Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

tedigo

Primus registratum
Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

Gjermanine mbi te gjitha e shkaterroi etja per pushtet. Nuk mundet nje njeri i vetem te pushtoje gjithe boten aq me teper te mundohet ta mbaje. Keshtu qe fundi i Hitlerit erdhi nga shume drejtime.
Per sa i perket kush i shkaktoi humbje me te medha Gjermanise mund te them me plot goje:RUSIA
Perendimi i jep shume vlere zbarkimit ne normandi. Ndihmuan ne clirimin e botes, por jo nga Hitleri. Nga Stalini!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Fakt/pf/images/graemlins/angel.gif/pf/images/graemlins/angel.gif Aleatet zbarkuan ne normandi ne qershor te 44 dhe lufta e kishte marre rrjedhen tjeter nga ajo e para pak muajve. Ushtria e kuqe ishte duke marshuar drejt Gjermanise dhe gjate rruges 'clironte' te gjitha vendet e pushtuara prej Hitlerit.
Nderkohe aleatet prisnin nga do te shkonte kahu i luftes qe te vendoseshin perkrah fitimtarit. Ndodhi si ndodhi dhe Rusia po behej teper e forte. Filloi keshtu lufta e ftohte.
Nje perde e hekurt zbriti tani ne Europe. W.Churcill
Keshtu qe zbarkimi i trupave ne Normandi ishte vetem per te shpetuar Europen nga Komunizmi, dhe jo nga Hitleri qe nderkohe po terhiqej zvarre dhe ishte drejt fundit.
Sidoqofte gjithkush ka mendimin e tij. Gjeja me e mire eshte te lexosh disa libra rreth kesaj teme dhe pastaj te arrish ne nje mendim tendin.
Me respekt arch_13
 
AKABA

Primus registratum
Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

Fundi i Hitlerit erdhi nga Hitleri dhe menyra si deshtoj ne rikrijimin e llogjikes strategjike te Shtabit te pergjithshem Prusjan, perkatsisht Truni i Ushtris Gjermane.

Strategjija e luftes rrufe ishte e mbeshtetur kryesisht mbi rezervat strategjike qe Gjermanija kishte si dhe ne pushtimet e mir percaktuara per rritjen e ketyre rezervave. Lufta e dyte botrore e inkuadruar ne mendimin modern te strategjis ushtarake eshte lufte e mbeshtetur mbi burimet strategjike, teknologjin dhe si derivat i drejtperdrejt i kesaj mbi pajisjen dhe motorrizimin e forcave ushtarake.
Hitleri me te gjith gjenialiteti e tij ose skizofrenin e tij arrite te krijoj kushtet deri para fillimit te Operacionit Barbarosa qe te kishte ne dispozicion te tij dhe te shteteve aleate resurset e nevojshme per fitoren ne lufte, ne fillimin e Operacionit Barbarosa kujtoj te kem lexuar diku nje shprehje te Admiralit Kanaris shef i sherbimit sekret te ushtris gjermane qe deklaroj, Nuk del llogaria njerz shumzu per toke.. Rusia do jet varri yne.. dhe ashtu ndolli.
Ne betejen e Moskes, Betejen e Stalingradit si dhe pika e thyerjes ne "Operation Zitadelle" Beteja e Harkut te Kuskut ku dhe gjersisht percaktohet si humbja e inisjatives strategjike nga ana e Wehrmacht dhe kalimi i kesaj ne duart e ushtris se kuqe. Aleatet e kryesisht SHBA u perqendruan ne luften e dyte boterore ne asgjesimin e Japonis si dhe ne frontin perendimor ne marrjen persiper te fornizimeve ushtarake e kryesisht luftes ajrore kunder gjermanis, Opersacioni Overlord i zbarkimit ne gjermani nuk ishte gja tjeter veq marrja nen patronazh politik i nje pjese te europe, dhe nga shume shkrime te asaj perjudhe del ne pah qe ushtrija gjermane po dorzohej lehtesisht ne duart e Aleateve perendimor.

Humbja e luftes erdhi si rezultat i ezaurimit te burimeve strategjike te gjermanis dhe shteteve aleate te saj, ishte perllogaritja e gabuar qe drejtimi politik gjerman ne kundershtim ne disa raste me at ushtarak beri ne luften kunder Bashkimit Sovjetik si dhe neglizhenca politike e kancelaris gjermane per te shfrytzuar urrejtjen e popujve qe perbenin ne at kohe bashkimin sovjetik ndaj regjimit te kuq duke filluar ne rrall te pare me Ukrahinen e cila mund te kishte qene nje aleate e cmuar ne rrallet e forcave gjermane.
 
Kitten

Primus registratum
Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

Nuk e di kush ishte ky gjeni qe ka vene kete lloj teme por dicka duhet thone se pyetjet historike nuk pergijgen dot vetem me nje po apo jo.

1) Hitleri kishte pushtetin edhe mebeshtetjen e aleateve deri sa ai pushtoi Polonine ne Shtator te 1939es. Mbas kesaj i shpall lufte Freanca, Anglia edhe Rusia. Tripple entente alliance.
2.) Pa ndihmen e Amerikes shtetet aleate do kishin vuajtur shume para se te vendosej se cili do fitonte. Kur Amerika u fut ne lufte kjo gje mobilizoi edhe Rusine te luftonte me shume.

Konkluzioni...

Gjermania humb luften edhe shkaterrohet si shtet.
( Not litteraly)

USA edhe USSR hyne ne luften te ftohte nga shume grindje qe kishin midis tyre se cili ishte superfuqia me e madhe ne bote.. gje qe e cila zgjat deri ne vitet 80-90 kur bie muri i Berlinit.

Kur Amerika dhe Rusia futen ne luften e dyte boterore te dyja ran dakort se ato shtete qe do liroheshin nga ruset do te ishin te rusise edhe ato shtete qe do liroheshin nga aleatet e tjere do te beheshin kapitalist. hence Communism vs Capitalism....

Sa per dieni Shqiperine nuk e cliroi Rusia e Cliroi Tito i Jugosllavise jo per gje por mos te kemi probleme :p
 
AKABA

Primus registratum
Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

Kitten, ne shume prej temave pergjigjja eshte e lire e individuale, normale kjo ne nje forum.
Edhe per si eshte shkruar historia e botes ka mundesi te shumta qofte diskutimi, qofte edhe replikash pasi shume ngjarje kan fakte kontradiktore, por me qa po lexoj ne postimen tend je larg shume..
1) Hitleri kishte pushtetin edhe mebeshtetjen e aleateve deri sa ai pushtoi Polonine ne Shtator te 1939es. Mbas kesaj i shpall lufte Freanca, Anglia edhe Rusia. Tripple entente alliance.

Me pushtimin e Polonis lufte i shpall Franca dhe Anglia, ndersa me Rusin ishte ne fuqi pakti i mossulmit ku ne klauzolat e fshehta te ketij pakti parashikohej ndarja e Polonis mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanis, dhe ne pushtimin e Polonis divizionet ruse pushtunen pjesen qe parashikonte ky pakt.
Hitleri nuk erdhi ne pushtet me mbeshtetjen e aleateve por u toleru riarmatimi i Rajhut te Trete nga Franca dhe Anglia, Rusia ne at perjudh nuk ishte pjes e marrveshjeve pasi revolucioni i Tetorit perjashtoi rusin bolshevike nga marrja pjes ne tavolinen e bisedimeve te paleve fituese.
Pra Aleanca ishte larg ne krijimin e saj ne vitin 1939, vit ne te cilin filloi lufta e dyte boterore.
Per pjesen e dyte te pergjigjes suaj ok, Usa ndimoi ne pershpejtimin e fundit te Gjermanis, por te njejten gje beri edhe Bashkimi Sovjetik, si dhe Anglia e Franca, prandaj quhen Aleat se kontribuan ne fundin e gjermanis.

Kurse per ket citat tuajin:
Sa per dieni Shqiperine nuk e cliroi Rusia e Cliroi Tito i Jugosllavise jo per gje por mos te kemi probleme
Kjo ska nevoj per komente, pasi kurr forcat Jugosllave nuk preken token shqiptare, e kunderta po. Ne clirimin e Tiranes moren pjes trupa komando britanike kryesisht per perdorimin e specializuar te armeve antitank, dhe qysh ne krijimin e njesive te medha te Ushtris Nacional Clirimtare pra te brigades se par sulmuese e cila u pajis qe nga uniforma e deri tek armet prej ndimave angleze, e deri ne perfundim te luftes ishin misionet britanike ato qe furnizuan me armatime si dhe me cdo gje te nevojshme forcat Partizane.
Shqiperia u clirua nga forcat e Ushtris Nacional Clirimtare kjo per arsyn se pas kapitullimit te Italis forcat e Wehrmacht ishin thjesht ne kalim, por forca ose ndihm materiale jugosllave nuk u pan kurr ne shqiperi, as ruse jo, ishin Britaniket qe kontribuan ne ket pjes.
 
Leotrim Gashi

Primus registratum
Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????

Ok Plako! Ke te drejte! por une po them se goditja vendimtare Gjermanise naziste i erdhi nga Rusia. Ne qoftese gjermania nuk do kishte sulmuar Rusine dhe do te ishte perqendruar ne luften kunder perendimit, parisi sot do te fliste gjermanisht, dhe ndoshta edhe londra.

Mjafton te kujtojme operacionet e Ardeneve, qe u zhvilluan ne nje kohe kur ushtria gjermane ishte shtrydhur nga 4 vjet lufte dhe perseri per pak sa nuk i hodhi amerikanet ne det. /pf/images/graemlins/smile.gif Por USA i kerkuan ndihme Rusise qe organizoi ne mos gaboj betejen e Kurskut per te cilen gjemanet u detyruan te terheqin nga Ardenet per ne frontin Lindor 50 divizione! Dhe lavdia i shkoi amerikaneve dhe anglezeve ndersa ruset as qe u permenden megjithese dhane ndihmen e tyre. Ekspertet e kesaj fushe thone qe beteja e ardeneve eshte fituar ne stepat ruse!
PAJTOHNA ME TY se pas humbjese se lufftwafe nne beteje ne briatni gjermanet me pasoja nga hubja e sulmuan russin po ruset kan pasur spiun edh en shtabin persona te hitlerit te cilet informoni per qdo levizje qe do beni nazsitet e edh per ket arsy ndodh beteja kurksit e cila hubet nga nazist edh njihet is beteja e emadh e tenkave
 
albgenius

Primus registratum
Per mua Luften e fituan vetem ruset.
Kjo sepse pas luftes ata futen ne influencen e tyre gjysmen e Evropes qe me pare ndodhej nen influencen perendimore. Keshtu qe ne nje fare menyre mendoj se bashke me gjermanine humbi sidomos anglia po dhe franca e amerika.
 
Mistrece

Primus registratum
Hmmm si i erdhi fundi Hitlerit? Ka shume e shume e shume faktore qe fundosen Gjermani dhe me kryesori ishte Hitleri vet nga momenti qe humbi llogjiken dhe racionalitetin. E megjithate, Gjermania do te fundosesh ne cdo rast sepse ishte ndertese pa themele, me krahet e bllokuara nga nje superfuqi emergjente ne perendim dhe nje kolos ushtarak ne lindje, e ushqyer nga nacionalizmi i semure dhe e gerryer nga ekonomia ushtarake, me nje leader gjysem te cmendur dhe me aleate te skaduar.
 
joetisti_

Locus omnem
Une me keqardhje po citoj fjale nga nje interviste e nje femre gjermane qe e kam degjuar ne youtube: "ishte "me mire" te kishe nje rus brenda ne bark(perdhunim) sesa nje amerikan mbi koke(bombardim)
Hitlerit i erdhi fundi nga e verteta dhe e verteta eshte se s'mund te besh cfare te duash sepse ekziston nje Zot qe ben cfare te doje dhe nuk lejon "zot" tjeter.
 
gurax

Pan ignoramus
Hmmm si i erdhi fundi Hitlerit? Ka shume e shume e shume faktore qe fundosen Gjermani dhe me kryesori ishte Hitleri vet nga momenti qe humbi llogjiken dhe racionalitetin. E megjithate, Gjermania do te fundosesh ne cdo rast sepse ishte ndertese pa themele, me krahet e bllokuara nga nje superfuqi emergjente ne perendim dhe nje kolos ushtarak ne lindje, e ushqyer nga nacionalizmi i semure dhe e gerryer nga ekonomia ushtarake, me nje leader gjysem te cmendur dhe me aleate te skaduar.
Ke pjesa "E megjithate," kam shume rezerva. Gjermania nuk ishte dhe aq pa themele, sepse per nje arsye apo nje tjeter ishte maja e teknologjise boterore, per nje arsye apo nje tjeter i tere populli gjerman ishte me nje ndjenje te larte nacionalizmi me mllefin e luftes se pare boterore, ende te fresket, dhe partia ku bente pjese Hitleri ishte Partia Nacional Socialiste e Punetoreve te Gjermanise. Njerezit e kane shume te thjeshte te identifikohen nga emri, si personalisht ashtu dhe nga nje grupim dhe me nje emer te tille, partia e Hitlerit ishte e shkelqyer (analogji, ne shqiptaret jemi vecanerisht te terhequr nga emrat e partive. Ne fakt nuk jemi shume ndryshe nga cdo komb tjeter kur duhet ngjyrosur emocionalisht nje emer. Dhe po kshtu dhe gjermanet). Hitleri ishte nje lloj klimaksi (ca fjale :p ), ku drejtuesi-fyhrer dhe nje pjese aspak e neglizhueshme (per te mos thene shumica) e popullit perkedhelnin njeri tjetrin: populli gjeti nje drejtues i cili fliste me ze te larte ne emer te tyre nje opinion qe ne fakt kishte filluar te zjente mire qe prej 1931 ne mbare Gjermanine. Fyhreri gjeti nje popull qe me sa duket ne mendjen e fyhrerit ishte gati tashme te realizonte idealet qe ai kishte ne koke.

