Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Sipas informacioneve qe jepen rreth 55% e zgjedhesve franceze votuan te dielen kunder kushtetutes europiane. Cfare mendoni ju te nderuar miq per ceshtjen ne fjale???
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

audio ne parlamentin evorpian ka te majte, te djathte, ka ekstreme e ka te blerte si ne çdo shtet te Evropes keshtu qe Bail ben pjese ne nje nga keto rryma apo parti qe quhen liberalet e politika e tyre eshte tredu vendos gjithçka biles dhe rregullat ne nje kohe qe popujt votojne qeverite qe te administrojne te ardhmen e tyre e nuk votojne tregun /pf/images/graemlins/wink.gif
Keshtu qe konkluzionet qe nxjerr ti jane miliona vjet larg realitetit e kur nuk njeh konteksi ku zhvillohen ngjarjet eshte me mire mos prononcohesh se propabiliteti te thuash budallalliqe rritet.
Blair harron te permend ata qe ka len rrugeve dhe rritjen e disnivelit ne politiken e tij e normal pasi eshte nga njerezit me finok ne politike per sa i perket menyres se komunikuarit.
Ka gjera qe jane te verteta sigurisht ne fjalimin e tij po ketu nuk flitet per te verteta apo jo, pasi ne politike kur i nderron vendin presjen i ke ndryshuar kuptimin fjalise /pf/images/graemlins/wink.gif
 

109UV

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Kjo eshte nje pasqyre e shtypit evropian ne pergjithesi qe te permenda, jo vetem nje minoritet ekstremistesh sic ke qejf ta quash ti.

Schroeder eshte kale i ngordhur dhe do zevendesohet brenda 2 muajsh dhe franca do ngelet e vetme (oo me fal, do e mbeshtesi dhe luksemburgu) ne insistimin e saj per te harxhuar 40% te buxhetit te EU per subvencione ndaj bujqesise..

pune tjeter qe nuk te pelqen ty /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

audio ben mire te mesosh tama per çfare flitet dhe konteksin evropian se je shume larg /pf/images/graemlins/wink.gif
 

109UV

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

ky eshte argumenti yt? nje shkelje syri?

te dhemb koka te levizesh me shume se sa nje muskul te qepalles?
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

E, ai "minoritet" ekstremistesh rrezoi me shumice te konsiderueshme votash kete corbe globalitse qe Bleri i ofron Europes!
Po te ishte votuar edhe ne shtete te tjera edhe aty do ta rrezonin me 60-70%!
Bleri kalon ne kundersulm se do te mbroje "qoften ke daja" qe paraardhesja e tij finoke (Theceri) i shkeputi Europes (5-6 miljard$/vit), eshte ironi qe vende te keputura e kocke e lekure si Polonia e te gjithe zarat "morti di fame" te Lindjes duhet te paguajne per te mbajtur me pare Angline "e varfer"!
Kur Anglia na qenka kjo parajse punesimi dhe mireqenjeje sociale pse nuk tregohet pak me bujare?
Perseri mbetet alternativa:

- Modeli Dikensian neoliberist e globalist anglo-sasakson
-Modeli social i evoluar pas nje lufte te gjate e shume gjaku te derdhur per te arritur ne nje sistem per njerzit e jo per tregjet e kapitalin!

Sekush te shohe puntorin Amerikan ta krahasoje ate me puntorin Francez apo Danez dhe te nxjerre konkluzione!
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Audio kjo qe kerkon te besh ti quhet te shkollohesh e po deshe me u shkollu paguj pare se e paske qef sistemin amerikan, ose ik e lexo si duhet se sdo rri te te mesoj ty une /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

MLK! Therrasim dhe Kondren dhe krijojme nje shkolle (me pagese) per te luftuar analfabetizmin dhe verberine politiko-ekonomiko-financiare tek keta gjynahqare!
Po puna do jete e veshtire se subjektet nga ajo shiringa e lopes kane marre doza shume te medha indoktrinimi!
Kur ne tu themi hikni 5 jave me leje, ata do na thone po te shtune e te djele a do vime?
Kur ti nisim per te vizituar Luvrin apo Ermitazhin ata qyqare do perfundojne ne ndonje Wal-Mart apo Mc-Donald!
:wave: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Sa here qe shkoja ne Mall ne Shba kishte 10 restorante te specialiteteve te ndryshme rradhe kishte vetem per hamburgera e shifsha rrob nga 200kg te keqen e fshatareve tane te vite megjimen keq se si njerezit mund te transformohen ne ate fare feje e jetojne vetem me honger e me punu /pf/images/graemlins/frown.gif Problemi eshte se ate model dun me ja shit ne botes e harrojne hajvonet se ajo qe i krijoi ishte Evropa /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Po te fundit sot a e degjove qe po bucasin e po i trembin delet ne USA per virusin "shume te rrezikshem" te gripit qe do te kaloje pas 3-4 muajsh ne pandemi dhe do vrase gjysem miljoni amerikane?
Si shkarazi pastaj permenden edhe ca vaksine-beresa, (sigurisht te painteresuar per xhepin e tyre) qe po marrin masat per prodhim ne sasi industriale vaksinash (me zhive) qe do shpetojne teveqelet ne fjale!
Nderkohe kush ben me shume se 5 vaksina anti-grip (varianti amerikan me timerosol --> zhive) ka nje shans 10 here me te madh per te perfunduar me alzaimer pas disa vitesh!

Edhe vjet thane qe do vdisnin nja 100 000 apo 200 000 veta po vdiqen vetem 30 000 (nga 70 000 qe eshte mesatarja)!

Ketyre deleve te indoktrinuara mund tu shesesh cdo gje mjafton ti trembesh pak!
Harxhojne miljarda per tu fryre si derrat dhe pastaj ca miljarda te tjera per tu dobesuar, ja ky eshte biznes!

US of A, land of the free! (my *** )!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Antares, a të vje keq ty sikur të bohem mësues i edukatës fizike un? Jo për gjo po i boj me e tret dhjomin e trunit për 2 javë e ju lehtësoj punë ene juve /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Antares, sado që të mundohemi ne, patronët e këtyre qypave këtu, gjëja e parë që kanë bërë ka qenë që t'i mbushi mendjen se të jesh amerikan je i paprekshëm e ke gjithmonë të drejtë. Për më tepër, siç e kam thënë edhe më parë, këta tipat e këtushëm nuk munden të shajnë SH.B.A sepse i bie që ëndrra më e madhe e jetës së tyre tê cilën e realizuan me aq mund të shkojë në kosh të plehrave. Egziston sigurisht edhe kategoria që e konsideronte Shqipërinë deri në 1992 si fanar ndriçues në botë /pf/images/graemlins/laugh.gif .

I kam ble ca pal çizme me majë të forcume un /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Ndoshta dal pak nga tema po nje artikull te sporti tregon per demokracine e vertete amerikane ku sipas llogjikes i bije qe formacionin e eikut kombetar qe do luaje nje ndeshje miqesore ne Detroit duhet ta beje administrata amerikane e jo trajneri shqiptar /pf/images/graemlins/tongue.gif

SHBA nuk e njeh këtë "kombëtare"


