Fshati Lazarat. Te gjithe e njohim...

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Në Nder Dhe Në Kujtim Te Ibrahim Bashës, I Cili U Vra Dje Datë 24/06/2015 Në Tertorin Tonë, Me Plumb Në Kokë Nga Një Snajper Nga Autorë Ende Të Paidentifikuar! I Bëjmë Apel Prokurorise Dhe SHISH Të Zbardhi Sa Më Shpejt Ngjarjen Dhe Përgjegjësit Të Dalin Para Ligjit, Kushdo Qoftë Ai Duhet Të Marri Dënimin E Merituar. Ibrahim T'u Prehtë Shpirti Në Paqe O Djalë.
10955328_10153119337263702_7323756425505808434_n.jpg
 

-Zana-

e...Thjeshte
U prehte ne paqe .

Gjersa te lejohet legalizimi I kesaj bime , gjithmone shteti eshte koka kryesore pas k'tij biznesi.​
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Shkruan Pano Soko:

Dhimbje e thelle dhe ngushellime familjareve per humbjen e njeriut te tyre te dashur ne Lazarat. Kriminelet duhen kapur dhe ndeshkuar sa me rrepte te jete e ligjeruar.
Por, per nje gje nuk jam dakord. Nuk jam dakord me kete histerine kolektive, qe e frymezuar nga mender politikanet tane, ka vene nje popull perballe nje fshati. Jam totalisht kunder etiketimit qe, i inspiruar nga ndonje meri politike per shkak te bindjeve politike qe masivisht ai fshat ka, i behet gjithe fshatit si kriminel. Une kam shume miq nga Lazarati. Djem dhe vajza te mrekullueshem, njerez te shkolluar, intelektuale dhe profesioniste shume te mire qe nuk e meritojne qe per hir te mllefit politik te nje pushtetari apo te nje tjetri, te vihen sot perpara bankes se te akuzuarve publike me pranga morale ne duar, per shkak te faktit se jane nga Lazarati. Nuk e meritojne!
Nuk bejme dot drejtesi juridike, duke shkelur drejtesine morale. Nuk luftojme dot krimin penal, nese kryejme nje krim tjeter social. Eshte e pavlere. Dhe nje here, kriminelet sa me shpejt te neutralizohen sic e kerkon ligji. Me hir apo me pahir. Por njerezit e tjere te lihen te qete.

Pastaj vazhdon.

Jam dakord qe ata kriminele te shkojne me nje kembe te pergjigjen para ligjit. Por nuk jam dakord me kete marzhinalizimin qe i behet nje fshati te tere. Une mundohem te empatizoj situaten e miqve te mi dhe nuk e kam shume te veshtire te kuptoj sesa veshtire gjenden ata. Fakti i te pasurit eksperienca si shqiptar jashte shtetit, ma lehteson shume punen e te kuptuarit si ndjehen ata. Sepse te gjithe kemi qene ne situata mes njerzve te panjohur jashte shtetit, dhe e kemi provuar se si "deklasohesh" ne syte e tyre sapo permend "jam nga Shqiperia". Si t'ia shpjegoj une i shkreti qe Shqiperia ka shume me shume sesa trafikante femrash apo droge? Si t'i shpjegoj qe une mund te diskutoj mbi modelet makroekonomike shume me mire sesa te zihem me grushta edhe pse jam nga Shqiperia? E pra nuk mundem. Te shpeshta kane qene rastet kur kam ikur me etiketen e "iii shqiptar.." sepse gjyqi publik i atij vendi ka dhene verdiktin e tij per mua dhe bashkekombesit e mi, pa me dhene te drejten e te shprehurit te vetes... A duhet une t'i kerkoj falje publike atij vendi fqinj, per shkak te krimeve qe disa bashkekombas te mi kane kryer? A eshte e drejte qe une ta bej kete? A eshte logjike qe une ta bej kete...? A eshte e drejte qe nese s'e bej kete, une te vuaj etiketimin "shqiptar"? E pra pikerisht nisur nga kjo, une i kuptoj miqte e mi, intelektuale dhe profesioniste lazaratas, se si ndihen. Prandaj doja ta ndaja. Nuk fitohet asgje nga margjinalizimi vetem lendojme pa te drejte.