Dhe me pas, klimaksi shpertheu...filloi lufta.. te tera cfare ishin duke ndodhur shume shpejt, u pershpejtuan edhe me teper ne menyre te pabesueshme.

Une kam pershtypjen qe nese Hitleri nuk do te ishte aq i rreshkitur ne nje pjese te mire te vetvetes dhe do ishte treguar me teper politikan dhe drejtues shteti sesa femije kapricoz dhe qe lejonte te rrembehej nga emocionet dhe deliret, bota sot mund te ishte disi ndryshe. Me ka lindur disa here pyetja se si do te kishte ecur Gjermania e 1940 nese drejtimi do i kishte kaluar Goebels, apo Himmler, apo Goering. It's sort of scary.
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Vitin e kalova ne itali dhe e kalove ne nje qytet fetar i cili ka qene me perpara fetar kurse tani nuk kontrollohet nga kisha qe prej vitit 1995.Atje vizitova shume ndertesa historike si kala dhe keshtjella dhe ajo qe me beri me shume pershtypje ishte keshtjella ku rrinte adolf hitleri gjate luftes se 2 botrore dhe kur e pashe,u mahnita.
Ai qyteti quhej brixen dhe atje kishte shume gjermane ne ate qytet,nje prej tyre ishte dekani i nje universiteti ne berlin por vinte aty me pushimet e vitit te ri.Daja ime e njihte ate dhe e takonte ndonjehere.Por daja me mori edhe mua ne kafe me ate njeri dhe kur e pyeta per hitlerin,ai me tha:
''Nese kjpo pyetje qe me bere ti,nese do ma bente ndonje njeri tjeter ne gjermani,do ta denocoja ne polici pasi nazismi ndalohet me ligj dhe informacionet per adolf hitler jane shume te pakta.Adolf Hitleri,ne gjermani mendojse rreth 76% besojnse se adolf hitleri nuk eshte vetvrare por ka vdekur ne Ameriken e Jugut.''.
Kaq me tha dhe si perfundim ,une dua te them:
Adolf Hitleri ka vdekur ne Ameriken eJugut.
 
Mistrece

Primus registratum
Ke pjesa "E megjithate," kam shume rezerva. Gjermania nuk ishte dhe aq pa themele, sepse per nje arsye apo nje tjeter ishte maja e teknologjise boterore, per nje arsye apo nje tjeter i tere populli gjerman ishte me nje ndjenje te larte nacionalizmi me mllefin e luftes se pare boterore, ende te fresket, dhe partia ku bente pjese Hitleri ishte Partia Nacional Socialiste e Punetoreve te Gjermanise. Njerezit e kane shume te thjeshte te identifikohen nga emri, si personalisht ashtu dhe nga nje grupim dhe me nje emer te tille, partia e Hitlerit ishte e shkelqyer (analogji, ne shqiptaret jemi vecanerisht te terhequr nga emrat e partive. Ne fakt nuk jemi shume ndryshe nga cdo komb tjeter kur duhet ngjyrosur emocionalisht nje emer. Dhe po kshtu dhe gjermanet). Hitleri ishte nje lloj klimaksi (ca fjale :p ), ku drejtuesi-fyhrer dhe nje pjese aspak e neglizhueshme (per te mos thene shumica) e popullit perkedhelnin njeri tjetrin: populli gjeti nje drejtues i cili fliste me ze te larte ne emer te tyre nje opinion qe ne fakt kishte filluar te zjente mire qe prej 1931 ne mbare Gjermanine. Fyhreri gjeti nje popull qe me sa duket ne mendjen e fyhrerit ishte gati tashme te realizonte idealet qe ai kishte ne koke.

Dhe me pas, klimaksi shpertheu...filloi lufta.. te tera cfare ishin duke ndodhur shume shpejt, u pershpejtuan edhe me teper ne menyre te pabesueshme.

Une kam pershtypjen qe nese Hitleri nuk do te ishte aq i rreshkitur ne nje pjese te mire te vetvetes dhe do ishte treguar me teper politikan dhe drejtues shteti sesa femije kapricoz dhe qe lejonte te rrembehej nga emocionet dhe deliret, bota sot mund te ishte disi ndryshe. Me ka lindur disa here pyetja se si do te kishte ecur Gjermania e 1940 nese drejtimi do i kishte kaluar Goebels, apo Himmler, apo Goering. It's sort of scary.

Kesaj logjike nuk kam ç't'i kundershtoj. Hitleri gjeti terrenin per te udhehequr nje popull qe per nga vet natyra eshte nacionalist dhe qe akoma me shume u mllefos kur e bene te paguaje gjithe demshperblimet e nje lufte peshen e se ciles nuk e kishin vetem ata. Hitleri, ne fakt, ishte pika delirante e atij klimaksi ( po fjale e çuditshme, dhe nuk jam e sigurt nese eshte shqip :p ) qe kishte filluar te ziente qe pas humbjes se luftes se pare dhe qe arriti piken kulmore me te dyten. Insomma, logjika jote eshte ne rregull por eshte e pare vetem nga nje kendveshtrim i ngushte, ai gjerman dhe mbi Gjermanine.
Nese i shohim gjerat pak me nga larg, do shohim nje Sh.B.A qe zien te dale nga kriza e 1929 dhe qe nuk permbahet me ( ne 6-7 vitet perpara luftes se dyte boterore u verifikua ajo qe konsiderohet piena occupazione), me nje administrate si ajo e Roosvelt qe beri te pamunduren te nxirrte Ameriken nga izolimi dhe nje risorse humane dhe materiale qe ne ate kohe dhe shume vite me vone veshtire se e barazonte kush.
Anglia, me nje potenzial me te vogel se Gjermania por me nje aleat qe Hitleri e kishte frike ( jo me kot Hitleri tentoi disa here aleancen me Angline ).
Bashkmi sovjetik me nje popull po aq nacionalist sa ai gjeman dhe me nje klime qe Hitleri duhet ta kishte mire parasysh, perpara se te nisesh, me nje udheheqje dinake dhe me nje ushtri qe jo rastesisht arriti deri ne Berlin.

Nga ana tjeter, Gjermania kishte aleance me nje Itali qe une nuk gjej dot fjale per te pershkruar idiotesine e nje njeriu si Musolini dhe Japonine e larget.

Per te mos folur per ideologjite. Perandorite e ndertuara kaq shpejt, po kaq shpejt zhduken! Ky eshte nje mesim historie, qe Hitleri te pakten duhet ta kishte mesuar nga Napoleoni.

Jo gurax, edhe sikur te ishte ne pushtet Goering, Himmler apo Goebels apo kushdo qofte, Gjermania nuk do e fitonte luften. Hitleri e groposi, ata ( te siperpemendurit) te pakten nuk do hapnin vet gropen por s'do benin dot gje me shume.
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Adolf Hitleri mire ja beri atyreve hebrenjve sepse e meritonin.
Papa tha se fundi i hitlerit erdhi ngaqe zoti e la vetem hitlerin.
 
Monroe

Valoris scriptorum
Hitleri i shpëtoi luftës, jetoi në Argjentinë dhe pati dy vajza
Lufta e Dytë Botërore në Europë përfundoi zyrtarisht në datën 8 Maj 1945, por fundi i saj u vulos që disa ditë më parë, me vetvrasjen e "arkitektit" të konfliktit më të përgjakshëm të historisë, Fyhrerit të Gjermanisë, Adolf Hitlerit, në datën 30 Prill.

Megjithatë, në një teori të publikuar në një libër të shumëshitur, "Grey Wolf: The Escape of Adolf Hitler", autorët britanikë Gerrard Williams dhe Simon Dustain pretendojnë se kanë mbledhur prova historike për të provuar një teori tërësisht të ndryshme, transmeton TCH.

Sipas tyre, i vetëdijshëm që lufta kishte përfunduar dhe kapitullimi ishte vetëm çështje ditësh, Hitleri vendosi të braktiste Gjermaninë në mesnatën e 27 prillit.

I shoqëruar nga bashkëshortja Eva Braun dhe kunati i saj Fegelein, i veshur në mënyrë ceremoniale, Hitleri udhëtoi drejt një prej pistave të pakta ajrore ende nën kontrollin e ushtrisë gjermane, nga ku, nëpërmjet një avioni të vogël fluturoi drejt Danimarkës nën mbulimin e natës.
Nga Danimarka, "Fyhreri" mbërriti pak ditë më pas në Spanjën e kontrolluar nga diktatori Franco, një prej aleatëve të regjimit nazist dhe ishte vetë diktatori spanjoll ai që rregulloi dërgimin e Hitlerit në ishujt Kanarie, nga ku u nis me një nëndetëse në Argjentinë.

Një teori në dukje "fanta-shkencë", por që fuqizohet edhe nga të dhënat e njohura për arratisjen e shumë kriminelevë nazistë të luftës drejt vendeve të Amerikës së Jugut, pas përfundimit të konfliktit.

Sipas librit, Hitleri jetoi në Argjentinë deri në 13 shkurt 1962, kur edhe ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.

Ai la pas dy vajza me gruan e tij, Eva Braun, ndërsa të gjithë jetën e mbetur e jetoi në fshehtësi e nuk shkeli kurrë jashtë Argjentinës.

Hitleri duket se ndërroi jetë me një brengë të fundit, faktin që Winston Churchill, ish-kryeministri i Britanisë dhe rivali i tij më i ashpër gjatë Luftës së Dytë Botërore jetoi më gjatë, duke ndërruar jetë vetëm tre vite më pas, në 1965-n.

Bunkeri ne te cilin Hitleri jetoi muajin e fundit te jetes dhe brenda te cilit besohet se u vetvra ne daten 30 Prill 1945)

Monroe

Valoris scriptorum
E vërteta mbi vdekjen e Adolf Hitlerit !
Adolf Hitleri- Të gjithë pranuan faktin se Adolf Hitler u vetvra të hënën e 30 prillit 1945 duke u vetgoditur e helmuar me Cianid.

Këto dy metoda të vetvrasjes dhe rrethana të tjera bënë që të dyshohej e të flitej se Adolf Hitleri mund të ketë mbijetuar në fund të Luftës së dytë Botërore nëpërmjet spekulimeve rreth tij.

KGB/FSB Ruse konfirmoi pranimin e gjërë të versionit të shkruar nga Hugh Trevor-Roper në librin e tij “The last days of Hitler” (Ditët e fundit të Hitlerit) publikuar më 1947. Arkivat Ruse sidoqoftë nxorrën në dritë ç’ka mund ti ketë ndodhur viktimës së tij.
Vetvrasje

Hitleri u vendos në rezidencën e Fuhrerbunker më 16 janar 1945 ku dhe kryesoi në shpërbërjen e shpejtë të Rajhut të tretë,ndërkohë që aleatët përparonin nga të dyja anët, si atë lindore dhe atë perëndimore. Jo më herët se prilli forcat sovjetike u futën në Berlin duke përparuar drejt qëndrës së qytetit ku dhe lokalizuan dhe Kancelarinë.

Më 22 prill Hitleri pësoi atë që historianët më pas e quajtën krizë nervore,ndërkohë që po zhvillonte një nga konferencat ushtarake të tij duke e ditur se disfata ishte e pashmangshme dhe Gjermania po humbte luftën. Ai shprehu qëllimin për tu vetvrarë dhe më vonë i kërkoi doktorit Werner Haase ti rekomandonte një metodë të sigurtë vetvrasjeje. Haase i sugjeroi një kombinim midis një doze cianidi dhe një gjuajtje pistolete në kokë.

Hitleri arriti që të merrte disa kapsula cianidi nëpërmjet SS.

Ndërkohë më 28 prill Hitler mësoi se Heinrich Himmler kish qëllime negocimi në rrugë të pavarur për të bërë traktat paqeje.Hitleri i besoi vërtetësisë së këtij traktati dhe filloi të shfaqë shenja paranoje. Kështu ai nuk kishte më besim në ato kapsula.

Për të verifikuar potencialin e tyre ai urdhëroi doktor Haasen ti provonte ato tek qeni i tij Blondi,i cili ngordhi duke treguar rezultatin.
Në mesnatën e 20 prillit Hitleri u martua me Eva Brawn me një ceremoni të vogël civile.

Antony Beevor tregon se pas një gostie modeste me gruan e tij Hitleri thirri sekretaren Trandl Junge në një dhomë tjetër ku shprehu dëshirën e fundit si dhe nënshkroi testamentin. Ai e firmosi këtë dokument në orën 4:00 e u tërhoq në shtrat (disa besonin se ai e firmosi testamentin direkt pas martesës, por shumica bësojnë në versionin e parë).

Hitleri dhe Brawn jetuan bashkë si burrë e grua në bunker më pak se 400 orë. Vonë, në mëngjesin e 30 prillit kur sovjetikët ishin vendosur vetëm 500 metra larg bunkerit,Hitleri pati një takim me gjeneralin Helmuth Weidling, komandant i mbrojtjes i cili informoi Hitlerin se garnizoni i Berlinit mund të thyhej atë natë.

Në këto rrethana Weidling i kërkoi Hitlerit një kërkesë që të tërhiqej,një kërkesë kjo që kish rezultuar e pasuksesshme kohë më parë.Hitleri nuk i ktheu përgjigje në ato momente,kështu që Weidling u kthye në lagjen e tij në Bendlerblack kur rreth orës 13:00 ai mori lejen e Hitlerit për armëpushim.
Hitleri bashkë me dy sekretaret dhe shefin e tij personal hëngrën drekë me bazë spaghetti,më pas ai dhe Eva i dhanë lamtumirën pjestarëve të Fuhrerbunker, shokëve të punës, përfshirë këtu familjen Goebbels, Barman, sekretarëve si dhe disa oficerëve të ushtrisë.Rreth orës 14:30 Adolfi dhe Eva shkuan në zyrën personale të tij.

Më vonë u raportua se u dëgjuan disa të shtëna rreth orës 15:30 (djali i vogël i Goebbels kish deklaruar se ai dëgjoi një zhurmë që ngjante me atë të një bombe ose “Adircthit” – gjuajtje me një të shtënë).

