Re: Fundi i Hitlerit erdhi nga Lindja apo nga Perendimi????
As nga lindja dhe as nga perendimi. Humbja e Rajhut te Trete erdhi si pasoje e nje sere faktoresh te cilet te vetem nuk do arrinin te mposhtnin kurre vullnetein dhe modernizimin e ushtrise Gjermane te asaj kohe:
1. hapja e 2 fronteve. Nese Gjermania do ishte perqendruar vetem ne njerin front, qofte ai Rus, qofte ai Anglezo-Amerikan, Gjermanet do e kishin fituar LIIB.
2. Kapitullimi i Italise. kapitullimi i Italise solli shperndarje te metejshme te forcave Gjermane ne tokat e pushtuara nga Italia (Ballkan, Afrike, etj.) trupa qe do ishin me te vlefshme en pjesen tjeter te europes.
3. Gjetja e makines 'Enigma" dhe thyerja e kodit te komunikimit sekret gjerman. Deshifrimi i kodit Gjerman, beri qe Anglezet te ishin te mireinformuar gjate gjithe kohes per urdherat, qe vinin nga komanda e larte Gjermane. Lufta u kthye ne nje lufte Informacione, ku Gjermania nuk mbante dot me asnje sekret ndaj Anglezve, rrjedha e luftes tashme dihej.
4. Analiza e dobet e pushtimit ne D-Day. Megjithe informacionet e shumta (perfshi skemat e planit) qe agjentet Gjemrane sollen, se zbarkimi do te behej ne Nromandi, Hitleri ishte i bindur se trupat aleate do zbarkonin ne Norvegji dhe aty perqendroi shumicen e trupave, perfshi divizionet Panzer. Forcat naziste, megjithese jo to plota ne numer, perballuan dhe thyen per muaj me rradhe sulmet e forcave aleate. Nese situata do ishte analizuar me ndryshe, dhe trupat do ishin perqendruar ne Normandi, zbarkimi i sukseshem ndoshta nuk do ishte dhe aq i sigurt.
5. Mungesa e kohes. Gjermania ishte shume afer zbulimit te bombes berthamore, raketes V2 dhe disa raketave te tjera me te vogla. Disa prova te raketes V2 treguan se nese do behej pjese e arsenalit Gjerman, kjo arme ishte ne gjendje te ndronte komplet rrjedhen e luftes. Mos flasim ketu per bomben berthamore.
Pra per mendimin tim eshte e pamundur tja vesh gishtin vetem nje faktori per humbjen e LIIB.