidenti 16-te i ri i UEFA-s.
Nga votimi i fsheh ne Gjermani ndaj ish presidentit Johansson me nje diference prej 4 votash.

Ish legjenda e gjelave te Frances dhe Bardhezinjve te Juventusit ne vitet 80-te , pritet te mbaj premtimin per te rikthyer Kupen e Kampioneve me formatin e meparshem .
Pjesmarrese vetem kampionet e vendeve respektike.
 

mostro

Putraku
Re: Futboll Zone

David beckam do kaloje nga reali i madridi ne amerike te luaje per LA galaxy.
50 MILION DOLLARE NE VIT KONTRAT PER 5 VJET.
 
Top