Re: Fotografia Konceptuale
Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Prej fotografive me imazhin e njëpasnjëshëm të së njëjtës figurë brenda një kuadri, prej asaj femrës që duke sikur vizaton rrufenën, e prej Urës së Bruklinit, nuk mund të mbahem pa shqiptuar Gjon Milli, shqiptari i vogël, ai që mjeshtërisht paraqiti një balet brenda një kornize, që e vuri Pikason e madhe të pikturonte në ajër Centaurin me një flash, e që studion fotografike (djegur njëherë) e ka pasur në Manhattan.
Kërkoni Gjon Milli në internet, ... [/qb]
Diabolis, jam shume shume dakort me ty.
Gjon Mili eshte nje nga shqiptaret e vetem qe ka arritur te kultivoje nje fame qe eshte e barabarte me fotografet me te mire ne bote.
Per mendimin tim asnje nga artistet e mesiperm qe kishin dhene parafolesit (pervec Itzhak Ben Arieh qe me pelqen jashte mase shume) nuk jane ne te njejtin nivel si Mili.
Ndjehem krenare sa here qe flas per fotografi dhe mund te permend emrin e Gjon Milit.
Na duhen me shume njerez si ai pasi tani me shume se kurre kombi yne ka nevoje per artiste qe te ia rregullojne pak pamjen ndaj botes.
Blendi, i pashe ato fotot e Misha Gordon dhe te them te drejten me pelqyen pasi te thithnin ne ate vorbullen e deshperimit dhe merzitjes.
Une do doja te vendosja ca foto te nje fotografi tjeter qe me pelqen shume per vete faktin qe gjerat qe ai pasqyron nepermjet kameres jane shume interesante dhe plot jete.
Ky fotograf eshte Andre Maier dhe meqenese nuk di si ti bej attached lol do iu jap websitin ku mund te shihni foto te tij sa te doni.
www.andremaier.com/
Shpresoj te iu pelqejne... /pf/images/graemlins/smile.gif
Odea :wave: