Re: Fotografi spontane
Ju faleminderit per komplimentet e bera, disa foto nuk jane te ndonje niveli kushedi por per mua mbartnin kuptim ne vetvete ndaj i publikova. Te tjerat qe ju kane lene mbresa, me jane dukur tamam te duhura per tu printuar me format te madh e per tu vene ne ndonje kornize.
Sot isha ne Piqeras dhe vajta per tu lare ne plazhin e Bunecit. Kishte disa djem qe ecnin pergjate bregut jo shume te gjate, per te shitur misra te pjekur, femije te tille kishte dhe rruges nga zona e ballshit. Trishtimi qe leshon kjo fotografi meposhte, i eshte drejtuar syve te atyre qe kane mundesi te ndryshojne gjerat ne realitetin shqiptar.