Olsi Avdiaj


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nuk u jep vizën të paktën 6 futbollistëve të kombëtares shqiptare, të cilët kanë aplikuar në zyrën konsullore të këtij institucioni. Burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dje janë shprehur se Estraf Billës, Johan Drizës, Luan Pinarit dhe Dorian Bylykbashit u është refuzuar viza nga ana e amerikanëve gjatë intervistës së djeshme, ndërkohë që edhe dy të tjerë, jo plotësisht të konfirmuar, kanë pasur të njëjtin fat. Sipas informacionit zyrtar të bërë publik nga FSHF-ja, amerikanët kanë refuzuar të japin vizë për këta futbollistë, pasi, sipas tyre, nuk janë kontigjent i kombëtares, ose të paktën kanë shumë kohë që nuk aktivizohen në skuadër. Mësohet se veç 4 emrave të bërë publikë, tashmë viza u është mohuar edhe 2 futbollistëve të tjerë. Burime jozyrtare dhe të pakonfirmuara bëjnë të ditur se këta janë Gjergji Muzaka (ky ka pohuar se e ka lënë dokumentacionin në ambasadë) dhe Xhevahir Sukaj.
Të katër lojtarët e sipërpërmendur janë paraqitur për intervistë në Ambasadën Amerikane, por zyra konsullore e kësaj ambasade u ka refuzuar vizën. Sipas pohimeve të vetë futbollistëve, zyra konsullore gjatë intervistës u ka bërë të qartë se ata nuk kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare prej shumë kohësh dhe kështu nuk mund të pajisen me vizë amerikane. Këtë fakt e ka pohuar dje edhe zëdhënësi i shtypit në FSHF, Lysien Nurishmi. Sipas këtij të fundit, pajisja me vizë e 5-6 lojtarëve nuk është bërë pasi drejtuesit e ambasadës pretendojnë se këta lojtarë prej shumë kohësh nuk janë lojtarë dhe nuk kanë luajtur me ekipin kombëtar. "Lojtarët tanë nuk janë pajisur me vizë sepse pala amerikane ka pretenduar se këta futbollistë nuk janë pjesë e ekipit kombëtar, ose të paktën nuk luajnë prej kohësh me kombëtaren. Kjo ka qenë arsyeja për të gjithë këta futbollistë, emrat e të cilëve nuk mund t'i bëj të ditur," - është shprehur dje zëdhënësi i shtypit në federatë, Lysien Nurishmi.
Reagon zyrtarisht Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane, pasi ka refuzuar t'u japë vizë të paktën 4 futbollistëve të kombëtares shqiptare, ka dhënë edhe qëndrimin e saj zyrtar. Kështu, zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë ka bërë një deklarim zyrtar për gazetën "Shekulli" dhe "Sporti shqiptar", ku shprehet: "Secili aplikim është studiuar me kujdes dhe seriozitet nga ana e ambasadës dhe është vepruar në përputhje me ligjin e SHBA-së." Kaq ka qenë deklarimi zyrtar i zëdhënësit të shtypit në emër të Ambasadës Amerikane, e cila nuk ka dhënë asnjë shpjegim tjetër.
Zyrtarët e FSHF-së mbyllin gojën
Dje, gjatë gjithë ditës, zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, rastësisht apo jo, nuk kanë qenë të gatshëm për mediat. Në FSHF, në orën 12.00, kur edhe lejohen të hyjnë gazetarët, nuk ka qenë i pranishëm zëdhënësi i shtypit, por edhe funksionarë të tjerë të këtij institucioni. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk është përgjigjur në telefon, edhe pse gazeta "Sporti shqiptar" ka bërë disa tentativa. Shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Çela, i kontaktuar dje nga gazeta, nuk është se ka thënë shumë. Pyetjes se cilët nga lojtarë nuk e kanë marrë dot vizën, Çela nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje të saktë. "Nuk di gjë, nuk di gjë për asnjë. Unë dhashë intervistën dhe ika. Për lojtarët nuk di gjë. As për një anulim të turneut nuk di asgjë." Kaq ka thënë dje shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Çela. Ndërkohë, sekretari Bici nuk e ka hapur telefonin. I vetmi pas shumë përpjekjesh që ka pranuar të flasë ka qenë zëdhënësi i shtypit i FSHF-së, Lysien Nurishmi. Ky i fundit ka konfirmuar se 5-6 lojtarë nuk i kanë marrë vizat në Ambasadën Amerikane. Çuditërisht, edhe zëdhënësi i shtypit nuk ka pranuar të thotë asnjë emër, me pretekstin se nuk dinte gjë.
Turneu, i dështuar në këto momente
Turneu i Amerikës, në të cilin do të merrte pjesë kombëtarja "e sajuar" shqiptare, duket se nuk do të zhvillohet. Kjo sepse në këtë moment që flasim kuqezinjtë e Brigelit nuk mund të udhëtojnë drejt Amerikës. Faktikisht, skuadra jonë është minus 6 lojtarë dhe duke futur edhe dinamovitët, numri i tyre shkon në 14 lojtarë, pra jo të mjaftueshëm. Dje, në dyert e federatës, për të marrë vizën mësohet se nuk janë paraqitur as Amarildo Belisha dhe Admir Teli, të cilët janë grumbulluar me Elbasanin në Pogradec dhe janë shprehur se nuk do të grumbullohen me ekipin kombëtar. Ndërkohë, dje janë hapur fjalë se turneu i Amerikës është anuluar. Këtë gjë nuk e ka pranuar zëdhënësi i shtypit në FSHF. Sipas tij, ka akoma shpresa që të merren vizat nga këta lojtarë. Gjithsesi, vetë zyra e shtypit në federatë ka pohuar se në këtë moment që flasim turneu me kaq lojtarët nuk mund të zhvillohet dhe mund të konsiderohet i dështuar

Qahuni nga Evropa qe ka pranuar mbi 1 milion e ca shqiptar ne gjirin e saj dhe mbroni Ameriken qe mer nga 100 dollare ne dite per mbi 100 persona e jep vetem 10 viza maksimumi ne dite!
 

