Fillimisht postuar nga 'Neo':
[qb] Gruaja nevrike
Kur po hanin darke, burri i tha te shoqes:
- Grua, buka qenka e papjekur.
Gruaja, qe ishte shume nevrike, i rra burrit me lopate shpines dhe ia priti:
- Shihe mire se nuk eshte e vertete.
- Ne dac bjerr, ne dac mos bjerr, - ia ktheu i shoqi, - buka e papjekur eshte.
"Motra" e ashper
Njerit i shkuan disa miq per darke. E shoqja filloi shamaten me burrin dhe e qelloi me shpulla. Burri per te mos e ulur veten para miqve, u tha:
- O miq, mos u cuditni, se e kam ca si te ashper kete "motren e madhe".
Martesa e plakut
Nje plaku i kishte vdekur e shoqja, dhe mori per grua nje vajze te re.
- Perse e more gruan te re? - e pyeti njeri.
- E mora te re, se ajo duke me pare mua do plaket, dhe une duke pare ate do te rinohem.
Gruaja e merzitur
Nena pyeti te bijen qe sapo ishte martuar:
- Si kalon te burri?
- Ne pergjithesi mire, - ia ktheu e bija, - por tri gjera me kane merzitur shume.
- C'gje te ka merzitur?
- Heren e pare me ka merzitur vjehrra, - tha e bija, - sepse djalin e ka mullixhi ne mes te ujit kur ajo thote: "Medet per djalin qe s'ka uje te pije!" Merzine e dyte ma shkakton vjehrri, i cili megjithese rri mes sobes dhe oxhakut me thote: "Nuse, ma ver nje gacë ne cibuk!" Por merzine me te madhe ma sjell burri, i cili kur ulemi te fleme, megjithese jam e zhveshur e ngjitas me te, me thote:
- Grua a do te ma japesh faqen te ta puth?
Gruaja e fisme
Njeri mori gruan ne nje fis te mire. Gruaja ishte mjaft e zgjuar mirepo, meqe ishte rritur e perkedhelur, nuk i vinte per dore per punet e shtepise. Nje dite te shoqit iu mbush mendja ta ndante, prandaj i tha:
- Grua, beji gati plackat se do te shkosh tek prinderit!
- Tani kam qene tek prinderit, - ia ktheu e shoqja,- a mos ka ndodhur ndonje fatkeqesi?
- Fatkeqesi nuk ka ndodhur, por te ka kerkuar babai, - genjeu i shoqi.
E shoqja e kuptoi se kur te shkonte tek prinderit, i shoqi do ta ndante prandaj i tha burrit:
- O burre desha te te pyes.
Urdhero e fol! - ia ktheu i shoqi.
- Desha te di perse nuk je i zgjuar si Sale Demiri?
- Kaq tru me ka dhene Zoti, - ia priti i shoqi, - se ku te gjej te jem si Sal Demiri.
- Edhe mua kaq mundesi me ka dhene Zoti per pune shtepie, - ia ktheu gruaja, - se dhe une kam qejf te jem me e mire se shoqet.
- Grua! Bej dy kafe ti pijme bashke, - tha i shoqi, - sepse nuk kane thene kot qe gruaja e fisme "ja fjalen, ja djalin ta len..." [/qb]