Ne foto jane disa nga komentet qe u bene pas vrasjes se efektivit te Reneas.
11403457_10153131511213702_4988077537370933914_n.jpg
11693882_10153131511733702_8089841049281349171_n.jpg
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Mikepritje Hipokrite Ne Tokat Shqiptare. Tani Me Shqiperia Dhe Shqiptaret Sjemi Me As Te Beses As Mikprites E Ku Di Une Çfare Te Mire Na Kane Faturuar Kot Se Koti Pa Na Provuar. Nje Çifte Te Dashuarish Çek Vriten Ne Vendin Tone, Çfare Reklame E Keqe Dhe Mjerr Ata Qe Vdiqen. Sdi Se Kujt Ti Kerkosh Drejtesi, Sdi Se Si Ta Zhbesh Ate Akt Te Turpshem Dashakeqes Ndaj Nje Kombi. Po Me Kujtohet Filmi "Taken 2" Me Aktorin Liam Neeson, Ne Fundin E Tij Aktori Kryesor I Thote Une Po Te Fal Vazhdo Jeten Tende Dhe I Kthen Shpinen "Pengmarresit" Shqiptar. Sapo I Kthen Shpinen Pengmarresi Merr Pistoleten Dhe Tenton Ta Vrasi Por Ishte Bosh. Realisht U Indinjova Shume Kur Pash Ate Skene, Thash Me Vete Shqiptaret Jemi Te Beses, Dbejme Nga Keto Gjera. Por Po Shoh Qe Paskam Gabuar.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Mikepritje Hipokrite Ne Tokat Shqiptare. Tani Me Shqiperia Dhe Shqiptaret Sjemi Me As Te Beses As Mikprites E Ku Di Une Çfare Te Mire Na Kane Faturuar Kot Se Koti Pa Na Provuar. Nje Çifte Te Dashuarish Çek Vriten Ne Vendin Tone, Çfare Reklame E Keqe Dhe Mjerr Ata Qe Vdiqen. Sdi Se Kujt Ti Kerkosh drejtesi, sdi se si ta zhbesh ate akt te turpshem dashakeqes ndaj nje kombi. Po me kujtohet filmi "Taken 2" me aktorin Liam Neeson, ne fundin e tij aktori kryesor i thote une po te fal vazhdo jeten tende dhe i kthen shpinen "pengmarresit" shqiptar. Sapo i kthen shpinen pengmarresi merr pistoleten dhe tenton ta vrasi por ishte bosh. Realisht u indinjova shume kur pash ate skene, thash me vete shqiptaret jemi te beses, sbejme nga keto gjera. Por po shoh qe paskam gabuar.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Sinqerisht mua me vjen shume keq dhe i denofte Zoti ata qe kryen vrasjen e turistave çek ne vendin tone. Jam pa fjale nga ky akt, por dy fjale do i them. Pervecse ndjej nje keqardhje te pamase per vrasjen e bere ndihem mire qe ne shqiptaret po marrim ate qe meritojme. Nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, dikush thote qe ka qene e organizuar mire per vrasje, jo per grabitje, dikush ngre teori konspiracioni dhe thote dikush tjeter i ka vrare. Kjo eshte tjeter gje. Ajo qe me beri pershtypje mua, ishte nje çjerje, zvaritje e jona, e shqiptareve domethene per te dale te pafajshem nga kjo ngjarje. Per te thene, shikoni, se ne shqiptaret sjemi keshtu. Ne shqiptaret jemi mikprites, bujare, te beses e ku di une te tilla lavde qe ne ja faturojme vetes. Por paralelizmat skane te mbaruar, direkt mu kujtuan komentet dashakeqese, vrere-vjellee kunder nje komuniteti te tere si ai i Lazaratit, pas vrasjes se efektivit (rahmet te kete). Komente qe te gjithe i dime por nese doni una ja u rikujtoj. Ne kemi frike se si do sillen europianet ose ceket kunder ketij akti barbar. Po si mund te sillen ata kunder nje populli qe sdo veten e vete. Kunder nje populli qe vjell vrere ndaj nje komuniteti. Natyrisht qe ata sdo kene asnje ndjenje tjeter vec ndjenjes se keqardhjes, keqardhje per gjendjen tone. Si jemi katandisur. Si tja u shpjegosh çekve qe shqiptaret sjane me ata te kohes se Lord Bajronit dhe Edit'h Durhamit. Sic u tha ne nje koment te meparshem, "Nga bij legjendash, jemi kthyer ne cuba ferrash, cfare turpi". E pavaresisht kesaj, pavaresisht vrasjes makabre qe duhet denuar me patjeter, une uroj dhe shpresoj, i lutem Zotit qe çeket dhe europianet mos te stigmatizojne nje popull te tere. Nje dru i shtreber eshte ai qe prish gjithe stiven. Shqipera ka pasur dhe do te kete gjithmone njerez plot dashuri, besnikeri, bujari dhe mikeprites
11214237_10153140091448702_9096914492579165531_n.jpg
 

