Lajm i keq!
Sot u mbyll edhe nje media tjeter, "AGON Channel" nje dritare ku njerezit kishin mundesi te shikonin nje realitet tjeter nga ajo cka servirin televizionet e tjera.
Lajm i keq per demokracine ne vendin tone!
Lajm i keq per fjalen e lire, lirine e medias dhe publikun.
Lajm i keq per gazetaret.
Lajm i keq per studentet e gazetarise qe kane nje mundesi me pak punesimi.
Lajm i keq per 400 punonjes qe dalin sot te papune.
Lajm i keq per status-quon e medias sepse ky TV prishi monopolin mediatik klasik ne Shqiperi.
Kryeministri Rama e sulmoi ne menyre primitive median qe ishte e para qe denoncoi eksodin e shqiptareve per azil, manipulimin e zgjedhjeve me kartat e identitetit, apo ftoi neper emisione persona te padeshiruar dhe te censuruar nga cakenjte e Rames, neper mediat e tjera.
Nga 2013 e deri me sot jane mbyllur disa media, 20 emisione dhe shume gazetare kane kerkuar azil. A nuk jane keto fakte uleritese?!
Ne fakt nje status te tille do te doja t'a lexoje edhe nga kolege te mi, apo "Unioni i gazetareve", por ata kane frike se mos i heqin nga puna, ose mendojne se kjo nuk eshte lufta jone sic ndodh rendom ne Shqiperi!
Por e verteta eshte se filozofia "larg bythes time" nuk te con asgjekundi dhe nuk keni pse fshiheni pas gishtit per interesa te ngushte dhe momental.
Mos-reagimi juaj, tregon edhe nivelin e profesionalizmit te medias ne Shqiperi, qe eshte mbushur me mercenare, servila dhe yes-man-women te pronareve, apo karikatura dhe dashnore te drejtoreve apo shefave.
Ju mendoni se ne nje dite me shi si kjo e sotmja eshte me mire t'a injoroni nje lajm te tille, sepse keni femije per te rritur, kredi dhe qera per te paguar, apo me keq akoma per ata qe jane me lart se ju, duhet te kerkojne nje qytet apo shtet per te drekuar, nje bilete per kombetaren, apo numra prostituash luksi.
Por kurre nuk gjetet kurajon apo ndershmerine per te thene dy fjale per nje televizion qe mbyllet, punetore te medias qe mbesin pa buke, apo te verteta qe mbyten.
Ikni e lepihuni tek eproret, sepse edhe kermijte me lepirje mund te ngjiten shume lart...