Pas disa minutash shërbëtori Heiz Linge bashkë me Barman hapën derën e studios.Më pas Linge vuri re një erë në formën e cianidit.Bashkëshortët qëndronin të ulur në një divan të vogël.

Eva ndodhej në të majtë kurse Hitleri në të djathtë. Hitleri dukej qartë se i kish gjuajtur vetes në të djathtë të kokës me një pistoletë të tipit Walther PPK 7.65mm e cila qëndronte në këmbët e tij.

Nga koka e Adolfit rridhte gjak prej të cilit ishte krijuar një pellg i madh në të djathtë të divanit si dhe në dysheme.Eva nuk kishte asnjë shenjë gjuajtjeje,kështuqë Linge dyshoi se ajo kishte helmuar veten.
Disa dëshmitarë treguan se trupat e tyre u nxorrën në sipërfaqe nëpërmjet disa tuneleve sekrete të bunkerit dhe në kopshtin pranë Kancelarisë ata u lyen me benzinë dhe u dogjën nga Linge dhe pjestarë të tjerë të personelit të SS. Më vonë Linge dhe rojet e SS vunë re se trupat e tyre nuk u dogjën plotësisht si pasojë e predhave sovjetike që po qëllonin mbi bunker.

Dhe pse ato u përpoqën që ti kremonin trupat e tyre nuk arritën plotësisht. Më vonë ajo që mbeti nga to u mbulua nga një shpërthim i madh bombe mbas orës 18:00

Braktisja e hirit në lumin Elba

Më 1969 një gazetar sovjetik,Lev Bezinsky,arriti të publikojë një reportazh mbi autopsinë e trupave, por për shkak të një mosinformimi të mirë historianët e quajtën të mosbesueshëm. Megjithatë në 1993 KGB/FSB regjistruan të dhënat e autopsisë. Duke u mbështetur mbi këtë historianët arritën në konsesus rreth ç’ka ndodhi me trupat e Hitlerit dhe Braunit.

Trupat e ushtrisë së kuqe sulmuan kancelarinë afërsisht rreth orës 23:00,rreth 7 orë e 30 minuta pas vdekjes së Hitlerit. Më 2 maj mbetjet e Hitlerit, Evës dhe qenve të tyre u gjetën në një rrënojë gërmadhash nga Ivan Churakov,pjestar i korpusit të 19 Rifle ose ndryshe SMERSH.
Pas autopsisë (e cila nuk lejohej që të publikohej nga Stalini) tregoi se të dy gjuajtjet kishin dëmtuar kafkën dhe copëza xhami u gjetën në nofullën e Hitlerit.Mbetjet e tij u varrosën.

Me to u mor SMERSH,ku dhe ndryshoi lokalitetin,nga Berlini në Madersburg (bashkë me mbetjet e ministrit Joseph Goebbels të gruas dhe gjashtë fëmijëve të tij), mbetje të cilat u groposën poshtë një sektori të shtruar në një oborr të rrethuar me ndërtesa, vend i cili u mbajt rreptësisht sekret. Nga 1970 SMERSH iu dorëzua në kohë qeverisë së Gjermanisë Lindore.

Nga frika e mundshme se vendi i varrit të Hitlerit mund të kthehej në një lëvizje Neo-Naziste.Drejtori i KGB Yuti Andropov autorizoi një operacion special për të shkatërruar mbetjet e Hitlerit.

Më 4 prill 1970 një skuadër e KGB sovjetike (e cila kish dhënë detaje mbi varrimin) në rrugë sekrete nxorrën mbetjet dhe i dogjën ato deri në copën e fundit para se të braktisnin hirin e tij në lumin Elba.

Eshtrat e Hitlerit në Rusi?

Kryesuesi i arkivues së shërbimit rus të sigurisë, FSB, insistoi se ai posedon eshtrat e Adolf Hitlerit, duke vënë kështu në dyshim deklaratat e hulumtuesve amerikanë, të cilët e theksojnë të kundërtën.

Në intervistën dhënë të përditshmes ruse, Izvestiya, drejtori i arkivit së FSB-së, Vasily Khristoforov, vuri në dyshim rezultatin e studimit, të bërë në shtator të vitit 2009 nga hulumtuesit amerikanë, Nick Bellantoni dhe Linda Strausbaugh, në të cilin u theksua se ADN-ja e eshtrave për të cilët bëhet fjalë ka dëshmuar se janë këta eshtra të një femre.
“Me çka kanë mundur të krahasojnë ata ADN-në. Moska është vendi i vetëm, në të cilin gjenden eshtrat e Hitlerit”, insistoi Khristoforov.

Krahas eshtrave të nofullës së Hitlerit dhe një pjese të kafkës, me një vrimë të shkaktuar nga plumbi, të cilat në Moskë u dërguan në vitin 1948, arkivi i FSB-së posedon edhe një pjesë të divanit të njollosur me gjak nga bunkeri i Hitlerit, në të cilin ai ka bërë vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945, theksoi Khristoforov.

Ai më tutje theksoi se kufomat e Hitlerit, bashkëshortes së tij, Eva Braun, kufomat e çiftit Goebbels dhe gjashtë fëmijëve të tyre janë djegur në vitin 1970 dhe se hiri është hedhur në një lumë.

“Kjo me gjasë ka qenë zgjidhja më e mirë. Në të kundërtën, varrezat e tyre do të ishin shndërruar në një vend për pelegrinazhin e fashistëve, të cilët mund të gjenden çdo kund, për fat të keq edhe në Rusi”, nënvizoi Khristoforov.

Misteret e zëvendësit të Hitlerit – Rudolf Hesi

Ai zyrtarisht ishte “zëvendësi i Fyhrerit”, por ndonjë ndikim të qartë politik sa ishte në atë detyrë, ai nuk duket se e pati ndonjëherë realisht.

Mbi Rudolf Hessin dhe karrierën e tij qarkullojnë fakte të ndryshme dhe interesante: fluturimi drejt Anglisë në maj të vitit 1941 mbetet akoma shumë misterioz në shumë aspekte, e po ashtu edhe vdekja e tij para 20 vjetëve.

Më 17 gusht të vitit 1987, një patrullë dyshe rojesh në burgun aleat të kriminelëve të Luftës, në njërën ndër lagjet e ish-Berlinit Perëndimor, Spandau, e gjeti 93-vjeçarin brenda një shtëpize ku mbaheshin veglat e kopshtarëve në oborrin e gjelbër të burgut, ku ai kryente dënimin prej dekadash.
Ai u gjend pa jetë i shtrirë përtokë, e rreth qafës kishte një kabull elektrik, me të cilin kishte mbytur veten. Banori i vetëm i mbetur në atë burg qysh prej dy dekadash pa asnjë “shok”, u dërgua kësisoj menjëherë në spitalin ushtarak britanik, ku në orën 16:10 u konstatua ligjërisht vdekja e tij.

Pas 46 vjetësh në burg, përfundoi kështu dhe jeta e figurës më të veçantë, më mistike e ndoshta më interesante të njerëzve që dikur rrethonin Hitlerin.