odeon

Forumium maestatis
Nuk ka dhe nuk do te kete asnjehere popull te keq, jane politikat shteterore ato qe kriminalizojne njerezit dhe ne lazarat kjo u be, u kriminalizua nje fshat i tere vetem sepse shteti nuk i dekurajoi por inkurajoi ate lloj bisnesi. Por sot nuk mund ta arrish me force ne nje dite ate qe tolerove per dy dekada. Duhen bindur njerezit, duhen ndihmuar te nderrojne drejtim, eshte menyra dhe zgjidhja e vetme per lazaratin.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Hahahah Me Ka Bere Per Te Qeshur Realisht Nje Status I Nje Profili Ne Facebook "Gjirokaster Albania", I Cili Citonte: Lazarati Vazhdon Si "Shtet Brenda Shtetit" Se Nderkohe Qe Republika Po Mbytet Ne Hashash Ai Ska Vene Asnje Renje
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Ndikimi i Canabis Sattiva-s ne shendetin e njeriut. Studime! Lexojeni.

Megjithëse këto rezultate për dikë mund të mos jenë tronditëse, shumë njerëz në planet vetëm sa kanë filluar t’i shohin përfitimet e mëdha që i ofron kanabisi.

Një studim i fundit i zhvilluar nga Instituti i Psikiatrisë Molekulare në Universitetin e Bonit në Gjermani, ka zbuluar se aktivizimi i sistemit kanabionid të trurit nxit lirimin e antioksidantëve që veprojnë si mekanizëm pastrues. Ky proces njihet për largimin e qelizave të dëmtuara dhe për përmirësimin e efikasitetit të mitokondrisë. Mitokondria është burimi i energjisë që i fut në funksion qelizat. Studimi është publikuar në buletinin “Philosophical Transactions of The Royal Society, B”.

Ekziston edhe një sasi e madhe e dëshmive që mbështesin faktin se kanabisi mund të jetë edhe trajtues i efektshëm, si dhe kurë potenciale për kancerin. Deri më tani janë zhvilluar mbi 20 studime (të besueshme) mjekësore që dëshmojnë se kanabisi mund ta shërojë kancerin.

Studime tjera thonë se barnat e përshkruara vrasin mbi 100,000 persona çdo vit, ndërkaq dietat e bazuara në bimë mund të parandalojnë këtë shifër deri në 60 për qind. Madje, sipas këtyre studimeve, thuhet se arsyeja kryesore përse nuk po kalohet në mjekësinë bimore janë humbjet që mund të pësojnë kompanitë prodhuese farmaceutike.