109UV

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

shtt...degjoni Lech Walesa-n

"I suggest that he ask the French why the heck for so many years they encouraged Poles to build capitalism when as it turns out they are Communists themselves,"

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Lech Walesa fitoi vetem 3% te votave ne zgjedhjet e fundit ne Poloni keshtu qe do bente mire te mesonte si udhehiqej vendi i tij para se te jepte leksione /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

S'eshte e lehte tja futesh amerikanit ne dallavere me viza, ndersa evropianet jane te trashe. (per MLK)
 

antares

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Leh Walesa mos eshte ai spiuni i CIA-s qe tha para ca vitesh qe po guxoi Gjermania te ngrere koke do ta zhdukim perfundimisht nga faqja e dheut?
Yaruzelski me vone u be pishman qe tere keta laro te paguar nuk i vuri me shpine pas murit e tu jepte te gjitheve 5-lekshin!
Cfare kredencialesh ka ky elektricist (kete profesion ka) te jape gjykime mbi gjeopolitiken apo ekonomine politike?
Dhe ne kujtonim se Lenka e Paler kishte vetem ne Socializem!!!!!!!!
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

YLLIS, Amerika sa per dijeni qe nga 11 shtatori po mundohet te vere ne zbatim nje politike te ngjashme me Evropen per emigracionin pasi ishin shume mbrapa! Kjo e thene nga administrata amerikane e jo konkluzion i nxjerre nga une /pf/images/graemlins/wink.gif
Per ambasaden amerikane te Tirane eshte nje katastrofe e vertete dhe mund te jap me dhjetra raste ku nje here e kane marre dhe nje here tjeter nuk kane marr vizen me te njetat dokumenta /pf/images/graemlins/wink.gif
Po dalim nga tema komplet se ishim te Franca dhe kushtetuta evropiane.
 

zog

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

ajo qe mund te themi sot, mbi ate qe veshgojme KETU ne terren, eshte qe; francezet (me perjashtime te rralla) jane bere sot pishman qe nuk votuan POUR europen.

ata po e shohin sesi ne fare pak kohe po u rreshket toka nen kembe. por siç theksova qe ne fillim te kesaj teme (litar i kote) sido qe te vije puna, me europen ose pa, francezet dine ta nxerrin qimen nga qulli EDHE VETE.

ata nuk kane nevoje emergjente per europen. bile me duket se eshte europa ajo qe ka me shume nevoje per ta.

ps; jashte europe franca do te duhej te hiqte dore PASHMANGESISHT nga socializmi i saj tipik, ose ndyshe thene politika e saj sociale bidon. si dhe ne rastin me te keq do te duhej te perzinte nje pjese te kosiderueshme te te huajve (emigranteve) qe jetojne ne te.
 

MLK

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Me duket se i ke mesuar pak mbrapsh gjerat zog!
Franca eshte e para ne bote qe ka shpikur charten per te drejtat e njeriut dhe e para qe eshte konsideruar si "terre d'azile" e nuk priti Evropen te bente kete pune /pf/images/graemlins/wink.gif
Per politiken e subvencioneve Franca i jep me teper se sa i meer Evropes nga ana finaciare keshtu qe dhe ketu nuk ka ndonje perfitim te madh, me apo pa Evropen.
Politika sociale franceze ka qene nga me te sukseshmet dhe vazhdon te jet e tille dhe pse me plot te meta, ajo qe po i prish pune eshte mos adaptimi ne funksion te kohes pasi kjo politike u ndertua per francezet e jo mentalitetin magrebin qe "pushtoi" Francen e sot eshte mb 6 milion e jeton kryesisht ne kerriz te kesaj politike sociale /pf/images/graemlins/wink.gif
Flisni me shqiptaret e Italise, Greqise, Spanjes...e do ta kuptoni qe nuk qeka as bidon kjo politika sociale!
Ne France perveç politikaneve qe u duhet te rinegociojne kushtetuten nuk ka ndonje ndryshim te populli qe votoj e nuk ka njerez te bere pishman keshtu qe ben mir ta precizosh kete /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

he pra harrova, ti i di gjerat PA ASNJE DYSHIM me mire, po ishe deri tani tu fol per ameriken dhe thashe ti jap drejtim.

/pf/images/graemlins/wink.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!

Franca e ka ma shume se asnji te nevojshem Evropen.
Ngatrresa asht gjithmone ndermjet Frances dhe Anglise!
Amerika ja ka hedh gjithmone Evropes!
Evropa ska per tu ba kurr Superfuqi,sepse nuk ka guxim!
Gjermanija don edhe 10 vjet me e marr vedin nga termeti shkaterrues Majtisto-Grünist!

francezet kan qen gjithmone nje popull i cuditshem,kane zhduk pa lan gjurme neathertalet,jane popull shkatrresash e pjell fatkeqsishe!
 
Top