Rudolf Hess lindi në Aleksandri të Egjiptit në vitin 1894 dhe shërbeu më pas gjatë Luftës së Parë si toger në formacionet ajrore të sapoformuara bavareze dhe pas përfundimit të luftës, ashtu sikurse shumë oficerë të tjerë gjermanë të zhgënjyer nga disfata e pasojat që solli humbja e luftës, qysh në fillimet e asaj që në histori njihet si Republika e Vajmarit, u hodh në krah të qarqeve revanshiste e nacionaliste gjermane; më konkretisht në rastin e tij, u bë pjesë e grupimit politik të ekstremit të djathtë “Shoqëria Thule”.

Që nga viti 1920, ai ishte anëtar i Partisë Nacionalsocialiste të Punëtorëve Gjermanë “NSDAP” (ose shkurt: Partia Naziste) dhe avancoi, le të themi, deri në rrethin më të ngushtë të njerëzve që shoqëronin e ndiqnin Hitlerin dhe idetë e tij.

Pas dënimit të tyre, pasi u gjetën fajtorë në përpjekjen që tashmë ka hyrë në histori si “Puçi i birrarisë së Mynihut”, Rudolf Hess së bashku me Hitlerin, e gjetën veten në muret e ftohta të kështjellës-burg të Landsbergut.
Për dekada me radhë, duke u nisur nga ky fakt, ka ekzistuar ideja thuajse plotësisht e besueshme se “Mein Kampf”-in e Hitlerit e shkroi pikërisht Hessi, pas fjalëve që i diktonte “Fyhreri”.

Por kohët e fundit, shumë studiues e historianë kanë hedhur hije të forta dyshimi rreth këtij fakti, duke sjellë dëshmi shkencore pas shqyrtimit të dorëshkrimit të veprës së sipërpërmendur në origjinal, krahasuar me kaligrafinë e dokumenteve të firmosura nga Hessi në kohët e mëvonshme.

Rrëshqet në qarqe okulte

Por një gjë duket se është e sigurt: duke ia nisur që nga viti 1925, Hess tashmë njihej si sekretari privat i Hitlerit, ndërsa nga viti 1933 e sipër, ai mbante titullin “zëvendësi i Fyhrerit”. Funksioni i tij kufizohej vetëm në drejtimin organizativ të partisë naziste. Por një ndikim politik, sipas konstatimit që kanë bërë biografët, studiuesit e historianët, ai nuk rezulton të ketë pasur kurrë në të vërtetë.

Në vitin 1939, Hitleri emëroi komandantin e “Luftëaffe”-s (Forcave Ajrore të Rajhut), Herman Gëring, zyrtarisht si “Njeriun numër 2” – një shuplakë e qartë kjo me shumë gjasa për Hessin e karakterin tij, cilësojnë në veprat e tyre shumë studiues.
Në këtë kohë ishin ravijëzuar qartë edhe përplasjet e brendshme e fërkimet brenda gjirit të hierarkëve të lartë nazistë, ku lufta e bërrylave për të qenë sa më pranë Fyhrerit, po njihte faza interesante.

E ndoshta pikërisht për këtë arsye, Hess nisi të shfaqej dyshues për besimin që kishte ndaj tij Hitleri. Ai nisi të frekuentonte rrethe edhe më okulte e nga ana tjetër, besohet se rrinte në kontakte me miqtë e tij anglezë.

Më 10 maj 1941, ndërsa sulmet ajrore mbi Londër ishin në kulmin e tyre, Hess çuditërisht fluturon drejt Skocisë për të ndërmjetësuar (nuk është e qartë, me apo pa lejen e Fyhrerit) një paqe me Britaninë. Ai u arrestua dhe që nga ai moment e deri sa vdiq 46 vjet më vonë, nuk e pa më kurrë lirinë me sy.

Spekulimet rreth udhëtimit misterioz

Rrethanat e udhëtimit të tij deri më sot janë shumë të diskutueshme e të mbuluara me mister, pasi nga njëra anë, shumë nga studiuesit e publicistët gjermanë e britanikë përhapin prej dekadash të dhëna spekulative, dhe nga ana tjetër qeveria britanike, ose më konkretisht shërbimi inteligjent MI6, nuk pranon akoma të bëjë publike dosjet që lidhen me arrestimin e deponimet e mundshme të Rudolf Hessit.

Këta të fundit këmbëngulin se dosjet e Hessit duhet të qëndrojnë edhe dhjetë vjet të tjera të kyçura nëpër sirtarët e tyre dhe kjo gjë i ka dhënë krah, sigurisht, edhe ndezjes së shumë teorive konspirative kundrejt tij.
Kështu, mendohet se ish-kryeministri britanik i asaj kohe, Winston Churchill, pasi e kishte dëgjuar fillimisht propozimin për paqe të bërë nga Hess, e kishte refuzuar atë, duke preferuar të bashkëpunonte me SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik për të mposhtur Gjermaninë, e cila tashmë, me ç’duket e kishte trashur aq shumë zullumin, saqë nuk mund të ndryshonte më asgjë në mendjen e kryeministrit britanik të kohës, i cili bluante në kokë prej kohësh, vetëm një gjë: hakmarrjen e ashpër ndaj Gjermanisë që kishte shkuar shumë larg me bombardimet mbi Londër.

Historianët, përkundrazi, gjykojnë se Hess, shkoi atje falë një iniciative individuale dhe aspak si i ngarkuar, apo emisar sekret i Hitlerit për të nënshkruar paqen me britanikët, gjë e cila vërtetohet me sjelljet e reagimet plot indinjatë të Hitlerit pas marrjes së lajmit se Hess ishte bërë tashmë një “peng” në duart e britanikëve.

Nga ana tjetër, ka një grup tjetër historianësh që mendojnë se edhe kjo tezë është disi e pabesueshme, pasi Hitleri mund ta kishte denigruar atë si figurë e ta shpallte tradhtar, edhe pse ai nuk ishte më fizikisht në Gjermani.

Po këtu, në tavolinë hidhen plot teza e teori të tjera që variojnë që nga një komplot i mundshëm për të rrëzuar Hitlerin, e deri tek shpresat e forta të Hessit, për të parë një paqe me Britaninë e shpëtimin e Gjermanisë, me ose pa bekimin e Fyhrerit.

Nazisti që ndenji më gjatë në burg
Autori britanik, Martin Allen është përpjekur, duke u bazuar në dokumente që ai i vlerëson si të reja e të pazbuluara më parë, të argumentojë tezat e veta, por dëshmitë e tij janë vlerësuar si të rreme nga kritikët e tij.

Ndërkohë, shkelmin pikëpamjes së Allen për planet e Hessit, duket se ia vunë idetë e tij se britanikët në vitin 1945, kishin helmuar ish-shefin e trupave SS, Hajnrih Himler. Në realitet është vërtetuar se ai kreu vetëvrasje në Berlin, ndërsa përpiqej të largohej dhe kjo gjë duket se e bëri atë të pabesueshëm edhe për çështjen Hess.

