Re: FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.
PARTTIZANI ME TRAJNER GJERMAN
Gjermani ka dërguar CV-në e tij dhe të premten pritet të marrë në dorë drejtimin e të kuqve
Fërner, trajneri i ri i Partizanit
Dje, nga klubi i kuq është konfirmuar zyrtarisht emri i ri i trajnerit, që do të drejtojë Partizanin në vazhdim të kampionatit. Kështu, pasi janë analizuar e diskutuar shumë alternativa të mundshme, më në fund presidenti Xhani ka rënë dakord në telefon me trajnerin gjerman Dietelm Fërner. Dje, trajneri gjerman, i moshës 62 vjeç, ka dërguar edhe një CV të tij në klubin "Partizani". I pyetur më hollësisht për trajnerin e ri që do të drejtojë Partizanin në vijim, presidenti i të kuqve, Albert Xhani, u shpreh: "Kemi rënë parimisht dakord me trajnerin gjerman, i cili do të vijë ditën e premte në klubin tonë për të marrë në dorë drejtimin e Partizanit. Mendoj se lojtarët cilësorë të Partizanit, me një trajner gjerman që ka eksperiencë, do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur objektivat," - u shpreh presidenti i Partizanit. Kështu, të kuqtë do të udhëtojnë sot për në Krujë, ku do të luhet ndeshja e Kupës kundër Kastriotit. Ndërkohë, të premten do të fillojë nga puna trajneri i ri gjerman, që do të drejtojë Partizanin së bashku me dyshen Tomorri-Shulku. "Didi", siç e thërrasin shkurt, sipas presidentit Xhani, do të qëndrojë në krye të Partizanit më gjatë se ky sezon. "Pas bisedimeve paraprake, kemi rënë dakord që trajneri gjerman të qëndrojë një vit kalendarik,"- thotë presidenti i Partizanit. Ndërkohë, trajneri i sapoemëruar në krye të Partizanit, Fërner, ka luajtur shtatë sezone me Verder Bremenin dhe tri sezonet e fundit me Esenin. Ndërsa si trajner ka drejtuar kryesisht disa skuadra të kategorisë së dytë në Gjermani, ku ndër më të njohurat janë Shkalke 04 dhe Hanover '96, të cilat e ka ngjitur në të parën. Më pas, Fërneri ka shtegtuar nëpër vende të ndryshme, fillimisht në Greqi e më pas në Qipro. Madje ka pasur edhe eksperiencë si trajner në Afrikë, me një skuadër të Egjiptit. Ka shkuar në Azi për të drejtuar një ekip të Kuvaitit dhe në fund është kthyer sërish në Afrikë, për të marrë drejtimin e kombëtares së Libanit për një kohë shumë të shkurtër. Fërneri, para se të pranonte ofertën e të kuqve, ka drejtuar një sezon ekipin egjiptian Aleksandria Etehad.