Re: Franca rrezon Kushtetuten europiane!
Ana Blue, te kuptoj se çfare do te thuash e si ne gjithe perendimin eshte shtresa e mesme qe paguan pjesen me te madhe te taksave e po pjesa me e madhe qe parate i investon kryesisht brenda shtetit ku jeton. Parate e multimilionereve nuk flejne ne Amerike po ne Caimen Island, Swizerland, Luxenbourg, Ireland...ne menyre qe tu shpetojne taksave, e per kete kane ne dispozicion keshilltaret me te mire ne finace, avokatet me te mire fiskal...
Ai çifti qe ti thua se fiton gjysme milioni dollare ne vit hyn qe çke me te te, te pasurit pasi para nja 8 vitesh Amerika ka pas 2.1 milion milionere (njerez qe kane me shume se 1 milion dollare duke hequr vleren e shtepise ku banojne) keshtu qe tani mund te jen rreth 3.5 milion se nuk kam par statistikat, pra 12% e popullsise.
Sa per punen e Danimarkes une kam jetu vet edhe ne Amerike edhe ne Danimarke nja 1 vit e ca e mund te te them qe Danimarka eshte nje sistem qe futet ne parajse po ta krahasosh me Ameriken /pf/images/graemlins/wink.gif
Problemi eshte se shume vet e kane me te degjuar apo kane jetuar si rrefugjate e pa dukumenta te rregullta, po po te kesh dokumentat privilegjet nuk kane te mbaruar.
4.6% papunesi, 4 vjet 80% te rroges asistence nese ngelesh pa pune, deri para daljes ne pension shteti te paguan shkolla apo specializime te ndryshme qe te mesosh teknollogjite dhe metodat bashkekohore, shtet ku nuk shef nje here njerez te zihen, edhe kur jane tape, nuk din me rrejt e nuk te bi njeri ne qafe....me te numeru avantazhet e Danimarkes do me duhen tre faqe keshtu qe ata amerikanet qe njef ti kane degjuar vetem per taksat po nuk dine se per çfare perdoren ato taksa /pf/images/graemlins/wink.gif
Danimarka eshte nga te vetmet shtete qe ka treguar botes qe socializmi nuk funksionon vetem ne teori po dhe ne praktike.
Vetem me menyren e jeteses eshte pak veshtire te pershtatesh per kohe te gjate me ta se jane nordike.