Hess u dënua më pas gjatë seancave të procesit të shekullit (d.m.th. Gjyqet e Nurenbergut) me burgim të përjetshëm dhe e vuajti në fakt atë dënim më shumë se çdo koleg tjetër i tij nazist – pavarësisht se veprimtaria e tij aktive në shërbim të planeve hitleriane, ishte ndërprerë qysh më 1941, kur ai u arrestua e u mbajt i izoluar në Angli – ndoshta edhe sepse ai vazhdonte t’i qëndronte besnik Hitlerit, duke mos treguar asnjë shenjë pendimi. Përpjekjet për ta liruar atë para kohe, dështonin vazhdimisht falë vetos së sovjetikëve.

Është pikërisht kjo njëra ndër arsyet kryesore se pse shërbimet sekrete britanike nuk kishin ndonjë leverdi ta vrisnin Hessin, siç kanë pretenduar e spekuluar vazhdimisht ekstremistët e djathtë në Gjermani dhe Europë, citohen të thonë sot disa studiues në mediat perëndimore.

Por gjithsesi, për shumëkënd imazhet e Hessit në Nurenberg kanë mbetur simbole të këtij procesi e shumëçka në lidhje me rolin e tij errësohet pikërisht për shkak të këmbënguljes kryeneçe për të mos publikuar dosjen e tij.
Ç’ndodhi pas vdekjes?

Pas ditëlindjes së Adolf Hitlerit më 20 prill, dita e vdekjes së zëvendësit të tij, Rudolf Hess, prej kohësh ka përbërë një shkas për ndërmarrjen e aksioneve e tubimeve përkujtimore nga ana e neonazistëve në Gjermani dhe Europën Perëndimore.

Për këtë spektër të politikës radikale në kontinent (e sigurisht, më shumë në Gjermani) Hess, i cili vdiq në moshën 93-vjeçare në burgun ushtarak të Spandau-t, në ish-Berlinin Perëndimor, më 17 gusht 1987, cilësohet një martir.

Qysh prej ditës së vdekjes, anëtarë e simpatizantë të grupeve të djathta ekstreme nga Gjermania, Danimarka, Zvicra, Holanda etj., mblidhen çdo vit për të kryer marshimet përkujtimore në nder të tij. Si njëri ndër të akuzuarit kryesorë në gjyqin e Nurenbergut pas Luftës së Dytë, Hess u dënua me burgim të përjetshëm.

Rudolf Hess, i lindur në qytetin e Aleksandrisë në Egjipt, fillimisht ishte sekretari i Hitlerit e qysh nga prilli i vitit 1933, zëvendës i tij, duke pasur detyrën e ministrit të Rajhut pa portofol.

Sipas vlerësimit të organeve kompetente gjermane të ruajtjes e moscenimit të Kushtetutës, grupimet e djathta radikale, ose siç njihen ndryshe “neonaziste”, qysh prej vdekjes së tij në vitin 1987 janë përpjekur vazhdimisht ta përcaktojnë atë si një “martir të paqes”, në mënyrë që të faktorizohen, sipas tyre, në skenën politike vendase me një ikonë identifikuese të pranueshme.
Për arsye të cilat deri më sot nuk janë sqaruar ende, Hess është dëshmuar se më 10 maj të vitit 1941 u ul me një parashutë në tokat e Skocisë dhe deri nga fundi i luftës, u mbajt në internim në Angli.

Nga rrethet e njerëzve që qëndronin pranë tij, më vonë u përhap teza se ai kishte shkuar drejt Anglisë me një mision special nga Hitleri për të arritur një akord paqeje me britanikët, pak kohë para se të niste sulmi mbi Bashkimin Sovjetik.

Në proceset e Nurenbergut, Hess u shpreh se “Unë nuk pendohem për asgjë”, dhe më 1 tetor 1946 u gjet fajtor për komplot kundër paqes dhe planifikimin e një sulmi kundër Anglisë e u dënua me burgim të përjetshëm.

Përpjekjet e vazhdueshme të politikanëve perëndimorë për të liruar për arsye shëndetësore e humane “të vetmuarin” Hess, dështuan.

Deri në fund të jetës së vet, Hessit i ishte ndaluar të shprehte mendime e të jepte intervista rreth së shkuarës së tij, që lidhej me kohën e nazizmit, e gjithashtu edhe rreth misionit të tij të vitit 1941 në Skoci.

Misteri i marrjes së pushtetit nga Hitleri

Çfarë metodash dhe prapaskenash përdori Fyhreri për të marrë drejtimin e Gjermanisë

Zbulohen mitet dhe të fshehtat që fshihen pas diktatorit të egër

Në 30 janar të vitit 2010 shënoi 77 vjetorin e ardhjes në pushtet të Adolf Hitler në Gjermani. Në atë ditë, udhëheqësi nazist u betua si kancelari i Republikës Weimar. Numri 77 është mistik, dhe nazistët ishin të
njohur për dashurinë e tyre për misticizmin. Më tej do të shqyrtojmë disa mite të lidhura me nazistët.

Miti i Hitlerit

Një nga mitet bashkëkohore tregon se Hitleri erdhi në pushtet në mënyrë të ligjshme dhe demokratike. Natyrisht, ky mit është përdorur si një histori tmerri përpara çdo zgjedhje. Në realitet, ky afirmim është i rremë. Kjo përvojë historike dëshmon vetëm për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në drejtim të demokracisë formale së bashku me praktikat e pandershme të fushatave zgjedhore.

Adolf Hitler dhe partia e tij morën pushtetin duke vënë në përdorim procedura komplekse, formalisht demokratike dhe teknika të pista të zgjedhjeve. Ata përdoren “emergjenca” jokushtetuese, asgjësimin e sistemit administrativ federal të vendit, dhe, mbi të gjitha, lojra dhe intriga në zyrat e ekzekutivit.

Fushata zgjedhore e kryer nga Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë (NSDAP) nuk mundi ti shërbente si një shembull i politikës së ligjshme dhe të ndershme.

Së pari, fushata u bazua në demagogji dhe populizëm, duke i lënë njerëzit në errësirë mbi qëllimet reale dhe metodat e nazistëve. Parrulla antikapitaliste dhe socialiste u përdorën gjerësisht. Partia që e shpalli veten si “socialiste” dhe e “punëtorëve” nuk kishte qëllime në justifikimin e këtyre atributeve në praktikë.

Përkundrazi, ajo krijoi blloqe me partitë më konservatore të Gjermanisë që përfaqësonin interesat e
parave. Hermann Goering një herë shkroi një letër për një prodhues gjerman duke thënë se kjo e fundit nuk duhet të ngatërrohet me tekstet e posterave të partisë. Ai deklaroi se qëllimi justifikon mjetin, dhe se çdo parti i ushqen votuesit me parulla. Ky shembull tregon qartë mashtrimin e qëllimshëm të votuesve.

Metodat e Hitlerit

Së dyti, nazistët përdorën frikësimin dhe teknika të “zgjedhjes së rreme”. Votuesit ishin të mobilizuar me një kërcënim të pushtetit komunist. Dy herë votuesit u mashtruan duke i dhënë votat e tyre për NSDAP. Ata besonin se kishin zgjedhur socializmin patriotik (dhe jo nazizmin) ndaj Partisë Komuniste të Gjermanisë (KPD). Së treti, përveç teknikave zgjedhore dhe gënjeshtrave, nazistët përdornin presione të drejtpërdrejta terrori duke eleminuar konkurrentët e tyre fizikisht nga lufta politike.