Ndonëse jo çdo lloj kanabisi ka efektin e njëjtë, gjithnjë e më shumë pacientë po e gjejnë suksesin në uljen e rasteve të kancerit duke përdorur kanabis. Megjithatë, mjekët këshillojnë që kanabisi të mos konsumohet përmes frymëmarrjes, pasi që nuk e arrin efektin e duhur në atë mënyrë. Mënyra e duhur e përdorimit të tij për shkaqe shëndetësore është duke krijuar vaj nga kjo bimë, apo edhe duke e ngrënë atë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Po Si Sju Vjen Turp O Plehraa, O Llum Shoqerie, O Te Pabese, O Qe Ctju Them. Po Kriminelat E Vertete Jeni Ju Te Gjithe, Me Kravata E Me Kostume Smoking. Ju Plehra Qe Keni Vjedhur Mbi 800 Miljon €. E Dini Se Çdo Te Thote 800 Miljon €? Eshte 1/4 e GDP se Shqiperise! O ju shofte Zoti, amin. Ju shofte e mos ja u lente kockat ne nje vend, qe beni te tilla padrejtesi. Po si ka mundesi o te poshter, qe te vidhen e te zhduken 32 miljon € dhe sbehet asgje, te vidhen mbi 20 miljon € ne thesarin e shtetit dhe prap askush sfutet brenda. Ndersa per kupon tatimor 5 vjet burg, per mos pagese fature energjie 20 mije lek 5 vjet burg, per berje shure ne publik 500 mije deri ne 2 vjet burg. Per lidhje energjie per te ushqyer femijet 5 vjet burg. Vetem ne 3 muajt e fundit jane vetvrare 3 persona sepse skane pasur mundesi te paguajne ose te ushqejne familjet e tyre! Po si mund te fusesh ne burg nje 75 vjecar, po nje kryefamiljar qe mban familjen me buke me ate biznes?! Po si ka mundesi o plehra qe skeni hapur nje vend pune edhe kerkoni kupon tatimor. Po si ka mundesi o plehra qe beni gjyqe kolektive?! Kumunizmi po kthehet! Zgjohuniiii zgjohuniiiii. Nje parrulle anglisht thote: Better Dead than Red. Me mire o vdekur se komunist i kuq! Rrofte Shqiperia, Zoti ju rruajt. Do e kuptoni problemin, hallin e dikujt vetem kur tju trokasi juve ne dere. Mos prisni deri atehere se do jeni vetem!
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Lajm i keq!
Sot u mbyll edhe nje media tjeter, "AGON Channel" nje dritare ku njerezit kishin mundesi te shikonin nje realitet tjeter nga ajo cka servirin televizionet e tjera.
Lajm i keq per demokracine ne vendin tone!
Lajm i keq per fjalen e lire, lirine e medias dhe publikun.
Lajm i keq per gazetaret.
Lajm i keq per studentet e gazetarise qe kane nje mundesi me pak punesimi.
Lajm i keq per 400 punonjes qe dalin sot te papune.
Lajm i keq per status-quon e medias sepse ky TV prishi monopolin mediatik klasik ne Shqiperi.
Kryeministri Rama e sulmoi ne menyre primitive median qe ishte e para qe denoncoi eksodin e shqiptareve per azil, manipulimin e zgjedhjeve me kartat e identitetit, apo ftoi neper emisione persona te padeshiruar dhe te censuruar nga cakenjte e Rames, neper mediat e tjera.
Nga 2013 e deri me sot jane mbyllur disa media, 20 emisione dhe shume gazetare kane kerkuar azil. A nuk jane keto fakte uleritese?!
Ne fakt nje status te tille do te doja t'a lexoje edhe nga kolege te mi, apo "Unioni i gazetareve", por ata kane frike se mos i heqin nga puna, ose mendojne se kjo nuk eshte lufta jone sic ndodh rendom ne Shqiperi!
Por e verteta eshte se filozofia "larg bythes time" nuk te con asgjekundi dhe nuk keni pse fshiheni pas gishtit per interesa te ngushte dhe momental.
Mos-reagimi juaj, tregon edhe nivelin e profesionalizmit te medias ne Shqiperi, qe eshte mbushur me mercenare, servila dhe yes-man-women te pronareve, apo karikatura dhe dashnore te drejtoreve apo shefave.
Ju mendoni se ne nje dite me shi si kjo e sotmja eshte me mire t'a injoroni nje lajm te tille, sepse keni femije per te rritur, kredi dhe qera per te paguar, apo me keq akoma per ata qe jane me lart se ju, duhet te kerkojne nje qytet apo shtet per te drekuar, nje bilete per kombetaren, apo numra prostituash luksi.
Por kurre nuk gjetet kurajon apo ndershmerine per te thene dy fjale per nje televizion qe mbyllet, punetore te medias qe mbesin pa buke, apo te verteta qe mbyten.
Ikni e lepihuni tek eproret, sepse edhe kermijte me lepirje mund te ngjiten shume lart...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
thrret lazarati mori shkoder
dil ne shesh se te kam moter
thirr tropojen edhe puken
se ky shtet po nanal buken
edhe dibra ka qu fjal
shok ne mal duhet me dal
me rremby pushk e kallashin
te mbrojm nderin dhe hashashin
flet mirdita e e fushkruja
konfernenc mban arvizuja
t mbillet kodra male gropa
kerkon mall e gjith evropa
sajmir tahirit i bejn thirrje
ky problem e don nje zgjidhje
ose hashashin te kultivojm
ose na gjej pun te punojm
therret saranda kurveleshi
dhe kjo pun u ba pun leshi
ose na lini te bajm pare
ose mos ta kishim mjell fare
Hasi mirdit po thojn vim
se pa hashash po thon smun rrim
fjeri lushnja e divjaka
kan dal ne fush pleqt e plaka
kan ngref kasolle edhe stane
gjesma sikur jan qobane
por ne fakt jan shokt e tan
qe kan mbjell an e mban
po policia sikap dot
se si lazarati ka plot
ndaj do dalim me pushk ne dor
rroft shiperia vend bujqesor...!


( e huazuar) :) :)
 

joetisti_

Locus omnem
Na dha emer neper bote ky Lazarati. Nuk besoj se do te rrine pa shpikur nje lloj tjeter mbjelljeje ata. Jane edhe trima, edhe me ide gjeniale.
Rrofte Lazarati!
 
Top