Ata vunë në praktikë edhe provokime, duke përfshirë sulmin me zjarr mbi pallatin e Reichstag në Berlin më 27 shkurt 1933, një muaj pasi Hitleri u emërua Reichskancelar. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha truket dhe statagjemat, lufta kushtetuese e nazistëve për pushtet nuk ishte gjithmonë e suksesshme.

Në kundershtim me mendimin e përgjithshëm, nazistët nuk morën shumicën absolute në parlamentin e ligjshëm dhe demokratik gjerman. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1930, NSDAP mori vendin e dytë me 18,3% të votave; Partia Social Demokrate gjermane mori 24,5%; Komunistët siguruan 13,1% të votave.
Në vitin 1932, Hitleri humbi zgjedhjet e Reichspresident ndaj Marshall Paul von Hindenburg. Në 1932, socialistët kombëtarë morën shumicën në parlament me 37,4% të votave, por edhe komunistët përmirësuan rezultatet e tyre. Në të njëjtin vit, Reichstag u shkarkua, dhe u mbajtën zgjedhjet e reja. Në këto zgjedhje nazistët morën më pak vota, 33.1%. Më 30 janar 1933, Presidenti Hindenburg caktoi Hitlerin si kreu i qeverisë.

Si u zgjodh Hitleri

Hitleri u emërua për shkak të presionit të elitës dhe qarqeve oligarke përfshirë edhe peticionet e profesorëve dhe prodhuesve gjermanë. Hitleri gjithashtu u ndihmua nga influenca personale e Goering i cili ishte mik me djalin e Hindenburgut dhe intrigat në zyrat e ekzekutivit konservator, të cilët ishin duke shpresuar për të formuar “ekuilibrin e pushtetit.” Ata donin që të vendosnin Hitlerin si kre i qeverisë, dhe më shumë për ta përdorur atë si një kukull politik që do të mbulojnte veprimet e tyre.

Kjo do të thotë se Hitleri ishte emëruar nëpërmjet veprimeve burokratike, dhe jo nga vullneti i njerëzve. Më 1 shkurt, Reichstag u hodh poshtë përsëri nga presidenti Hindenburg. Më 4 shkurt, presidenti nënshkroi një dekret për “Mbrojtjen e popullit gjerman” (Verordnung zum deutschen Schutze des Volkes), duke kufizuar liritë e njerëzve.
Dy dekrete të jashtëzakonshme janë lëshuar pas zjarrvënies së Reichstag. Midis tyre dekreti që lejonte për mbrojtjen e popullit dhe shtetit dhe dekreti kundër tradhëtisë së popullit gjerman (Verordnung Verrat gegen jam hochverraeterische Volke deutschen und Umtriebe). Këto dekrete bënë të ligjshme ndjekjen e kundërshtarëve politike. Megjithatë, zgjedhjet e ardhshme të mbajtura më 5 mars, 1933, nuk i solli partisë shumicën absolute në Parlament.

Kthesa

“Demokracia” ndaloi këtu. Në mars, mandatet komunistët u bënë të pavlefshme nga një urdhër administrativ i paligjshëm. Vetë deputetët u vranë ose u arrestuan dhe dërguar në kampin e përqendrimit të Dachau.

Më 21 mars, i njohur si “Dita e Potsdam,” një konferencë përbërëse e Reichstag-ut të ri, e mbyllur edhe për socialdemokratët, u mbajt në një kishë të Potsdamit. Më 22 qershor të të njëjtit vit, Partia Socialdemokrate gjermane u ndalua. “Ligji kundër themelimit të Partive” u lëshuar më 14 korrik, 1933 (gegen Gesetz die Neubilding von Parteien).

Të gjitha partitë, përveç NSDAP u hodhën poshtë, dhe anëtarësimi ose organizimi e një partie të re u anonçua si një krim. Më 12 nëntor, 1933, u mbajtën zgjedhje të reja të cilat natyrisht u fitua nga NSDAP. As këto zgjedhje dhe as referendumi i mbajtur më 19 gusht, 1934, përsa i përket Hitlerit në lidhje që bashkon rolin e Reichspresident dhe Reichskancelar, ishin demokratike.
Plebishiti ishte thjesht funksional dhe kishte për qëllim për të konfirmuar titullin e Fuehrer që Hitleri mori më 2 gusht, pas vdekjes së Presidentit. Në ditën e referendumit, ushtria iu soll Hitlerit për një betim besnikërie, që tregon qartë se vota nuk vendosi asgjë. Rezultatet ishin të garantuara edhe sepse njerëzit jetonin në frikë dhe terror, të gjitha të drejtat autonome të tokave dhe komunat u hoqën, dhe administrata u kontrollua plotësisht.

Kampet e përqendrimit dhe burgjet politike ishin të zëna me punë, çdo opozitë u shkatërrua, dhe fjala e lirë dhe takimet u ndaluan. Parlamenti gjerman gradualisht humbi fuqinë e tij kur Hitleri erdhi në zyrë, dhe që nga viti 1940 ajo u ndalua për tu mbledhur.

Historia e impenjimeve politike nga nazistët tregon se sa e rrezikshme mund të jetë manipulimi i opinionit publik. Shtrembërimi i thelbit të pushtetit të popullit mund të transformohet lehtë në të kundërtën e saj, në një tirani vrasëse.

Miti i Hitlerit

Një nga mitet bashkëkohore tregon se Hitleri erdhi në pushtet në mënyrë të ligjshme dhe demokratike. Natyrisht, ky mit është përdorur si një histori tmerri përpara çdo zgjedhje. Në realitet, ky afirmim është i
rremë. Kjo përvojë historike dëshmon vetëm për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në drejtim të demokracisë formale së bashku me praktikat e pandershme të fushatave zgjedhore.

Adolf Hitler dhe partia e tij morën pushtetin duke vënë në përdorim procedura komplekse, formalisht demokratike dhe teknika të pista të zgjedhjeve.

Ata përdoren “emergjenca” jokushtetuese, asgjësimin e sistemit administrativ federal të vendit, dhe, mbi të gjitha, lojra dhe intriga në zyrat e ekzekutivit. Fushata zgjedhore e kryer nga Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë (NSDAP) nuk mundi ti shërbente si një shembull i politikës së ligjshme dhe të ndershme.

Burimi: Lajm Shqip
 
joetisti_

Locus omnem
E c'te dobishme ka ta zhdukesh nje diktature per te patur menjehere me pas nje diktature tjeter!

Kush merr rolin e Zotit eshte i destinuar te mos marre as ate pak qe i takon.
Gjithsei Hitlerit i erdhi fundi nga egoizmi. Te ishte treguar me pak i tille, bota do te vuante per shume kohe akoma.
 
Qika_Ks

Forumium praecox
Pse ke postuar tan ket shkrim, kur as vet nuk e ki lexo ndoshtaa pff :engjell:

Top